| E merkure, 31.08.2011, 08:04 PM |
NË 13-VJETORIN E RËNIES HEROIKE TË ISMET JASHARIT, “KOMANDANT KUMANOVA” DHE KATËR BASHKËLUFTËTARËVE TË TIJ
U PËRKUJTUAN DËSHMORËT E BRIGADËS, 121 ISMET JASHARI-KUMANOVA
Nga Milazim KADRIU
Në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në fshatin Kleçkë, në 13-vjetorin e rënies heroike të Ismet Jasharit, “Komandant Kumanova” dhe katër bashkëluftëtarëve të tij u mbajt manifestim tematik përkujtimor. Ismet Jashari u lind me 16 prill 1967 ne Orizare. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm ne Kumanovë. Si gjimnazist nis te merrem me aktivitet patriotik dhe shpejt bie ne sy te pushtetit te atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismeti shkollimin do ta vazhdon ne gjimnazin "Skënderbeu" ne Presheve. Gjate kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror, për çka detyrohet qe ne gusht te vitit 1988 te migron ne Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shume shoke te tjerë te idealit. Në kohën e regjimit komunist shume shqiptare ishin te përndjekur, te burgosur, te torturuar madje edhe te likuiduar. Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptare do te detyron popullatën ne Kosove e gjeti te organizohet ne lufte te armatosur kundër regjimit te satrapit Millosheviq. Në diasporë, nëpër shumë tubime, demonstrata e ndeja nëpër oda Ismeti do të shprehet : " LIRIA E NJË POPULLI FITOHET VETËM DHE VETËM ME GJAK". Këtë dëshire dhe ideal do ta bëj realitetit. Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të bëjë që shumë djem e vajza të radhiten nën emblemën e kësaj ushtrie të lavdishme. Ndër ta ishte edhe Ismet Jashari, djalë i ri dhe shumë modest që me veprën e tij do t'ia ngritë lavdinë familjes, Orizares, UÇK-së dhe do të bëhet krenaria e Kombit. U thotë lamtumirë të gjithëve me radhë : gruas, vajzave, farefisit, shokëve dhe miqve, të gjithëve që i donte dhe e donin duke iu përgjigjur thirrjes "ATDHEU NE RREZIK - VENDLINDJA THERRET" niset për në tokën arbërore dhe radhitet ndër të parët e luftëtareve të lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pas pjesëmarrjes në shumë beteja të zhvilluara të UÇK-së kundër forcave të okupatorit më 25 gusht në një aksion të guximshëm duke luftuar ballë për ballë me kriminelet serb bie dëshmor për të mbetur YLL I PASHUAR I LIRISË. Falë gjakut që derdhën Ismeti dhe mijëra dëshmor e martirë të tjerë të kombit, sot Kosova gëzon Lirinë e Pavarësinë. ISMET JASHARI me 25 gusht 2009 shpallet Hero i Kosovës. Ismet Jashari e deshi më shumë lirinë se jetën, e deshi më shumë atdheun se veten, ai bëri shumë për të gjithë ne. Ne gjithmonë do ta nderojmë atë. Më 24 dhe 25 gusht të vitit 1998, duke luftuar përballë forcave ushtarake dhe policore serbe kanë rënë në vendin e quajtur “Bajraku” të fshati Luzhnicë, Ismet Jashari, “Komandant Kumanova” dhe bashkëluftëtarët e tij: Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, Habib Zogaj dhe Gani Kastrati. Sot në përkujtim të këtyre dëshmorëve, me ç’ rast përkujtohen edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, Ismet Jashari, radhëve të luftëtarëve të lirisë, që morën pjesë në luftë për çlirimin e Kosovës, u mungojnë edhe nëntë bashkëluftëtarë, të cilët po mbahen padrejtësisht të arrestuar nga “drejtësia” e EULEX-it, e cila i akuzon për gjoja krime lufte kundër policëve dhe eprorëve serbë, në pranverë të vitit 1999.