| E hene, 05.09.2011, 05:59 PM |
ÇFARË IDENTITETI
Nga Drilon Komonaci
Kleri është përgjëgjësi kryesor
As nuk u hyjmë më shumë në hatër evro-perëndiomorëve pse jemi të krishterë, as nuk bëhemi më të pa dëshiruar pse jemi (pjesa tjetër) myslimanë.
Mos futni urrejtje ndër shqiptarë. Ngacmimet fetare janë më të rrezikshme se luftërat politke, se ato me Serbinë. Mos e ndalni rrugën që ka filluar. Pasojat i kanë të dukshme dhe të gatshme në mes veti shqiptarët, dhe nuk ka nevojë të kenë punë me të tjerët.
Klerikët janë përgjegjës për çdo eventualitet. Ata janë prijësit, komandantët dhe (disa prej tyre) katalizatorët kryesor. Ata po e shtien rininë shqiptare në zjarr, që të vetvritet. Ata donë të rifillojnë luftërat e kryqëzatave në Evropë, si në Mesjetë, në shek. XXI.
Identitet kombëtar apo fetar
Shqiptarë! Çka po dëshirojmë? Të kthehemi serish nën sundimin e Serbisë apo diçka të ngjshme? Çfarë identiteti dëshirojmë dhe kush janë ata ideologët e kësaj afere? Jo ata të huajt, po këta tonët? Çfarë tregojnë këto shenja (mjekëra – një shtupë, pantollanat e shkurtëra, kapelë si orientalistët; mbulesë te femrat me kokë, me duar e këmbë...), me u pasë frikë njerëzia. Si figura të shtihuara. Si njerëz që paraqesin rrezikun për kohën. Nuk donë të prekje përdore as me farë e fisin e anëtarët e familjes. Kështu “thotë feja”. Kah e sollën këtë fe të “bekuar”? këta do të na ruajnë moralin!? Zot ruana! Vërtët, “lëmë e dreqit” është bërë kjo shqiptari....!
Nuk ka kurrfarë arsye që të shahen figurat kombëtare, pavarësisht të cilit besim janë. Më shumë kujdes në këtë drejtim. Çohet karamani dhe i ofendon e gjë s’lë pa thënë për këtë e atë figurë kulturore, humanitare apo luftarake me besim të krishterë. Nuk vonon dhe çohet karamani prej komunitetit tjetër fetar, dhe nuk lë gjë më të keqe pa thënë për ata shqiptarët e besimit islamik: “...është dashur t’i lëmë e t’i vrasin
Religjioni në shkolla dhe shamia ide në kohë jo të duhur
Ne ende jemi në vështirësi për formimin e shtetit. Për mborjtje edhe më të pragut. Këta thërrasin për vellavrasje. Merre me mend! Një absurd! Një lëkundje ballansimi. Jo kler, që edukon e rehabiliton, por grenzë që pickon. Që shiton. Që ngulit dhëmbë dhe shqetëson. Dhe nuk jam kundër religjionit, edhe unë i takoj një besimi, por janë kohë kur bëhet një debalansë që do të kushtoj ndoshta shtrenjtë. Këtë e prit
“Liri e njeriut është, të mendosh çka do vetë, të flasësh si di vetë, të shkruash gjithashtu si do e di vetë, pa e cenua pa e cenuar të drejtën e tjetrit”. Dhe këtë liri në emër të demokracisë nuk duhet keqpërdorur askush.