Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pilo Zyba: Ne breg te nje enderre

| E shtune, 06.08.2011, 06:50 PM |


Pilo Zyba

 

NE BREG TE NJE ENDRRE

 

- tregim –

 

Ate mbremje zura vend ne nje nga hotelet e kalase se Ulqinit. Perballe kisha detin.Ne thellesi te ujit shikoja dallget qe mermerisnin ninulla dashurie.Fjalet e tyre arrinin deri te dhoma ime.Hena dukej si nje gjysme buze mbi vale, e cila, lundronte dhe perkundej ne nje det te tere lumturie, nen driten e zbehte te qirinjve, yje.Pas nje dite te lodhshme me panairin e librit, po me mbylleshin syte.Jashte flladi i Adriatikut dhe aroma e jodit te mbushur me oksigjen, benin qe organizmi te funksiononte si nje fabrike e persosur. Me syte gjysem te mbyllur shikoja nje dege pishe qe tundej prane dritares.Me ngjante me nje dore dhe me nje erashke,qe pershendeste, tundej per te me vene ne gjume.Me kujtoheshin feshferimat e vendlindjes sime ne Permet dhe shushurima e Vjoses neper shtratin e saj, qe çonte ne det mesazhet e maleve te Pindit.Por Adriatiku kishte me shume thellesi, me shume frymemarrje.Shikoja deri thelle ne pafundesine e tij.Atje fshihte shekujt, historite, perkundte enderrat e atyre qe kishin ikur, por dhe deshirat e atyre qe do vijne.

Jetoja mes nje bote enderrash dhe realitetit, perkundesha mes gjumit dhe zgjimit.Me thirri ne jete nje trokitje e lehte.Ktheva vemendjen nga dera.Mendoja mos ishte ndonje punonjes i sherbimit, por jo.Trokitja vinte nga ballkoni. Ne xhamin e saj pashe floket e derdhur te nje femre.U ngrita.Hapa me kujdes deren. Perballe detit, perballe henes, nen driten e zbehte te qirinjve te yjeve pashe trupin e derdhur te nje bukurie hyjnore...Isha i hutuar.Duart me dridheshin nga emocionet e forta qe fillonin nga truri, kalonin neper portat e zemres, dhe shperndaheshin neper gjithe qenien time.Zgjata doren ta prek, ndesha ne trupin e saj.Kishte te veshur nje kemishe nate ne ngjyren e qiellit ne perendim, me nje tantelle te qendisur, si agime mengjesesh siper kraharorit.Kemisha ishte e shkurter, rreth nje pellembe mbi gju, rrumbullakesia e gjunjeve dhe derdhja e nje kofshe te mendafshte me vodhi zerin dhe me shtoi deshiren te merrja fryme thelle.

Diçka desheroja, por nguroja.Flladi i mbremjes me nje dore te pa dukshme, perkundi bashke me deshirat e mia dhe kemishen e mendafshte, e cila leshoi nje feshferime te lehte, si zerat e violines, kur luhen mbi te melodite e bukura te ndjenjes...U harrova...U hutova... Ajo, me vuri doren ne sup.Nje tronditje me zgjoi nga enderrimi.

- Nuk po me ftoni brenda?

- Kush jeni Ju?

- Enderra jote!

- Dhe çfar kerkoni nga une?

- Ate qe kerkoni dhe ju!Ju me kerkoni gjithnje, une i degjoj thirrjet tuaja, por nuk mundem te vij diten.Diten ka zhurma,ka levizje, ka jete.Nata eshte me e qete, me e bukur, me dritheruse.

- Nuk te kam thirrur!

- Jo,Ti, jo, ndjenjat tuaja me therrasin shpesh.Ato nuk pyesin dhe nuk marrin leje te llogjika…kane ligjet e tyre dhe vendosin e veprojne sipas ligjeve te tyre.

- Edhe ato i komandoj une!

Ajo qeshi, me hodhi duart rreth qafes dhe me mbuloi me floket e mendafshte.Harrova fjalet, dhe mu moren mendte, per tu mbajtur, qe te mos bija, u mbeshteta te pragu i deres.

- E shikon? Pesha dhe deshira ime, te thyejne

- Jo, nuk di pse mu moren mendte!

- Atje ku hyj une, mendja largohet, veprojne ndjenjat, dhe vete lumturia hyn neper te gjithe rrjedhen e lumenjve, damareve, qe derdhen neper trup.Zgjati buzet e brishta dhe me puthi ne buze, duke me lene shijen e trendafilte te gojes se saj. Pastaj, me futi koken ne mes te kraharorit.Ketu, me tha, fshihen margaritaret e deshirave te tua.

Pashe nje nishan te zbehte ne harkimin e globit te vogel te gjirit te majte.Pa e kuptuar e putha.

- Puthe, puthe, atje fshihet sekreti i lindjes dhe krijimit te jetes.

E peshova ne duar dhe po ecja neper dhome drejt krevatit.Me dukej se mbaja ne dore vete enderren time.Ishte 52-53 kile, e lare me driten e henes, perkundur nga krahet e dallgeve dhe feshferima e mbremjes.Kur e ula ne toke, kemisha e mendafshte rreshkiti dhe gjarperoi neper trup, u mblodh si nje kujtim i embel te kembet e saj.Kodrat e blerta te kraharorit i kisha perballe, harkimin e bukur te tyre dhe te ijeve, si perendim i bukur.Heneza e bukur e kerthizes buzeqeshte ne qiellin e lare te barkut, qe nga frymemarrja i ngjante detit, ulej, ngrihej.Kjo pamje te hidhte ne nje det pergjumjeje dhe lumturie te pa fund.Rrteshqita duart qe me dridheshin neper bustin e mbretereshes Aferdite, qe me kishte prure kjo nate.E putha, e putha nga kembet deri te floket…ishte e gjate 300 puthje, afersisht 1.62 cm.E degjoja tek merrte fryme thelle.Me ngjante, se vete Adriatiku oshetinte ne krahrorin e saj.Putha nje nishan te vogel ne kofshe, nje ne harkun e bikinit, dhe me pas driten e zbehte te nje nishani nen harkun e brishte te sises se majte.

- Puthi, me tha, puthi, sepse pas tyre do rendesh gjith jeten.

Hena zgjati syrin e bukur permes perdes, mu duk se buzeqeshi.Nuk e kuptova, nga fjala e saj apo nga frymemarrja ime e thelle.U zverdh, i erdhi turp dhe iku.Iku per te lajmeruar yjet, hapesiren per dashurine time te fshehte, por qe librin e saj e lexonte vetem ajo kete nate.

- Me puth, me peshperiti, me puth! Me dashuri dhe afsh, ashtu si shprehesh ne poezite e tua per mua.

- Ku e di ti si shprehem? Ku i ke lexuar vargjet e mia?

- E di! Qe nga koha qe ju i botoni, ato nuk jane me prone e juaja, por e jona.

Ja mbylla gojen me puthje.Pastaj e pashe thelle, thelle ne dritat e syve. Nje hene e plote bente drite.Ne qiellin e tyre fluturonte nje tufe me shtegetare, qe binin nga brigjet e ngrohta dashurine.Kaloja doren neper trup dhe me dukej se te gjitha luginat e botes ishin prone e imja, te gjitha lendinat ishin krijuar per mua, te gjitha burimet qe rridhnin, gurgullonin dhe thoshin emrin tim.E shikoja tek merrte fryme me veshtiresi dhe shtrihej sikur donte te zgjatej, per te zene me duar vete lumturine. Jetoja mes nje muzike qe te zgjon deshira, qe nuk harrohen lehte.

Me vuri koken prane zemres se saj dhe me peshperiti;

- Degjoje trokitjet e zemres sime, atje fshihet deshira e endrave te tua. Qe ketu marrin jete shpresat, derdhen dhe mbysin me lumturi qenien time femerore.

Brenda gjoksit te saj oshetinte vete bota…nuk e kuptoja, bota e saj apo bota qe na rrethon?Me dukej se vete bota e madhe kalonte neper trupin e brishte, ne ngjyren dhe aromen e petaleve te jaseminit ne ditet e lulezimit te plote. I putha, i putha pa mbarimisht keto burime, per te shijuar rrjedhen e tyre, embelsine, shijen qe eshte e pa krahasushme me asnje burim ne bote.

Ajo brofi ne kembe.

- Ku vete?

- Po agon!

- Le te agoje, ti rri ketu me mua! Nuk doja te ikte, kisha nje vit qe e prisja..piva ne burimin e saj, por isha krejt i etur, sikur nuk kisha pire asnje pike.

Rrembeu kemishen dhe doli te dera, hipi mbi parvazin e ballkonit dhe u hodh.

- Moooosss!!! Thirrra emrin e saj i tmerruar. Do biesh, do vritesh! Me pas si u hap kemisha e mendafshte, pashe se trupi i saj fluturoje permbi peme, mori rrugen andej nga lindin agimet.

Ndjeva nje dore mbi sup, dhe zerin e embel te nenes:

- Piloooo... Pilo!

U permenda!

- Kush ra, thirre dhe nje emer?

- Nje enderr, ishte nje enderr qe ndenji me mua naten dhe u hodh nga ballkoni, me duket se u vra!

- Ngreu te keqen mamaja! Gjithe jeten me enderra do jetosh?Kthehu ne jete, bir, nuk je me i vogel…keshtu ke qene qe femije, nuk ke ndryshuar fare…bota dhe moshataret e tu jane me femije, ti rend, rend pas endrrave.

- Ishte e bukur, mama!

- Te gjitha endrrat te bukura jane, por duhet ta mbash kur te vije, mos e lere te iki.Mire eshte qe enderra te jete pjese e realitetit, ku jeton.Kur te vije here tjeter, mos e lere te iki, po nuk e mbajte dot vetem, me thuaj dhe mua, ti flasim dhe ta bejme pjese te jetes sone…

Deti dallgezonte dhe merrte fjalet e nenes, i percillte larg, por nuk e di nese arrinte ti degjonte enderra ime e ikur…