Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Muharrem Sfarqa: Mërgimtarët i mbeten besnikë Kosovës

| E merkure, 10.08.2011, 08:00 PM |


Nga Pritja e Delegacionit të Degës së LDK-së të Gjermanisë në Prishtinë

 

Nga vizita e përfaqësuesëve të Degës së LDK  të Gjermanisë në Kosovë

 

Mërgimtarët i mbeten besnikë  Kosovës

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Veprimtarët e LDK-së, nga Gjermania  të cilët gjenden për pushime  në Kosovë, të prirë nga kryetari i degës Qazim Bajgoraliu, kane zhvilluar një varg takimesh me strukturat  e LDK-së  dhe udhëheqësit e saj, duke  mos i lënë anash as vizitat nderuese e përkujtuese për  figurat më  eminente të Kosovës  dhe heronjëve e dëshmorëve të kombit por edhe veprimtarëve të saj te cilët jan ndarë nga jeta.

Fillimisht, siç është bërë tashmë dhe traditë,  ata kanë vizituar varrin e Presidentit historik të Kosovës,  Dr. Ibrahim Rugova   pastaj dhe bustin e Fehmi Aganit,  ku kanë vendosur buqeta lulesh  të freskëta,  duke shprehur mirënjohjen e përjetshme ndaj tyre dhe vizionit  për liri, pavarësi e demokraci, vizion ky që solli dhe Kosovën, aty ku është sot, shtet i lirë e i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht.

Veprimtarët e mërgatës shqiptare të Degës së LDK të Gjermanisë i bënë një vizitë edhe selisë së tyre në Prishtinë ku u pritën nga kryetari i saj, Dr. Isa Mustafa si dhe nënkryetari,  Dr. Sabri Hamiti.

 Kryetari Mustafa, delegacionin e  Degës së LDK për  Gjermani e njoftoi mbi ecuritë aktuale në këtë subjekt i cili pandalshëm po shkon drejtë strukturimit dhe profilizimit të saj. Duke folur për  kthimin e anëtarësisë, si në rastin e Degës së LDK-së  të Vitisë, ai tha se priten edhe pruarje te reja  të cilat do të jenë elementë unifikues në  orjentimet e  partisë, drejtë përgatitjeve për  zgjedhjet e ardhëshme  presidenciale, lokale e nacionale.   Ai foli edhe per rolin konstruktiv  të deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Z. Mustafa , me këtë rast falënderoi  anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Gjermani por edhe mërgatën tonë në përgjithësi, për kontributin e dhënë në vazhdimësi për LDK-në dhe Kosovën. 

Kryetari i Degës së  saj në Gjermani, z. Qazim Bajgoraliu u zotua se do të vazhdojnë të jenë në përkrahje të çdo aktiviteti të LDK-së dhe udhëheqësisë së saj, si edhe më parë.

Më pas,  delegacioni i Degës së LDK-së për Gjermani, vizitoi edhe familjen e policit Enver  Zymberit, tani hero i Kosovës i cili ra në krye të detyrës, duke mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjin    çdo kend të Atdheut, te cilëve iu shprehën ngushllimet  e thella të mërgatës sonë, kësaj pjese të pandarë të trungut të Kosovës por edhe krenarinë që Kosova ka dhe djem të tillë, të cilën nuk kursejnë as jetën në mbrojtje të atdheut.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni i Degës së LDK-së së Gjermanisë  me qëllim  të thellimit të bashkëveprimit, do të vizitojë edhe disa degë të LDK-së, familjarë të dëshmorëve dhe veprimtarëve të saj që u ndanë nga jeta, si dhe  do jetë pjesmarës edhe nëpër manifestime tjera që po organizohen për mërgatën, duke dëshmuar se ishin dhe janë pjesë e pandashme dhe besnike e Kosovës..