| E shtune, 20.08.2011, 02:40 PM |
Zyrtarët pakistanezë thonë se numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në xhaminë e Pakistanit, ka arritur në 51.
Zyrtari i qeverisë lokale, Khalid Mumtaz Kundi, i tha AFP-së se nga njoftimet e fundit është konfimuar se 121 persona janë plagosur.
Shpërthimi thuhet se erdhi nga një sulmues vetëvrasës, në kohën kur besimtarët ishin tubuar për faljen e Xhumasë.
Zëdhënësi i talibanëve, i cili e identifikoi veten si Mohamed Talha, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në emër të grupit militant “Tehreek-e-Taliban Pakistan”.
"Ne jemi duke luftuar kundër tyre dhe nëse dikush dëshiron të luftojë me ne, do ta ketë fatin e njëjtë", tha ai.