| E hene, 05.09.2011, 04:01 PM |
 Demir KRASNIQI
Demir KRASNIQI
KËNGË PËR SMAIL SFARÇËN
N’ vitin nëntëqind e njëmbëdhjetë –
U lind trimi i vërtetë.
Ai Smail Sfarça n’ Nedakoc –
N’ krejt Vushtrrinë nuk kishte shoq !
N’ ato vuajtje t’ fëmijërisë ,
Në Maxhunaj të Vushtrrisë –
Shkollë fillore kreu n’ serbishte ,
Shkolla shqipe atëherë s’ kishte !
Kish prejardhjen prej Toplice ,
Kur në kohën e Muhaxherisë ,
Na i përzunë shkijet e Serbisë –
N’ Nedakoc erdhën ngatë  Vushtrrisë .
Disa vjet këtu  kanë   jetua ,
Nisen mbarë për të  punua ,
Por s’ i lanë rahat me rrënua –
Shumë zullumet  ua  kanë lëshua !...
Mbi  shqiptarët  bitevi –
Kriminelët serbo – sllavi ,
Bëjnë zullume  me fuqi  ,
Me i shpërngulë me dhunë n’ Turqi !
Këtij zullumi s’ mund  i qëndruan –
Shiten tokën e n’ Turqi shkuan !
Por n’ Turqi  s’ ishte  Xheneti –
Vuajtja , skamja e kiameti !...
Për mos me i hi  n’ hak familjes –
Lanë Turqinë - iu kthyen vendlindjes !
Ishin  terë me lëkurë e  koc –
Der’  sa  u kthyen në Nedakoc !
N’ Nedakoc , ku  qenë  përpara –
Nisi mirë t’ ju  prijë  e mbara !
Bashkë me forcat përparimtare –
Nisi punën atdhetare !
Pas Luftës së Dytë Botërore –
N’ aktivitete ideore ,
Ju rrek punës arsimore ,
Kontributeve kulturore ...
N’ kohën e okupimit gjermanë ,
Smail Sfarça  -  ai zemër gjanë ,
Me metodat ma taktike –
Zhvillon aktivitete politike !...
Në Maxhunaj dhe n’ këto katunde –
E emëruan Kryetar Komune !
Kryetar , ai , sa ka qëndroi –
Shumë për popull  kontribuoi !...
Ndihmoi popullin në punësim,
N’ rrugë të drejtë e n’ përparim ...
Krahas buke , krahas  kripe –
Kishte hap shumë shkolla shqipe !
Komunistët kur kanë fitua –
Prapë Smail Sfarçës i kanë afrua  ,
Si ka qenë – ta drejtojë punën ,
Në Maxhunaj  t’ udhëheqë Komunën !
Por do kushte ia kanë shtrua ,
Që këto Smaili s’i ka pranua –
Për me u bë  si qen me bisht ,
Vegël e pushtetit komunist !
- Qofshi t’ poshtër , ju komunistë ,
Se  nuk jam unë gjak i pistë !
S’i kam pas babë , as babagjysh ,
Që t’ punoj me f’tyrë t’ dyfishtë !
Smail Sfarça në kamë a çua –
Armën n’ krah e  paska shkua  ,
N’ Ballë Kombëtar me u bashkua ,
Shaban Polluzhës me i ndihmua !
N’ Ballë Kombëtar , sa u bashkua –
Luftëtarë , trim u  dallua –
Kundër bandave çetnike drazhiste ,
Partizane  e  komuniste  !...
Smail Sfarça , nip i Toplicës –
S’ iu nda  Ukshin Kovaçicës !
Deri n’ vdekje qëndroi si burrë –
Idealit s’ iu shmang kurrë !
Idealit patriotik –
Deri n’ fund i mbeti besnik !
Idealit kombëtar –
I shërbeu si luftëtar !
Në  vitin  dyzet  e shtatë ,
Kishin bërë një punë të gjatë ,
Një bunker e kanë ndërtua –
Armikut me i rezistua !
Në Vllahi kah  Mitrovica –
Ahmet Selaci e Ukshin Kovaçica  ,
N’ barrikadë  në  atë bunker ,
Për t’i shti armikut tmerr !
Por, shumë kohë nuk ka kalua –
Këtë bunker e kanë hetua  !
Komunistët  i kanë rrethua –
N’ atë bunker  ku janë  strehua !
N’ atë bunker ku bëjnë strehimin –
Bacë Ukshini  me djalë -  Hashimin,
Ahmet Selaci dhe Smail Sfarça ,
Që s’ duan shapka , as shajkaça !...
Komunistët janë mundua
Me metoda me i mashtrua –
T’ gjallë në dorë me ju dorëzua ,
Për me i vra e torturua !
Por ,  këta trima nuk mashtrohen –
Për t’ gjallë shkaut s’i  dorëzohen !
Ja kanë nisë me iu rezistua –
Me komunistë për  me luftua !
Luftë e rreptë këtu ka fillua ,
Heroikisht këtu kanë qëndrua !
Kanë vra shumë çetnikë drazhistë ,
Partizanë e komunistë !...
N’ luftë me çetnikët e Serbisë ,
Në bunker , n’ atë fshat t’ Vllahisë ,
T’ gjithë këta trima t’ shqiptarisë –
Ranë n’ altarin e lirisë !
Kur u vranë trimat kombëtarë –
Mori vesh Kosova mbarë !
Komunistët fort janë gëzua –
Ja kanë nisë krejt me festua !
Morën  trupat e pa jetë –
Po i shëtisin poshtë e përpjetë !
N’ Mitrovicë e në Vushtrri –
Njerëzit e vdekur i kanë shtri !
Mu në shesh n’ mjedis Vushtrrie –
Me i pa shkina , me i pa shkije ,
Se luftëtarët e Ballit Kombëtar ,
Asnjë ma nuk janë të gjallë !
Shesh me shesh i kishin qitë –
Si pikturat n’ ekspozitë !
N’ ekspozitë -  trimat shqiptarë ,
Porsi Krishti në Kalvarë !
Ndjeu  Vushtrria e Mitrovica –
U vranë  Hashim e Ukshin Kovaçica !
U vranë  Smail Sfarça  e Ahmet Selaci ,
Që  armiqve -  zemrat ua plasi !
Shih çka banë armiku i zi –
Varrosë trimat me tinëzi !
N’ oborr t’ pyjeve në Vushtrri –
N’ varr masiv i paskan shti !
N’ varr masiv ,  në atë oborr –
I varrosin 14 dëshmorë !
Këta dëshmorë t’ Ballit Kombëtar –
N ’ Lupç  e n’ Zogaj  ishin vrarë !
Pesëdhjetë e tetë  vite kanë kalua –
Varri masiv është zbulua  !
T’ gjithë ju shkuan  n’ rivarrime –
Si dëshmorë  iu  bënë   nderime !
Në Bletajë të Vushtrrisë –
Pushojnë trimat e lavdisë !
Luftëtarët e lirisë –
Pararojë e gjithë Shqipërisë !
Gjilan, më 01.09.2011.           Demir KRASNIQI
*****Rapsodia është thurë në bazë te të dhënave historike nga profesor Hilmi Saraçi.
KËNGË PËR UKSHIN KOVAÇICËN
N’ atë katund si mal me borë ,
Që e ka emrin Bajgorë –
U lind Ukshin Kovaçica ,
Që e njeh gjithë  Mitrovica .
Në Bajgorë ,  n’ atë shpi fshatare ,
N’ atë familje atdhetare ,
N’ kushte t’ rënda u rrit Ukshini –
Lum Kosova e  Dukagjini !...
N’ Kovaçicën  tonë kreshnike –
U rritë n’ frymën patriotike .
Në atë kullë t’ ngritur  prej guri –
U kalit si burrë prej burri .
N’ atë familje atdhetare –
Për mikpritje , traditë bujare ,
Me ide përparimtare ,
Për trimëri , mbrojtje kombëtare ...
N’ kullë prej guri -  mori frymëzime ,
Me krerë t’ vendit  bënte takime –
Vendin tonë se si  ta mbrojnë ,
Si armikut t’i rezistojnë ?!
Që kur erdhën aty gjerman’t –
E emëruan Komandant !
Komandant xhandarmërie –
Në Karaçë , n’ atë rreth Vushtrrie .
Në Gojbulë e në Sllatinë ,
Për gjithë fshatrat n’ atë rrethinë ,
U vu n’ mbrojtjen e shqiptarëve –
Për t’iu dhënë ndihma  gjithë fare !
Gjatë luftës partizano – komuniste –
Me gjuhë t’ pushkës, Ukshini fliste !
Në aradhet partizane –
Ish bashkua  trimi i kësaj ane .
Me aradhet çlirimtare –
Kundër forcave reaksionare !
Kundër forcave serbo – çetnike –
Mbi këto troje tona etnike !
Partizanët çetnikë – barbarë ,
Me qëndrim antishqiptarë –
Shpejt Ukshini i kishte kuptua
Dhe prej tyre ishte largua !
Mori armën e doli n’ male ,
Për të shtrenjtat ideale –
Iu bashkua forcave luftëtare
T’ rezistencës kombëtare !
Me këto forca -  Ukshin bacit,
Ju bashkua Ahmet Selaci !
Komandant i “Divizionit t’ Ibrit” –
Krah i fortë iu bë  ma t’ mirit !
N’ ato male t’ Mitrovicës ,
Bash te “Reka e Kovaçicës “ ,
Bash si n’ Lumë, ai Mahmut Daci –
Lufton n’ Shalë ,   Ahmet Selaci !
Ahmet Selaci , ai yll i shpresës –
Shumë luftoi der ‘  n’ fund të jetës ,
Kundër forcave armike ,
Komuniste serbo – çetnike !
Mbrojtën   Shalën e Mitrovicën ,
Bashkë me Ukshin Kovaçicën ,
Me Smail Sfarçën  dhe luftëtarë
T’ rezistencës kombëtare .
Në muajin Mars , Dyzet e Shtatë ,
Ukshin Kovaçica  me Ahmet Selacin ,
Me  shumë trima  dhe  Smail Sfarçën –
Nuk durojnë n’ këtë vend shajkaçën !
Në Cerajë dhe në Vllahi –
N’ një bunker t’ gjithë ishin hi ...
Në shumë fshatra t’ Mitrovicës –
Qëndrojnë trimat e Ukshin Kovaçicës !
Por një  ditë ishin zbulua –
N’ vend qëndrim , ku janë strehua !
Partizanët i kanë rrethua –
Kanë nisë trimat me rezistua  !
Si kala n’ bunker qëndrojnë ,
Si rrufe trimat luftojnë ,
Të pa epur rezistojnë ,
S’ munden  armiqtë t’i  pushkatojnë !
Fortë armiqtë po mundohen ,
Që t’i  bindin e t’ iu dorëzohen !
Por malësorët nuk mashtrohen ,
As të gjallë nuk ju dorëzohen !
Sepse trimat nga këto male –
Janë t’ pa thyeshëm n’ ideale !
S’ i tremb plumbi i armikut ,
S’ i trembë shpata e serb – çetnikut !
Kanë vendosë të rezistojnë –
Deri n’ vdekje të qëndrojnë !
Në  këtë luftë me shkaun e pistë –
Vranë çetnikë e komunist !...
Në këtë luftë  me këta  barbarë –
U vranë trimat -  luftëtarë !
Në atë luftë u vra Ukshini ,
Bashkë me te i biri Hashimi  ...
Ahmet Selaci e Smail Sfarça –
Nga  çetnikët me shajkaça !
Dhe shumë tjerë që s’ kanë pranua –
T’ gjallë n’ duar t’ shkieve me u dorëzua  !
Gjilan, më 01.09.2011.           Demir KRASNIQI
*****
Rapsodia është thurë në bazë te të dhënave historike nga profesor Hilmi Saraçi .