| E shtune, 09.02.2008, 10:56 PM |
Nga Aktiviteti i Shkollës Shqipe në Gjermani
Kampionati i Diturisë “FULDA 2008” mbahet me 15 mars
Nga Muharrem Sfarqa
Në organizim të këshillit të arsimtarëve shqiptarë në Gjermani për të 17-tën herë me radhë mbahet kampionati trandicional i garave të diturisë, kësaj here në Fulda në shkollën shqipe e cila vepron në kuadër të klubit shqiptarë “Kosova”, shkollë kjo e cila është e para shkollë private ne Gjermani e njohur nga institucionet gjermane. Sic u njoftuam nga kryetari i KASH-it Bajram Dumnica pregaditjet për mbajtjën e këtij kuizi tanimë janë në fazën përfundimtare si nga aspekti profesional ashtu edhe nga ai organizativ dhe teknik. Temë bosht e këtij kampionati do të jetë: “Atdheu im në fotografi dhe fjalë”, temë kjo e ilustruar edhe me 100 fotografi nga etnikumi shqiptar. Garat do të mbahën në letërsi dhe gjuhë shqipe, histori kombëtare, gjeografi, në art, kulturë dhe muzikë shqiptare. E vecanta e këtij kampionati do të jetë ajo se për herë të parë ai do të jetë tërësisht i digjitalizuar përmes të ashtuquajturit “Bima Projektor” në programimin e të cilit kan ndihmuar edhe disa nga miqt gjerman në mënyrë që ky aktivitet të jetë i bazuar në aspektet perendimore dhe frymës garuese ti shtohet ana atraktive që nxënësit pjesëmarrës të kalojnë edhe qaste argëtuese.
Kryetari i KASH-it, Bajram Dumnica, tha se është imperativ i kohës që tri vendet e para të shpërblyera në këtë kampionat qoftë në gara ekipore apo ato individuale do të ishtë mirë që ta prezentojnë shkollën shqipë në Gjermani në kampionatin gjithëkombëtarë të diturisë.
Mikëpritës i këtij kampionati do të jetë këshilli i prindërve të nxënësve dhe klubi shqiptar “Kosova” në Fulda me kryetar Kadri Zeqirin, i cili për mbarëvajtjën e këtij manifestimi ka siguruar madje 40 donatorë të cilët përmes bizneseve të tyre do të jenë ata që do të ndihmojnë shkollën shqipe si asnjëherw me parë. Edhe kësaj here për të marrë pjesë në këtë manifestim janw ftuar zyrtarë nga ministria e arsimit e qeverisë së Kosovës, zyrtarë nga konsulata shqiptare në Berlin nga ajo e maqedonisë, si dhe zyrtarë nga enti i shkollorë për mësimin plotësues në gjuhën amtare të rrethit të Fuldës. Si dhe artist e këngëtar nga estrada e Kosovës.