| E hene, 05.09.2011, 05:57 PM |
E Djathta Shqiptare hapëron e sigurtë drejt Shqipërisë Etnike
Nga Nue Oroshi
Ditë më parë shtëpia Botuese Lumbardhi me seli në Prizren nxorri nga shtypi librin „E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike“ (9) . Ky libër historik është fryt i sesionit të IX shkencor të mbatjur me 11 shtator 2010 në Kukës, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptar „Trojet e Arbrit“. Libri ka një volum prej 800 faqesh dhe ndahet në këto cikle: Kumtesa, Portrete dhe Vështrime shkencore, dhe, më pas vijnë kapitujt: Vlerësime, Materiale, Kritika dhe Recensione. Në këtë vepër enciklopedike të ndriqimit të historisë sonë kombëtare më studimet e tyre paraqiten 85 studiues nga të gjitha viset Etnike Shqiptare, Evropa, Amerika dhe Australia. Shënimi hyrës është shkruar nga Mr.sc.Nue Oroshi -me titull, Luma kreshnike, kjo krahinë qendrestare e Shqipërisë Etnike, ku ndër të tjera thuhet: „Nën organizimin e Shoqatës „Trojet e Arbrit“ të udhëhequr nga Prof. dr. Muhamet Shatri, më 11 shtator 2010, shtegtarët e Shqipërisë Etnike studiues, historianë, shkrimtarë, veprimtarë të çështjes kombëtare, nga të gjitha viset etnike shqiptare, Evropa dhe Amerika e largët, mësynë në qendrën e Lumës kreshnike, Kukësin. Duke respektuar këtë qëndresë heroike të Krahinës së Lumës Këshilli organizues i Shoqatës „Trojet e Arbrit“ në bashkëpunim me klubin Letrar “Anton Pashku” në Kukës, vendosi që Sesioni i nëntë shkencor me moton e „Djathta Shqiptare Drejtë Shqipërisë Etnike“, me temën bosht „Krahina e Lumës dhe viset e tjera shqiptare në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar 1878-
Shpesh ne kemi frikë nga nacionalizmi, jo vetëm si term, por edhe si përmbajtje, edhe si angazhim.Nacionalizmi është pjesë e lirisë. Nacionalizmi është alternativë jete që ka të bëjë me përpjekje për të qenë i lirë, që parasheh jetën e njeriut në atë vend që ia ka paracaktuar Zoti. Kurse shkrimtari Murteza-Xajë Nura në përshendetjen e tij thotë: Erdha me respekt e konsideratë të përshëndes Kukësin e Dritës. Erdha t’i shpreh mirënjohjen Kukësit të predhave shpëtimtare nëpër shtatin e Epopesë Legjendare të Koshares, emblemës së luftës së kuptimit "Ja liri -Ja vdekje!". Kjo konsideratë vëllazërore vjen se "gardhin e qelbur në detin e trazuar e hoqëm." Erdha ta përgëzoj me konsideratë të thellë Jatokun bujar me njërin nga burimet e ngurta të armatimit për përballje e përplasje me armikun mizor. Erdha t’i përshëndes rrënjet e traditës për mbijetesë, mitologjinë dhe ritualet e mbetur ndër shekuj si faktor i ndezur i identitetit kombëtar. Kukësi është nikoqir i denjë, dhe i besës, që t’i shkëputet barbaria e mizorit e pushtuesit. Për kolazhin dhe lavirintin e humbjes, në tokat virgjine iliro- shqiptare, të sakatosur në shpërthime të rritës s'kam çka t’i shtoi asaj, çka truri i mendjendriturve e ka sjellur dhe nxjerr nga laboratoret e qartësisë dhe të saktësisë. Vetëm mundem t’i dëshiroi sukses auditorit, me interes që ta mëson kujtesën historike për t'iu përcjell brezave, si punë misionare e përkryer, dhe se kjo detyrë e shejtë pashmangshëm i pret, që gjymtyrët e organizmit të atdheut, të janë në kornizë lumturie. Hisenik në këtë punë të mbarë, është edhe kjo votër e ndritshme. Kukësi historik me shumë përvojë në udhët e kohëve. Andaj ju dëshiroi shëndet e jetë derisa të jetoi përjetësia. Edhe në Kukës ndodhi jehona e kodifikimit të mendësisë dhe vetëdijes së artikuluar kombëtare e djathtizmit si orientim i domosdoshëm i rrjedhave historike shqiptare. Nderkaq luftetari dhe Majori Feriz Trezhnjeva tha: …Kam nderin dhe ndihem shumë i privilegjuar, që sot në mesin e akademikëve, profesorëve, veprimtarëve të palodhur për çështjen kombëtare, të cilët kanë ardhur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi, Çamëria si dhe nga diaspora, të përshëndes sesionin IX shkencor, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbrit”, të cilin po e mbajmë sot në qytetin e Kukësit. Sot për mua është një ditë e shënuar në jetën time, që si bashkëluftëtar i heronjve Agim Ramadani, Sali Çekaj, Tahir Sinani, që vi nga Malësia e Gjakovës (Tropoja) vendlindja e atdhetarëve, Bajram Curri, Mic Sokoli, Shpend Dragobia, Bilbil Breçani, si dhe bashkëluftëtar i 114 dëshmorëve, 340 invalidëve dhe 2560 luftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani“ nga të gjitha trojet shqiptare: Kosova, Çamëria, Shqipëria, Mali i Zi, Presheva si dhe nga mërgata, të cilët më 9 prill 1999, hoqën me luftë kufirin mes shqiptarëve në betejën e lavdishme të Koshares, kufi i cili ndante vëllezërit. Historia e një populli, shkruar në bazë të interesave individuale, krahinore apo politike, është histori e vyshkur, e infektuar dhe pavlerë, jashtë çdo interesi, sikur një trung që nga jashtë duket i fortë, ndërsa zemrën e ka zguranjë të mbushur me hedha të cilat vazhdimisht e brejnë deri në shpërbërje. Prandaj, ju te nderuar veprimtarë të kësaj shoqate, keni bërë një punë të shkëlqyer në prezantimin në 8-të sesione rresht të aktiviteteve luftarake dhe atdhetare nëpër gjitha viset shqiptare dhe diaspora, që asnjëherë nuk janë ndalur së punuari për çështjen kombëtare. Çështja kombëtare është e shenjtë, dhe të shenjtë janë të gjithë ata që kontribuojnë për të prezantuar denjësisht gjithë atë që atdhetarët, heronjtë dhe dëshmorët e të gjitha kohërave dhanë për kombin e atdheun. Duke përfunduar, ju uroj suksese në punën tuaj fisnike e frytdhënëse. Jam shumë i entuziazmuar që së shpejti do të filloni të trajtoni edhe Luftën e UÇK, UÇMB, UÇK-së, si ngjarje që ndërruan rrjedhat e historisë dhe e nxorën popullin tonë fitimtar.Në pjesën e parë të këtij libri, me titull, Kumtesa, Portrete dhe Vështrime shkëncore, është pjesa kryesore e librit ku paraqiten këta studiues me këto Thema: Librit i prin një studim i thukët i Prof. dr. Iljaz Rexha, me titull, Të dhëna onomastike dhe demografike për vendbanimet e Lumës sipas defterëve osmanë të viteve 1530 dhe 1571. Me pas vazhdon me këta autorë dhe këto tema: Prof. dr. Muhamet Shatri, Bashkimi dhe lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve etnike 1878-1881; Prof. ass. dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu, Shqiptarët e Italisë-dimensioni historik dhe kulturor; Gjon Frani Ivezaj, Smajl Martini Ivezaj i Grudës, princi i maleve kreshnike të Malësisë; Prof. dr. Jahja Drançolli, Kontributi i klerit katolik në Kongresin e Manastrit 1908; Prof. dr. Xheladin Shala, Pjesëmarrja e lumjanëve në lëvizjet dhe kryengritjet e 1908-1912; Preng S. Gjikola, Vështrim i përgjithshëm mbi historinë e Mirditës si pjesë e pandarë e kombit shqiptar; Ali Llunji, Ulqini me rrethina në rrjedhat e historisë; Prof.dr. Haki Kasumi-Krimet serbe në Lumë 1912-1913 sipas Leo Frendlich; Mr. sc. Nue Oroshi, Pjetër Çeli-Luka, komandant i Çetës së Fandit-luftëtar i denjë për pavarësi dhe bashkim kombëtar; Prof. dr. Izber Hoti, Kundërvënia e lumjanëve pushtuesve serbë 1918-1920; Prof. dr. Lush Culaj, Arqipeshkvi Mjeda në kujtimet e intelektualit Pashk Kçira; Naim Bazaj, Ramë Beka me bashkëluftëtarë në mbrojtje të trojeve etnike; Gjon Marku, Mirdita vatër e qëndresës popullore shqiptare; Gani Zagragja-Dhuna serbe ndaj disa familjeve muhaxhire në anën e Istogut (1918-1928); Nazif Dokle, Rreth veprimtarisë patriotike të teqeve të Kukësit; Cenë Desku-Siçeva qerdhe e nacionalizmës shqiptare; MA.Esilda Luku, Mbi veprimtarinë politike dhe atdhetare te Imzot Luigj Bumçit në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)"; Mr. sc. Gjon Berisha, Niman Ferizi-një jetë në shërbim të lirisë dhe të arsimit; Qerim Rexhaj-Nak Berisha, trimi që luftoi pushtimin serb deri në vdekje; Adem Geca-Kajë Galë Selmanja-gruaja që s’u përserit për tre breza në gjithë kombin shqiptar; Hasan Llapi, Prejardhja dhe qendresa atdhetare e vëllazërisë Llapi nga Istogu nëpër shekuj; Hasan Gjonbalaj -Koha e Shqipnisë në krahinën e Plavës dhe të Gucisë; Prof.dr. Muharrem Dezhgiu, Nacionalistët matjanë në rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore, Prof.dr. Shefki Sejdiu, Kontributi i kuadrove lumjane në administrimin dhe në arsimimin e Kosovës 1941-1951; Fadil Javori, Lufta e Pllaçicës 21 nëntor 1944; Fazli Hajrizi, Ago Agaj (“Kosovari nga Vlora”) personalitet i shquar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare; Bedri Qejku, Qëndresa antikomuniste në Lusën (shtator 1944); Dr.Fejzullah Gjabri, Dëshmi për Masakrën e Tivarit; Mr.sc. Besim Morina -Qëndresa shqiptare në Lubeniq dhe rrethinë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore; Mr.sc.Nuridin Ahmeti -Masakra e Tivarit në kujtesën e disa opojanëve; Rrustem Rugova -Rugovasit në mbrojtje të kufijvë etnikë; Mr.sc. Bedri Muhadri, Ibër Qosi (1904-1946), veprimtar dhe hero i kombit; Mr.sc. Jetish Kadishani, Hasan Jashar-Hoti-bashkëluftëtar besnik i Shaban Palluzhës; Mr.sc.Parim Kosova -Mbrojtja dinjitoze e komandantit Fuad Osman Dibra nga burgu i Prizrenit; Mr.sc. Mehmet Gjoshaj, Aksioni për mbledhjen e armëve në Kosovë më 1956, terror i organizuar shtetëror ndaj shqiptarëve; Avni Bilalli -Aksioni për mbledhjen e armëve në Mitrovicë dhe rrethinë pas vitit 1945; Faik Krasniqi-Zhilivoda-Burgjet në shtëpi private në rrethin e Vushtrrisë pas ripushtimit jugosllav të Kosovës më 1945; Ramë Thaçi -Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare në Podgur, Pejë e Rugovë; Behram Hoti -Kujtesa historike e Drenicës për profesor Ymer Berishën; Prof.dr. Mehmet Rukiqi, Kontributi i pajtimtarëve për të Djathtën shqiptare,Frrok Kristaj- Profesorë Anton Qeta Një jetë në Shërbim të kombitë,Emin Fazlia,Prenk Gruda –atdhetar, arsimdashës dhe luftëtar i Shqipërisë Etnike; Talat Pllana, Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar në Mitrovicë e rrethinë dhe veprimtari Hajrullah Halili; Ali Daci -Osman Rastoderi, ushtar i pavdekshëm i Shqipërisë Etnike; Prof.dr. Riza Sadiku, Kontributi i organizatave politike në SHBA, në afirmimin e Shqipërisë Etnike, Selman Etemi -Dëshmori i kombit Tahir Lush Berisha; Abdullah Miloti-Qemal Draçini, martir i demokracisë; Prof. dr Sabile Keçmezi-Basha, Omer Çerkezi dhe qëndresa e tij për çështjen kombëtare; Prof.dr. Shefqet Hoxha, Rreth figurës patriotike dhe antikomuniste të Miftar Spahisë; Mentor Quku, Shkrimtari nacionalist Zef Staku, i burgosur dhe i persekutuar nga regjimi komunist; Mr. sc. Bedri Tahiri, Vesel Galica-atdhetar dhe mentar i shquar; Tomë Mrijaj, Historia e vërtetë e parashutistit kundër-komunist Alush Leshanaku (1913 - 1950); Prof. dr. Iljaz Metaj, Përpjekja e Hysen Tërpezës për ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri; Fatbardha Mulleti-Saraçi, Dënimet kolektive gjatë diktaturës në Shqipni."; Willy Kamsi, Nji etnograf i përndjekun, Atë Gjon Karma; S.J.,Daniel Gazulli, Tre vëllaznit Gazulli nën rrasën e harresës; Anton Benusi, Desidenti Gjon (Lin) Kamsi; Daniel Gazulli, Atyne askush nuk ua çoi një kunorë; Sadik Bicaj, Sylë Vrella-gjysmë shekulli në shërbim të popullit; Mikel Gojani, Zef Gojani, mësues dhe atdhetar; Frank Shkreli, Arshi Pipa, simbol i të djathtës shqiptare; Lulzim Hajdari -Patrioti Antidikaturë i Krahinës së Lumës –Havzi Nela; Mr.sc.Sadri Rexhepi-Ahmet Demolli, mësues e veprimtar i LNDSH-së; Zef Sulejmani, Komunizmi dhe çështja shqiptare; Isuf Bajraktari Mirashi, Roli i Shkollës Shqipe në Suedi për mbrojtjen e gjuhës dhe të identitetit kombëtar; Gjet Doda-1997 - vit i mbrapshtë për Shqipërinë; Aleksandër Ndoja -Mirdita aktuale në fokusin e brezave të më vonshëm; Agron Shabani -Të dhëna mbi historinë e përgjithshme të ideve politike dhe filozofike mbi bashkimin shtetëror dhe kombëtar të një vendi dhe populli; Pjetër Marku, Muzeu Historik- me një rikonceptim bashkëkohor; Enver Boletini, Vështrim arkeologjik i trevës së Podgurit; Hasan Llapi, Etnogjeneza dhe lufta patriotike e familjes Llapi nga Istogu nëpër shekuj.
Ndërkaqë në kapitullin tjetër, Vlerësime, paraqiten këto tema: Akademik, prof. dr. Mark Krasniqi, Kontribut i mirë për ndriçimin e përpjekjeve për të realizuar të drejtën tonë historike dhe etnike të bashkimit kombëtar; Murteza-Xajë Nura, Refleksi i dritës, Xhemal Meçi, Përkujtohet 100 – vjetori i Betejës së Kaçanikut heroik 1910 – 2010.
Në pjesën tjetër Materiale, -studiuesi Hysen Azemi, paraqitet me temën, Dokumente arkivore për veprimtarinë atdhetare të Sali Ramës nga fshati Bogë e Rugovës. Kurse tek Kritika dhe Recensione: Willy Kamsi, Dy fjalë për veprën e Mentor Qukut kushtue dom Ndre Mjedës; Tomë Mrijaj, “Lidhja Kosovare” e Prof. Dr. Riza Sadikut, një vepër e munguar në historiografinë shqiptare të luftës për liri dhe pavarësi; Mr.sc.Adem Murati -Një Libër Shkencor ndryshe për të burgosurit politikë shqiptarë; Piro (Mark) Tase -Në kërkim të faktit historik (Me Edith Durhamin “Në Tokën e Shqiponjave”); Musa Nikçi -Vepra e Ali Dacit “Shtigjet e përgjakura” dëshmi e qartë e përpjekjeve për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar,Rexhep Kastrati,Disa aspekte metodologjike dhe tipologjike të kumtesave të serisë së tetë të sesionit shkencor mbi të Djathtën shqiptare; kurse Prend Buzhala paraqitet me temën, Homazh kulturor për Jetish Kadishanin.Libri përmbyllet me fjalën përmbyllëse të paraqitur nga Prof. as. dr. Shefqet Hoxha.