| E enjte, 15.09.2011, 07:29 PM |
PREZENTOJMË KRIJUESIT NË DIASPORË : XHEVAT MUQAKU
MUNGESËN
Shkroi: Ramiz DËRMAKU
Poeti i ri Xhevat Muqaku, është një poet interesant i cili për herë të parë i paraqitet lexusit me një llojllojshmëri motivesh të ndryshme ne të cilat dominon vargu me rimë, të një bote të mbrojtur me dinamikën optimiste të ditëve tona. Autori edhe pse me profesion është teknik i mjeksisë, atë e impresionon çdo gjë, që paraqet të bukurën, njerëzoren, altruizmin , humanizmin, duke e dashur, respektuar e nderuar njeriun dhe vendlindjen-Kosovën. Autori ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria, për fatin e Kosovës, Kosovës Lindore, femrës në Kosovë e diasporë, shkollës plotësuese shqipe në mërgim, çështjes kombëtre dhe atdheurt. Armiku ynë shekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri presion, burgosi, dënoi dhe likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë. Ai me politikën e tij barbare i ndoqi këmba këmbës atdhetarët e intelektualët tanë sepse e dinte se ata ishin armiqët e tij.
Ditë më parë përmes postës mora librin e poetit të ri Xhevat Muqaku, titulluar "Nuset e Erës". Ky libër ishte i ngjashur me preokupime nga e përgjithshmja deri tek e veçanta. Poeti i ri ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria, për fatin e Kosovës, Kosovës Lindore,femrës shqiptare,shkollës shqipe në diasporë, asimilimit, ai na mira për dasmën, nusën, mbanë respektë të madhë ndaj familjes, punës, miqëve e shokëve. Sipas autorit, "dituria është mrekulli, ndersa "frymëmarrja është punë",puna është fat: Armiku ynë shekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri presion, burgosi, dënoi, dhe likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë sepse ai e dinte se ata ishin armiqët e tij. Gjatë tërë historisë sonë, populli shqiptarë edhepse i ndjekur, i robëruar i rrahur, i burgosur, i dënuar dhe i vrarë nuk lejoi që të luhet me dinjitetin kombëtar. Pasi erdhi në pushtet regjimi kriminel serb,vuri në veprim tërë aparatin e vet të dhunës (për ta realizuar memorandumin e Vaso Çubrilloviçit) ndaj popullit e intelektualëve shqiptar. Armiku serb i mobilizoi të gjitha mjetet që kishte në dispozicion për t'a shkatërruar eliten intelektuale, sepse ata i spjegonin popullit për gjuhën, historinë, traditat, kulturën, dhe në anën tjetër e shtonin dashurinë guximin vendosmërinë për mbrojtjen e çështjes kombëtare-atdheut. Shumë intelektualë tanë duke e dashur çështjen kombëtare më tepër se jetën, u angazhuan maksimalishtë për edukimin, arsimimin, shtimin e dashurisë ndaj atdheut, si dhe informimin e opinionit ndërkombëtarë me gjendjen në të cilën jetonte populli shqiptar. Më tutje shtonë autori - poeti i ri; Atdhetarët e intelektualët tanë qe u vunë në shërbim të atdheut, për t'i shpëtuar ,dhunës, burgosjes, dënimeve drakonike, e me lot në sy u detyruan të largohen nga atdheu., por kurr nuk e harruan atë, Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë, aktivitetin patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë, ata me guximin, vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kishin ndaj çështjes kombëtare e atdheut nuk u ndalën kurrë. Intelektualët duke e ditur rëndësinë që ka shkrimi, shkruan edhe ato vite ,kur nuk ekzistonte lapsi,, folën e shkruan në kohën kur njeriu – shqiptar, dënohej për një fjalë goje. Amanetin e intelektualëve tanë me shumë mund e sakrifica po e realizojnë edhe gjeneratat e reja intelektuale në trojet etnike dhe diasporë. Në mesin e atyre penave të njohura të Rilindjes sonë Kombëtare bashkëkohore shqiptare cekim disa prej tyre; Atdhetari, vizionari, e gjeniu i kombit z. Baki Ymeri, Neki Lulaj, Shaip Beqiri, Naim Kelmendi, Beçë Cufaj, Engjëll Koliqi, Nurije Nuhiu, Xhevat Muqaku, Deshnim Hebibi , etj. Xhevat Muqaku, edhe më tepër do të motivohet të shkruaj kur shihte se si popujt tjerë që kanë lirinë se si jetojnë, e ndiente dhembje për popullin shqiptar i cili jetonte në robëri. Në momentet më vendimtare kur ai hudhej në mendime , kur digjej nga malli e mërzia, sikur gjente forcë që t'i shkruaj këto vargje.Poezia e Xhevat Muqakut, është e mbushur me plot preokupime të përgjithshme nga e veqanta. Ne shumë poezi të tij çështjen kombëtare e gjejmë mbi të gjitha. Mungesën e lirisë Xhevati, e ndjen si dhembje për fatin e popullit të tij. Ajo është e preokupuar me ndarjen e padrejtë që ju bë popullit shqiptarë nga të tjerët. Poeti i ri, në librin " Nuset e Erës“ , tregon për dhembjen që ndien ndaj popullit, dhe merrë guximin ta shpreh realitetin në të cilin jeton populli shqipëtar. Ai na shkruan edhe për dasmën shqiptare, për ritet tjera të dasmës, ai na shkruan edhe për gëzimin, këngën, dhe i revoltuar për mungesën e lirisë ai shkruan: për ëndërren e mërgimtarit, tunelet, mollët e arta, Meditim, dorëheqja, Skulpturë, përjetime, Largë-afër, Lamtumirë mësues, Motrës mësuese, e shumë e shumë tema tjeraa të cilat e mundojnë mërgimtarin në diasporë. Poeti Xhevat Muqaku si duket edhe pse jeton në mërgim, ai na shkruan edhe për dashurinë ndaj familjes, motrës, vëllaut, dasmës etj. Citojë:
Të skuqur në Parajsë
Lotojnë ditë e natë
Gjumi nuk i provokon
Durojnë presin gjatë.
Pra po ti analizosh këto vargje do bindesh se poeti i ri ,Xhevat Muqaku, shumë shpejtë do të bëhet emër i njohur në poezinë tonë shqiptare. Nga këto vargje shohim se poeti i ri, Xhervat Muqaku, dikur ishte i rrembyer nga kthetrat e dashurisë. Dashuria tek ky poet është kuptim i gjërë dhe i përgjithshëm dhe i veqantë, publike dhe intime, e largët dhe e afërt, në disa raste ai ndien një urrejtje, por prap triumfon dashuria ndaj familjes, arsimit, çështjes kombëtare -, atdheut dhe jetës. Ajo që duhet ceket është se Xhevati është në mesin e poeteve të parë të këtyre viteve në disporë. Ne po e përfundojmë këtë shkrim me shpresë se ky poet do ta vazhdon rrugën që ka nisur edhe ne të ardhmen
Punuar me 6.9.2011
Weingarten-Gjermani