Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi

| E diele, 14.08.2011, 11:59 AM |


U SHËNUA 17 VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT TË KOMBIT, HASAN RAMADANI

 

PUSHKA E HASAN RAMADANIT ISHTE PUSHKË KUSHTRIMI

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në rrugëtimin e Kosovës për liri ,shumë nga veprimtarët dhe nga ata që e deshën lirinë dhe atdheun më shumë edhe se vetë jetën, iu bashkuan përjetësisë. Ata lanë prapa veprën e madhe të bërjes së lirisë me gjakun e vet. Ata lanë prapa nderimin dhe shokët që të rrëfejnë për bëmat në rrugën e gjatë të lirisë".në mesin e tyre ishte edhe dëshmori I kombit Hasan Ramadani. Në 17 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Hasan Ramadani që ra në mbrojtje të pragut të shtëpisë, u bënë homazhe tek vendi i rënies dhe varri i dëshmorit në Albanik  të Besianës. Merrnin pjesë familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të luftës së UÇK-së, bashkëluftëtar të dëshmorit, e shumë qytetar tjerë. Të pranishmit në këtë përkujtim evokuan kujtime për jetën dhe veprën e  Hasan Ramadanit. Në kohën kur popullit tonë i kanosej rrezikimi I zhbërjes fizike të servuara nga planet famëkeqe të Akademisë serbe, atëherë shkrepi pushka e heroit  Hasan Ramadani, i cili u vu në mbrojtje të së drejtës legjitime të popullit për Liri e Pavarësi. 17 vite më parë në një luftë të pabarabartë me forcat policore e ushtarake të Serbisë Hasan Ramadani  bëri luftën në kullën e tij. Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi dhe e cila pati jehonë të madhe edhe për qarqet ndërkombëtare në kohën kur në Kosovë po thuajse shqipja mezi po frymonte nga robëria dhe pushtimi klasik i Serbisë. Hasani që në rini kishte nisur rrugën e tij të drejtë duke qenë anëtarë i lëvizjes dhe organizator i demonstrative të vitit 1981. Në vitin 1984 Hasani dënohet për veprimtari bashkë me shokët e tij. Edhe pas daljes nga burgu ai vazhdoi veprimtarinë e tij duke u bërë më vonë anëtar i Çetës së Llapit i cili njëherësh pas rënies së Ali Ajetit udhëhoqi këtë çetë. Hasani është njëri ndër ata dëshmorë të parë që veproi sikur Oso Kuka në Vranin,veproi sikur Tahir Meha në Prekaz e shumë trima tjerë shqiptarë anekënd trojeve të okupuara shqiptare duke iu bërë të ditur pushtuesve se shqipja donë liri dhe dinë të luftojë për vatan. Hasani e kishte të qartë rrugën që kishte nisur dhe nga duhet shkuar ngase këtë rrugë më parë ia kishin trasuar Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Nuhi Berisha, Rexhep Mala e shumë atdhetarë të tjerë që u flijuan për lirinë e Kosovës dhe popullit të saj.

 

Ideologu dhe simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, duke folur në 17-vjetorin  e rënies së dëshmorit Hasan Ramadani, i ka kritikuar institucionet e Kosovës, të cilat ende nuk ia kanë dhënë çmimin Hero i Kosovës, këtij dëshmori. Në tubimin që u mbajt në Albanik të Besianës, pikërisht në vendin e rënies heroike të dëshmorit Hasan Ramadani, Demaçi ka thënë se institucionet urgjentisht duhet ta dekorojnë këtë dëshmorë i cili ishte simbol i luftës së shqiptarëve për liri. “Kur të gjithë mendonin se nuk bëhet luftë me Serbinë, Hasan Ramadani ia ktheu pushkën okupatorit dhe dëshmoi se Kosova ende ka burra që luftojnë dhe vdesin për liri”, tha Demaçi. Në shënimin e 17 vjetorit të rënies së dëshmorit, Hasan Ramadani, në fshatin e tij të lindjes, u mblodhën dhe bënë homazhe  familjarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë, veteranë të UÇK-së dhe qytetarët të shumtë liridashës nga Llapi e më gjerë.