Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Në Heimsheim të Gjermanisë, do të dëgjohet edhe në të ardhmen zëri i nxënësve

| E hene, 01.08.2011, 07:57 PM |


Mesuesja Shqipe Fazliu me Nxenes dhe Prinder
Mesuesja Shqipe Fazliu me Nxenes dhe Prinder

 

Në Heimsheim të Gjermanisë, do të dëgjohet edhe në të ardhmen zëri i nxënësve

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Një bisedë e zhvilluar për mësuesen Shqipe Fazliu

 

Përkushtimi dhe angazhimi i prindërve, mësueses dhe Kosullatës së Kosoves në Stuttgart ndaj shkolles shqipe mundësoi në Heimsheim afër qytetit Pforzheim, të organizohet mësimi plotësues.  

 

" Kam filluar me punën ( pasionin tim të jetës ) që nga muaji prill i këtij viti.  Ishin qifti Arbërie dhe Lumni Lutolli, inisiatorët e kësaj qështje me vlerë shumëdimensionale, e filloi bisedën mësuesja Shqipe Fazliu, me rastin e perfundimit me sukses të procesit mësimor këto dit.

 

Me ndihmen e tyre arritem të ndërtojmë klasën me numrin e mjaftueshem të nxënësve për të paraqitur kërkesen tek shkolla fillore- Ludwig-Uhland-Schule në Heimsheim që të lejohet një dhomë mësimi për shfrytëzim.

 

Peripetitë në vazhdim u eliminuan fare, me vullnetin e mirë e të pashoq të z. Ymer Lladrovci dhe përfaqësuesve tjerë të Konsullatës së Kosoves në Stuttgart, të cilëve në emrin tim, të nxënësve dhe në emër të këshillit të prindërve ju dërgojmë një falenderim të veqantë.

 

Mësimin plotësues në Heimsheim këtë vit e përcjellën nxënës të moshave prej 7 deri në 17 vjet

 

Këta jan;  Theranda, Taulant, Egzod, Jetëlir dhe Ardit Bobaj,  Nderim dhe Edison Gurri, Driton dhe Leon Voci,  Enis dhe Endrit Lutolli, Ersa Rama, Liridona dhe Luanit Mustafa, Donit dhe Leon Krasniqi, si dhe disa të tjerë që janë lajmëruar për vitin e ardhëshem shkollorë.

 

Fëmijët vijnë me shumë deshirë në mësim. Interesimi i tyre është i madh që të mësojnë të flasin e të shkruajnë në gjuhën amtare. Orari i punës me nxënësit e mij deri më tani ishte për kundër deshirës time i shkurtër, se pse e kisha mundësinë vetëm 2 herë në muaj të zhvilloja mësimin.

Shpresoi se në të ardhmen do të organizohemi edhe më mirë dhe dotë takohem me fëmijët për çdo javë.

 

Me datë 8 qershor të këtij viti, organizuam mbledhjen e prindërve.

 

Prezenca e madhe e tyre me  fjalët e mira përcjellëse për punen time me fémijet, më dhan edhe më shumë forcë e vullnet për më tutje.

 

Edhe pse punoj nga 8 orë në ditë si shitëse, kur angazhohem me nxënës jam e relaksuar, e vullnetshme dhe e disponuar sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Do të dëshiroja t'i përkushtohem tër kohën profesionit tim, mirpo për momentin kjo nuk më mjafton të jetoi me familjen time pa brenga.

 

Në ditën e fundit të mësimit për këte vit, me datë 20 korrik,  pas orës së mësimit organizuam një festë së bashku me prindërit dhe fëmijët.

 

Biseduam, shijuam kuzhinën tonë, u fotografuam dhe kënduam së bashku me nxënësit, këngët për vendlindjen dhe flamurin kombëtar.

 

Të gjithë u ndamë të kënaqur, uruam pushimet e merituara të verës në vendlindje, me vargjet e Naimit të artë, " gjuha e jonë e mirë e ambël, dhe ato të Gjergj Fishtes ; " mallkue kjoftë ai bir shqiptari " të recituara nga nxënësit dhe të percjellura me një zë nga prindërit e pranishëm, theksoi për fund të bisedës mësuesja.

 

Shpresoj se për mësuesen Shqipe Fazliu, shkollën shqipe në Heimsheim afër qytetit Pforzheim, nxënësit, prindërit dhe të gjithë ata/ ato që përkrahin dhe rrisin numrin dhe klasat me mësues dhe nxënës ku ligjërohet në gjuhen e nënës ky reportazh do t'i takoi vetëm nismës, ndërsa do të shkruhet e lexohet edhe më shumë në të ardhmen.

Nje pjese e nxenesve te mesimit plotesues ne Heimsheim

Prinderit, perkrahin fuqishem mesimin plotesues

Shkolla shqipe ne Heimsheim- Pforzheim
28 korrik 2011