| E shtune, 06.08.2011, 07:59 PM |
U MOR VERIU
Nga Halit Bogaj
Si duket serbët e Kosovës po çdehen dhe po e shohin se janë pjesë përbërëse e shtetit të ri.Njësitë special të[ Kosovës u ranë kresë dhe i lanë pa tekst.Ato janë të disiplinuara dhe të ushtruara sipas standardeve të NATO-S,ndaj me paraqitjen e tyre e kanë çmendur popullatën çetnike serbe e cila ishte e lAzdruar dhe e përkëdhelur me vite të tëra.Kësaj radhe e panë realitetin e hidhur dhe do të mbushen mend se janë duke jetuar në një shtet trjetër të pranuar ndërkombëtarisht.Serbët u frustruan dhe u hidhlruan nga shkaku se atje nuk shkoi as presidenti Tadiq,as Jeremiqi i mjerë,as i biri ideologjik i Milloshit/Ivica Daçiqi/.Nuk kishte shkuar aty as minsitri i mbrojtjes së ushtrisë serbe e cila ka mbetur për asgjë.Sikur të shkonte në Veri ushtria serbe atëherë do të konfrontohej menjëherë me KFOR-in,të cilit ia kanë pirë çorbën gjatë bombardimeve 78 ditëshe!.Atje shkoi vetëm Borkoja i vogël i cili/në biseda me NATO-n/mbase do të pajtohet që në bisedimet e ardhshme t’i pranojë vulat e shtetit të Kosovës.
Siç shihet vazhdimisht,problemi serb është pranimi i realitetit.Në vend që sa më pare t,’i thonë popullit të tyre se çka ka ndodhur ,me të vërtetë,regjimi serb vazhdon budallallëkun dhe inatin e tij për t’I ndërsyer njerëzit e vetë në konflikte të reja.Pra në vend që ta kuptojnë dhe ta pranojnë realitetin/sado i hidhur qoftë ai/ata vazhdojnë të llomotisin se policët kosovarë po kthehen në gjendjen e mëparshme,duke ndezur zjarre të reja dhe duke hapur vatër të re krize/e ngjashme me ato të viteve 90’ta në Kroaci dhe Bosnjë.Se serbët po veprojnë si atëherë në Kroaci po duket nga zhvillimi i një skenari të njejtë.Kroacinë e patën sulmuar pasiqë ishte pranuar nga disa shtete të botës.Serbët e pranonin një Kroaci që nuk ekzistonte më.Ishin një hap prapa me kohën.Ata harronin se kush e kishte pranuar shtetin kroat,ashtu siç po harrojnë dhe nuk po e përfillin fare edhe pranimin e shtetit kosovar nga ata që’’Vrajnë e këthjellin’’në botë.Po harrojnë dhe po bëhen gjithnjë e më qesharakë dhe groteskë para botës.Dhe kur njeriu i sheh dhe i analizon veprimet e tyre të çoroditura,vërtet e bën pyetje se a kanë mësuar diçka nga koha e kaluar njëzetvjeçare dhe nga luftrat e humbura në ish hapësirat jugosllave!Ka kaluar më koha e vënies së barikadave dhe ‘’Balvan revolucioneve’’nëpër rrugë,nga të cilat rrodhën lumenjtë të tërë gjaku!Dhe është fat i madh që Bashkësia ndërkombëtare nuk ka më kohë dhe durim t’u përmbahet tekeve dhe orekseve çmendurake serbe në një kohë kur vetë Serbia është duke u gërrithur nga dëshira për të hyrë sa më shpejtë në dyert e vështira të Evropës të cilën e kanë lënë prapa edhe shtetet si Rumania.Por siç janë duke rrjedhur ngjarjet po duket se Qeveria serbe në fakt është duke e kuptuar se ku mund ta shpie konfrontimi i mëtejmë me mbarë botën demokratike,në prehrin e së cilës mton të përkundet.Ata që ‘’nxehen’’ për të luftuar do të ftofen shpejt dhe do të futen në shtëpitë e tyre kur t’i shohin grumbujt e refugjatëve duke ikur në drejtim të Serbisë.Pastaj do t’i akuzojnë të tjerët se si nuk i mbrojti Serbia kur kishin nevojë aq të madhe?!Plus saj do të marrin me vete edhe nga qindra mijëra evro nga pasuritë që do t’ua shesin ose që ua kanë shitur shqiptarëve.Do të shkojnë midis Beogradit ku do të shesin patriotizëm dhe do ta bëjnë pikën e qejfit nëpër kafenet dhe restorantet serbe!Prandaj të gjithë luftënxitësit e tillë duhet të lajmërohen të parët për luftë,e jo ta ikin prapanicën dhe t’ua lënë të tjerëve këmbët e ariut në dorë.Luftënxitësit serboçetnikë nuk do të jenë këtu për të luftuar dhe për të jetuar por popullata serbe së cilës do t’i përket të’’Trashët e surlës’’,siç thotë populli.Dhe,pasi që po bëhet një krahasim i tillë,serbët e Kosovës duhet të vijnë në mend dhe të veprojnë ndryshe nga serbët e Kroacisë.Sigurisht se do të kenë pasur mjaft kohë për t’u mësuar.Duhet të mendojnë mirë dhe mos të shpresojnë në ushtrinë serbe e cila ka mbetur sot si një Shoqtë gjuetie dhe poqese do të dilte nga kazermat kushedi se çka do të mbetej prej saj,sidomos pas një dëshpërimi të përjetuar në luftrat e saj të fundit.Dhe si rezultat i tërë ngjarjes, serbët e Kosovës nuk duhet të presin asgjë nga ata të Serbisë,por duhet t’i përvjelin mëngët dhe t’i pranojnë rrethanat e reja.
Do të ishte mirë ta dimë se çfarë marrëveshje është arritur mes Kosovës dhe Serbisë,nëse janë tërhequr forcat special kosovare.Është evidente se Qeveria e Kosovës nuk do të hiqte dorë vetëm për shkak të bllokadës së disa kamionëve serbë,nëse nuk është arritur diçka shumë më e madhe në favor të saj.Nuk do të hiqte dorë në asnjë mënyrë nga qëllimet e saj kryesore për ta shtrirë sovranitetin në tërë teritorin e vendit tonë të dhunuar nga një grusht çetnikësh nga pjesa veriore e Kosovës.Pra ndoshta është bërë marrëveshja që ato forca mos të mbesin atje ,pasiqë është arritur qëllimi në ndonjë mënyrë tjetër.Do të shpresojmë se edhe ata më në fund e kanë kuptuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sa më shpejt ta pranojnë aq më mirë do ta kenë për vetëveten.
Dhe krejt në fund duhet theksuar se është e dhembshme se në çfarë mënyre Beogradi zyrtar po manipulon me serbët e Kosovës.Në vend që t,u thotë se Republika e Kosovës është atdheu i tyre dhe në institucionet e saj t,i ndërtojnl të drejtat e tyre qytetare dhe shtetërore,ai u thotë që ta mohojnë gjithçka që është kosovare.Në këtë mënyrë keqësohet jeta e tyre dhe u jepet një shpresë e rrejshme se Kosova e pavarur është,,Krahinë serbe,,.Dhe atëherë kur pushteti i REpubklikës së Kosovës po e kthen veriun nën kontrollin e saj,atëherë të tjerët janë fajtorë për aksionet ushtarake të tipit,,Stuhia,,kroate.