Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ymer Halimi: Çka po ndodhë në Fakultetin e Mjekësisë

| E premte, 05.08.2011, 07:58 PM |


ÇKA PO NDODHË NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

 

Nga Ymer Halimi

 

Në dhjetë vite, paslufte, ne Fakultetin e Mjekësisë është një kronikë e zezë, në një mënyrë apo tjetrën u shkarkuan katër dekan fakulteti. Pse është kështu!? Se politikat partiake janë  instaluar ne Universitet, qe sa e sa kohë, dhe lufta në mes të partive politike, po edhe lufta e grupeve brenda llojit të vet partiak është primitive, sa që kanë ngulfatë fuqinë intelektuale dhe profesionistet cilët e bartën përgjegjësinë dhe vizionin në Universitet, në kohet më të vështira. E gjitha kjo po i kushton Universitet- brezit të ri akademik, dhe Kosovës në tërësi. Prapë pyetja: pse është kështu?! Është edhe kjo, se intelektualeve u mungon kohezioni i moralit intelektual veprues. Po qe se folët me këtë gjuhë në këtë shkrim, atëherë duhet vënë argumentet.

Ja shkarkimet e dekanëve ne Fakultetin e Mjekësisë qe pasqyrojnë...

Nën presionin e Rektoratit, ne vitin 2000, dekani, Prof dr Mazllum Belegu, u dashtë të lente postin e dekanit, pa ndo një lëshim te procesi i punës. Por ishin veprimet konspirative qe e hoqën. Po ashtu ne vitin 2004 dekani, Prof dr. Riza Binishi, ai qe promovoi një proces te provimit pranues me te kulluarin, u detyrua te jep dorëheqje, po ashtu nga presionet e Rektoratit, se i kundërshtoi regjistrimet e paligjshme qe vinin nga rektorati. Këta ikën pa u ber buaj e madhe. Koha ishte e tillë. Ne 2005, dekani, Prof. dr. Bajram Nura, që morri gjysmë mandati, si i besuar i rektoratit, i lëkundet pozita, por kësaj radhe nga presioni i studenteve te FM.  

Në vitin akademik 2007, në një mbledhje në UP, rektori, i atëhershëm, propozoi që të mbyllen katër degë studimi në Fakultetin e Mjekësisë, Dekani  Prof dr. I. Dedushaj, deklaroi: “Edhe me urdhër te Zotit nga Qielli, aty ku mbyllet shkolla shqipe në liri, unë nuk rri Dekan”. Një qëndrim moral, për një kauze të drejte!  Por, deri sa e ktheu shpinën u shkrua urdhri i shkarkimit, po në emër të kësaj deklarate kuptim plote të vlerës intelektuale (e dhimbshme). Megjithatë ngadhënjeu koncepti i Prof. dr. I. Dedushes, dhe degët e studimeve në FM nuk u mbyllen. Por, kur pritej qe Këshilli Shkencor Mësimor ta mbështeste fuqishëm qëndrimin e dekanit të vete, ai morri rrugë tjetër, e lan vetëm. Është çasti më fyes për vlerën intelektuale, dhe sa mbahet mend, ky veprim i Këshillit Shkencor Mësimor mbeti me i turpshmi qe Fakulteti i Mjekësisë ndo një here e kishte pas.

Po, pse u shkarkua, kur argumenti nuk ekzistonte! Po, ishte qëllimi (konspiracioni), se nuk i takonte krahut politik te rektorit.

Po çka ka ndodhe me 26.07. 2011 ne Fakultetin e Mjekësisë? Është mbajt provimi pranues, për studentet e vitit akademik 2011/12. Është  “thyer” për një nuancë tradita nëntë vjeçare e pranimit të studenteve në një segment në përpjekje për një avanesim tjetër të procesit, të dhënies se rezultatit. Forma e provimit pranues për njësitë akademike për shumë çka është autonome, dhe klishetë nuk janë te domosdoshme.  Dekani i Fakultetit të Mjekësisë dhe komisioni kanë zgjedh formën që kanë mundësuar kushtet teknike, për ide të tyre. Por, sa do pak kjo forme e rritë shqetësimin e mundësisë për manipulim. Ky shqetësim mund t’i takoi çdo forme të provimit pranues, në një mënyrë apo tjetrën.  Sipas komunikatës së Komisionit dhe Dekanit, rezultatet ishin të gatshme për publikim në të njëjtën ditë, qe është rasti i parë, në këtë Fakultet dhe Universitet në tersi. Tani shtrohet pyetja: A janë keqpërdorur testet, apo vetëm ka hapësirë për të menduar në këtë segment? Sipas, të gjithë anëtareve të komisionit, te të dy komisioneve, të Fakultetit te Mjekësisë dhe MASHT-it,  kanë zotimin maksimal se procesi është i kulluar si loti.

Por shih, vendimi i rektorit është: provimi pranues të përsëritet dhe dekani, Gani Bajraktari të largohet nga Universiteti (!).

Cilat janë faktet qe Rektori i ka në dorë, pos dyshimit, për të dhënë një vendim të këtillë?! Sa ankesa të  shkruar e ka, përveç shushurimave në vesh, apo bindjes personale.

Mund të shihet i drejte qëndrimi për një anulim, vetëm mbi shkallën e besimit për opinion, por kurrë njëherë nuk ka fuqinë e argumentit se forma e zhvillimit të provimit ishte e qëllimshme për manipulim dhe vështirë se mund t’i besohet një synim kaq primitiv, siç aludon Rektori.

Atëherë, prej nga buron ky mllef dhe kjo energji, e ky lloj veprimi qe Rektori e përdori, si një kokë akademike, për institucionin e dekanit dhe Fakultetin e Mjekësisë, duke shprehë dyshim aq të thellë institucional, kur dihet se dekani i këtij fakulteti, në mënyrë publike, shumë saktë e ka adresuar keqpërdorimin e regjistrimit të studenteve ne Fakultetin e Mjekësisë. Këtu mund te jetë pezmi! Cili është pragmatizmi intelektual i një udhëheqësi, kur vepron mbi valën e emocioneve, duke i dhënë zgjidhjes epilog dramatik?! Shtrohet pyetja: ç’fare meshe ky dramacitet dhe nga cila ane e litarit?! Gjykimi i thjeshte: dremacitet i “shkon” ne mbrojtje atij qe e bënë!?

Ne rrafshin tjetër, është e saktë se, prej kur ka marr udhëheqjen e Fakultetit te Mjekësisë, dekani Bajraktari, të procesi mësimor të arriturat janë të pakrahasuara me paraardhësit e vete. Dhe s’është vërejt se ka shkele mbi ligjin e shkruar. Këto nuk mund t’ia mohojnë as kundërshtaret me të urryer qe mund t’i këtë.  Shume procese negative, në lëmin e mësimit dhe provimeve janë të limituar.

Kam lexuar, shkrim në portal elektronik QAS, me ankesa të disa kolegëve, por nuk kam arrite ta kuptoi plotësisht të vërtetën e zgjidhjes statusit të tyre; është detyrim i Fakultetit te Mjekësisë apo Rektoratit!? Por sigurisht FM duhet bërë përpjekjen e zgjidhjes se problemit.

Nga ana tjetër dekani -Ganiu  ndjehet shumë krenar dhe ka herë e kalon modestin intelektuale. Kjo është një dobësi, qe iriton, por qe shqetëson veçmas individët që janë frikacak dhe nuk kanë kurajë të përballën, me një “arrogancë intelektuale” edhe kur kane argumente. Ata e tjetërsojnë veprimin të dikush tjetër, shkak i pafuqisë intelektuale dhe kërkojnë ndihem nga jashtë e mënyrë joinstitucionale. Personalisht jam konfrontuar me të, me qe jam në këtë fakultet,  dhe të parimi i drejtë e ka shtrire dorën, duke e pranuar qëndrimin.

Prapë pyetja: nga buron ky mllef dhe kjo energji e këtij veprimi qe Rektori e përdori, kundër Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, duke e përjashtuar edhe nge Universitet, mbi hijen e dyshimit?! Ky vendim kaq i “fuqishëm”, rektorin e ve në rrafsh ku nuk ka përmbajtje akademike e as ligjore. E turpshme për UP-ën!

Ndoshta, qëllimet sot janë te padukshme(...?!), se te gjitha nuk janë n’atë shkresë, por kur të kuptohet e vërteta, prapë mund të thuhet se, vërtet edhe ky Këshill Shkencor Mësimor i FM i 2011,  pas 01.08.2011, mund të  jetë po aq i turpshëm si ai i 2007-ës, po qe se nuk është i vëmendshëm(!?).

Saktë, përkundër përpjekjes qe e bëjmë për një pune të ndershme në këtë institucion, po ndjehemi të fyer, e vërtet të lodhur nga veprimet konspirative nga jashtë, se prapë viktimë: puna e jonë e përditshme, e ndershme, dhe Fakulteti i Mjekësisë në tersi.

Kësaj radhe lufta është brenda llojit, por prapë po aq e tmerrshme...!

Te gjithë i kemi borxh të vërtetës, të sotmes dhe të ardhmes tonë.

 

02.08.2011