| E diele, 17.02.2008, 01:56 PM |
DITA E PAVARSISE
Agim Gashi
Moj Kosovë me qiell të kaltër
Moj Kosovë moj zemërpastër,
Sot po zbardhë e lumja ditë
Ajo ditë që e ke pritë.
Pritën fushat, pritën malet
Priti kanga qe tash s´nalet
Pritën diellin e lirisë
Me i l’shu rreze pamvarsisë.
Sot Kosova ka festë t´madhe
Tanë nji popull ashtë hedhë n´valle,
Gzohet bjeshka gzohet vrrija
Gzohet plaku gzohet fëmija.
Jehon kanga n´kupë të qiellit
Tej ku del rrezja e diellit,
Në Kosovën e trimnisë
Ndriçon diell i pamvarsisë.
N´Kaçanik e n´Lug të Drinit,
Ku ndrin ari n’brigje t’Ibrit,
N´Boletin ku u rrit Isa –
E nis kangën Mitrovica.
Këndohet n´Shalë e n´Karadak
Në Drenicë, n´Llap e Gollak,
Si në Pejë, Shkodër, Gjakovë,
Prej Tetove tej n´ Rugovë.
Këndon Prishtina dhe Tirana
Qeshin nuset, këndojnë nanat,
Këndohet n´Has e në Podrime
Gjithashtu n´Llapushën trime.
Që nga Kruja deri n’ Vlorë
Anë e kand në diasporë,
Zemërplot si rrezja e dritës
Këndojnë ambël bijtë shqipes.
Që nga Sharri në Shëngjin
Festë të madhe ka vendi im,
Sot feston Kosova trime
Këndon shpirti zemra ime.