Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Ernest Koliqit

| E merkure, 17.08.2011, 08:00 PM |


Halit Bogaj

 

ERNEST KOLIQIT

 

Me rastin  e 70 Vjetorit të dërgimit të 300 arsimtarëve në Kosovë ,kur ai ishte ministër i arsimit në Shqipëri

 

Një shkodran patriot

E kujton Kosova sot

Si fanar i diturisë

I dha Dritë Dardanisë

 

2

Me vullnet të pa parë

Na dërgonte arsimtarë

Nga Tirana n’Dardani

Kishte nisur një ushtri

 

3

Një ushtri për mësim

Që të bënim përparim

Mrekullia kishte ngjarë

Ne mësonim për shkrimtarë

 

4

Për Naimin dhe të tjerë

Që kanë hyrë në çdo derë

Në çdo derë e shtëpi

Në Kosovë Shqipëri

 

5

Në atë kohë të Italisë

Ishin ditët e lirisë

Se Kosova përsëri

Ishte bërë Shqipëri