| E hene, 19.09.2011, 07:55 PM |
BURRË E KAM LIQENIN
Nga: FLORA SELA - KASTRATI
AGU
Dhe, a është poezia Ajo
Që të merr në gji,
Të pëshpëritë për dashurinë?
Aurorën e pret me poezi.
Jo, në poezi je shndërruar Ti
Agu po të bën zë.
E me zërin humnerë të thotë:
Ke një grua që aq shumë të do.
Jemi plakur ne, Mik. E magjia
Mes jush është e pavdekshme…
DJEPI I LIQENIT
Liqe, ti aty, e unë në thellësi
Larg, sa më larg atyre
Që përditë të përdhunojnë.
Jam rrit me Ty,
Më përkunde në djepin tënd
E unë xheloze, i imi je!
Pse aq shumë të lëndojnë?!
E kur të gjithë shkojnë nga bregu,
Unë aty, ende i dëgjoj ninullat e tua
Si dikur mes dallgëve, kur isha fëmijë...
SIRENA E LIQENIT
Mos u fut aq thellë
Nënqeshje cinike!
Askush s’e kupton
Unë jam sirenë.
Dhe, i dashuri im Liqe
Më ka dashur e më do.
Edhe kur dielli perëndon
Shkoj e marr në gji.
Të gjithë më kanë zhgënjyer
Por, asnjëherë Ai…
DASHURI
Më përqafo! Dhe, më ledhato
Puthjen Tënde ta ndjej në çdo qelizë.
Më grabitë e me mua lundro
Ti pandarë valë Liqeni më puth
Se ti Liqe i vetmi je që shqelmon.
Jam dashuruar në Ty.
Unë luanesha zjarr e Ti lot
I lagur me ujë, dashuri e vërtetë.
E kur do të bëjmë dashuri?!...
HËNA KUR E MBULON
KORÇËN
“Kur Hëna e mbulon Korçën”.
Një thurje të një fjalie
Që një këngë, një qyteti
Madhështinë ia dhuron.
Hëna na mbuloi edhe ne
Ishte xheloze s’na fali
asnjë shkëndi dritë.
Rrugën e vërtetë
Errësirë pa gishtërinj
Unë apo Ti.
Të humba
Nuk do mund të të gjejë.
Errësira të gëlltiti
S’të la as nam e nishan
Ku do të të gjej?
E atëherë një dritë
E zbehtë Hëne
Seç më pëshpëriti:
Nuk ia vlen
Shko dhe flejë,
Nuk e kupton
Ti atë as që e do
Është sedra jote
Që te ti mbizotëron.
“Korçën Hëna e mbuloi”
E në ag nga gjumi më zgjoi…
SHELGUN PLAK TË DRINIT ZI
A E KA PA NJERI
Kafeja e mëngjesit
Edhe është si çdo mëngjes.
Shoqja e ime biçikletë
Më shpie drejtë shtëpisë
Te prindërit. E shkreta ajo
Unë i hipi sipër e nuk bën zë
Më dërgo! Kafeja e mëngjesit
Është ftohur në gusht.
Prit e duro, aty nëna jote
Të ka përkundur në djep.
E kafeja ty të njeh. Të ka shoqëruar
Gjysmë shekulli për çdo mëngjes.
Sa më shpejtë më dërgo
Jam vonë në çdo dimension.
Shelgun plak buzë Drinit të Zi
Heu, a e ka pa sot njeri?
Oborri nuk ka më trëndafil
Kumbullën time e kanë prerë.
Mamaja dhe babai nuk pinin kafe
Si t’i kthejë, desha ende të mbes fëmijë
Por pllakat e oborrit - akull
Të shndërruara ma vodhën fëmijërinë…
RRËFIM
Më kanë shkelur, përdhunuar
Drobitur. Në leckë shndërruar:
E shashtisur, qerre me ferra…
Çka e çka s’më thanë: Shtrigë
Digjeni në turrën e druve!
Liqe, edhe këtë e thanë.
E thanë njerëzit. E Ai
Që i besoja shumë
Që në Korçë më mbyti.
Gjithkund kërkonte gjelbërim
S’kam kujt t’i rrëfehem
Veç ty Liqeni im
Më prit edhe sonte do të të mikloj!
Ai është përkohësi
E unë në përqafimin Tënd
Të pavdekshëm, gjithsesi…
DASHURI BIZARE
Noto e noto, mos u dorëzo!
Ngadhnjeva edhe sot
Më kërkove për nuse
Mbetem dashnorja jote.
Nesër vij, e derisa dremit
Më ëndrro! Të shoh
Derisa dielli na përshëndet.
Dashuri bizare, unë dhe Ai - Liqeni...
DASHURI
TË HËNËS
Doli nga Liqeni, është i ftohtë
U ankua. E unë shpejt e shpejt
I ngrohtë, edhe e di çka?!
Dashuri bëmë para syve të Hënës.
Nuk kishte njeri. Veç unë dhe Ai…
THIRRJE
Shumë vetë në Ty thirren
Për të shkruar poezi.
Ti ninulla më ke kënduar
Jemi bërë një, të dashur.
Të dashuruar Liqe
S’mund të na ndajë njeri.
VJESHTA. DHE GJETHET
Heu, jam pranë Teje
E zhytem tek Ti.
Ti më përgjigjesh:
Është shumë nxehtë
Do të largohem nga Ti.
Në vjeshtë, mos më lerë tani
Shiu dhe gjethet e verdha
Do të shkaktojnë neveri.
Në çdo stinë do të jem me Ty
Më thirrë kur i turbulluar të jeshë
Unë të kuptoj. Të dua
I madhërishmi Liqe!...