Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fjala e osmanologut Olsi Jazexhi ne "Simpoziumin kombëtar"

| E hene, 11.02.2008, 06:38 PM |


Forumi Musliman i Shqipërisë me datë 2.2.2008, ditë e shtunë, organizoi në Kavajë të Shqipërisë, simpoziumin kombëtar me titull "Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami i përcjell në këtë integrim" .

Olsi Jazexhi
Olsi Jazexhi me kumtesën e vet me titull "Përdorimi politik i islamofobisë dhe sindromi i "terrorizmit islamik" në shoqërinë shqiptare pas rënies së komunizmit" përveç tjerash ceku " Pas rënies së komunizmit me termin islamofobi në ditët tona njihet edhe nga Bashkimi Evropian si cenim i të drejtave njerëzore. Islamofobia është dhunim i drejtave njerëzore dhe kohezionit njerëzor. Diskriminimi i myslimanëve në Evropë pas vitit 1990, e sidomos pas 11shtatorit të vitit 2001 ka marr përmasa jashtëzakonisht të mëdha. Përdorimi politik i islamofobisë në Shqipërinë komuniste nënkuptohet me shkeljen e lirive dhe të drejtave njerëzore. Ismail Kadare është ati i islamofobisë në Shqipërinë postkomuniste, si në aspektin kulturor, të cilin Ismail Kadare Islamin e quan si mëkat i kombit shqiptar. Kulmi i racizmit dhe islamofobisë ndaj shqiptarëve mysliman ishte botimi i broshurës së Ismail Kadaresë "Identiteti evropian i shqiptarëve".

Paul Tedeschini
http://kosova.albemigrant.com