Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Dritë-hijet e një Nobelisti

| E shtune, 06.08.2011, 07:56 PM |


Dritë-hijet e një Nobelisti

 

Esse

 

Nga Përparim Hysi

 

Më 3 gusht të vitit 2008,vdiq në Moskë,Nobelisti Aleksandër Solzhenicin.Jeta e tij është një "sagë" më vete.Dhe,çuditërisht,megjithëse një pjesë të madhe të jetës e kaloi në zgrip,ai,pothuaj,e jetoi shekullin e vet.Për pak muaj:do mbushte plot 90-vjeç.Dhe nuk janë pak,edhe sikur ta kishte kaluar"vaj",po sos privimeve,ai kaloi me sukses dhe një operacion kanceroz.Për jetën e vetë ai tregon edhe në vepra ,si "Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit" apo dhe tek "Pavioni i kacerozëve" dhe ca më tej tek "Arqipelagu Gulag".

 

*   *   *

Ka lindur në dhjetor të vitit 1918,nga një nënë me origjinë nga Ukraina dhe  i ati qe rus.E ëma,pas vdekjes së shoqit (dhe ky vdiq në një akssident po në vitin 1918 ) ,erdhi në Moskë.Pra,është rritur nën kujdesin e së ëmës dhe,po të lexosh biografinë e tij,ka mbaruar Universitetin e Rostovit për mathematikë.Kur filloi Lufta e dytë Botërore,ai merr pjesë si artilier,gradohet si oficer dhe merr dekorata trimërie në luftë.Por kjo lavdi vazhdon të zhbëhet pas pak.Kapen letra që shkëmbente me shokë,ku përgojohej Stalini,në vitin 1945,kur luftonte në Prusinë Lindore dhe arrestohet e drejt e në "Lubjanka".Kjo "Lubjanka" që emërin e kish të bukur ,qe një ferr i vërtetë.Ndodh si me atë kollën që të merr frymën,që,tradicionalisht,për ta marrë me të mirë apo për ta zbutur e quajnë "kollë e mirë!!!".U dënua 8 vjet që i bëri me punë të detyruar në të ftohtin  polar të Siberisë.Atëherë lindi dhe romani"NJë ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit".Ky roman dhe  trilogjia"Arqipelagu Gulag" janë dy vepra që bëjnë "diseksionin" e regjimit stalinian.

I pari ka dhe  suksesin e vet,në kohën e Hrushovit.Hrushovi duke e shpallur veten antistalinist,sikur hapi dritën jeshile për "NJë ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit".Solzhenicini gjeti derën hapur  tek poeti Aleksandër Tvardovski ( brezi im e njeh këtë përmjet poezisë"Vdekja dhe ushtari"  që bëhej në gjithë shkollat e mesme në vitet '50-të),që drejtonte atëherë revistën"Novij Mir".Hrushovi porosiste se duhet të shkulnim secili nga një Stalin nga vetja.Se dhe tek unë,- thoshte Hrushovi,- ka patur një Stalin! Jo vetëm u botua,por hyri dhe në programet e shkollave.Por,mjerisht,nuk zgjati shumë.Në vitin 1964,bie nga skena Hrushovi dhe erdhi Brezhnjevi.Romani u ndalua,u hoq nga programi shkollor dhe për Solzhenicinin filluan përndjekjet.

Sos këtyre përndjekjeve,ai vuante nga një tumor dhe e operoi me sukes në një spital të Tashkentit.Atëherë lindi dhe"Pavioni i kancerozëve" që është një roman artistik,ndryshe nga dy të parët që janë më tepër si vepra dokumnetare.

 

*     *    *

I burgosur,i internuar apo dhe i sëmurë,ai vazhdonte të shkruante,por,asnjëherë nuk i shpëtoi syrit vëzhgues të KGB.Ajo që duhet theksuar është fakti se ai mund të nxirrte jashtë Rusisë veprat e tij ( një ndihmë të madhe ka dhënë vajza  një estonezi,babanë e së cilës ai e kish patur në burg)  dhe,pse qenë vepra që demaskonin me fakte rrënqethëse sistemin stalinian dhe poststalinian,atij në vitin 1970 iu dha çmimi Nobel.Sado që ky çmim iu akordua,Solzhenicini nuk udhëtoi dot për në Stokholm dhe,sado që u mundua që ky çmim t'i jepesh në Rusi nga ambasanda suedeze,nuk arriti dot.Suedia i ruhej një karshillëku politik me BS.Kështu që çmimi iu dorëzua nga  Mbreti I Suedisë,Gustav Adolf,vetëm në vitin 1974,kur qeveria sovjetike,jo vetëm i hoqi nënshtetësinë duke e akuzuar për tradhëti,por të marri dhe masën më ekstreme:ta përzërë për në ekzil.Dhe Solzhenicini herë shkoi në Gjermani,herë në Zvicërr dhe për të sosur në SHBA,në Vermont.Në ekzil qëndroi gati 20-vjet dhe u kthye në Rusi në vitin 1994.Gorbaçovi i hoqi akuzën dhe i ktheu nënshtetësinë.

Natyrisht,në këtë vështrim kalimthi unë nuk do bëj analizën e veprave të Solzhenicinit (ato,tanimë,janë të njohura dhe për lexuesin shqiptar),por do qëndroj në ca "hije" që ia bjerrin lavdinë këtij Nobelisti.

Që është një nga disidentët më të mëdhenj,as që e vë në diksutim.Por,për vete,kam mendimin se vlera artistike e veprave të tij,nuk është ashtu siç është thënë:në unison me demaskimin që i  bën sistemit shtypës komunist dhe në vlerat artistike që ka.Unë kam mendimin se Solzhenicini e mori çmimin Nobel,jo se qe,me të vërtetë,shkrimtari që artistikisht qëndronte mbi prozatorët  a poetët rusë,por më tepër se ai pati kurajon që i çorri maskën gjithë asaj fasade (më skat:asaj maskarade) të socializmit në BS apo dhe në vëndet e LIndjes.

Ashtu siç ka ndodhur,para tij,me Boris Pasternakun për "Doktor ZHivagon"(Nobel në vitin 1958). Dihet botërisht që Pasternaku në letërssi njihet si poet se sa prozator.Dhe në ndodhi që"ZHivagua...","u rrëmbye" fshehurazi" dhe,sa për pasojat,Pasternaku më shumë i pa "sherrin" se sa hairin.Jo vetëm nuk udhëtoi ta merrte,por më duket,ky çmim që iu bë si "hije" që e ndiqte pas dhe i shpejtoi vdekjen.Ç'shkruaj,nuk janë vetëm hamëndësime të mia.

 

*     *     *

Për lavdinë e Solzhenicinit janë shkruar faqe e faqe të tëra dhe unë nuk dua që të merrem me të.Kur vdiq Solzhenicini,u mor në intervistë Kadareja që,veç tjerash,e ka takuar atë në Francë se,si dhe Kadare kanë patur të njëjtin botues:"Fayard".Kadare flet me superlativa për Solzhenicinin si një gjigand të lirisë dhe drejtësisë njerëzore.Pyetjes se vallë mos u bë i famshëm për shkak të disidencës,Kadare,thotë:

-Solzhenicini është një shkrimtar i rrallë në fatin e tij ku vepra e tij letrare dhe dokumentare kanë peshë të barabartë.Janë të dyja tepër të rëndësishme:tepër të fuqishme,sepse rrallë ka ndonjë shkrimtar që të ketë kryevepra letrare si "Pavioni i Kancerozëve" që është një roman artistik dhe dëshmi tronditëse.

Kadare si njeri që njeh etikën,e kalon si butë,qëndrimin e Solzhenicinit për Kosovën.Ai diplomatikisht thotë:-Për fat të keq... e përsëris:për fat të keq,në lidhje me Kosovën,Solzhenicini,u pajtua me politikën  e Rusisë zyrtare.Por,- shton ai,- rëndësi ka vepra.Mendimet jan kalimtare,vepra mbetet.

Kur vjen fjala për disidencën në Shqipëri,Kadare shprehet qartë:-Në Shqipëri nuk ka patur një disedencë të tillë.Dhe vazhdon se si,në Shqipëri,ndryshe nga vëndet e tjera komuniste,mes viteve '70-të janë pushkautr dy poetë në Librazhd (është fjala për të ndjerët Genci Leka dhe Vilson Blloshmi) dhe mu prga viteve '90-të në mes Kuksit është varur poeti Havzi Nela.

 

*     *     *

Unë nuk jam plotësisht dakord me ato që thotë për Solzhenicini Kadare dhe ca më shumë për mendimin që ka  ai për disedencën shqiptare.Disedencë ka patur në gati 50-vjet të regjimit që u përmbys.Ka qenë e heshtur apo ,ku e ku,e shfaqur hapur,kjo duhet evidentuar.Jo nuk filloi disedenca vetë kur u pushkatuan ata dy poetë që qenë në fillimet e tyre letrare.Ata u pushkatuan që të dy,më tepër për origjinën e tyre klasore,se,ende,nuk ishin shfaqur në hapësirën letarare të kohës.Të ndjerin Genci Leka e kam patur shok shkolle dhe,sado që qe dy vjet pas meje,ne patëm aq miqësi,sa dhe kur dolëm mësues,unë,tutje,nga Myzeqeja dhe ai në Librazhd,shkëmbenim letra.Genci  qe me shpirt të brishte që nuk mund t'i bënte dëm një insekti dhe jo një njeriu.Po si mund të zinin vënd ata në faqet letrare,kur nga kupola kumtohej:të botosh është si të kesh një pushkë dhe duhet të marrësh leje për ta zotëruar atë.Shkurt:që të botoje duhet të kaloje nëpër lupën e partisë.Ajo që më çudit me Kadarenë është fakti që ai harron apo bën sikur harron se para këtyre martirëve të bukur,u pushkatua oficeri dhe poeti(anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë),i bukuri Trifon Xhagjika.Trifon Xhagjika që bërtiti:-Atdhe,të shoh lakuriq! U pushkatua në vitin 1963 se qe kundër rrymës.E pasuan po me pushkatim edhe Vangjel Lesho dhe Fadil Kokomani që i bën  letër Komandantit për të ndryshuar kursin.Mos duhet të kishin brirë që të lakohen si disidentë?Po djepi i kulturës me gjithë ata prftërinj katolikë që u shklruan në satër apo në burgje.sa prej tyre nuk qenë disedentë në mendime dhe në shkrime.

 

*    *    *

Pragviteve gjashtëdhjetë,kur shërbeja si mësues në zonën e Libofshës,kam njohur doktor Astrit Delvinën që kish shkruar qysh në vitet '30-të dhe kur e pyeta këtë prozaator të bukur:-Doktor,ka disedencë në Shqipëri?

Në intimitet,domosdo,se nuk ishe leht të hapje biseda të tilla,më thotë:-Disidentë në Shqipëri ka,po është e fshehur.Se e pe seç ndodhi?E kishte fjalën për Xhagjikën? Doktor Delvina shkruante fhsheurazi.Po a nuk i mbajti 8 vjet të fshehura shkrimet Solzhenicini?! Të shkojmë dhe më tej:Dr.Delvina u burgos kur e kishin transefruar në Levan të Fierit dhe,kur doli nga burgu prag viteve '90-të,botoi disa nga shkrimet e tij.Ato të disiedencës.Mjerisht,ka vdekur dhe  kujtoj si një disident të bukur dhe si një shkrimtar që nuk zuri vëndin që meritonte?Po a nuk ishte disdencë qëndrimi i Lasgushit që,pothuaj,i ktheu kurrizin(për mos thënë b...) dhe nuk shkroi qoft dhe nnjë rresht për be për partinë?Pse mos iu sos muza?Përkundrazi.Ai është disidenti më i bukur që asnjëherë nuk i bëri karshillëk regjimit.Në Fier kam njohur "disidentin" Makensen Bungo nga Elbasani.Ky elbasanli nga një derë fisnike,kur mori maturën,bërtiti:-Po pse u la Kosova nën Titon?Kaq u desh dhe iu vunë prangat dhe çuan që të thante kënetën e Maliqit.Dhe ai e vuajti atë"gulagun" shqiptar që,siç gjykoj unë,nuk i lë gjë mangut atij rus.Çiraku shqiptar ia kaloi ustait gjeorgjan.Në se gjeorgjani quhej Koba,ky yni duhet të quhej"Kobi".Koba po ta shqetësoje,të dërgonte në "gulag",ky,"kobi" të hiqte kokën.I vetmi që i shpëtoi heqjes së kokës qe disidenti,Kasëm Trebeshina që iu drejutua"Kobit" me një promemorie në vitin 1954.Kur përmënda Makensen Bungon dua të them se,në se Solzhenicini,e ruajti fshehur 8 vjet për "NJëditë....",Makenseni priti plot 50-vjet që të shkruante ato"Ditët i IvanDenisoviçit" të tij.Në se marr e lakoj,Makensen Bungon,se kam qenë redaktor i parë i kësaj vepre dokumentare të tij,që pa dritën e botimit në vitet e demokracisë.Po sa të tillë,kanë heshtur se duhet theksuar:nga të gjithë vëndet e Lindjes,kemi patur regjimin më shtypës ku koka të fluturonte sikur të qe presh.

 

*    *   *

Solzhenicini e arriti apogjeun e tij,kur erdhi në ekzil,në perëndim.Ai e kishte marrë dhe Nobelin.Por,megjithatë,tek ky nobelist janë vënë re dhe hije në problemet me të drejtat e njeriut,partizan i të cilave qe.Kur erdhi në Perëndim,ai nuk u përshtat lehtë.Dhe mendimin e shfaqi hapur:në perëndim ka vetmë konsumizëm dhe kotësira.Kur shkroi librin"Dyqindvjet bashkë" ku i analizohen bashkjetesa ruse-hebreje,ky,partizan i të drejtave njerëzore,nuk arrin të bëj dallimin cilësor të këtyre mardhënieve.Thotë se të dy palët janë bashkëfajtorë.Se si rus orthodoks nuk mund  të pranoj,asgjë që cënon lavdinë ruse.Sjell si argumet mbështetës:Trocki,Zinovievi,Kamenievi,Sverdllovi (njeriu që urdhëroi maskarimin e familjes Romanov të Carit të fundit rus) dhe Kanganoviçi (projektuesi i çpronësimit të bujqëve rusë) a nuk ishin hebre?-pyet Solzhenicini kur e vërteta është krejt ndryshe.

Nuk u pajtua fillimisht me qeverinë e Putinit,duke e qujtur jo demokratik,po oligarki regjimin,më vonë,jo vetëm u pajtua,por nuk lëvizi as gishtin e njërës dorë kur u rrafshua,si kurrë ndonjherë,Çeçenia.

U bë ithatar i kishës ruse,po nuk u kujtua kurrë që të ndërhynte qoft dhe njëherë me një pormemorje,që të anullohej ai "çkishërimë aq i turpshëm" i shkrimtarit më të madh të të gjithë kohërave të Rusisë dhe jo vetëm të Rusisë,Leon Tolstoit.Sa për mendimin tim,në se ky gjigand letësie nuk e mori Nobelin që filloi të jepej qysh më 1901,patjetër,që kisha ka patur trysninë e saj.S'ka njollë më të trupshme të Kishës Ruse,në një kohë kur Papa I Romës,ka dënuar gjyqet e dikrushme të inkuzicionit.

 

*     *    *

Në se bëra gjithë këtë"shetitje të gjatë",dua të tregoj se pse e bëra shkrimin.Unë po shkoj drejt 70-vjetëve dhe  mbrëmë,vdekja,më fali për pak.Kur"shpëtova",shkrova poezinë:

 

Vdekja,mbrëmë,më erdhi rrotull

Nuk më mori,se nuk deshi

Më trajtoj si një të "vogël"

Më nxor gjuhën,më përqeshi.

 

Lëre,- tha,- le të vuaj

Se ka mbi shpinë "mëkate"

Ndaj dhe unë po shkruaj

(ah,çfarë hoqa kësaj nate!").

 

*    *    *

Kadare jeton në Francë.Atje ka dhe një thënie që thotë:"Me kulturë nuk është ai që derdh një pjatë me supë,po është ai që bën sikur nuk e vë  re atë që e derdh". Kadare thotë,se mendimet janë kalimtare dhe harrohen.Unë them jo.Nuk harrohen.Si mund t'i falet Nobelistit Solzhenicin që,i kishte të mbyllur sytë para maskarave serbomëdha made in MiIlosheviç dhe "viçësh" të tjerë ndaj popullit tonë(Kossovarët dhe kudo që bukës i thonë bukë,për mua janë shqiptarë) dhe ky,"luftëtar i të drejtave njerëzore" të shprehet me ndërgjegje të kthiellët:-Bombardimi i Sërbisë nga Nato është njësoj siç bëri Hitleri!!! Apo u bënte thirrje mercenarëve rusë,duke shoqëruar dhe mitroplitin Aleks:-O burra,të mbrojmë ortodoksët serbë se po, linçohen nga kosovarëtt!!! NJësoj si t'u bëhsh thirrje ujqëve që të ruhen nga sulmi i shqerrave!Jo.Unë jo vetëm nuk bëj sikur nuk e vë re,por ky kushtrimi i këtij nobleisti është aq i pështirë,sa duket se ai mbi lavdinë e tij  ka hedhur katran.Pushkini qysh në vitin 1831,kur Rusia cariste kishte sulmuar Poloninë,lëshoi zërin e tij të kushtirmit:-Larg duarët nga Polonia!Ballafaqimi flet vet.

Dhe në mbyllje.

Në një poezinë time modeste të shkruar disa muajës më parë,shkruaj mes tjerash:

 

-Kujdes kur të më shani

 

E tërë poezia nuk më kujtohet,por në mbyllje të saj,them.

...Por në më shani Shqipërinë,

Bëhem kamikaz dhe shpërthej si minë.

 

Dhe nuk e harroj dot këtë "sharje",sado që u bë  nga një nobelist që luftoi për të drejtat njerëzore.Për t'i dhënë fund hamëndësisë,se e mori për vlera letrare a për demaskimmin e regjimit gjakatar,po mjaftohem me një shëmbull që e hasa në internet.Ai thotë:Një ditë nga jeta e Ivan  Denisoviçit apo dhe"Doktor Zhivagon" e Pasternakut e i gjen me nga një euro në rrugët e Manastiraqit në Greqi.Dhe shtoi a ndodh kështu me cilën do vepër me vlera letrare-artistike?!

 

2 gusht 2011