Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Shqiptarët e Ukrainës dhe fati i tyre gjatë shekujve

| E shtune, 10.09.2011, 06:00 PM |


 

Shqiptarët e Ukrainës dhe fati i tyre gjatë shekujve

 

Nga Baki Ymeri

 

Njeriu i mirë e shenjtëron vendin ku jeton. Kështu ngjet edhe me shqiptarët e Ukrainës, edhe me lexuesit tanë, edhe me drejtuesit e Zemrës Shqiptare dhe revistës Drini, dy tribuna të lavdishme që këto ditë janë duke zhvilluar një fushatë të fuqishme për demaskimin e neootomanizmit në Ballkan dhe shijet paranoike të Erdoganit për ringjalljen e perandorisë së vdekur. Të gabosh është gjë njerëzore, dhe kush e mbulon gabimin e gjen   dashurinë, por turqit dhe serbët ende nuk dinë as gabimet t’i mbulojnë dhe as falje të kërkojnë për masakrat e krimet dhe zullumin që kanë zhvilluar shekuj me rradhë kundër kombit shqiptar. Me këtë rast po ua prezantojmë vetëm një segment të shpirtit shqiptar që ka ikur nga zullumi osman për të shpëtuar shpirtin, gjuhën dhe traditat. Kaherë kemi dëgjuar se janë katër fshatra që flasin shqip në veriun e ftohtë. Puna për ta është emblemë nderi dhe krenarie. Si ruhet gjuha shqipe dhe traditat kombëtare nga komuniteti i shqiptarëve të atjeshëm? Si kanë mbijetuar gjatë dy shekujve të fundit këta bij shqipesh? Pyetjet i parashtrojnë ata që kanë shkruar për këtë subjekt, sipas të cilëve kuptojmë se janë katër fshatrat që janë të banuar nga shqiptarët që janë vendosur rreth shek XVIII-të dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor është Karakurti. Gjatë këtyre ditëve, në vigjilje të shtatorit të këtij viti, në momentin kur i shfletojmë këto lajme, nga një shqiptar i ri nga Kosova (Jakup Lecaj), kuptojmë Karakurti kremton 200 vjetorin e themelimit.

Kosova është n jë vend i mrekullueshëm, ka thënë Klaus Reinhard, por tani kuptojmë se edhe Karakurti qenka një vend i mrekullueshëm. Ismet Azizi, Edison Myrteza, Kujtim Boriçi, Agim Xhemali, Jakup Lecaj (prezent në fotografitë në kolor), si dhe disa publicistë nga Maqedonia,  i kanë vizituar, kanë xhiruar dhe kanë shkruar me admirim për këto fole të moçme shqiptare. Nga rrëfimet e tyre kuptojmë se këto katër fshatra shqiptare mbijetojnë sot e kësaj dite. Është theksuar se ata kanë një urbanistikë të thjeshtë, se shtëpitë fillimisht qenë ndërtuar prej balte të pjekur, më pas u përdor guri i gdhendur dhe u bënë më monumentale. “Hyrja në shtëpi bëhej nëpërmejet dhomës së zjarrit, në njërën anë është dhoma e vogël e ndenjjës dhe në anën tjetër është dhoma e madhe e miqve. Në këto shtëpi gatuhet me oxhak, aty është furra dhe pranë saj minderi prej balte. Pjesa e brendeshme zbukurohej me qylima dekorativë, dhomat kanë mobilje druri. Kanë dhe furra në oborr të shtëpisë. Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruajnë traditat e veta, kanë folklorin gojor dhe koreografik. Gratë thurrin qylima me motive shqiptare dhe përdorin zbukurimet prej argjenti me motive të vjetra.Vathët janë në formë unaze, ruhen në vite kostumet e hershme kombëtare si dhe paftatë e brezit prej argjendi.”

 

Shqiptaret e Karakurtit
Shqiptaret e Karakurtit
Shqiptari shkon nga shkon, por vendin e vet nuk e haron. Disa burime flasin se shqiptarët fillimisht vendosen në veri të Odesës 220 km në fshatin Karakurt së bashku me bullgarët dhe gagauzët. Karakurti është një fshat në rrhethinat e Bolgradit, ndërmjet Galacit të Rumaniës dhe Odesës së Ukrainës. Ky fshat është i përbërë nga një popullatë mazhoritare me prejardhje shqiptare. Në vitin 1811, në anën e majtë të liqenit Jallpug, pranë lumit Sarllig, të shpërngulurit shqiptarë nga viset bullgare, themeluan koloninë Karakurt. Karakurti ndodhet në stepat e Buxhakut të Ukrainës, me një popullsi prej 2.704 banorësh, ku ata me origjinë shqiptare përbëjnë 80% të popullsisë së fshatit (të tjerët janë rumunë dhe bullgarë. Në fillim të vitit 1860, një pjesë e fshatit Karakut u shpërngul në rajonin e brigjeve të detit Azov, rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojnë edhe sot në tokat që ua dhuroi Katerina  e II-të e Rusisë. Në arkivin e tyre ruhen një numër i madh fotografish të vjetra dhe kostume nga 195 vjetësh që kur kanë ardhur këtu. Është për të ardhur keq deri më sot as një dietar shqiptar i Istitutit të Kulturës Popullore nuk ka qenë në fshatrat shqiptare të Odesës. Nuk e kuptoj dot pse nuk kanë qenë sepse druhet se Komiteti shqiptarë në Odesa mund të shuhet dalëngadalë por historia e tyre e mbijetësisë nuk duhet harruar, pra të veprojmë sa më shpejt sa nuk është vonë, thekson njëri nga autorët që e ka njohur frymën shqiptare në këtë vend.

 

_______

 

Jakup Lecaj ne Karakurt
Jakup Lecaj ne Karakurt
Shqiptarët e Ukrainës, dikurë dhe sot

 

Nga Jakup Lecaj

 

Shqiptaret ne Ukraine jetojne ne 4 fshatra dhe sipas shenimeve mund te thuhet se ne ukraine jetojne rreth 4 mije shqiptare. Me se shumti shqiptare,  rreth 1.800 jetojne ne fshatin Karakurt, fshat ky qe eshte rreth 220 kilometra nga qyteti Odesa drejt kufirit me moldavine dhe shume afer kufirit me Rumanine. Kufiri rumuno-moldav eshte me pak se 100 kilometra nga Karakurti, ku prej 2.500 banoreve rreth 70 perqind prej tyre jane shqiptare dhe te tjeret jane bullgare, gagauze, ukraince dhe disa nacionalitete tjera. Karakurti sot eshte nje fshat tipik ukrainas dhe per te vetmen gje qe e ben me te veçante nga te tjeret eshte se aty mund te degjoni se flitet edhe gjuha shqipe. Fshati ka rreth 8 mije hektare toke dhe token e fshatareve e punon nje koperative e fuqishme e cila per kete u jep banoreve te fshatit nje sasi nga kulturat bujqesore me te cilen mbillet toka bujqesore e ketij fshati. Ne kete fshat jetohet mire nga te ardhurat qe u sjell toka por edhe nga bagetite dhe shpezet qe mbajne banoret ne Karakurt. Ne kete fshat ka rreth 3.000 krere dele dhe nje numer te madh bagetish te tjera dhe ne kete menyre, ne shtepite e fshatit gjithmone tryezat jane te mbushura me bollek. Nje vend te veçante ne tryezat e ketyre banoreve ze edhe vera e mrekullueshme te cilet e bejne nga rrushi te cilin e kultivojne per rreth shtepive ne kopshtet e tyre pasiqe secila shtepi ka edhe 25 ari oborr.

Kur te pyesin a kupton gjuhen shqipe te drejtohen “A shqyptoni si ne!”. Ne kete fshat gjithashtugjalleron edhe nje jete e pasur kulturore dhe sportive. Ketu gjendet nje stadium shume i mire dhe eksizton klubi futbollistik i cili ka nje tradite te gjate dhe ne zyrat e ketij klubi shihen shume e shume medalje dhe diploma qe jane sjelle nga shume gara qe jane mbajtur jo vetem ne kete fshat por edhe me larg, neper turne dhe organizime te ndryshme sportive. Ne kete fshat eksizton edhe Shtepia e Kultures e cila ka te angazhuar 8 punetore te perhershem dhe te cilet marrin rroge nga shteti i Ukraines. Ne kuader te shtepise se kultures eshte nje muze ne te cilin mund te shihen shume eksponate te cilat pasqyrojne te kaluaren e shqiptareve ne Ukraine dhe menyren e te jetuarit ne te kaluaren. Ne shtepi te kultures gjithashtu funksionon biblioteka e cila eshte shume e vizituar nga banoret e fshatit te te gjitha moshave dhe kjo bibliteke ka nje numer shume te madh librash ne gjuhen ruse, por edhe aty ketu edhe ndonje liber ne gjuhen shqipe. Ne kuader te shtepise se kultures jane 2 salla koncertesh dhe ne keto salla per çdo dite mund te shihen anetaret e ansamblit te kengeve dhe te valleve. Ne kete ansambel luhen valle te te gjitha nacionaliteteve por me te veçante e ben kete ansambel kenget dhe vallet shqipe. Ky ansambel ka marre pjese neper shume festivale ne ukraine dhe perhere eshte kthyer me dekorata dhe medalje sepse kenget dhe vallet shqipe e bejne me te veçante dhe me shume interesant neper festivalet e kengeve dhe valleve qe mbahen neper qytetet e Ukraines.

Jakupi Lecaj me disa shqiptare te Ukraines ne Odese
Jakupi Lecaj me disa shqiptare te Ukraines ne Odese

Karakurti eshte themeluar ndermjet viteve 1805-18011 dhe viti 1811 merret si viti i themelimit te ketij fshati. Ne vitin 1861, pas shume masave represive qe kishte marre shteti i Moldavise, pasiqe kjo ane kishte rene nen sundimin e saj, nje pjese e madhe e banoreve te ketij fshati kishin kerkuar nje vend tjeter per jeten e tyre dhe kane ikur nga Karakurti drejt rajonit te Priazovies, afer qytetit Melitopol, rreth 600 kilometra nga Karakurti, dhe atje edhe sot gjenden shqiptare ne 3 fshatra te tjera. Gjate qendrimit tim ne keto fshatra ne muajin dhjetor te vitit 2009, kam patur fatin te degjoj shume histori rrenqethese nga me te vjetrit e qe u kishin treguar te paret e tyre rreth eksodit apo ikjes se tyre nga Karakurti drejt vendit ku jetojne sot. Nje nder me te vjetrit e shqiptareve me tregonte se si i kishin treguar prinderit e tij se te paret e tyre duke ikur nga Karakurti kishin bere rreth 6 muaj rruge ne kembe me nje numer delesh dhe disa bageti te tjera e vetmja gje qe kishin mundur te marrin gjate ikjes se tyre. Ne vendin ku jetojne sot kishin hapur nje grope te madhe me thellesi rreth 3 metra nen toke dhe aty kishin jetuar 2 vite e duke e pare se ne kete territor do te mund te organizonin jeten e tyre pa u penguar nga askush, kishin vendosur te ndertonin edhe shtepite e tyre.

Ne organizimin e nje vajze shqiptare qe jeton ne kryeqytetin e Ukraines, Kijev,  me 28 nentor te vitit 2009, per here te pare ne Ukraine eshte organizuar Festa e Flamurit. Tanja Supur, kjo vajze familja e te ciles dikur ka jetuar ne Karakurt duke i lene te gjitha angazhimet e veta ne Kijev ku punon si dizajnere e njohur, ka bere te mundur organizimin e Dites se Flamurit, ku eshte mbajtur nje program shume i bukur me kenge dhe valle shqipe si dhe nje revy mode me kostume me motive shqiptare. Per çdo vit, ne muajin shtator, ne te dielen a pare te muajit, ne Karakurt festohet pervjetori i themelimit te ketij fshati apo Festivali siç e quajne kete dite shqiptaret e Karakurtit. Ne kete dite mbahen gara ne shume disiplina sportive si: mundje, shah, atletike, terheqje ne litar dhe shume disiplina te tjera sportive. gjithashtu jepen shfaqje nga asnambli i fshatit si dhe nga ansamblet e disa fshatrave per rreth Karakurtit . programi fillon ne mesdite ne shtepine e kultures dhe mbaron pak para mesnates me nje kanonade fishekzjarresh .

 

_________

 

Karakurti,  fshati shqiptar në stepat e Ukrainës

 

Nga Ismet Azizi

 

Është i njohur fakti i dhimbshëm i ikjeve masive të shqiptarëve nga invazionet dhe luftërat e pushtuesve ndër shekuj, duke ngritur ngulmime masive në shumë vende të Ballkanit, Evropës, Amerikës, Kanadasë, Australisë, e deri në stepat e largëta ruse. Edhe pse nga kjo ikje e dhimbshme kanë kaluar kufijtë kohorë të dy-tre shekujve, brezat e shumtë nuk kanë mundur t'i shmangen fenomenit të asimilimit; është për t'u evidentuar fakti se, përgjithësisht në këto ngulmime, banorët kanë transmetuar tek këto breza kulturën, doket, zakonet e traditat shqiptare. Ndërsa rasti i fshatit Karakurt, në stepat e Buxhakut të Ukrainës, me një popullsi prej 2704 banorësh, ku ata me origjinë shqiptare përbëjnë 80% të popullsisë së fshatit (të tjerët vendas, rumunë e bullgarë), është ndër rastet më të veçanta të ngulmimeve masive të shqiptarëve, rreth dy shekuj më parë.

 

E veçanta e këtij ngulmimi masiv shqiptarësh në stepat e Siberisë, ndërkohë që përgjithësisht emigrimet e detyruara të shekujve më parë kishin destinacion Amerikën, Australinë e vendet evropiane, qëndron jo vetëm në numrin e banorëve, në gjetjen e këtij vendi si "atdhe të dytë", por dhe nga ruajtja pothuaj me fanatizëm e shumë dokeve, traditave, e zakoneve të përcjella nga brezi në brez, deri në arshivat vendase e muzeume, e që pasqyrojnë edhe sot prejardhjen shqiptare të banorëve, gjë të cilën ata e konfirmojnë me kënaqësi. Vetëm kohët e fundit, pas dy shekujsh, intelektualët e këtij fshati shqiptar të Ukrainës, kanë

Kosova dhe Shqiperia ne Karakurt
Kosova dhe Shqiperia ne Karakurt
këmbëngulur të vendosin kontaktet me të parët e tyre, me shtetin amë, me vendlindjen, që stërgjyshërit u detyruan ta braktisin nga pushtimi i egër otoman. Një prej intelektualëve dhe specialistëve të njohur të Karakurtit, shqiptari Fjodor Dermentli, drejtor i Uzinës së Tubave të Harcizkut, profesor e deputet që prej 25 vjetësh, sot 70-vjeç, nuk ka reshtur së investuar gjatë gjithë jetës së tij, për të njohur e pasqyruar prejardhjen shqiptare të bashkëfshatarëve të tij, kulturën e traditat, duke këmbëngulur e punuar gjithashtu, për vendosjen e urave lidhëse me vendlindjen e të parëve.

 

Përpjekja më serioze në këtë fushë e Dermentliut, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, krahas punës së bërë për ruajtjen e njohjen e historisë dhe traditave nga brezat, është dhe botimi i librit të tij "Duke fletuar fletët e kujtimeve", i sjellë së fundi në shqip nga Anna Shost (përkthyese) e Anna Zabellova, si redaktore. Sipas autorit të këtij libri, referuar arshivave zyrtare dhe ruse, ngulmimi shqiptar në stepat e largëta të Ukrainës, ku janë shumëfishuar e jetojnë dhe sot, është në vazhdën e largimeve masive të shqiptarëve pas luftës Ruso-Turke (1771-1774), ku shumë luftëtarë shqiptarë ishin pjesëmarrës aktivë për çlirimin nga pushtimi turk. Pas nënshkrimit të paqes në vitin 1975, shumë shqiptarë që ngulmimet e para i kishin në Bullgari (në shumicë në fshatrat Poroishte, Eskiarmutllar, Zagrad, Dobrina, Devina etj.), u rishpërngulën më thellë drejt Lindjes, ku ndër të parët, është ngulmimi shqiptar afër Krimesë, në fshatin Arnaudovska, e që sot thirret Aleksandrovka. Edhe paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Karakurtit, rezultojnë që të jenë të rishpërngulur nga Bullgaria për në stepat e Ukrainës, në vitet 1809-1813.

 

Siç konfirmon Dermentli, nëpërmjet dokumenteve arkivore, shqiptarët e fshatrave Dizdar, Eski-Arnautllar, Devnja, që ndodheshin midis Varnës e Plovadisë, të rrënuar nga lufta, por me kokën lart, u shtynë në thellësi të tokave ruse në Lindje, duke u vendosur në Zaporishje (midis Militopolit dhe detit Azov), përkatësisht në fshatrat Gamovka, Georgievska e Karakurt. "Raca e fortë shqiptare, edhe një herë e tregoi vitalitetin e saj në vendbanimin e ri. Ata ishin një grusht i vogël njerëzish analfabetë, gjysmë të uritur, që dukeshin të dobët nga jashtë, por të fortë shpirtërisht. Duke kapërcyer dhe më shumë se 1000 kilometra, duke provuar shumë vështirësi e fatkeqësi, gjetën për vete dhe pasardhësit e tyre, atdheun e ri, jetën e re",- konfirmon korçare Dermentli. Ndërsa historia e shpërnguljes së dhimbshme deri në ngulmimin në Karakurt, ambientimi me jetën e atjeshme, si u shumuan, si jetonin e jetojnë, si kënduan e këndojnë shqip, si i bëjnë dasmat e si i përcjellin zakonet shqiptare brezave, ai jep hollësi të plota e interesante në librin e tij. Rivendosja e urës lidhëse me shtetin amë Vetëm vitet e fundit, falë përpjekjeve të Fjodor Dermentit dhe Xhevat Rirës, Konsullit të Ukrainës në Shqipëri, banorët e Karakurtit të largët, mundën që t'i vendosin urat e komunikimit me vendlindjen e tyre, me Shqipërinë.

 

Por, sipas Rirës, ky është vetëm fillimi, pasi në të ardhmen janë në projekt një sërë aktivitetesh të ndërsjella kulturore, për të forcuar një bashkëpunim të ndërprerë prej gati dy shekujsh. Ndërsa Petraq Konomi, një prej njerëzve që ka udhëtuar pak kohë më parë në Ukrainë, tek shqiptarët e atjeshëm, pohon se është befasuar nga gjithçka që këta banorë kanë mundur të bëjnë, për mënyrën e jetesës, rritjen e mirëqenies vetëm me punë (bujqësi, zejtari, blegtori), e deri tek veshjet tradicionale, këngët e lashta, ritet e dasmave, që nuk ka mundur t'i fshijë koha dhe erozioni i asimilimit. Një nga ndërmarrjet fundit, në të mirë të forcimit të bashkëpunimit të karakurtasve të largët me vendlindjen, shton më tej Konomi, është dhe dërgimi atje, me përkujdesjen e Rirës, një numër të konsiderueshëm abetaresh e librave të tjerë shqip, në mënyrë që gjuha e nënës të mësohet në bankat e shkollës, në fshatin e largët shqiptar në stepën ruse.

 

Duke shfletuar fletët e kujtimeve (Fragmente nga libri i Fjodor Dermentli) Në vitin 1811, në anën e majtë të liqenit Jallpug, pranë lumit Sarllig, të shpërngulurit shqiptarë nga viset bullgare, themeluan koloninë Karakurt. Numri i vogël i shqiptarëve u vendos në fshatin Tabak dhe në fshatrat fqinjë, Verhnebuxhakskinj dhe Kagullo-Prutskij. Ndër 20 familjet e para shqiptare në Karakurt, ishte vetëm një familje me emrin Dermentli. Në katundin e sotëm Zhovtnjevoje (Karakurt), sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë së Ukrainës për vitin 2001, jetojnë 2704 banorë, 80 për qind e të cilëve janë shqiptarë dhe shumë veta prej tyre kanë mbiemrin Dermentli. Të gjithë ata janë të afërmit e mi, apo të largët të fisit. Pikërisht, kjo më jep të drejtën të them se kryesisht, historia e familjes sime, e fisit tim, është pjesë e historisë së katundit tonë. Dhe u përpoqa që me punën time, të bashkëpunëtorëve, me dëshmitë e gjalla e me gërmime të shumta në arshiva, të

Kosova ne gjirin e shqiptareve te Ukraines
Kosova ne gjirin e shqiptareve te Ukraines
rrëmoj në rrënjët tona të përbashkëta... E përsa nxorëm në dritë, jemi krenarë e themi: "Po ul kokën para jush, stërgjyshërit e mi!". Shqiptarët e sapoardhur në katundin tonë rreth dy shekuj më parë, e më vonë, jetonin në rrugë të veçanta, ku gjuha dhe traditat ruheshin me fanatizëm në çdo familje. Emri i katundit tonë, Karakurt, përkthehet "merimangë e zezë".

 

Kjo lidhej, sipas legjendës, me themelimin e katundit tonë pranë liqenit Jallpug, ku të parët tanë gjetën shushunja të zeza mjekësore. Të parët tanë e brezat e sotëm në këtë katund, ruanin e ruajnë ritet e vendlindjes së shtetit amë. Kujtoj se, që kur isha fëmijë, në familjen tonë të madhe, ashtu si dhe familjet e tjera shqiptare, bëheshin si të themi, me një orar strikt. Kishim një ekonomi të vogël që përbëhej nga ara, kopshti, bahçja, bagëtia dhe zogj. T'i mbaje gjithë këto, duhej punë e rëndë fizike. Punonin të gjithë, edhe fëmijët, edhe të rriturit... Mbaj mend se, që në fëmijëri, nëna këndonte bukur këngë shqiptare, e unë ia kërkoja shpesh këtë. Kujtoj shumë prej tyre. Është një këngë shumë e trishtuar: "Kur bie shi, ne qajmë për ty/ Kur bubullin ne të ujitim me lot/ Kur vetëtin ne ndezim qirinj/ Kur bie mjegull ne ndezim temjan...". Duhet thënë se në fshatin tonë, shqiptarët e ardhur, respektonin ritet fetare të krishtera, kurorëzoheshim, pagëzonim fëmijët. Por shpesh nëna, në vendt të "Zot na ndihmo!", ose "Zot na shpëto!", thoshte "Allah verdi", duke ju drejtuar Zotit mysliman. Brezat e shqiptarëve të Karakurtit, për shumë arsye, edhe për shkak të klimës e vendit të largët, vuanin, por me mund jetonin e jetojnë mirë. Por në vitet e vona, 1940-1941, ata që ishin të pasur, nuk i shpëtuan internimit.

 

Tek ne nuk thoshim "I internojnë në Siberi!", por thoshin "I internojnë në Rusi!". Familja jonë nuk u prek nga kjo, pasi ishim të varfër, jetonim mirë me punë...!". Ceremonia e dasmës Krejt e veçantë është tradita e trashëguar e dasmës, në fshatin shqiptar Karakurt të Ukrainës. Zgjedhja e dhëndrit dhe nuses, në traditë, është punë e prindërve dhe jo e të rinjve. Merrej parasysh pasuria, prika, sasia e tokës, ekonomia. Ndodhte që të rinjtë të mos e njihnin njëri-tjetrin deri në ditën e dasmës. Në rast se bihej dakord mes krushqve, caktonin ditën e "rurit", ditën kur prindërit e nuses bëjnë një mbrëmje përpara dasmës. Në këtë mbrëmje janë krushq e kumbarë, të cilët hanë, pinë e argëtohen gjatë gjithë natës. Në mëngjes, krushqit me gjërat e pajës shëtisin nëpër fshat. Në rast se nusja është e pasur, dy krushq; nëse ajo ka pak pajë, një krushk. Të gjithë pajën (peshqirë, çarçafë, këmisha, pëlhurë etj.), i mban në sup krushku, ndërsa në kokë mban jastëkun. Një javë pas saj, detyrimisht të shtunën, është fejesa. Në shtëpinë e nuses mblidhen prindërit e dy të rinjve, dhëndri e nusja, ku shohin dhe njëri-tjetrin. Nuk ulen në tavolinë derisa nusja të puthë duart e të gjithëve, përfshi dhe dhëndrin. Bie dakord për ditën e dasmës.

 

Nusja rri në shtëpi deri ditën e dasmës

 

Ceremonia fillon të enjten, si në shtëpinë e dhëndrit, ashtu dhe të nuses.  Të premten është dita e ftesave për dasmë për krushqit e të afërmit, ftohen dhe të rinj. Ata zgjedhin "kryetarin" i cili mbanë në duar "gillgillin", një katruve druri me verë. I japin, së pari, një gllënjkë verë të zotit të shtëpisë. Më pas, rinia nga ana e dhëndrit shkon në shtëpinë e nuses, ndërsa ajo nga ana e nuses, në atë të dhëndrit, ku argëtohen e më pas shpërndahen. Në dasmën e nuses, të shtunën në mbrëmje shkon dhëndri me shokët e tij. Kërcejnë e argëtohen të gjithë, me përjashtim të dhëndrit e të nuses, që rrinë mënjanë.

Dasma tek dhëndri bëhet të dielën. Të dy anët kanë të ftuarit e tyre. Në rast se është verë a vjeshtë, zgjedhin një karrocë me kuaj dhe shkojnë të marrin kumbarin, në rast se është dimër, atëherë shkojnë me slita. Tani, në ceremoninë e dasmës, në plan të parë del kumbari. Pasi atë e kanë marrë nga shtëpia, shkojnë tek nusja. Krushqit ulen në një tavolinë bashkë me kumbarin. Kumbari me nënkumbarët, hyn në dhomën ku rri nusja me shoqet e saj. Kumbari e vesh nusen me kostumin (fustanin) e nusërisë, e një nga nënkumbarët këndon këngë. Kënga është melankolike, që e bën nusen të qajë, se ajo po ikën nga shtëpia e prindërve. Pasi është veshur nusja, sjellin dhëndrin, dhe në dhomë rrinë të rinjtë, bashkë me prindërit e nuses.

 

Dhëndri e nusja rrinë në gjunjë, e puthin duart e gjunjët e prindërve. Hyjnë ndërkohë miqtë e dhëndrit dhe i japin paratë sa për pajën e nuses. Kumbari me kumbarën marrin përdore çiftin, për të kërcyer së bashku. Pastaj çifti hyn në dhomë dhe ndahet me shtëpinë e nuses. Tani, babai ose vëllai i nuses e nxjerrin përdore. Dhëndri e nusja mbajnë në duar qirinj të ndezur. Para se çifti të kalojë pragun e të dalë në rrugë, nëna e nuses i bekon ata, duke u hedhur kokrra gruri, monedha e karamele. Kjo do të thotë, që jeta e tyre të jetë përherë e ëmbël, të kenë para e buka të mos u mungojë ndonjëherë në tavolinë. Para çiftit vendosin një shufër hekuri dhe e lagin me ujë. Kjo do të thotë që do të kapërcejnë së bashku të gjitha pengesat e vështirësitë.

Tek porta, para se nusja të hipë në karrocë, shoqet e saj kërkojnë paratë për nusen dhe i marrin ato. Nga këtu, çifti shkon në kishë, e nga aty në shtëpinë e dhëndrit. Tek dera, nëna dhe babai i dhëndrit takojnë çiftin dhe u japin dhurata, që t'i shohin të gjithë. Hyjnë në shtëpi, rinia çon kumbarët në shtëpinë e tyre dhe të afërmit shtrojnë tavolinat. Kur të gjithë të ftuarit janë mbledhur, shkohet e rimerret kumbara. Vjen ai, e të gjithë ulen në tavolina. Nusja me dhëndrin janë në një dhomë tjetër, me shokët e shoqet e tyre. Prindërit e dhëndrit i dhurojnë kumbarit dhuratat, ndërkohë që çifti qëndron para kumbarës me qirinj në duar. Nga mesnata, dilet në rrugë e kërcehet valle. Dhëndri e nusja, përmbysin dy kova të mbushura me ujë. Ai që e përmbys i pari do ta marrë dhe do të hyjë i pari në këtë shtëpi, e do të jetë kryetari i shtëpisë.

 

Argëtimi vazhdon deri në mëngjes. Të hënën në mëngjes çojnë kumbarën në shtëpi, e festojnë atje deri në drekë. Kthehen në shtëpinë e nuses, këndojnë e kërcejnë, e pastaj shkojnë tek dhëndri. Të martën (para-prapa), kushërinjtë më të afërt të dhëndrit, së bashku me dhëndrin e nusen ecin më këmbë nëpër fshat me muzikë, deri në shtëpinë e nuses, ku i presin të afërmit e saj. Dhe pritësit u japin dhurata çiftit.  Nusja këtë ditë është pa vello, me veshjen e dasmës, duke treguar se tashmë është grua e martuar. Rikthehet festa pastaj në shtëpinë e dhëndrit, ku çifti u ndan ëmbëlsira e japin dhurata. Këtu mbaron dasma. Më vonë, gjatë një muaj, nusja çdo mbrëmje duhet t'i lajë këmbët vjehrrit e vjehrrës, duke treguar se i respekton njerëzit e burrit. Dhe nëse dikush vjen në shtëpi, nusja e re duhet t'i puthë duart në respekt për të moshuarit.

 

_________

 

Si kanë mbijetuar shqiptarët e e Ukrainës!?

 

Nga Edison Myrteza

 

Shtëpite fillimisht qene ndertuar prej balte te pjekur, me pas u perdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale. Hyrja ne shtepi behet nepermejet dhomes se zjarrit, ne njeren ane qe dhoma e vogel e ndenjes dhe ne anen tjeter eshte dhoma e madhe e miqve. Ne keto shtepi gatuhet me oxhak. Shtepite fillimisht qene ndertuar prej balte te pjekur, me pas u perdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale. Hyrja ne shtepi behet nepermejet dhomes se zjarrit, ne njeren ane qe dhoma e vogel e ndenjes dhe ne anen tjeter eshte dhoma e madhe e miqve. Ne keto shtepi gatuhet me oxhak. Aty eshte furra,(kymbet) dhe prane saj minderi prej balte. Pjesa e brendeshme zbukurohet me qilima dekurative, dhomat kane mobilje druri. Kane dhe nje furre ne oborr te shtepise. Prane kater fshatrave ka nga nje kishe te cilat kryejne te gjitha rritet fetare sipas menyres se lindjes. Popullsia shqiptare e ketyre fshatrave i ruan traditat e veta, pasi ata kane folklorin gojor dhe koreografik. Grate thurrin qilima me motive shqiptare dhe perdorin zbukurimet prej argjenti me motive te vjetra. Vathet jane ne forme unaze dhe ruhen ne vite kostumet e hershme kombetare si dhe paftate brezit prej arghendi.

 

Pak histori

 

Shqiptaret e Ukraines fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatit Karakut u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusise. Ata kane nevoje per shqiptare, pasi nuk kane njeri tjeter pere t¡¯i mesuar gjuhen shqipe. Ne arkivin e tyre ruhen nje numer i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetesh qe kur kane ardhur ketu. Eshte per te ardhur keq deri me sot, pasi asnje dietar shqiptar i Istitutit te Kultures Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses. Nuk mund te kuptohet dot pse askush nuk ka qene i interesuar te takoje keta njerez, te vizitoje shtepite e tyre dhe te shohin si ata e rruajne me aq fantatizem tradicionalitetin e tyre shqiptar.

 

Problemet

 

Te gjithe kane dicka per te treguar, per kohen e veshtire qe kane kaluar qe kur kane mberritur ne keto zona, madje problemet duket se nuk jane mbaruar edhe tani qe kohet kane ndryshuar rrenjesisht. Jane te varfer. Kane nevoje per nderhyrje ne rriparimin e shtepive te tyre, per riparimin e kishave. Madje edhe uji i pijshem qe ata perorin eshte jashte kushteve higjeno-sanitare. Kerkojne ndihme. A e di dikush nga vendi yne se ka shqiptatare edhe ne Ukraine dhe a do te mund te ndihmohen keto familje?

Shqiptare te Ukraines
Shqiptare te Ukraines