| E marte, 09.08.2011, 08:00 PM |
AVNI ELEZAJ - SELMAN KADRIA I DYTË
Nga Halit Bogaj
Në kohën kur vendi ynë përjetonte gjenocid dhe dëbim masiv, ashtu siç Drenica riprodhonte dhe ripërtërinte trima dhe heronj historikë, si: Azem Galica, Lec Gradica, Ahmet Delia, Kamer Loshi, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Tahir Meha, Adem Jashari dhe të tjerë, edhe Peja me rrethinë, gjatë historisë së saj të dhembshme dhe të përgjakshme, kishte dhënë njerëz të tillë të njohur,natyrisht duke mos i anashkaluar në asnjë mënyrë as viset e tjera të vendit tonë.Gati nuk ka asnjë shqiptar në botë që nuk e njeh kontrbutian legjendar të patriotit Selman Kadria, pushka e të cilit kumboi me dhjetra vjet,duke e lënë jehonën e saj legjendare në kujtimet tona të paharruara,duke u shëndrruar edhe në një mit të vërtetë i cili qëndron thellësisht në zemrat tona.Këngën kushtuar Selman Kadrisë e këndojnë shumë këngëtarë nëpër dasma dhe ahengje të tjera festive, e cila shërben për ta ngritur ndjenjën atdhetare të popullit tonë nëpër çaste të ndryshme të jetës dhe historisë sonë të përgjithshme .Kënga kushtuar Selman Kadrisë këndohej dhe këndohet edhe sot nëpër odat tona tradicionale,të cilat dikur shërbenin si i vetmi Universitet ,siç shprehet i nderuari Mark Krasniqi, në një studim të tij.Ashtu siç e kishte vrarë Selmani Miliq Kërstën,apo Dan Darofci Spirë Delovcin,ashtu kishte vepruar në luftën tonë të fundit edhe i riu 17 vjeçar Avni Elezaj,duke e vrarë çetnikun e tmerrshëm serbomalazias Vidomir Shalpur/një gjakpirës i bandave millosheviqiane/i cili nuk kishte të ndalur me krimet e veta të shpeshta dhe monstruoze.Dhe për të qenë ironia më e madhe e tij,ai të gjitha vepriemt e veta ogurzeza i bënte në mënyrë të hapur,të cilat një ditë do t’i shkarkohen mbi kokën e tij të vrarë nga djaloshi që nuk fliste shumë por që vepronte si një kolos i vërtetë me veprime të tilla thuajse mbinjerëzore ngase Shalpur ishte i mbrojtur dhe i siguruar me mjetet më superiore.Siç dukej, çetiku i përmendur nuk kishte mbajtur asgjë mend nga historia jo fort e largët e etërve të tij çetnikë të cilët/ashtu sikur ai/dikur ishin krekosur se’’Kinse nuk kishte pushkë shqiptare që do t’i vriste’’.Me një nënçmim të tillë që ia bënin vendit dhe njerëzve tanë,ata i përgatisnin edhe varret e veta,përkatësisht, ashtu siç kishte vepruar atëherë Selmani,në agimin e çlirimit tonë veproi edhe Avniu,i cili një ditë prej ditësh vendosi për ta ndërmarrë aktin e tij heroik dhe kurrë të paharruar i cili do ta vulosë edhe më tepër atë thënien e njohur se’’Zullumi këputet prej së trashi’’.Dhe pikërisht të vritej nga një 17 vjeçar,kjo vërtet ishte një gjë e paimagjinuar dhe që nuk guxohej as të mendohej se do të mund të kryehej me sukses.Djaloshi do t’i ketë menduar të gjitha ato rreziqe por në fund edhe e kishte vendosur që ta kryente aktin e tij heroik,duke u bërë edhe legjendar si heronjtë e tjerë të mëdhenj dhe të paharruar të këtij vendi.Kishte vendosur që t’i dilte përpara bishës së egër sllave,e cila haptas ia vriste dhe ia dëbonte popullin e pambrojtur dhe duarthatë.Dëshmitarët thonë se nuk kishin besuar në rrëfime të ndryshme,gjersa e kishin pare se ia kishte dhënë hakun tamam ashtu siç duhej dhe në mënyrë të merituar.Kështu ai djalosh aq i ri do të hynte në histori si njeriu që e vrau kryekriminelin e pashpirtë dhe zemërzi që vrante e kthjellte kahdo që e shkelte tokën e lashtë të Kosovës martire.Që e vrau gjakpirësin më të pangopur shqiptar i cili shpesh i kishte ofenduar shqiptarët edhe duke e vënë një plis mbi kokë!!!U vra ai i cili ishte’’Tmerr panik i mizorisë’’,siç do të shprehej Noli ynë i madh në një varg të tij.U vra bisha e egër e cila i shërbente në mënyrë bizare propagandës dhe operacioneve likuiduese të një regjimi të dështuar që nga fillimet e veta ngase çdo njeri normal e shihte se ‘’nuk do t’u shkonte shumë gjatë kungulli mbi ujë’’,ashtu siç ndodhi me të vërtetë një ditë prej ditësh,duke i paguar krimet me dorëzimin e qindra prej tyre në Hagë.Pra kishte ardhur dita kur edhe Vidomirit do t’i dilte në pritë një shqiptar i patrembur të cilit nuk i’’ bënte syrri vërr’’duke e vrarë një antinjerëzor të pashpirtë që u kishte shkaktuar tragjedi të shumta familjeve tona.Pra Beogradi u trondit edhe njëherë nga një pushkë e ngjashme me atë të Selman Kadrisë,duke e parë se këto vende janë të pamposhtura nga idealet e larta çlirimtare,kur jeta personale nuk është asgjë në krahasim me dashurinë e pashterrshme ndaj atdheut të rrezikuar,të vrarë dhe të masakruar në mënyra të ndryshme.
Siç mësojmë nga rrëfimet e xhaxhait të tij, Avniu asnjëherë nuk ishte mburrë që në një moshë aq të re ishte hyrë në radhët e UÇK-së dhe që e kishte bërë një vepër të tillë madhështore e cila i kishte kushtuar me kokë,ngase siç e dimë historikisht, serbët gjithmonë hakmerren për të vrarët e tyre,madje edhe duke i likuiduar edhe dhjetra shqiptarë për një serb.Nëse në botën e përtejme është edhe parajsa,atëherë në vendin më të bukur të saj do të jetë edhe Avniu dhe trimat tjerë që i dolën Zot atdheut në çastet më të nevojshme dhe vendimtare të tij.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire dhe i gjatë kujtimi për të!