| E hene, 19.09.2011, 06:56 PM |
MINISTRISË SË TREGTISË E INDUSTRISË
- Këshillit për mbrojtjen e konsumatorit –
z. Izer Arifi, kryetar,
Lënda: Përgjigje në letrën Tuaj dërguar më 14.09.2011.
Me shumë respekt ndaj personalitetit Tuaj z. Izer, do të bëj përpjekje
t Ju përgjigjem HAPUR në letrën Tuaj, që e pranova dje, më 14.09.2011,
ashtu siq është e gjithë puna ime e hapur përballë konsumatorit, për
të drejtat, intereset dhe dinjitetin e të cilit pretendoj se kujdesem
dhe i mbrojë
Ju z. Izer keni kërkuar nga unë: “ …JU KISHA LUTUR NESE MUNDENI ME E
SKANUE KOPJEN E CERTIFIKATES SE SHOQATES SUAJ SE ATA NE ARHIVE SI
DUKET E KAN HUMBUR, ME DUHET PER TA KOMPLETUE DOSJEN E ANETARVE TE
KESHILLIT, VENDIMET PER EMRIM ETJ. ...”.
Ju e dini se emrimi i Këshillit për mbrojtjen e konsumatorit është
bërë nga Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaqi dhe se atëherë qenë
bërë të gjitha procedurat e nevojshme. Kthimi prapa dhe përsëritja e
procesit ma bënë gjithë këtë të pakumtimtë dhe të dyshimtë, tendencioz
dhe vazhdim të formave të presionit e të detyrimit për t ju bindur ose
nënshtruar ndokujt, ose për t u larguar ( ja për t më larguar ) nga
Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit ?!
Fundja, nëse jeni të sigurtë në bazën juridike të kërkesës suaj, nëse
këtë e keni zbatuar ndaj të gjithëve dhe ndaj të gjithë këshillave e
komisioneve, Ju lutem procedoni njësoj kërkesën me shkrim, por
nëpërmes Zyrës së Kryeministrit të Kosovës i cili më ka emruar në këtë
Këshill.
Po përpiqem t Ju kuptoj se duhet ti zbatoni urdhërat e eprorëve Tuaj
por, me keqardhje po e them se as KONSUMATORI as unë nuk jemi vartës
të MTI-së ose të eprorëve të saj, as nuk jemi në listën e rrogave të
MTI-se, as nuk i bindemi linjës hierarkike të MTI-së ?!
Ne jemi duke ia bërë një shërbim të madh Ministrisë suaj, Shtetit tone
Kosovës, qytetarëve të formatit “ konsumator “ – për ç gjë, si duket,
disa nga zyrtarët ose eprori Juaj, nuk qenkan të vetëdijshëm ose nuk e
kuptojnë. Ju e dini z. Izer se KONSUMATORI dhe unë nuk jemi
përzgjedhur me vullnetin, dëshirën ose preferencën e askujt në MTI, as
të eprorit Tuaj. Ne u “ imponuam “ me punë e me rezultatet konkrete
nga të cilat nuk mundeshit të shmangeni. Se, mos harroni dhe mos
gaboheni: KONSUMATORI qe bërë dhe akoma është e vetmja pikë referuese
në Kosovë për kauzën e konsumatorit ?! Kërkoj falje për humbjen e
modestisë por kam shumë dëshmi, prova fakte…materiale që e dëshmojnë
këtë. Jo vetëm MTI-ja e ka përfaqësuesin e KONSUMATORI-t në një
Këshill, por edhe një dyzinë komisionesh, këshillash, grupesh,
organesh e organizatash e kanë përfaqësuesin e konsumatorit nga
KONSUMATORI ?! Sepse nuk kanë tjetër, sepse nuk e kanë përmbushur
obligimin nga Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, nga Programi për
mbrojtjen e konsumatorit 2010 – 2014 dhe nga shumë Ligje e dokumente
tjerë e që i obligon Ministritë. Në veçanti ato e obligojnë MTI-në për
t i krijuar kushte shoqërisë civile. Dhe kur jemi te kushtet, pra te
përmbushja e obligimeve ligjore, edhe procedurale, pse MTI-ja, ose pse
eprori Juaj z. Izer nuk niset nga përmbushja e obligimeve ligjore të
institucionit tuaj, të përgjegjësive të eprorëve dhe zyrtarëve tjerë
e…pastaj i vie rradha edhe KONSUMATORI-t, edhe mua, edhe…?! E vërteta
MTI si hartuese ligjesh nga ky lëmë ( Ju vet z. Izer jeni hartues,
njohës e konsulent ) do të duheshte të ishte edhe gardien i tyre e jo
ajo vet t i shkelë dhe kjo e keqe të fillojë nga MTI-ja ?!
Pra, vetëm ndjenjë e lartë e filantropisë, e dëshirës për t i
kontribuar Shtetit e Kombit na “ detyroi “ KONSUMATORI-n dhe mua që
për pesë vite rrjesht, pa MTI-në dhe pa Ministritë tjera, dhe pa
donatorë të brendshëm e të jashtëm t i finansojmë angazhimet,
aktivitetet…veprimtaritë tona ?! Për pesë vite bëmë punë, që nëse do
ta krahasojmë me psh.“ rrogën “ e një anëtari të Bordit të KEK-ut
përplot dështime e shkelje ligjesh e standardesh do të ishte cca
30.000 €/vit. Nëse KONSUMATORI dhe unë për çdo vit i kemi kontribuar
2.000.000 konsumatorëve me nga, të paktën, 10 cent në muaj përfitimi
do të ishte 2.400.000€/vit ose 12.000.000 € për pesë vite. Siq po e
shihni, ky është një kontribut që shprehë një shumë marramendëse
parash në krahasim me humbjet që i bën psh. një anëtar i Bordit prej
150.000 € për pesë vite ?!
Thash se presionet janë të vazhdueshme dhe këtu qëndron njëra nga
arsyet pse kam kërkuar formimin e Ministrisë për mbrojtjen e
konsumatorit. Ndërsa, sa i përket këtij rasti dhe “ dëshirës “ ose të
kapriqos së ndokujt për t më izoluar ia bëjmë kollaj, pa goditje të
ulta e primitive, pa presione, pa ndërmjetëza ?! Nëse ia themi vehtes
se jemi burra duhet t ia dime t ia dalim e t i pleqnojmë punët tona pa
rrezatuar primitivizma e mungesë edukate ?!
“ Njerëzit e mëdhenjë merren me punë të mëdha, njerëzit e vegjël
merren me punë të vogla “. Pra, nëse ndonjë individ nuk e njeh
vetvehten le të analizohet e evaluohet se me çfarë punë merret ? Çudi,
ju në MTI- nuk e kontestoni vëllimin e aktiviteteve, as cilësinë e
hulumtimeve / sondazheve / konstatimeve, nuk deklaroheni se të gjitha
angazhimet i keni gratis ndërsa MTI për afro 7,5 vite të ekzistimit të
Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit ( që u lind mu në MTI dhe obligon
edhe MTI-në ) nuk ia ka ndarë asnjë cent konsumatorit taksapagues dhe
gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës, prej nga marrin rroga
zyrtarët e MTI-se ( e disa prej tyre ) i mbajnë nga disa vende pune ?!
Ju në MTI keni tentuar të formoni, të zgjëroni, të shumzoni numrin e
OJQ-ve që do të merreshin me mbrojtjen e të drejtave, intereseve dhe
dinjitetit të konsumatorit. Nuk ia dolët, pse ? Nuk ia dolët as t i
mbani e t i përkrahni këto ekzistueset, cilat, ku janë ato…pse ?! Me
këso prapaskenash, me” angazhime e kujdese “ të tilla…pretendoni ta
zhbëni shoqërinë civile e cila merret me kauzën e konsumatorit sepse
ndokujt po i penguaka ?! Prandaj edhe ekzistojmë që t ju pengojmë, t
jua prishim gjumin atyre që shkelin mbi të drejtat, inetreset dhe mbi
dinjitetin tonë !!! Dhe, çka nëse KONSUMATORI ose Selatin Kaçaniku nuk
do të jemi anëtarë të Këshillit për mbrojtjen e konsumatorit ?
Pretendoni të na mbyllni gojën, të na mohoni të drejtën të flasim
zëshëm e t i publikojmë të gjeturat, konstatimet, konkluzat e mendimet
tona ?! Jo, jo. Do të punojmë e do të flasim me të gjitha format, me
të gjitha gjuhët…dhe gjumashët nuk do t i lëmë rehat. Nuk do t ju lëmë
rehat sepse konsumatori ju paguan dhe kërkojmë llogari prej jush !!!
Ju e dini z. Izer, se për hire të bashkpunimit, për hirë të punës së
mbarë të Këshillit…i bëmë ca koncesione…sa për fillim të mbarë. Por
nuk u pajtuam përgjithëmonë: Në këshillin 7 anëtarësh tre janë
përfaqësues të biznesit, të asociacioneve të. bizneseve të cilat në
Statutin e tyre biznesin nuk e njohin si “ konsumator “ ( ?! ), dy
janë përfaqësues të MTI-së ( që do të duheshte të ishte një
superstrukture ekonomike-biznesore, ndërsa, shiquar nga mënyra se si
e trajton konsumatorin, fitohet përshtypja se MTI-ja e llogaritë
vehten të dënuar sepse nuk, di çfarë të bëj me të ) dhe anëtari i 7-të
është konsumatori. Gjashtë me një për ta mbivotuar konsumatorin
taksapgues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës prej nga
finansohet edhe MTI-ja ?!
Afro 2.500.000 konsumatorë në Kosovë përfaqësohen me një organizatë
dhe vetëm me një person ndërsa bizneset ( rreth 50.000 sosh ), të
cilat vehten nuk e njohin si konsumatore ( ato vërtetë janë të
tilla, ndërsa vetëm KONSUMATORI me Statut i njeh si të tillë. MTI-ja
ka rrezistuar që këto biznese të kenë edhe statusin e konsumatorit kur
konsumojnë për nevoja vetanake e jo për shitje ose rishitje )
përfaqësohen me 6 anëtarë në Këshill ?! Kësaj pune i thonë “ me ja
nxjerrë bojën “ ?!
Ku është MTI-ja ose eprori Juaj, kush duhet shpjeguar këtë, si do të
arsyetoheni para konsumatorit z. Izer ?!
Ja një shëmbull interesant z. Izer: Komisioni Parlamentar i Kuvendit
të Kosovës për zhvillim ekonomik…Ministria e zhvillimit, KEK-u, ZRrEE,
Asociacionet e Bizneseve… anise poashtu nuk e njohin “ me letra “
biznesin si “ konsumator “ debatuan për problemin e energjisë
elektrike dhe për Tarifën “ A + “ për bizneset e mëdha ?! Siq po e
sheh z. Izer, te ne në Kosovë qenka shumë kollaj për të bërë e për të
ndryshuar ligje, mjafton ta shprehësh vullnetin dhe që pala tjetër mos
të ketë vesh, as mend as gojë ?! Ja që, ju në MTI qenket të pa fat.
KONSUMATORI dhe unë pretendojmë se i kemi të gjithat dhe, shih çudinë,
nuk ju bindemi dhe nuk do t ju bindeshim edhe po të kishim donacione
prej jush, prej MTI-së ?!
Me shpresë se çdo gjë është qartësuar, se Ju dhe epërori Juaj do të
satisfaksionoheni me këtë PËRGJIGJE TË HAPUR, Ju përshëndes dhe Ju
uroj suksese.
15.09.2011.
Selatin Kaçaniku, dhe
KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
ok.kosova@gmail.com
044/200-458