| E diele, 21.08.2011, 07:16 AM |
Presioni dhe kërcënimi i deputetit të Partisë së Drejtësisë Amir Ahmeti duket se ka pasur edhe rezultatet e tij. Ahmeti kishte kërcënuar me largim nga koalicioni qeverisës nëse deputetet nuk mbështetin propozim amendamentin e Partisë së Drejtësisë që lënda fetare dhe morale dhe nxënëset me shami të vijojnë lirshëm mësimin.
Sipas gazetës “Koha Ditore”, e cila ka siguruar dhe propozim amendamentin e mbështetur nga 27 deputetë, thuhet se PD ka arritur të këtë mbështetjen e shumicës së grupeve parlamentare për të bërë ndryshime ligjore, në mënyrë që vajzat e mbuluara të vijojnë pa problem mësimin edhe nëse mbartin shami.
Gazeta shkruan se pjesë e kësaj do të jetë edhe futja e Edukatës Fetare dhe Morale në korrikulumin e arsimit fillor, ndërkaq gazeta ka siguruar edhe dy propozim amendamentet e PD-së, që janë modifikimi i nenit 3 dhe paragrafit 7 të arsimit parauniversitar.