Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Etje shpirti

| E merkure, 03.08.2011, 06:08 PM |


ETJE  ShPIRTI

 

( P O E T Ë V E )

 

Shpirti trazohet e t’mbushet me valë

Kujtesa, si anije, detit të mendjes t’lundron

ti, peshkatar i mendimit të artë

dashuria për njerëzimin sot e këtu

nga zemra yte, gurrëbardhë të buron.

 

Fjala jote e kulluar, si qelibar

n’vargëzim e qendisur me mjeshtri

gur i çmuar, rri n’gjerdanin poezi

vargu yt melhem për varrë

e sfidon dhimbjen me dashuri.

 

Etjen shpirtit të përflakur

ia shuan veçse vargu i tij

porsi uji  i Kroit  Madh,

n’bjeshkë t’larta, atje n’Malësi

kur e fladit trupin që ka zjarrmi.

 

Nga vullkani që derdhet n’breg

Gjaku t’ndizet brenda n’dell

ta nxjerr lavën me shkëndijë

e djeg veten e bën prush

se zemra jote prapë ta mbushë.

 

Sërish delli, nga buçima, sa s’pëlcet

rreh çekani mbi kudhrën e  vet

dhe nga etja rritet forca e tij

kush vdes për fjalën, është poet

veç ai majat mund t’i arrij’.

 

© Kasam ShAQIRVELA