| E enjte, 01.09.2011, 08:58 PM |
NUK PAT RRUGË TJETËR
-Kushtuar: “…Gjakftoftit”, Naser Shatri –
(E shkruar dhe e kënduar në Tiranë, 1993)
As n’mërgim, pa babë e nanë,
UDB-ja , rahat nuk t’lanë.
Naser Shatrin, me shpi n’Tamoc,
Milicia e thrret n’Istog.
Katër ditë e provokojnë,
Që shqiptarët t’i spiunojnë!
Baboviç, Ty, t’thafshin krahët,
Qysh me i ra Naserit shplakë,
Me ja sha shqiptarit nanën,
Me armë tande, ta ban gjamën,
Mbrenda në zyrën e Milicisë,
Gjasht herë rrjesht alltija krisë!
N’kambë asht çue,rrept’
Vijnë avjonat përmbi shpija,
E kërkojne në bjeshkë e vrri,
Si gjylpanën nëpër hi,
Rrethim t’fortë në t’katër anë,
Naser Shatrin gjallë me e zanë.
…!
Terrorist , e shpallë
Interpoli në gjurmët e Tija,
Shkruejnë gazetat nëpër Botë,
Për Naserin shumë gjakftoftë,
E n’Europe një fjalë ka dalë,
Nuk ka burg që e mban atë djalë.
Than në Zvicërr e Gjermani,
Ku i provuen aftësitë e Tij,
Naser Shatri një fjalë ka thanë:
– Nuk luftova për me lan namë!
Nuk jam nisë për me rrit veten,
Pasha Zotën,-nuk pat rrugë tjetër!
./.
Shenim: Kënga është kënduar nga treshja e rapsodeve të Kuksit, Dida-Çela-Kovaçi- dhe është e perfshirë në librin “Fjala mbi tel…”,i autorit Zeqir Lushaj,(në faqen 26 ).