Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Cheyenne Autumn (1965)

| E enjte, 04.08.2011, 07:57 PM |


Cheyenne Autumn (1965)

 

Nga Halit Bogaj

 

Uesterni’’Vjeshta e çejenëve’’është ndër filmat e fundit të regjisorit të shquar Xhon Ford,në të cilin aktrojnë: Richard Widmark, Carroll Baker, James Stewart dhe Edward G. Robinson. Filmi eshtë konsiderar edhe si një elegji për indianët amerikanë në të cilin përshkruhen vujtjet, abuzimet, përsekutimet dhe vrasjet  e tyre nga qeveria amerikane.Duke pasur parasysh se për realizimin e këtij filmi epik ishin shpenzuar 1 milion dollarë, mund të thuhet se i njejti nuk kishte arrritur sukses të madh, por as shikueshmëri të duhur.Na duket se ngjarja ishte disi si tepër e mërzitshme dhe e dhembshme, prandaj edhe nuk kishte interesim të duhur për të nga spektatorët dhe adhuruesit e filmave të Xhon Fordit..Madje madje ishte edhe në pikëpyetje se a ishin nxjerrë shpenzimet që i kishte bërë’’Varner Brosi’’.Megjithatë, filmi ishte nominuar për Oskar dhe e kishte fituar një Glob të artë .

 

Filmi në versionin  e parë ishte 158 minuta  i gjatë , por ishte shkuartuar për 13 minuta, duke u hequr disa sekuenca nga pjesa e ‘’Doxh Sitit’’.Sekuencat kishin të bënin me Xhems Stjuartin në rolin e Vajat Erpit dhe të Artur Kenedit në rolin e Dok Holidejit.Disa kritikë ato sekuenca i kishin konsideruar edhe si mjaft komike.

 

Shumë pjesë të filmit ishin realizuar në Monument Valley /Tribal Park/në Arizonë ku ishin krijuar edhe disa filma të regjisorit Xhon Ford, sidomos ‘’Karroca postare’’dhe’’Gjurmuesit’’:/që të dytë meXhon Ujenin në rolin kryesor/..Rolet tjera të rëndësishme në këtë film aktrohen  edhe nga aktorët: Rikardo Montalban, Gilbert Roland , Dolores Del Rio dhe i riu Sal Mineo/,i njohur nga filmat‘’Tonka’’,’’Rebeli pa arsye’’dhe’’Gjiganti’’:Fordi sërish i bëri të dobishme dhe i shfrytëzoi disa atribute të indianëve Navaho në këtë film.

 

Ngjarja e filmit daton nga viti 1878, kur udhëheqësi i indianëve Ujku i Vogël /Rikardo Montalban/dhe Dull Najfi/ Gilbert Roland/ e udhëheqin popullin e tyre të mbetur nëpër male dhe fusha deri sa e çojnë nga rezervati i Oklahomës në shtëpitë e tyre në Vajoming.Qeveria amerikane këtë akt të tyre e shikonte si një rebelim ndaj e dërgon ushtarakun e saj Tomas Arçer/Riçard Vidmark/ për ta udhëhequr shpërnguljen

 

Në film aktrojnë për mrekulli edhe yjet :Edvard G.Robinson, Xhems Stjuart dhe Kerol Bejker/në të cilën dashurohet Riçard Vidmark/.Por pa marrë parasysh se çka është thënë më lart, edhe ky film ka mbetur ndër krijimet më të fuqishme të regisorit kolosal ngase në të luajnë aktorët e fëmshëm që kanë bërë emra të paharruar në historinë amerikane të artit të shtatë.