Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Peter Sauter një prodhues i suksesshëm

| E enjte, 15.09.2011, 07:14 PM |


Peter Sauter një prodhues i suksesshëm , jo vetëm  fermer,  por  edhe një  prodhues i rrymës  me sistem  solar.

 

Nga Asllan Dibrani

 

Kishte shume vite që me kishte rënë ne sy një njeri i vyer dhe punëtor ,një njeri qe punonte nga mëngjesi deri në errësirën  e orëve të vona .Punët qe i bënte ishte bujqësia  dhe blegtoria. Një njëri qe  punonte me vullnet qe kishte si trashëgim familjar, fjala është për Peter Sauter   i lindur ne fshatin Eningen ne veriperëndim të Shtutgardit  nja 50 km .

 

Ky prodhues i  mirë dhe punëtor i mbi 100 hektarëve tokë, i të gjitha kulturave  bujqësore,  thekson se me këtë punë  merret qe 35 vite  ,si trashëgim  nga babai i vet  qe  deri ne moshe 95 vjeçar ka punuar.   Ishte një njeri me  qe nuk mu nda asnjëherë,  por as unë atij. Sot ky fermer ka mese  80 copë lopë të prodhimit të qumështit dhe  45  mëshqerra 35 viça etj.

 

Ne ditë  si  fryt  i  prodhimit te qumështit ka mase  1750 litra , shet  rreth 1700 litra  .Sot posedon  vetëm makina bujqësore mbi 700 mijë euro. Nga pyetja e jonë se me kenë  e punoni gjithë këtë tokë, zoti Peter përgjigjet se vetëm me gruan dhe djemtë  mbrëmjeve kur vijnë nga shkolla .

 

Ma tutje thekson se punojmë edhe deri ne 15 orë ne ditë. Zoti Peter ankohet në shtet se nuk po na paguhen  sa duhet   produktet tona .Zoti Peter duke mos qene i kënaqur me   një punë gjigante si   një fermer  i suksesshëm  me prodhimet e veta  i lind ideja qe të   zgjerojë veprimtarinë e vet  edhe me prodhimin e  energjisë   me "sistemin diellor",  me një sipërfaqe të madhe të pullazit   të stallës. I ka vendosur  pllakat  solare   ku  tani i shet  gjithë energjinë  shtetit  . Ky ka bërë hapa shumë  efikas në  prodhimin e energjisë me anën e sistemit diellor, ku thekson se  shpenzimet  e mia për firme i  blej nga shteti  për kilovat 23 cent ndërsa shtetit i shes  këtë  prodhim timin    të sistemit  solar  për kilovat 52 cent .

 

 Nga kureshtja mësuam se    prodhimi  i sistemit diellor është një prodhim  i energjisë elektrike  duke e ruajtur   ekologjinë   e    qytetit. Zoti Peter thekson matutje se është shumë i kënaqur me këtë veprimtari  ,fitimprurëse  në krahasim me prodhimet tjera  në kulturat bujqësore  përfshirë edhe   blegtorinë aktuale. Ky sistem  shihet se në shumë shtete  perëndimore ka marr  hove të zbatohet     sipas  disa  çmimeve aktuale ne tregun gjerman sot për mbulimin e nevojave për një familje   normale  kushton rreth  4000 euro .

 

Ky sistem nga   mbledhja e rrezatimit diellor në një mënyrë adekuate, ne mund të marrim energji për ngrohje, elektricitet dhe ndriçim. Ngrohja është prodhuar me anë të kolektorit termik dhe elektriciteti me anë të kolektorëve Është një burim ekologjik i energjisë (pa ndotje), si dhe e përhershme dhe e lirë për përdorim. Përveç kësaj, kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm,në përmirësimin e  standardit tonë të jetesës. Ky sistem mund të kontribuojë për të ngrohur deri në 80% të ujit që nevojitet në një shtëpi. Përbëhet nga një kolektor (e vendosur shpesh në çatinë e shtëpisë), një rezervar  për të ruajtur ujë të nxehtë dhe një sistem i tubave që të rrjedh uji që do të përdoret në shtëpi. Ky sistem është shumë i perferueshëm edhe ne zonat shqiptare   e sidomos në bregdetin tonë shqiptar  qe mbretëron një kohë e ngrohtë klimatike me mbi 300 ditë me diell gjatë vitit,  me çka kostoja   e standardit familjar zbutet  dukshëm, por edhe ne pikat turistike të  zbatohet qe është një   kusht elementar që  Shqipëria ta zbut  mungesën e   energjisë, por  edhe   do te jetë një nder kushtet  elementare për një  zhvillim te mirëfilltë të turizmit në Shqipëri.   

 

Asllan Dibrani Shtator 2011 Shtutgard