Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhelal Ferizi: Ta gëzoni pamvarsinë

| E shtune, 16.02.2008, 04:43 PM |


Ta gëzoni pamvarsinë

Nga Xhelal Ferizi

Ta gëzoni pamvarsinë
sa të ket jetë dielli e hana
Ta gëzoni të shtrejtë lirinë
e sovrane t'jetoj dardana

Mos harroni ato flijime
as martir e as dëshmorë
Që jan ra për kosovën trime
që luftuan në shi e n'borë

Mos harroni ata luftarë
as viktima e dhunime
mbani atdhe o ju shqiptarë
sa t'ket toka zjarrë e vlime

Ah punoni me djersë të ballit
e mos rrini varfanjak
as n 'varfri as n' pikë të hallit
punë e nderë t' ju vlojnë në gjak

kahdo nxitni ju n'sektore
punen në vlim porsi vullkane
e në lavdi toka arbnore
ti gzoj diell e at dritë hane

U qoftë per hajr prej mergimtarit
te gjthve ju e shtrejt pamvarsia
prej ma te voglit djep t' shqiptarit
deri te vjetri plak me thija

E gzofshi ne shekuj por me mend
e me vlera e unitet
me flamur e fjalë n'kuvend
të lirë e të lumtur qofshi n'jetë

Mos ju shkelt këmba e tradhtarit
mos ju shkelt ma kurr armiku
mos u pjekshi në ves t'bizarit
nderi u rrnoftë porsi qeliku

E mos paqit kurr vllavrasje
as ndasi me klane e fe
as krahinore ndoj perplasje
paqit fat me qiell e dhe.