Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Doktor, vajti si mirë dhe pa Kopin?!

| E enjte, 04.08.2011, 06:02 PM |


Doktor, vajti si mirë dhe pa Kopin?!

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Shoku Kopi u nis i qeshur nga Dega e Mbrëndshme.Sot,veç detyrës aq të "shënjtë",e priste dhe një darkë e bollshme në fshatin N...    Selmanit,tek do bujte për darkë,i kish bërë një nder:të birin ia kish veshur polic.Kaq nuk qe pak për një kooperativist ku të ardhurat qenë si ato thërrimet që dikur ua hidhnim pulave.Me rrogën që do mirrte i biri,ekonomia në familje  shëndoshej goxha.Këtë e dinte mirë si Kopi,po ashtu dhe Selmani.  Për Kopin akoma nuk i kam thënë të gjitha.Na është mësuar goja me këtë Kopi dhe aq,po ky ,Kopi,është shoku Prokop Trifoni,oficer në degën e mbrëndshme që ne e kemi operativ të zonës.Kur zbret këndej nga ne,bën paradë force siç ia kërkon detyra.Ushtarak nuk vishet,por,sado civil,vë në kokën e tij gjysëm tullace një kasketë made in komandant,hedh mbi supen automatikun  se,sikur nuk i mjafton kobureja,ngjeshur e fshehur nën xhaketë,por jo vetëm kaq:kur zbret nga një  makinë që e sjell mu në qëndër të sektorit,bëhet dhe më i zi se sa është dhe buza nuk i qesh. Shkurt:sikur na  thotë:-Ju bëj gjëmën!   Ne,s'do mënd që ruhemi,se e dimë,se s'duhet kruajtur pas sopatës,- siç thotë xha Myrtoja,një plak që nuk para i honeps,këtë lloj si të shokut Kopi. Zbret me pompë të madhe,automatikun ngjeshur (elbete:armiku ka dalë sheshit dhe po pëllet!!!) ,nuk përshëndet njeri,por ç'e do:i hasë sharra në gozhdë.Aty,para sektorit,si karakollë,kot së koti,ndodhet plaka Qeriba. Dhe bodeci i saj nuk lë  njeri pa shpuar.I zi qofshë apo i bardhë.Sidomos ata që njeh.Dhe shokun Kopi si nuk e njeh ajo.Sado që ky nuk begenisi as t'i flas,plaka Qeriba iu lëshua:

 

-More që je zabit dukesh nga dograja e rëndë që ke mbi supe.Po dhe huqet m'i paske të rënda.Nuk gjete ndonjë merhaba andej nga erdhe? Apo ke vënë dogranë në kurriz dhe nuk pyet për njerii ti?

U të keqen Baja ty,po ato faqet që m'i ke ashtu të fryra,mos ke ndonjë pompë fshehur dhe i fryn tek rri.Shoku Kopi,bëri një vesh shurdh dhe ngjiti shkallët e zyrave të sektorit.Ai e njeh plakën Qeriba dhe tek mih si urith atje, në"apsanën" e tij,s'ka se si ia lidh gjuhën. Burrin e ka patur partizan,djemtë komunistë dhe me punëra të larta (njëri deri afër qeverisë në  Tiranë) ,ndaj dhe bëri shurdhin. Ai bëri shurdhin,por qe Lalushi - një kone që bën hama- ham pas këtij shokut Kopi - që mbreu urat me plakën Qeriba.

I thotë ky:-  Po shkelesh me patok dhe do bësh vezë të madhe!

-More,kujt i  tregon patokun ti?Me patokët jam ndarë sot e 40 vjet unë,po çoja satshoqe,se në mos i daltë patoku,gjej ndonjë dash!!!

Ç'qenë për reth,u shkërrmoqën me këto replika kaq të nxehta dhe mënd zunë barkun me dorë,kur plaka Qeriba i vuri përpara si njërin dhe tjetrin.

 

                                                           *     *     *

 

Shoku Kopi,ndërsa pa që plaka Qeriba qe larguar,zbriti shkallët,prap rëndë-rëndë,dhe u nis në sektorin tjetër.Se këtu e deri sa të erret për të shkuar për darkë,ka kohë boll.Sa mbrriti,filloi në"linjën" e tij atë"nuhatjen". Drejt e tek  pika e hapjes në fshat.Sa u  afrua tek pika,gati u gazëllye.Emocione profesioni.E gjeti armikun.Tekiu,një plak që me ditë priste pensionin  dhe  ruante"Pikën e hapjes"-kjo qe plot me armët e çetës-kish varur automatikun mu tek një gozhdë dhe vet nuk ishte në postin e rojes. Duke mos e vënë dot në fre gazin që ndjente (kështu duhet të ndjej veten një qenë gjahu që zbulon gjahun ) ,nxitoi hapat,rrëmbeu automatikun e varur në gozhdë dhe bëri prapaktheu:në zyrat e sektorit.Aty ,përmjet një korrieri,i dërguan lajm plakut Teki. Korrieri,sa mori rrugën  për tek "Pika e hapjes",u përballë me ditëzinë Teki. -Të vish në zyrë tek shoku Kopi!-foli korrieri. Plaku Teki,ca nga mosha dhe ca nga e keqja se i kishin  marrë automatikun,mënd i bëri zvarrë ato çapa deri tek zyra. Trokiti dhe hyri bërnda.Në Zyrë veç shokut Kopi dhe kryetari i pushtetit dhe sekretari i partisë.

-More,bërtiti shoku Kopi,kështu e ruan ti"Pikën e hapjes" ku është gjithë armatimi i fshatit? Tjetri,i mrolur  ca nga mosha dhe ca nga faji,filloi të mbrohej:

-Shoku Kopi unë sytë i bëj katër,po këtë radhë gabova.Më lëshoi zëmra,se pashë time shoqe  - e sëmurë dhe me azëm,këta shokët në fshat e dinë të gjithë,-ngarkuar kjo me një kapicë me shkarpa,se duhen,or mik,se skuqim a pjekim ndonjë gjë.

-Nuk jam miku yt,ore Teki Matushi,jo.Ti mik ke "diversantin" që e mori automatikun dhe vrau sa deshi.Ke braktisur detyrën dhe do t'i jepesh gjyqit,ti. Tani,pa më thuaj,mirë se të qenka dhimbsur jot shoqe,po automatikun ku e ke?

-Epo tomatikun po kërkonj dhe una,ndaj ardhsh këtu.

-Po je dhe komunist dhe automatikun ia fal armikut.Hajde,komunist,hajde.Dhe kur?-pyeti Kopi për t'i dhënë më shumë rëndësi vetes.Kur armiqtë e partisë janë shtuar dhe,po të mos ishte vigjelenca e  partisë dhe sh Enver (ia kish qejfi që të thoshte dhe emrin e tij,po e kafshoi gjuhën se qe me rrezik ),Shqipërinë do ta kish marrë lumi. Që nga ky çast,nuk do jesh më roje.Organizata e partisë do ta shoh më tej këtë punë. Dhe  Teki Qyqari që mezi priste ditën e pensionit,u mrol dhe ca më tepër.

Shoku Kopi si la dhe ca detyra të "tjera",hodhi automatikun në krah dhe drejt e në qëndër.Aty ,me të mbrritur,takoi kryetarin dhe ia dha sihariqin:-Do shkojmë për darkë.Do marrim dhe doktorin me vete.Kryetari qe i prerë për këto darkat.Po dhe doktori.Si njëri dhe tjetri,priteshin me krahëhapur nga fshatarët,se qenë të lidhura  si hallkat e një zinixhir punët në fshat.Kryetarit,shoku Kopi i tha,veç tjerash,se nuk mund të shkohej pa makinë deri tek " miku" i tij,Selmani.Është gati  15 km rrugë nga Fieri dhe sh.Kopi natën do ta kaloj pranë familjes,se,sado pak i madh,sapo është martuar.-Epo qoft e bërë,-i dha uratën kryetari.Do nisemi aty nga ora 4 pasdite,se dimër është,dhe erret shpejt. U ndanë për t'u parë nga ora 4 pasdite.

 

                                                 *    *    *

Në ora  4 pasdite,shoferi qe mu tek zyra e kryetarit.Erdhi dhe doktori.Shoku Kopi nuk po dukej.-Do presim deri në  katër e gjysëm,- propozoi kryetari.Doktori aprovoi.U ulën dhe po shkoqeshin me muhabet.Vajti dhe katër e gjysëm dhe shoku Kopi nuk po dukej. -Aha,- vendosi kryetari,- doktor hajde nisemi ne se kush e di se me"ç'punë me rëndësi",merret Kopi.Mungon vëret sebepçiu i darkës,po darka shtruar është:si me Kopin,si pa Kopin.U nisën dhe errur fare sosën në shtëpinë e Selmanit.Ky i priti me krahëthapur ( e dinte që sh.Kopi do vinte me kryetarin dhe doktorin,dhe i kish marrë "masat" ) ,por,sikur nuk u ndje i çlirët kur nuk pa shokun Kopi. - Se ku na "humbi" ai,djall Kopi,- foli kryetari.Sado që e pritëm,po nuk u duk.U është hapur "punë" e madhe që kur dolën këto "grupet armiqësore",-foli doktori për t'u ndjerë dhe ai i  gjallë.Dhe Selmani:-Mirë do të qe të ishte dhe ai,por"shpirtërisht" këtu është,se ai më tha:-Selman,do të vijë me kryetarin dhe doktorin.Prandaj,mirëse erdhët dhe rrini rehat. U ulën dhe,tek e zonja e shtëpisë,po binte gatimet,kryetari ndiqte me sy.Erdhi rakia.mën e zietë dy herësh dhe,pas saj,nga një gjel deti për secilin përpara.Gjela të ushqyer me dorë,kur thonë në Myzeqe,sa as kryetari nuk shihte dot doktorin dhe as doktori kryetarin.Pa filloi dhe dollia.Në fillim,për komandantin që ta kishim sa malet dhe të merrte dhe nga ditët tona.Pastaj për kryetarin,për doktorin dhe për shokun Kopi që nuk pati mundësi të  vinte në këtë darkë që qe për të.Pinë dhe hëngrën sa u dolën nga sytë.Sado dimër,kryetari,nxheur nga të pirtë dhe të ngrënët pa hesap,herë pas here fshinte djersët.Kur i dhanë fund të gjithë atij "garrameti" që ishte shtruar për nder të  shokut Kopi,më së fundi,u përcollën me të zotin e shtëpisë ( ky nuk harroi që t'u jepte dhe me vete) ,tek po hipte në makinë,kryetari që po kullonte djersë i foli,i kënaqur,doktorit:-Doktor,vajti si mirë dhe pa Kopin !!!...  

 

29 korrik 2011