Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: Përgjigje fundamentalistit islamik Selim Gokaj...

| E premte, 05.08.2011, 08:03 PM |


Përgjigje fundamentalistit islamik Selim Gokaj, kandidatit për deputet të partisë së Ngjelës në Shkodër në 2009, dhe kryeredaktorit të gazetës islamike “Besimtari”

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Selim Gokaj, ditën e mërkurë, në 3 gusht 2011, ka botuar në gazetën “Sot”, shkrimin me titull “Penalizimi i Profetit Muhamet tensionon situatën fetare në Shqipëri”. Ky shkrimi është replikë ndaj shkrimit tim “Universiteti Piratët e Shkretëtirës”, të botuar në të njëjtën gazetë. Në replikën e tij, Selim Gokaj shkruan se unë kam sjellë në shkrimin tim ajete të cunguara dhe të deformuara, nga Kurani, për të denigruar atë që ai e quan Profeti Muhamet. Por Selim Gokaj nuk tregon një shembull se cilin ajet paskam cunguar dhe deformuar unë. Pastaj a nuk është një praktikë e rëndomtë e teologëve muslimanë që të citojnë pjesë ajetesh nga Kurani, kur u intereson? Kur teologët islamikë duan që ta paraqesin Kuranin si libër që predikon tolerancën, citojnë “ajete të cunguara”. Kur këtë gjë e bëjnë të tjerët, ua zenë për të madhe për faj. Megjithatë, unë nuk i cungoj dhe as i deformoj ajetet që citoj dhe deri më sot kurrkush nga polemizuesit e mi islamikë, nuk më ka vërtetuar të kundërtën.Selim Gokaj, në shkrimin e vet, ankohet se përse Prokuroria dhe SHISH nuk vepruan ndaj meje, kur Komuniteti Musliman dhe Forumi Musliman bënë kallzim penal ndaj meje vitin e kaluar. Por çfarë pune kanë Prokuroria dhe Gjykata në debatin publik intelektual për çështjet religjioze? Muslimanët praktikues në Shqipëri, meqënëse nuk kanë argumente për të përballuar debatin intelektual, kërkojnë që që të prevalojnë në debat duke i mposhtur kundërshtarët me dhunë, me pranga, ashtu siç bëjnë në Iran, Arabinë Saudite dhe në vende të tjera islamike. Selim Gokaj nuk e kupton se mospenalizimi im nga Prokuroria ishte në dobi të Islamit në Shqipëri se në rast se do të fillonte çështja penale, nuk do të mbyllej më siç u pëlqente atyre që e hapën, madje nuk do ta mbyllnin dot më duke e blerë heshtjen time me deklarimin tim të pafajshëm nga gjykata. Prokuroria mund të më procedonte penalisht mua, për shkrimet kritike ndaj Islamit, vetëm duke me arsyetimin juridik se Islami është fe e njohur me ligj në Shqipëri. Por, sipas kësaj logjike, në Shqipëri duhet që të ndalohet edhe Kurani, se atje ka fyerje të rënda ndaj profetëve të religjioneve të tjera të krishtere, të njohura me ligj në Shqipëri, përkatësisht Katolicizmit, Ortodoksisë, Evangjelizmit (Ungjillorëve), Judaizmit si dhe thirrje për gjenocid ndaj besimtarëve të tyre. Libri i shenjtë i fesë islame, Kurani është i vetmi libër i shenjtë i feve të njohura me ligj në Shqipëri, ku ndodh një gjë e tillë.Pastaj, në Shqipëri feja dhe shteti janë të ndara, me ligj kushtetues. Fakti që Islami është fe e njohur me ligj nuk do të thotë se ndaj Islamit nuk mund të bëhen kritika. Ashpërsia e kritikave është thjesht reflektim i ashpërsisë së mendimit kuranor islamik dhe mendimit islamik në përgjithësi. Fakti që Islami ka një status legal në Shqipëri nuk mund të përbëjë për mua një pengesë që të bëj kritikë intelektuale të argumentuar ndaj tij. Të bësh kritikë të ashpër, por të argumentuar ndaj Islamit, Kuranit, nuk do të thotë që të nxitësh urrejtjen, dhunën, por të tërheqësh vëmendjen e shoqërisë për rrezikun që paraqesin Islami dhe Kurani si faktor urrejtje, dhune, destabiliteti në shoqërinë shqiptare. Në rastin e kritikës së arsyetuar, Prokuroria nuk mund t’ i penalizojë kritikët e Islamit, thjesht për faktin që Islami ka status legal në Shqipëri. Nëse Prokuroria dhe Gjykata në Shqipëri do të penalizonin ata që kritikojnë Islamin, kjo do të bënte që Islami të fitonte praktikisht statusin e fesë zyrtare në Shqipëri, dhe këtu synojnë islamikët, me kallzimet penale që bëjnë. Në anën tjetër, Prokuroria nuk mund t’ i ikë përgjegjësisë për të vepruar në rastin e kallzimeve penale ndaj Kuranit dhe Islamit, me arsyetimin se Islami është një fe e njohur ligjërisht në Shqipëri, dhe Kurani është libri i saj i shenjtë. Në Shqipëri, sipas Kushtetutës, feja është e ndarë nga shteti, çka do të thotë se një komunitet fetar dhe libri i tij i shenjtë, nuk mund të mos jenë subjekt i ndjekjes penale. Prokuroria ka detyrimin që të fillojë çështjen penale mbi një kallzim serioz dhe të argumentuar ndaj Komunitetit Musliman dhe Kuranit. Gjithashtu, edhe Gjykata Kushtetuese është e detyruar që të veprojë në rast të një padie të argumentuar për ndalimin e Islamit dhe të Kuranit në Shqipëri.Prokuroria dhe SHISH, në vend që të merren me njerëz si unë, do të bënin mirë që të merreshin me njerëz si Selim Gokaj, se ai është një person shumë interesant për agjencitë ligjzbatuese dhe ilustron shumë prej aspekteve të problematikës që kam ngritur unë në shkrimet e mia mbi përmasat dhe prirjet e rrezikut islamik në Shqipëri. Selim Gokaj është një nga intelektualët islamikë shumë aktivë në shtypin islamik shqiptar, duke qenë dhe kryeredaktor i një gazete islamike, me titull “Besimtari”, e cila del në Shkodër. Në shumë shkrime ai elaboron idenë e një Shqipërie të lidhur me botën islame, posaçërisht me Turqinë neo-otomane. Pushtimi otoman është për të periudha më e ndritur e historisë së Shqipërisë. Gjithashtu, ai nuk harron që të shprehë edhe parapëlqimin ndaj botës arabe, siç bën edhe në shkrimin replikues ndaj meje, ku e kritikon projektin për Universitetin “Beder” se ai synon që të kufizojë numrin e atyre që studiojnë në universitetet e botës arabe.Selim Gokaj është ilustrim i agjendës politike islamike në Shqipëri, për infiltrim në partitë laike shqiptare. Kështu, Selim Gokaj infiltroi në Partinë për Ligj e Drejtësi të Spartak Ngjelës, me të cilën ishte kandidat për deputet në Shkodër, në zgjedhjet e vitit 2009. Është paradoks kompromentues për Ngjelën, i cili në njërën anë flet me të madhe kundër Fashizmit oriental, duke nënkuptuar islamik, dhe në anën tjetër ka si bashkëpunëtorë politikë në “fluksin” e vet, siç e quan ai, njerëz si Selim Gokaj. Ç’ është ky ngërç politik i z. Ngjela, për të përdorur shprehjen e vet tij të pëlqyer? Apo mos ndoshta z. Ngjela kërkon që të largojë ngërçin e borxheve të veta financiare me petrodollarë arabë, duke hyrë në borxhe politike tek Islami politik shqiptar?Në vitin 2008, në Kavajë, u mbajt një i ashtuquajtur simpozium shkencor me titull “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami përcjell në këtë integrim”, i organizuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë. Nga kumtesat që u mbajtën në simpozium dhe emrat e pjesëmarrësve bëhej e qartë se ata e kqyrnin Evropën e së ardhmes si një Bosnjë-Herzegovinë të madhe, ku rreth gjysma e parlamentit europian ne Strasburg do të ishte e mbushur me deputetë me ferexhe dhe me veshje talebanësh. E veçanta e këtij simpoziumi ishte se atje merrnin pjesë islamikë të cilët kanë qenë ose janë të pranishëm në politikën shqiptare. Emri i Selim Gokaj gjendej në listën e atyre që mbajtën kumtesa, midis emrave të Abdi Baletës, Olsi Jazexhiut, Fuad Ramiqit (politikan islamik në Kosovë, kryetar i Forumit Musliman të Kosovës, dhe organizator i protestave islamike në Prishtinë për ndërtimin e xhamisë dhe për lejimin e vajzave të mbuluara me shami në shkolla), Mexhid Yvejsit (fundamentalist islamik nga Gjakova), Nexhat Ibrahimit (studiues fundamentalist islamik nga Kosova), Ramiz Zekajt (drejtorit të Institutit të Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam), Besa Ismaili-Ahmeti, nga Kosova, e cila u paraqit e veshur me ferexhe dhe foli për integrimin europian (?!), Sabri Bajgora (imam nga Kosova), Milazim Krasniqi (fundamentalisti islamik nga Kosova), Jusuf Gjokaj (myfti nga Mali i Zi), Zekerija Bajrami (hoxhë), Refik Gërbeshi (kryeimami shqiptar në Oslo, nga Maqedonia), Justinian Topulli (hoxhë me mjekër vehabite nga Shqiperia)  etj., etj. Selim Gokaj mbajti kumtesën “Debatet për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën e Konferencës së Vendeve Islamike” (f. 149-152 të librit me përmbledhjen e kumtesave). Në kumtesën e tij, Selim Gokaj mbron me të madhe anëtarësimin e Shqipërisë në OKI.Fundamentalisti islamik Selim Gokaj, në shkrimin e vet bën edhe deklarata të hapura terroriste islamike, me frazeologji si “vetëgjyqësi e pakontrolluar”. I pari njeri që duhet të reagojë dhe të distancohet nga Selim Gokaj është avokat Spartak Ngjela, kryetari politik i Selim Gokajt. Ngjela si jurist e kupton mirë implikimin e deklaratave të tilla. Ngjela nuk mund të shfajsohet me faktin se ai është i krishterë ortodoks. Historian a tregon se otomanët islamikë i sollën dëme të mëdha Krishterimit dhe Europës, pikërisht nga bashkëpunimi me do të krishterë ortodoksë. Kështu, gjatë rrethimit të Konstantinopolit, në 1453, Sulltan Mehmeti II dhe Veziri i Madh Halil Xhenderliu, ishin gati që të hiqnin dorë nga rrethimi, të shkurajuar nga sulmet e pasuksesshme, por ishte një i krishterë ortodoks i posakonvertuar, Evrenozi, i cili insitoi që rrethimi të vazhdonte dhe të bëhej edhe një përpjekje e fundit. Mos ndoshta edhe Ngjela i përket këtij fluksi? Kur Selim Gokajn e qortuan në Shkodër bashkëbesimtarët muslimanë, që ai u bashkua me Ngjelën, ai u përgjigj se Ngjelën ishte duke e bindur që të bëhej synet. Nuk e di se çka ndodhur që prej vitit 2009 kur u thanë këto fjalë dhe deri më sot, dhe a është bërë edhe Ngjela si Evrenozi që e bëri Konstantinopolin Stamboll.Selim Gokaj, në vend që t’ i kërkojë ndihmë Prokurorisë dhe Gjykatës, le të mbledhë kolegët e tij të simpoziumit të vitit 2008, të cilët pretendojnë që të jenë elita intelektuale islamike e trojeve shqiptare, dhe nëse janë të aftë, le të polemizojnë me mua, mbi tezat e mia dhe kritikën që i bëj unë Islamit, por me kritikë serioze, me citime korrekte, siç bëj unë me burimet islamike, jo siç bëjnë Justinian Topulli, Olsi Jazexhi, Mexhid Yvejsi, Abdi Baleta etj., nga pjesëmarrësit e simpoziumit të vitit 2008, me perifrazime të tjetërsuara. Unë në këtë shkrim nuk e citoj Selim Gokajn se ai në asnjë rast nuk më citon mua. Se ai, si islamikët e tjerë, nuk është i interesuar për debatin intelektual, por që të dhunohet ai që kritikon Islamin. Por debatet intelektuale nuk fitohen as me pranga as me “vetëgjyqësi të pakontrolluara”, por fitohen me argumente.Kalifi Omar i dha urdhër pushtuesit të Aleksandrisë Amr Ibr al Aas, që t’ i vinte zjarrin Bibliotekës së famshme të Aleksandrisë, dhe kështu biblioteka më e madhe e kohërave deri më atëherë, u bë shkrumb e hi (Këtë e shkruan edhe studiuesi arab i shekullit XII, Abdyl Latif nga Bagdadi, duke cituar shkrime më të hershme të humbura, etj.). Me këtë Omari donte që të fitonte debatin intelektual me botën sa i përket Kuranit dhe Islamit. Omari e dinte se fitoret ushtarake arabe nuk kishin vlerë nëse nuk fitohej lufta intelektuale dhe ai deshi që edhe këtë ta fitonte me zjarr e me hekur. Por me këtë u shenjua humbja e luftës intelektuale nga Islami. Ata që e venë në dyshim se Bibliotekën e Aleksandrisë e ka djegur Omari, mjaft të shikojnë se si sillen pasardhësit e tij sot, të cilët duan që debatin intelektual për Islamin ta fitojnë me dhunë, jo me argumente. Dhe këtu qëndron ndoshta prurja më e keqe që Islami u bën shoqërive perëndimore laike dhe asaj shqiptare në veçanti.

kastriotmyftaraj@sot.com.al - Sot