Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Vepër e rallë për falsifikimet e historiografisë serbe

| E diele, 28.08.2011, 07:59 PM |


Vepër e rallë për falsifikimet e historiografisë serbe

 

Prof. dr. Skënder Rizaj: Falsifikimet e historiogrfisë serbe -The falsifications of Serbian historiography- Prishtinë

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Studius i lartë shkencor dhe kombëtar

 

Prof. Dr. Skënder Rizaj është njëri nder studiuesit më të dalluar të historisë sonë kombëtare . Kontributi i tij në fushën e shkëncave të  historiografisë është  mjaft i madh. Ai shkroi shumë punime,studime dhe vepra shkencore  me vlerë të veçantë për historinë tonë kombëtare . Në këtë fushë shquhet vepra “Falsifikimet e historiografisë serbe “- The falsifications of Serbian historiography”- një vepër e rrallë e këtij lloji  (e përkthyer në gjuhën angleze) që bënë fjalë  për falsifikimet e historiografisë serbe . Ai me këtë vepër ka hudhë poshtë falsifikimet që janë bërë  në historiogafinë sërbe , prej kohërave më të hershme deri në ditët e sotme  . Kjo ka qenë  një nevojë,  obligim moral dhe patriotik i kaherhëm ynë, për historinë tonë kombëtare dhe për opinionin e gjerë. Vepra është e përkthyer enkas  në gjuhën angleze, prandaj kjo  ka një rëndësi të dyfishtë për shkëncat e historisë tonë kombëtare dhe për njohjen e opinionit të  gjerë me këto falsifikime  

Prof. dr. Rizaj është  njohës dhe  ekspert i dalluar, jo vetëm i historisë sonë kombëtare, por një  studius i mirëfilltë, i standardit të lartë  shkencor dhe kombëtar..Herët, me vite të tera, filloi të punojë në fushën e historiografisë dhe të  gjurmojë, nëpër arkivat e njohura botërore, duke vjelur materjal të rrallë të periudhave të ndryshme historike …

 

Pellazget, autoktonia dhe territoret shqiptare

 

Vepra fillon me një pasqyrë të shkurtër të shtetësisë  pellazge-ilire -shqiptare  gjatë shekujve, për të hyrë në sqarimin shkencor të  pëllazgët, ilirët dhe shqiptarët, shtrija  e tyre  që nga Azia ,  emertimi, fiset , principatat, jeta , trashegëmia dhe kultura shpirtërore e zhvillimit nëpër periudhat e kohës. Etimologjinë e emrit pellazg , dr. Rizaj e nxjerr nga “njerëzit që  u krijuan dhe jetuan në dete “ ( në pellgje) d.m.th .”njerës të pellgjeve , të lumenjeve  , të liqenjëve , të deteve  dhe të oqeanëve”…

Duke bërë fjalë për origjinën e shqiptarëve,siq dëshmojnë shkencat multidiciplinore,  shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të ”pellazgjëve hyjnorë “dhe si të këtillë janë autokton që nga kohët më të lashta,  ku jetojnë sot e kësaj dite  në trojet e tyre: në Shqipëri, në Kosovë , në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi, në Greqi e gjetiu- sqaron Autori. Ai pastaj bënë fjalë për institucionet fetare  dhe shtetërore të shqiptarëve, formimin e tyre  “në zemrën e Ilirikut”, ku sipas traditës shekullore u krijuan edhe institucionet e para fetare , shtetërore , principatat , mbretritë  me karakter  të vjetër kombëtar-ilir, por me emër të ri : alban,-arbër, shqiptar. Ai në këtë rast përmend mbretëritë (shtetet), princët (principatat)  të cilët janë me prejardhje shqiptare. Stevan Dushani, mbret dhe perandor i Rrasisë (1331-1355) ishte me të vërtetë mbret i Shqipërisë (rex Albanias)- thotë autori dhe sqaron edhe për shumë të tjerë sundimtarë (princër) të kohës  me prejardhje shqiptare,  të falsifikuar nga historiografia serbe. Ai pastaj do të ndalet në përsonalitetet e njohura historike që nga Skënderbeu e më herët, origjinën , preardhjen dhe luftën e tyre për dominim dhë sundim  në trojet ballkanike , në vëçanti.

Për kuptimin gjeografik të Albanisë , dr. Rizaj ndalet sidomos në  kuptimin e emrit  Albania , shtrirjen që  nga teritori i Duklës , më sakët në Zetë  (Mali i  Zi i sotëm ), duke përfshirë  gjithë bregdetin, Lezhën, Tivarin, Budvën dhe Kotorrin (Inpartibus Albanniea sen Zenthe 1426). Pjesa më e madhe  e shqiptarëve  pa marrë parasysh përkatësinë fetare  (ortodoksët, katalikët, myslimanët, patarenët (bogomilët), laramanët (kriptokatalikët), të nxitur nga  ndjenja  kombëtare , nga dashuria ndaj atdheut , u bënë si një  dhe luftuan heroikisht për kombin dhe shtetin kombëtar shqiptar me Skënderbeun në krye .Shteti kombetar shqiptar i Skënderbeut- sqaron autori më tutje , përfshinte  pjesën më të madhe  të trevave  kombëtare shqiptare . Ai shtrihej nga malet Prindua dhe Janina  dhe deri në Kotorr, nga Adriatiku e deri në Ohër, Dibër, Prizren e Gjakovë . Peja  dhe Kosova  në kuptimin e ngushtë të fjalës  ( me Vuçitrinë, Novoberrdë, Prishtinë  etj.) kishin mbetur jashtë kufijve   të shtetit shqiptar kombëtar të Skënderbeut., për të shpieguar arsyen pse kishin mbetur jasht këtyre kufujve dhe për të bërë fjalë për formimin ( krijimin) e  sangjaqëve me sundimtarët e tyre .

 

Në asnjë dokument nuk ka shënime për egzistimin  e serbëve në këto troje

 

Duke bërë fjalë për banorët e pronave  të Manastirit të Deqanit, Manastirit të   Graqanicës, Patrikanën e Pejës  etj.  prona këto që shtriheshin në një teritor shumë të gjerë , siq tregon ” bulla e artë”  e mbretit StefanDeçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe vlleh dhe në asnjë dokument  nuk ka shenime për egzistimin e serbëve në këto treva . Kështu kuptojmë –shton autori  se popullata e Kosovës së sotme  dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava , Stefan Deqani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj. që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë ( fis pellazgë-ilir:tri –ballë= tri ballët e maleve që  ndodhen  në luginën e Moravës së Madhe- pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë ( shqiptarë të sllavizuar dhe të islamizuar)-sqaron Autori., për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastirët e ktij ambijenti gjeografik si institucione të shenjta fetare  të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë…

Dr. Skënder Rizaj flet për kuptimin gjeografik dhe administrative të emrit Kosovë që hyn në histori pas Betejës së parë të Kosovës (1389) e zhvilluar në  Albani, në rrëzë të malit Albanik, në luginën e lumit Alb, Lab , Llab në përëndim të qytetit  të lashtë xehetar metalurgjik Kosova. Prej kësaj kohe për këtë pjesë të Ballkanit kuptimi  gjeografik Albani  zëvëndësohet me emrin Kosovë –sqaron autori dhe tregon administrimin osman, shekulli XV-XIV me sangjaqët e saja. Ai pastaj ndalet se si ilirët mbizotëronin në gjithë Gadishullin Ballkanik , prandaj në shekullin XIV kur osmanlinjët u nisen në këto anë , në luftën e Kosovës  e gjithë popullsia e ballkanit quhej në burimet osmane  popullsi shqiptare (Bytyn Rumeli Halkina  da  “Arnavud” dediler)- thotë autori

 

Coptimi i Kosovës dhe historia çoroditëse pansllaviste

 

Vend të veçantë në këtë vepër zën  kaptina : Coptimi i Kosovës. Dr. Rizaj gjerë e gjatë paraqet të gjitha përpjekjet që janë bërë për coptimin e Kosovës , duke filluar nga Kongresi i Berlinit (1878) , Konferenca e Ambasadorëve  në Londër (1912-1913), Konferenca e paqës në Pariz (1946)  etj. dhe për padrejtësitë që janë bërë në këtë fushë për kombin shqiptarë

Historiografija  pansllaviste  serbe  për të përfituar opinionin ndërkombëtar për të drejtat serbe  mbi Kosovën bëri falsifikime të mdha historiografike-thotë dr. Rizaj, për të sqaruar në hollësi se “ kishat dhe manastirët serbe  në Kosovë , Beteja e Kosovës  ndërmjet serbëve dhe turqëve  (1389), dyndja e madhe  serbe  nga Kosova  në krye me  Arsenije III Çarnejeviq (1690)”, paraqesin falsifikimet të paskruptulla të historiografisë serbe , për gjoja se ato ishin “zemra, shpirti dhe djepi i serbëve” në Kosovë– sqaron dr. Rizaj, për të argumentuar  të dhënat se kishat dhe manastirët serbe (e Graqanicës, e Deqanit , e Pejës etj.) ishin të shqiptarëve dhe  citon një letër që kishte marrë nga një prift serb i cili i kishte shkruar se dokumentet në greqishten e vjetër (burime bizantine ) vertetojnë këto të dhëna të dr. Skënder Rizës se kishat e përmendura ishin të shqiptarëve  dhe popullata e kësaj ane janë shqiptarë 

Dr. Rizaj përmend se si edhe pansllavisti i madh, prof. Vaso Çubrilloviç s’ka mundur ta fshehë të vërtetën historike kur në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XIX ndër të tjera kishte shkruar: Viset e Prokuplës, Kurshumlisë, Leskovcit e deri te Nishi quheshin “Arnavutllëku i Toplicës”

 

Themelues dhe përhapës të krishterizmit burimor  ishin ilirët e qytetruar

 

Pastaj autori do të flasë për skizmatizmin (lexo : sllavizimi  dhe islamizimi i shqiptarëve) në këto troje, duke shpieguar me të dhëna numerike  vendbanimet , kishat , fshatrat dhe qytetet që ishin skizmatizuar, sjelljen dhe veprimtarinë e tyre. Kështu, më 1670, arqipeshkvi i Shkupit –sqaron autori, i ankohet Konngregacionit (Papatit) se shqiptarët katolik më shumë  po vuajnë  nga skizmatikët e Patrikanës së Pejës sesa  nga vetë  “turqit” (pagando alpatriarsha  di Pech una  notable pacunia all’anno). Kjo është aq e rrezikshme, sepse katalikët në fund të fundit, do të kalojnë  të gjithë në  skizmë-shpiegon prof. Rizaj. Ai pastaj flet për kuptimin kishtar  të emrave  : shqiptar, serb dhe grek, krijimin e gjuhës kishtare  si dhe për nocionin : “Kosova  Jerusalem, shpirt dhe djep i serbëve “, për të hudhur posht pohimet e tyre (serbe) se këto nuk qëndrojnë , nuk dispunojnë asnjë dëshmi, sepse  thotë autori gjykuar sipas burimeve  historike  edhe profeti Jesui (Krishti) si dhe apostujtë e tij ishin ilir të Azisë. Pra themelues dhe përhapës  i krishtenizmit burimor ishin ilirët e qytetruar, e jo sllavët barbarë, e serbët, të cilët janë një konglemerat ( nga vllehët, sllavët,turqit e ilirët-shqiptarët)-thotë dr Rizaj….

Dr. Rizaj pastaj sqaron në detaje për Betejën e Kosovës  ndërmjet serbëve dhe turqëve  dhe për deformimin e karakterit të betejës si dhe për”dynjen e madhe të serbëve  nga Kosova në krye me  Arsenije Çarnojeviç (1690)”. Kjo dyndje kursesi nuk mund të quhet “dyndje e madhe serbe  nga Kosova, por “ Dyndje  e popullatës  së krishterë  nga Ballkani-sqaron dr. Rizaj  .

Disa “shkencëtarë” të vërfër nga pikëpamja e diturisë  dhe të vërbuar nga  shovenizmi me rastin  e kremtimit të 600 vjetorit të  Betejës së Kosovës  këtë ngjarje e shpiegojnë si luftë me karakter ndërkombëtar. Kjo betejë –thotë autori kishte karakter fetar, ideologjik, sepse në atë kohë  u zhvillua një luftë  vendimtare  për mbizotërim mbi krishtërizmin i cili ishte në rënjë e sipër. Autori sqaron shumë ngjarje të kësaj periudhe me të dhënë shkencore dhe hudh poshtë falsifikimet  e historiografëve serb..

Në fund të veprës dr. Rizaj bashkangjet shkrime, letra, foto dhe  dokumente origjinale të  periudhave historike të nxjerra nga arkivat botërore    argumentojnë të dhënat për falsifikimet e historiografisë serbe …