| E premte, 05.08.2011, 07:59 PM |
"Fiset Republikane t'Veriut"
Vlera t'Harrueme
Nga Indrit Vokshi
Si fillim duhet thane se Fisi Shqiptar n'kuptimin e Kanunit nuk asht nji tribu, por nji njesi administrative sic asht sot Komuna. Prandaj edhe kur t'perkthehet n'gjuhe t'hueja nuk duhet perkthye si "tribe" por duhet thane fjala autentike 'Fis".
Bashkimi i Fiseve formon Bajrakun, sic bashkimi i Komunave e Bashkive sot, formon Qarkun.
At Zef Valentini, Fiset e Veriut i quen Fise Republikane, per shkak se Bajraktari qe asht autoriteti i nalte politik qe merret me pune t'brendshme e t'jashtme, nuk ka pushtet absolut kur mblidhet Kuvendi.Kuvendi mund te marre vendime edhe kunder Bajraktarit, sepse Kanuni e cileson te barabarte me te tjeret perpara Ligjes. Bajraktari simbas Kanunit, e therret mbledhjen e Kuvendit, por nuk parashikohet me ligje qe aj t'kete pozite t'privilegjueme. Respekti per te varet prej autoritetit e vetive personale qe aj ka.
Nji shprehje e mrekullise juridike qe perfaqeson Kanuni i Shqiptareve, asht edhe procedura e zhvilimit t'punimeve t'Kuvendit. Bajraktari paraqet cashtjet qe jane parashikue me u diskutue - ajo qe sot e njohim si "Rendi i Dites" - dhe Krenet pjesemarres n'Kuvend, vendosin se cila cashtje do te diskutohet e para, dhe rradhen e diskutimit te cashtjeve. Per cashtje t'nji randesie t'vecante e delikate, caktohet nji Komision i Vecante Krenesh, nder ma t'dallumemit per kah mprehtesia e burrnia, t'cillet i japin zgjidhje kesaj cashtjeje. Per cashtje shume me randesi mund te mblidhet edhe nji Kuvend i madh deri ne 24 Pleq. Kjo menyre ka ngjashmeri me Mbledhjet e Gjykates se Nalte te tanishme, ku Kolegji Penal Gjykon me 5 anetare,ai Civil me 5 anetare, e ceshtjet administrative me 5 anetare. Por kur paraqitet nevoja e gjykimit te cashtjeve delikate, keto kolegje mblidhen s'bashku e formojne Kolegjet e Bashkueme t'Gjykates se Nalte dhe unifikohet praktika ne ate drejtim. Pra Ligje dhe praktika qe mendojme se i kemi marre prej Europes, i kemi pase me shekuj ne Fiset Republikane te Veriut.
Moment tjeter asht Pavaresia e Drejtesise. Ne kuptimin shoqnor, me fjalen "plak" kuptojme nji njeri t'moshuem, por ne kuptimin e Kanunit, me "plak" kuptohet, aj qe ne sot e njohim si "Gjyqetari". Parashikohet n'Kanun se Drejtesia n'Bajrak asht nji organ i vecante e i pavarun qe ka si qelim mborjtjen e tagrave te njeriut,te nderit e te pasunise se tij, si dhe denimin e veprimeve qe n'Kanun parashikohen si faje. Plaku-Gjyqetari, ne Kanun asht Gjyqetar nan peshen e Gurit te Bese, krejt i paanshem e i pavarun n'vendimet e veta. Plaku para se me fillue Gjykimin, betohet me keto fjale :" Per kete Bene e Tenezot, si e bafsha e me ndimofte, do ta prej kete Pleqni-Gjykim, si te ishte djali jem n'kete ngaterrese.
Moment i randesishem dhe i panjohun deri me sot, asht edhe Apeli ne Kanun.
Kanuni ka parashikue se kur nji pale nuk asht dakort me Pleqnine-Gjykimin qe bahet nga Plaqte e Bajrakut a Fisit perkates, si Dyer Apeli, jane : Dera e Gjomarkajve per zonen e Mirdites, Dera e Hotit per Malesine e Madhe, Dyert e Bajraktareve t'Shales e t'Shoshit per zonen e Dukagjinit, Dera e Ndocajve per zonen e Lumes. Keto Dyer, Kanuni i parashikon si Dyer te specializueme per zgjidhjen e konflikteve per shkak te mprehtesise se Pleqve te tyne. Po ti bajme krahasim me organizimin gjyqesor te sotem, shohim se Apeli i Shkodres asht kopetent per zonat e Tropojes Pukes, Mirdites, Lezhes; Apeli i Tiranes per Elbasan Kurbin, Burrel etj. dhe Apelet e tjera per zona te caktueme. Sic e pame edhe ma siper n'Kanun sanksionohet parimi i Pavaresise se Organit te Drejtesise dhe pavaresise se Gjyqetarit. Pra edhe n'kete rast, ato ligje e menyra organizimi qe mendojme se i kemi marre prej te huejve, i kemi pase ligje e praktika ne Fiset Republikane t'Veriut.
Ky qe nji koment i shkurten dhe jo fort i zgjanuem, mbi praktikat Ligjore te Fiseve Republikane qe jane me qindra e me mijera.
Fatkeqesia e sotme konsiston ne faktin qe n'kurrikulat e Fakulteteve te Drejtesise, nuk gjenden Kanuni dhe praktikat juridike te Fiseve Republikane, qe per synin e nji juristi te sinqerte perbajne relike te shenjta juridike. Asht shpirteligesi qe studenteve te Drejtesise tu mohoet njohja me Ligjen dhe Praktikat Ligjore tradicionale te Kombit Shqiptar.
Por me sa duket, represioni akademik vazhdon.