| E shtune, 17.09.2011, 04:05 PM |
Hedhja me parashutë ishte sikur të luftoje në front
Kur avioni mori larti, ne ja morëm këngës : “Malet me blerim mbuluar” dhe “Jemi trima partizanë “
Nga Albert ZHOLI
Duro Mustafai
Pasi ke parë fotografine e saj, veshur me rrobat e parashutistes, e ke të vështirë të besosh, se gruaja qe rri ballë teje, (me një qetësi olimpike) në tavolinën e kafesë, është ajo që dikur, “ka zbritur nga qielli”në tokë. Megjithëatë në foto ende duken tiparet e vajzës 22 vjeçare, edhe pse ajo sot është nëna e dy fëmijëve të rritur. E quajnë Trëndafile Xhebraj (Gjergji). Emrin e saj e ndeshëm rastësisht, kur na ra në dorë „Historiku i Vranishtit“, i sapo botuar. Eshtë një ngjarje që ka ndodhur afro 35 vjet më parë, për të cilën nuk kemi ditur asgjë, madje as Vranishti, vëndlindja e saj. Ish studentja e një shkolle të lartë ushtarake, lindur e rritur në një familje të thjeshtë na tregon me thjeshtësi, por disi e emocionuar, për karierën e saj ushtarake deri në marrjen e gradës majore. Ajo tashmë në moshën 59 vjeçare flet për herë të parë për këtë hedhje…
- Vërtet keni qënë e para dhe e vetmja vajzë vranishtiote, që je hedhur me parashutë nga një avion luftarak?
-Nga Vranishti po, por jo e vetmja femër. Ishte një ditë e veçantë për mua dhe për shoqet e mia. E kishim ëndër atë hedhje por dhe emocione. Është tjetër ta mendosh është tjetër të hidhesh. Personalisht kasha parë në filma shumë hedhje me parashuta dhe nuk e besoja kurrë që një ditë do të hidhesha dhe unë. Kjo për shumë arsye. E para sepse pak femra mund të jenë hedhur në botë me parashutë dhe e dyta në Shqipëri nuk ishte praktikuar për ushtaraket femra një hedhje e tillë. Pra filmi për hedhjen me prashutë për mua kishte ngelur film, pra ëndërr. Ndaj ajo ditë do të mbetet si dita më e vecantë me rrobën ushtarake.
Nga ajri në tokë. Kur u hodhët nga aeroplani dhe kur ratë në tokë, si ju pritën?
A shkroi shtypi i ditës për atë hedhje?
Pas disa ditësh u botua nje lajm për ne, tek gazeta „Luftëtari“..Vetëm kaq. Atëhere, siç thuhej :ne “bëmë detyrën”, tani, ju thoni se “kam hyrë në histori”, pse pak është kjo?!”. Pak ushtrak jan ëhedhur me parashutë, shumë shumë pak. Mund të them pilotëtë dhe trupa speciale që si kalonin dy shifra. Se di pse u shkrua aq pak dhe u la në heshtje kur dihet që bëhëj fjalë për një hedhje speciale për herë të parë nga femra.
Kur ka ndodhur kjo hedhje?
Ishte 28 maji vitit 1973. Ishte kjo ditë e paharruar që për mua më është dukur si ditlindje e dytë. Dita ishte e bukur. Dielli shkëlqente me të gjitha ngjyrat e një pranvere të vërtetë. Ne morëm rrugën e kaltërsive të qiellit të Tiranës, e prej nje lartësije prej 65O metrash do të zbrisnim (hidheshim) në tokë. Një lartësi që kur e shikon në tokë në vijë të drejtë të duket kilometra dhe jo më nga ajri.
-Ju jetonit me familjen në Rrëshen, aty mbaruat edhe gjimnazin, kush ju nxiti dëshirën të vazhdonit shkollën e lartë ushtarake ?
-Askush nuk më nxiti, madje as vëllai im, Shabani, që edhe ai, si shumë të tjerë nga fisi im, kishin mbaruar shkollat ushtarake Ata, kur e dëgjuan kërkesën time u befasuan e dikush tha : „Ajo, Trëndafilja, kërkon të bëhet si ne ? „..Kurse një tjetër.kish shtuar : „Mos thuaj : do bëhet si ne“, se ajo do, që të na e kalojë”. I kam pritur me buzëqeshje këto të thëna,se e kuptoja që pas tyre, fshihej xhelozia e epërsisë së rracës mashkullore. Ishte një shoqëri maskiliste siç është dhe sot shoqëria shqiptare.
-Pse pikërisht kishte lindur kjo dëshirë për ushtarake?
-As vetë se di. Kishte lindur Brenda meje në mënyrë krejt të natyrshme. Ishte diçka e brëndeshme, që kish lindur me kohë, brënda meje, paçka se e mbaja të fshehur gjersa erdhi dita.Dhe dita ishte mbarimi i shkollës së mesme, kur unë, si gjithë moshatarët e mij, mendojne në ç’rrugë do ta nisnin jetën. Mendoj se, mjedisi ku jetoja, do të ndikonte apo kish ndikuar tek unë.. Nga familja ime dhe fisi im shikoja të hynin në shtëpi thuajse të gjithë ushtarakë. Kishin nëmëruar, se nga fisi im i xhebrajve, në mëhallën vranishtiote kishte 42 oficerë. Nuk janë pak, apo jo ?
-Dhe ju, ky numër i madh i oficerëve, ju nxiti ...?
-Jo, jo vetëm kjo. Desha të mposhtja një paragjykimin për mungesën e aftësisë se femrës në “profesione të vështira”, të destinuara vëtëm për burrat, “burrat e fortë”. Po desha të thyeja edhe një tabu se vajzat, si “delikate” nuk janë të zonjat të bëjnë atë që bejnë djemtë. Te mos harrojmë, atëhere isha e re, sapo kisha mbushur 18 vjeç. Dhe të rinjtë e kësaj moshe kanë endërrat e tyre te bukura dhe shpesh të guximshme. Mua nga karakteri, nuk më ka munguar guximi, këtë ma thoshin edhe të tjerët, si në gjimnaz edhe në shkollën ushtarake...( Më falni që shprehem kështu për veten, por ju them të vërtetën ).
-Dhe, cila është konkretishtë, e vërteta ?
-E vërteta është, që u regjistrova në shkollën ushtarake, u përgatita dhe fitova të drejtën të vazhdoja shkollën e lartë, atë që quhej Shkolla e Bashkuar e Oficerave. Kur mbarova shkollën më emruan komandante toge, në një njësi që përbëhej vetëm nga djem të detyrimit ushtarak, ardhur nga krahina të ndryshme të vëndit. Ata ishin të rinj,afërsisht në moshën time.
-Po, a të dëgjonin, i zbatonin urdhërat tuaja ?
-Më dëgjonin dhe, pse të mos e them, më respektonin . Natyrisht pati edhe ndonjë rast ndruajtjeje, që vinte nga paragjykimi, se djali nuk duron të vihet nën urdhërat e një vajze.. Më ka ndodhur me nje ushtar nga Kukësi. I thash të shtrihej në tokë që të mësonte si vihej syri në shënjestrën e pushkës.
- Dhe ti harrite të ngjisje shkallët e karierës Ushtarake, gjerë në gradën majore ? Me sa duket doli profeia e atij të afërmit tuaj, që thooshte se Trëndafilja do t’ua kalojë edhe burrave të fisit ? .
- Ketë s’mund ta them, por mund të them se në çdo detyrë ushtarake, kudo ku kam punuar, kam shërbyer me ndershmëri, korrektësi e përkushtim. Dhe kjo gjë më është shpërblyer.
- Tani le të përqëndrohemi te tema e bisedë sonë, tek ajo që është e veçanta e jetës suaj : Si u bëre parashutiste ?
- Të them të drejtën, që do hidhesha një ditë me parashutë, kjo s’më
-Dhe ju e mendonit ditën e fluturimit drejtë qiellit, si nisjen drejte një “parajse të ëndërruar”, e jo si udhëtim drejtë një aventure të rrezikshme e të pa njohur ?...
-Eh, tek mua ishin të mpleksura të dy ndjenjat ,edhe gëzimi, që për herë të parë, do të isha, si ta them, “mysafire e qiellit” dhe “Udhëtarja qiell-tokë”, por më ndiqte edhe shqetësimi e frika, se mund të mos mbetesha gjallë. Këto dy ndjenja të kundërtarta, njerëzore, i shikoja edhe në sytë e shoqeve të mija, pa çka se nuk shpreheshin me fjalë.. Ndoshta ky ishte shkaku, që për ti dhënë kurajo vetes, që kur avioni mori larti, ne ja morëm këngës : “Malet me blerim mbuluar” e “Jemi trima partizanë “ etj. Këngët tona, në qiell e me zë të lartë, bënin të mos dëgjonim zhurmën e motorrave të avionit.Kështu, pasi bëmë disa lëvizje mbi Tiranë, këngët që kendonim do të pushonin vetëm atëhere, kur morëm urdhërin : ”Bëhuni gati për hedhje !”…
- Kush u hodh e para me parashutë ?
- Nuk më kujtohet cila. Mbaj mënd vetëm, që unë nuk isha e para që u hodha me parashut, por çuditërisht, mbrita e para në tokë. Dhe a e dini si ndodhi ? Pas hedhjes nga avioni, parashuta ime, e vjetër, pati një difekt. Kjo shkakëtoi, disa rreth-rrutullime në ajër. Bashkë me parashutën, isha kthyer në një top të rrumbullaktë, që me shpejtësi po i afrohesh tokës. Eprorët tanë, që na vëzhgonin shikonin me anth se ç’do të ndodhte, kurse unë, në ato çaste tmerri, thash me vete , ky ishte fundi. Por, mu kujtua se në trup kisha nje parashutë të vogël rezervë. E vura dorën atje, për ta aktivizuar, kur në çastë, parashuta e madhe e imja “Erdhi në vete” e nisi të lundrojë. Ndërkaq, nga të 65O metrat lartesi, kishin mbetur nja 8O -9O metra e unë do të zbrisja e para në nje fushë me jonxhë pranë aeroportit të Rinasit., Hodha sytë lartë, një shoqja ime varej me parashutën të ngelur në nje shtyllë tensioni, të tjerat zbrisnin . njëra pas tjetrës në tokë. Putheshim e përqafoheshim. Ishim të gëzuara, se detyrën e kryem me sukses.Pranë meje do të vinte shoqja ime parashutiste, Jolanda Salati, ajo ështe nga Tërbaçi e unë nga Vranishti, të tjerat ishin nga krahina të ndryshme. I them Jolandës me të qeshur : “Edhe në qiell, edhe në tokë, bashkë ?.. E ajo më përgjigjet :”Mos harro, të dyja jemi bija të kooperativës së bashkuar “Vranisht-Terbaç” Dhe u hodhëm në krahët e njëra. tjetrës, të lumtura..…
-Tani, më lejo të bëj edhe një pyetje, të fundit : A do të dëshëronit të hidheshit edhe një herë me parashutë ? Se, ka njërëz që e duan qiellin, aq sa janë gati të jetojnë atje, përgjithëmonë . Ju ç’mendoni ??
- Eh, qielli, nga toka për të gjithë është i bukur. Dhe mua do më pëlqente të përsërisja atë, që me shumë dëshirë e bëra ne rininë time. Veçanërisht të gjëndesha n ë qiellin mbi Vranisht, e të zbrisja ne Horë. Se Vranishti na mbledh për festa, si ajo e gushtit, e kjo do të ishte një festë më shumë Por, mos harro, ngjarjet e guximshme të rinisë ,vështirë të përsëriten në moshën e thyer. Atëhere isha 22 vjeçe, tani jam 59. Pastaj, të them të drejtën, tani nuk më pëlqen të shkëputem nga toka. E , ku ka si toka… Çajupi ka thënë :”Memedhe quhet toka,/ ku më ka rënur koka, ” Ku rroj me gaz e shpresë/ Ku kam dëshirë të vdes….”
-Folët si të ishit letrare. Po edhe ngjarja për hedhjen tuaj me parashutë, të vajzës nga një familje e thjeshtë e Vranishtit, ështe për sejcilin si të ketë lexuar një vepër të bukur letrare, me motive guximi e trimërije. Ju falënderojmë, që për herë të parë, shfaqët deshirën t’u flisnit lexuesve.