E enjte, 29.07.2021, 11:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Bedri Tahiri: Libёr me vlera shumёdimensionale

E diele, 21.08.2011, 10:29 AM


LIBЁR ME VLERA SHUMЁDIMENSIONALE

 

(Skёnder Sadri Kapiti, MORALOKRACIA, SMS, Prishtinё, 2011)

 

Nga Bedri Tahiri

 

Vepra “Moralokracia” ёshtё njё libёr filozofik, universal, pёrnga tematika e moralit, e shkruar nga njё personalitet erudit, ku mjeshtёrisht ndёrthuren dijet dhe krijimi mbi fenё, moralin, sociologjinё, psikologjinё, historinё etj. Ёshtё njё studim, gjykim, analizё dhe krijimtari e thellё mbi sistemet filozofike, ku mё shumё spikat origjinaliteti i autorit nё tёrё kapitujt e tij, nga tё cilёt unё do tё veçoja ato mbi fenё dhe kapitullin e fundit mbi konceptet. Por, pavarёsisht kёsaj qё thashё mё sipёr, autori me modesti gjithçka, nё komunikim mё mua dhe me tё tjerёt, ia dedikon pёrvojёs dhe trashёgimisё njerёzore, ku ai pёrveç mendimtarёve, filozofёve e dijetarёve, njё respekt shumё tё madh shpreh pёr pёrkthyesit e talentuar shqiptarё, tё cilёt japin dhe bёjnё tё mundur tё njohim, dijet, eksperiencёn, arritjet dhe, ata,  pёr autorin janё ndёrlidhёsit qё bёjnё tё mundur komunikimin global nё tё gjithё lemenjtё e jetёs nё tё mirё e ndihmё tё edukimit, shkencёs e filozofisё shqiptare, duke na dhёnё mundёsi qё tё mёsojmё duke studjuar dhe nxitur pёr tё krijuar.

Metoda qё pёrdor autori pёrfshin sistemin filozofik tё krahasimit dialektikёs dhe kritikёs, por mbi tё gjitha mbёshtet, gjykon dhe bazohet duke u nisur nga kёndvёshtrimi fetar i librave tё shenjtё. Libri i Skёnder Kapitit ёshtё njё libёr filozofik qё nё qendёr ka moralin, tё cilin autori e trajton nё tё gjitha etapat historike, gradualisht nё rritje, ringritje e ripёrtёritje nga njёra epokё nё tjetrёn. Morali pёr tё pёrben qendrёn e gravitetit rreth tё cilit vёrtitёn tё gjitha aspketet e tjera shoqёrore tё jetёs njerёzore, aq sa, çdo largim e devijim prej tij dhe fesё (pasi autori thotё se morali pa fe nuk ёshtё mё moral) e çon individin dhe shoqёrinё nё krizё tё çdo lloji, nё regres, rёnie, shthurje e fatkeqёsi, pse jo dhe nё humbje e tragjedi.  Pёr autorin ajo qё nuk ka moral bie dhe humbet me siguri, sepse nuk ёshtё e vёrtetё dhe e drejtё, gjё tё cilёn ai e argumenton pёr çdo sistem politiko- shoqёror, duke pёrfshirё dhe rotacionin demokratik tё pushtetit nё sistemin modern tё liberaldemokracisё.

Mё gjer, mё saktё dhe mё intersant pёr lexuesin do ta bёjё studimi i kёtij libri prej tyre si njё libёr me vlera shumёdimensionale. Nё botimin e kёtij libri unё konstatoj se idetё e Skёnderit janё tё hershme, madje qё nё rininё e tij. Nё takim me tё, qё nga viti 1992 e nё vazhdim, vura re se ai i kishte tё akumuluara idetё e librit. Nё Shqipёrinё komuniste, si vend atesit dhe siç mё ka thёn autori partia, komunizmi e marsksizmi sundonin mbi gjithçka, komunizmi pёrpiqej tё zhdukte dhe tё mohonte fenё, sepse kёrkonte tё behej vetё e tillё, ai fenё po quante opium pёr popullin, por ai vetё ishte opium, njё helmatisje e ndёrgjegjjes sё popullit, komunizmi mohonte drejtёsinё, pronёn, lirinё dhe tё vёrtetёn, mirёpo feja dhe morali janё vetё e vёrteta, e drejta, liria, jeta, puna dhe prona e fituar prej saj, pra komunizmi mbeti vetё amoraliteti.

Mirёpo, mёnyra se si rrodhёn ngjarjet nё Shqipёri, veçanёrisht, por edhe nё disa vende tё lindjes, pёrgjithёsisht, pёrsёri tek Skёnderi konstatova se çfarё po bёhej nё demokracitё tarnzitore. Pёrsёri rrёnime, betejё e shfrenuar pёr pushtet, grabitje pasurish e pronash, me ligj e pa ligj, abuzivizёm, manipulim e mashtrim me vullnetin e popullit. Ai  mё thoshte se kjo ёshtё njё demokraci jodemokratike si njё zёvendёsim i komunizmit pa moral me demokracinё pa moral.

Autori i librit “Moralokracia” komunizmin pa moral e quan joliri, ndёrsa demokracinё pa moral e quan korrupsion. Ai  nё rininё e tij fshehurazi kishte lexuar librat e shenjtё dhe filozofёt, veçanёrisht Kantin, dhe ajo qё ka ndikuar nё formimin  e personalitetit tё tij ishte pikёrisht  morali fetar dhe mёsimet e Kur’anit, tё cilin e vlerёsonte si tё pёrsosur moralisht. Ndёrsa, nё biseda, mё fliste edhe  pёr sistemin filozofik tё Kantit qё e quante truri i Iluminizmit dhe ishte dakord me mendimin e filozofisё bashkёkёhore se pa Kantin nuk mund tё besh filozofi dhe se filozofia e tij ёshtё e vlefshme pёr çdo kohё.

Skёnderi pёrmes shkrimeve tё veta na i sejll ndёrmend tё gjitha epokat historike, sistemet politiko- shoqёrore tё shoqёrisё njerёzore. Dhe, atё qё e sheh si tё pёrbashkёt, ёshtё se tё gjitha sistemet, tributё, fisnikёritё, mbretёritё e perandoritё e botёs janё tronditur dhe kanё rёnё nga padrejtёsitё dhe padrejtёsia pёr tё tё çon nё krizё morali, korrupsioni qё degradon nё rёnie dhe mjerim dhe qё tё ngrihet dhe pёrmirёsohet shoqёria kёrkohet ripёrtёritja e moralit, fesё dhe reformim, pra kёrkohet sundim i moralit qё tё ngajllet shpresa pёr prosperitet, lumturi, siguri dhe paqe, prandaj dhe librin e ka titulluar ”Moralokracia”.

Nё mbyllje, karakterin universal tё kёtil libri e vёrteton mё sё miri studimi prej tij nё detaje tё filozofisё sё vjetёr indiane, persiane, kineze, greke dhe sidomos tё drejtёn romake, kristiane, islame, feudale, angleze, amerikane, franceze, socialiste, Rilindjen, Iluminizmin etj. Pёrshtypje tё veçantё mё ka lёnё koncepti i fundit mbi universalizmin pozitiv.Shpresoj shumё se, ashtu sikurse libri i parё i tij “Njeriu filozof, etik e politik dhe Moralmaterializmi”, i cili u promovua nё mёnyrё madhёshtore, mё 13 qershor 2011, nё Pallatin e Kulturёs “Aleksandёr Moisiu” tё Durrёsit, edhe libri “Moralokracia”, me lёndёn e larmishme e interesante, me stilin pёrvetёsues e argumentues, me frazёn e gjatё,  tё pёrzgjedhur, tё latuar e tё pёrpunuar mjaft bukur e me gjuhёn e pastёr prej njё puristi e tё begatё edhe me neologjizma, do t’i kёtё lexuesit e vet tё shumtё, kuptohet, kryesisht nga bota intelektuale dhe atё nga ata qё zotёrojnё njё shkallё tё lartё tё intelegjenciesё. Kur ata do ta lexojnё, do ta vlerёsojnё e do ta japin gjykimin pёr  veprёn, mbase ky imi do tё jetё i  mangёt.

 

Prishtinё,  maj  2011

Bedri TAHIRI

Profesor, publicist e shkrimtar



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora