| E diele, 14.08.2011, 01:00 PM |
Vështrim
Nëna Treze në poezinë bashkëkohore shqipe
/Anton Nikë Berisha njëri ndër më kompetët për veprimtarinë e Nënës Tereze/
Nga Kadri Mani
Dhe Nëna Treze ka hequr nga koka shaminë
E tund, i tremb ogurët nga bijtë, nga Arbëria
Krymba kryezezë fshikon nga mëndafshi i bardhë
Në dy gishtër ngulur qielli, flamuri, fëmija
Kohë e ndërkryer, Kosova është bukë e bardhë...
(Azem Shkreli, Motiv me Kosovë (f. 5)
Ky është libri më i ri i studiusit tonë, Anton Nikë Berisha, pas disa librash studimorë për shënjtëreshën tonë Nobeliste për Paqe:
Anton Nikë Berisha: “Thelbësorja e besimit dhe e lutjeve të Nënës Tereze”, Studim, Prishtinë, 2005.
Anton Nikë Berisha: “Nëna Treze: Jeta është vetë jeta e Zotit në ne”, risshtinë, 1007.
Anton Nikë Berisha: “Errësira dhe vuajtja shpirtërore e Nënës Tereze përligjje e hirit të Hyjit dhe hyjnimit të saj”, Prishtinë, 2008.
Anton Nikë Berisha: “Shën Pali dhe Nënë Tereza”, Prishtinë, 2009.
Anton Nikë Berisha: “Ujëvarë drite në zemër-Katërdhjetë pamje të hirit hyjnor të Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Tereze”, Tiranë, 2009.
Anton Nikë Berisha (Zgjedhjen, shqipërimin nga italishtja dhe parathënien): “Lutja është zëri i Zotit në thellësinëe zemrës”, Prishtinë, 2011.
Për nga volumi, mund të ketë edhe të tjerë, se bota është e madhe dhe ne nuk munnd ta dimë, por përnga cilësia, teksti biralnt, deri më sot Prof. Anton Nikë Berisha s’ka konkurent!
Në librin në shqyrtim, autori ka përfshirë një mori potësh bashkëkohorë, siç thesohet edhe në titull.
I
RRËNJËT E FRYMËZIMIT POETIK
Çëshja e parë- shkruan autori- që shtrohet ë kyre të këti studimi është: ku janë rrënjët që Agneze – Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze u bë objekt frymëzimi dhe trajtimi poetik në një varg veprash letrare të shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë në nënyrë të veçantë të poetëve? Cilat janë arsyet që poetët tanë e qajtën Nënën Tereze “rreze drite e Zotit”, “Me emrin tënd n’gojë nisemi në kremte”, “Ti je emri ynë që ndrit” /Në Qiell/ E në Tokë”, “Medalja në gjoks, diell të kuq në ballë”, “Mëshirën e shpirtit na shtrove nënkresë”, “Zemrën pa rezë”, “Flakën e mirësisë ndër shpirtra e ndeze”, “ Në hyjnore plot dritë”, “Medaljon ari me ndjesë”.
Çësjtja e dytë- shkruan aturori-: cilat forma poetike u përdorën dhe për ç’arsye poetët tanë në krijesat ertistike kushtuar asaj përdën disa nga shprehjet – figurat, krahasimet dhe metaforat më të rralla e më zgjedhura, për t’u bërë kështu, siç do të thoshte Heiderggeri, “bari të fjalëve”, duke e përjetësuar atë përmes mesazhit poetik. (f. 11-12)
II
Trajtimi poetik i figurës së Nënës Tereze nga poetët tanë lidhet para së gjithash me dashurinë e saj të jashtëzakonshme për Hyjin dhe birin e Tij, Krishtin, dhe me dashurinë – flijimin e pashembullt që tregoi ajo për njeriun. Nëna ishte e vetëdijshme që, siç thekson papa Benedikti XVI, J. Ratzinger, “Mirësia mund të vijë vetëm nga Ai, i cili edhe vetë është mirësia, e mira; ndërsa filozofi Bergson thoshte: “Zoti është vetë Dashunia dhe se Dashunia asht pra Jetë e fuqizueme në shkallën ma t’eprën.
Në këtë rrjedhë them se Nëna Tereze me jetën dhe me veprimet e veta konkrete e përligji parimin e qenësishëm, siç thuhet në Letrën e parë të Gjonit: Nëse duam njëri-tjetrin, Hyji mbetet në ne dhe dashuaria e tij në ne është e përkryer. Me këtë gjë e dimë se mbetemi në Të dhe Ai në ne: na e ka dhuruar Shpirtin e vet (...) Hyji është dashuri, dhe, kush mbetet në dashuri, mbetet në Hyjin dhe Hyji mbetet në të” (1Gjn 4, 11-16)
Kjo dashuri e dyfishtë dhe e pandarë – për Hyjin dhe për njeriun – nëpërmjet Nënës Tereze dhe veprës së saj u bart tek poetët tanë dhe ata e shndërruan atë në fjalën poetike, në strkturën gjuhësore artistike, që shpreh shpirtin dhe dashurinëe tyre. Ky lartësim i tyre shpirtëror lidhet me faktin, siç thotë Edgar Allan Poe, “... dashuria – ajo e vërtea, hyjnorja dashuri – qiellorja, në dallim me dashurinë tokësore – është në mënyrë të padiskutueshme më e kulluara dhe më e vërteta e të gjitha subjekteve poetike. Këtë gjë e kushtëzon para se gjithash fakti se “Bukuria është i vetmi lëmë i përligjur krijues i poezisë” dhe se “një poezi e meriton vlerësimin e saj aq sa ajo arrinë ta ngacmojë emocionalisht shpirtin, djke e lartësuar atë”.
Pra, poetët tanë e zbatuan parimin e qenësishëm: kush e krijon artin mbetet – shndërrohet në të, njësohet me dashurinë e dyfishtë: të tyre dhe të atyre që u kushtohet. Meqenëse arti i mirëfilltë shtegton nëpër qindvjetsha e mijëvjeçarë, atëherë edhe ky njësim dhe kjo dashuri arrinë atë cilësi, bëhen të përjetshme. Poeti nuk është oazë e vetëmisë, që vepron vetëm për veten, por qenie shoqërore. Edhe pse “i burgosur” i vetvrullshëm, “i sosjes së jetës së vet” për të krijuar artin – për vete e për të tjerët – ai merr e jep në mjedisin ku jeton e vepron (ose dhe më gjerë), ndikon dhe ndikohet, është bartës i projektit të jetës së vet tek të tjerët, por edhe rojektues i jetës së të tjerëve në vete e tij. Kështu, pjesë të botës së tij të brendshme barten (përmes veprës poetike dhe ndikimit të saj) tek bota e të tjerëve, siç ndodh që bota e të tjerëve, përmes artit, bartet dhe bëhet pjesë e pandashme e tij. Kjo ngjet nga fakti se poetët njësohen me tekstin e tyre poetik, që është fryt i shpirtit dhe i imagjinatës së tyre. (21-23)
Përmendoren e fjalës ruajmë n’gjit t’yllëzuar
për Gonxhen tonë vetull shekulli kurorë...
(Hasan Hasani, Nënë e lindur thellë ndër yje, f. 35)
III
GJERËSI DHE THELLËSI E SHQIPTIMIT POPETIK
Në procesin e vështrimit të figurës së Nënës Tereze poetët tanë “gërmuan” veçanërisht në pasurinë e saj shpirtërore, në qenësinë e veprës që na la trashëgim si “muzë mirësie” (Timo Floko). Për këtë dëshmon dhe kjo tablo përmbledhëse dhe e papërsëritshme poetike.
Është një këngë
Këndohet në të gjitha gjuhët.
(Haxhi Vokshi, Është një këngë...)
*
Në shkretirë
Gjuhë duke u pagëzuar.
(Demush Zefi, Vetëm emër)
*
Nuk dallove ngjyrë, gjuhë as racë.
Dallimet për ty kjenë pasuni e
Krijimtarisë së Zotit.
(Atë Pashko Gojçaj, Sytë e shenjtëneshës)
*
Të bardhë e të zi
I pe në një emër.
(Frrok Kristaj, Në zemrast tona je...)
*
E bardhë është bota që ka një nënë
një Nënë të Shenjtë si Nënën Tereze.
E shikova fytyrën e ndritur të saj
Në murin e dhomës sime të vogël.
Ajo bënte dritë.
Mora frymë me buzëqeshjen e saj plot rreze e dashuri...
(Gani Xhafolli, Emri i Nënës...)
*
Nënë e nënave
Që flakron
Mbi terrin e pafund të botës.
(Din Mehmeti, Çerdhja e diellit)
*
Drurët dhe shkurret sot të thërrasin nënë
Trolli ynë nën hije prej teje merr dritën
Njomëzakëve buzë vdekjes ua ktheve rritën
Dhe qielli i atdheut Ty të ka yll e hënë!
(Kadri Osmani, Nënë Tereza e Shqipërisë)
*
Jeksaj nane që a pasqyra
E mirësisë së t’madhit Zot.
(Atë Kolë . Berisha, I tubë lule nanës)
*
Ti, Dhuratë e Zotit
kudo mbolle dashuri e paqe
(Shaban Vishaj)
*
Forcën tënde e ushqeu Hyu
dashurisë t’i japësh krah...
(Jakup Ceraja, Nënë Tereza)
*
Zemra jote, det i dashurisë,
Jeta jote falur për të pashpresë.
Hyji i vetëmohimit, muzë e mirësisë,
Madhështi e thjeshtë... Nëna jonë Terezë.
(Timo Flloko, prekje e shenjtë)
*
“Ti na tregove rrugën e dashurisë”
(Ilias Stana)
*
“bërtimë dashurie – rrezatim jete”
(Sazan Goliku)
*
Ngjaje aq e imët, aq e brishtë
Sikur gjoksi yt t’ishte kristal
Po n’atë gjoks digjej zemra e prushtë
Edhe sot dashuri një bote i falë.
(Klara Kodra, Nënë Terezës)
*
Hijet ti kthen në jetë
Ua qet në tryezë zemrën.
(Gani Bytyçi, Motër e dritës)
*
e ke mbatë
këthellësinë
e kuptimit
të rrezeve hyjnore;
agape – ngrohtësi...
(Atë Vinçenc Malaj, E dij mirë)
*
Fjala jote
farë luleje mjekuese
shpërthyer mbi mjerimin
si bima n’shkëmb!...
Rruga jote
qeparis dhembëshurie
puhi zefiri
npër kopshte jete.
(Don Luigj Pergjokaj, Erë Jugu)
*
Dhe zbrite nga qiejt,
me veshje pëllumbash.
Me krah e sy shqiponje.
Si Zoja e Shkodrës.
(Koli J. Dano, Nënë Tereza)
*
Duket çdo herë
E sapo zbritur nga Qielli...
(Konstandin Dhamo, Nënë Teeza)
*
Përulem para teje,
pambarimisht...
duke bëlbëzuar këngën e njerut...
(Vojsava Nelo, E dashur Nënë Tereza)
*
Unë
i cili
as stuhisë s’i përkulem
para teje
në dy gjunjë ulem.
Mirko Gashi, Nëna Terezë)
*
Deshi Zoti ta përsëritë Krishtin
dhe zgjodhi një grua...
(Visar Zhiti, Elegjia ime)
*
Ajo në çdo qenie sheh një Krisht t’kunguar.
(Enver Gjerqeku, Nëna Tereza)
*
E ndjej
pathyeshmërinë
tek ia fal
Birit të Hyjit
shikimin,
dëshirat
ëndrrat
secilën pikë të gjakut;
duke i rrahur zenmra
tek prarohej
hirit të Tij.
(Shefqet Rexhepi, Tek shtreson kaltërinë...)
*
Si dritë e shenjtë përmbi fytyrë
çili buzëqeshjen engjëllore..
(Iljaz Bobaj, Ardhja e Nënë Terezës...)
*
Hedh çdo natë në qiell
yje
me ngjyra...
(Agim Deva, Fishekzare mirësie)
*
Ti e rishpike zjarrin përsëri,
Zjarr ëndrrash mirësie,
Për t’i bërë njerëzit më njerëz...
Promethe i ri!
(Hysen Kobellari, Zoti është brenda nesh)
*
Po si Dielli rrezeartë
Që tërë Botën e ndriçon,
Zemra jote ashtu e zjartë...
(Argeta Geci, Nënës së mirë)
*
ndez yllin në terrin mijëvjeçar e ik
e bie kaq qiell i pafund i syrit tim
në trëndaflin e bardhë të ujit
mes shuplakash në lutje për fluturën në qiri
e pluhuri i shenjtë i purpur i së premtës
në një pikë gjaku nga juhu Yt-Im
të gjethojë pemë e vjetër e djegur
ky trung ulliri tremijë vjeç në kafkë
ky kandil i shpirtit mbi pafundësinë
kaq sa shkrihet kaq pëertrihet nga flaka e vet
e agon aty ku kokrrën e lidh kalliri im
besimi të bëhet flutur nga duhia e etjes
gonxhja e syrit nga çel në dritare
ja pse është e gjallë drita
pse piqet molla nga kaltrina
(Nexhat Halimi, Nëna)
*
Nëna që me ag të shekullit
me fjalë shpirti në buzë
dëbon shpirtrat e ligë
nga trupi.
(Ramadan Musliu, Shpirti i gjallë)
*
Plagët që shërove,
Klithmat, rënkimet
E njerëzve në mjerim
Që porsi Krishti
Mbi shtatin tën i more.
(Vladimir Toroveci, Në gjurmët e dashurisë)
*
Me dhembjen njerëzore
E kudondodhur pranë.
(Ahmet Mehmeti, Nënë Tereza)
*
Trembej dhimbja në duart e tua
sëmundja zbehej, qeshte fatziu.
(Kolë Jakova, Ngushëllim e shpresë)
*
E preke kështu dorën e fëmijës së mekur,
Ai shikoi sytë tu dhe i buzëqeshi jetës,
Zogut të mirësisë nga prekte me flatër qiellin.
E preke lulen e vyshkur e ajo lulëzoi prapë.
E preke të verbërin de ai ndjeu dritën nga çel
Brenda e jashtë shpirtit tënd të shenjtë...
(Naime Beqiraj, Në vend të uratës)
*
“vjedhur jetën
që e pate pranë meje në një sofër.
(Ibrahim Kadriu, Mirësi)
*
Përherë e zhytur në ndotjen e njerëzisë
Dke prehë shpirtrat n’kolovajzë të kohës!
(Hasan Hasani, Nënë e lindur thellë...)
*
Bredhacak i mirësisë isha
Kur Majën kërkoja
Në Malin e Frymës
Të vë një kandil për nënat
Planetin të mbështjell
Me Shallin e Nënës Terezë.
(Ali Podrimja, Nënat)
*
Loti i padukshëm Ty do të rrëfejë,
Dhembjet e Jtës me ty i dertojmë
ëndrrimet më të bukura Ty do të t’i blatojmë,
shqetësimet e kokëdhembjet e kohës me ty i ndajmë.
ti ke lindur që të qeniezohesh në qenien e së cilit njeri.
(Pren Buzhala, Në Yjësinë Tënde të Dashurisë)
*
Lutej dhe bëhej vetë
Lutje
Kur më duhet frymë e pastër
Si zemra Jote
Shkoj në Krujë të Kastriotëve
E i thërras Gjergjit
Kur më duhet një yll
E të gjej
Në bebëza të shkru,nuara
Të rruzullimit
Me emrin Tënd
Nënë
Me lutjen tënde
Bie e zgjohem
Dardan.
(Jeton Kelmendi, Tani jeton me engjëj)
*
Bëre lutjen e mbrëmjes
e shpirti ndriti.
(Fatmire Duraku, Nëna e madhe...)
*
Lutjet e përshpirtshme
tërë botës shtegtojnë.
(Avdi Shala, Zemra e saj)
IV
NËNA TREZE PËRBALLË ATDHEUT
Në brigjet e Vardarit,
në agun e prillit,
çeli një gonxhe
në pipin e trëndafilit.
Nga malet e Sharrit
një puhi e lehtë
lules së kuqe
ia këputi një fletë.
Fleta erëkëndshme
ngrit drejt qiellit
dhe u shndërrua në rreze
të ngrohta të diellit:
Gonxhe Bojaxhi – në Nënën Tereze.
(Mark Krasniqi, Lulja e truallit tonë)
*
Malli për Atdheun
Të dogji në shpirt,
Më mirë vonë se kurrë
U ktheve një ditë.
(Adile Baleta, Nënë Tereza)
*
Gonxhe në tokë gonxhe në qiell,
petale e përjetshme drite
në trëndafiklin e gjakut tënd Alb.
(Ferrik Ferraj, Lumturimi)
*
Ndize për ne një qiri
Në yllin që mund të kesh më pranë
Që të davaritet sado pak errësira
Ku përpëlitemi si zgoj të zënë në lak.
(Anton Papleka, Lutje Nënë Terezës)
*
Një pikë e vetme dhe e bardhë trupi zbret dhe thotë,
Erdha për ju.
Shandanët i shuan në gjak dhe i ndez prapë,
Dhe pëllumbat për herë të parë u ngjasin dy duarve
të saj në fluturim...
Po ngroh dhe po ngre lart dritën dheut,
Gonxhja e vogël.
(Natasha Lako, britja e Nënë Terezës...)
Dhe në përfundim të këtij vështrimi, seç m’u kujtua poeti preshevar, Mexhid Mehmeti, apologjet i korrupsionit (dhe ja nuk qenka këtu, mbase për shkaqe të religjinot!?- por ama, dorën në zemër, nuk e kam dëgjuar që ta ketë përgojuar, sikur: Abdi Baleta, Hydajet Hyseni, Qerim Pllana...); i cili pati thënë:
-E po, kush është ai i cli rri nën pemë e nuk i ha pikat!?
-Pika që s’të bie! Ata i kanë prerë krej pemët!
Edhe mua pika që s’më bie!- që jashtë konekstit po e jap magjistralin tim nga vep. e cit.:
MAGJISTRALI
Nënë hirmadhe krijesë hosish pranvere
Është gonxhe nga Kalaja e Qytetit-Muze
Nënë-motër nderi, për kësollëtarë një rreze
Afsh lulesh amshimi, jo kurrë gallabere
Jehonë shekullore mikpritjesh shqiptare
O Hyjni tokësore dashuria tërheqëse!
Nerv-shtanë e pashtershme e shëlbuese
Ëmbëlsi fjalësh nurbardha jonë krenare
Tutje në histori shihet një gocë syrrushe
Ecejaket nuk ndalen me forcë imanente
Rend pas varfanjakësh nëpër kontinente
Erdhi rrotull botës figura jar - hirushe
Zemër e devotshme Ti rrugës paqes u nise
Erzë shpirti kombëtar, atdheun qëndise!