| E diele, 31.07.2011, 07:58 PM |
Unë vallen nuk e lë.
Sprove
Nga Timo Mërkuri
Pas botimit të shkrimit “Madheria e saj – Kënga” një miku im B C, në mbështetje të asaj që shkruaja më tregoi një histori për gjyshen e tij të cilën po jua tregoj juve.
Kur qe e re, nuse e porsa martuar, i shoqi qëlloi me dhen lart në male dhe u kthye, ose më mirë u vodh nga kopeja, ditën e Pashkës së Madhe. Erdhi me një frymë i ziu nga
Doli bejka nga katundi
Tre sahat vallen e tundi
Pa ç’pa e shkreta nuse s’duroi dot që i shoqi t’i tretej në djersë, po edhe turpin s’mund ta hante me bukë, që të linte në mes këngën e vallen, ndaj duke përfituar nga fakti, që ajo jo vetëm hiqte vallen, por ja merrte dhe këngës, në një moment ndryshoi pak tekstin e këngës dhe duke ju drejtuar të shoqit këndoi:
O burrë të keqenë
Duro dhe pak për “atë”
Se unë vallenë s’e lë.
Nejse, shoqet vetëm atëherë e vunë re të shoqin e saj dhe e shpejtuan ritmin e këngës dhe të valles për ta mbaruar një çikë më shpejt Burrat qeshën e plakat çorrën faqet.
Por ajo që duam të theksojmë ne është fakti se paprekshmëria e këngës është jo vetëm kur këndohet nga grupi i burrave apo vetëm nga burrat, por edhe kur kënga i printe valles, qoftë kjo valle e rëndë burrash qoftë kjo valle e lehtë vajzash e grash.
Askush nuk mund ta ndalte vallen e këngën. Bile as vetë vdekja s’mund ta ndalonte. Historitë që tregohen se në një dhomë dergjej i porsa vdekuri dhe në dhomën tjetër këndohej për nusen që jepej apo merrej, nuk janë legjenda fisesh të egra, por janë realitete te jetuara në trevat e polifonisë. Vdekja respektohej si asnjë tjetër në viset tona, por kënga respektohej shumë më tepër, sepse kënga ishte jeta, ishte e ardhmja, vazhdimësia. Aq i fuqishëm ishte ky respekt për këngën, aq solemn dhe i padiskutueshëm, sa që respektohej edhe nga vetë vdekja. Kam pasur rastin të dëgjoj nga të moshuar, se kohë më parë, në një dasmë, ishte ndezur atmosfera nga kënga aq shumë sa që të dy palët, vendasit dhe krushqit, ndjeheshin tejet të lumturuar nga miqësia e lidhur, miqësi e cila më vonë do të kthehej në gjak se do të lindnin fëmijët nga çifti i ri. Në pragun e ndarjes, dikush sjell një mandat tek i zoti i shtëpisë - i ishte vrarë djali. E ëma gati ja dha ulërimës, i shoqi nxitoj ti mbyllte gojën me dorë dhe e paralajmëroi se po e zbërtheu do ta dërgonte përgjithmonë te i ati. Mbaroi dasma me krisma e këngë dhe krushqit u nisën me nusen në kalin e bardhë përcjellë me këngën:
Më rite baba më rite,
Erdhi koha dhe më shite. . .
Një dramë e dhimbshme e një katërmbëdhjetë, pesëmbëdhjetëvjeçareje në çastin e martesës, e shkëmbyer për një sasi të hollash apo për një numër të konsiderueshëm bagëtish. Kjo na dëshmon se shitja e vajzave ka qenë një traditë jo vetëm në malësi, por herët, ka qenë edhe në jug. Me kalimin e kohës, në jug, tonët dramatike të këngës janë zbutur dhe në kontekstin e gjithë ceremonialit të dasmës ajo ka tingëlluar me tonët që e kanë karakterizuar këtë ceremonial.
Rrugës krushqit përballen me një grup burrash që mbartnin në një barelë të improvizuar me drurë, një të vrarë. Kur mësojnë identitetin e tij krushqit, të cilët përjetuan një kontrast të fuqishëm emocional nga tragjedia e ndodhur, kthehen për të sjellë nusen të qajë të vëllain, si dhe për të marrë pjesë në hidhërimin e mikut.
Përmes këtij detaji donim ta theksonim solemnitetin që ka kënga, autoritetin e padiskutueshëm të saj, si dhe karakteret e fuqishme të atyre që e mbartin atë Këngë. Ende s’jemi në gjendje të shpjegojmë përse kjo krijimtari shpirtërore ka fituar këtë hierarki kaq të lartë duke qëndruar në krye të jetës së shqiptarit? Ç’faktorë social, historik, etnografik apo etnokulturor e kanë çuar këngën në krye të të tëra ceremonialeve të jetë së përditshme të shqiptarit? A nuk theksuam më lart se edhe të vdekurin e përcjellin me këngë, me poezi, pra me krijimtari artistike?
Të njëjtën ngarkesë emocionale brenda polifonisë kanë edhe vallet e kënduara, të cilat sot po harrohen krejtësisht, po harrohet ai thesar artistik që mbart tre zhanre artistike: këngën- vallen-interpretimin skenik.
Por na duhet të pranojmë se shumë kryevepra të polifonisë e kanë burimin te vallet e kënduara nga burrat dhe gratë. Dhe te këto valle e këngë ushtrohen po ato ligje të këngës si dhe te grupet polifonike, bile këtu edhe ca më tepër sepse valles së kënduar s’mund t’i afrohesh. Detyrimisht do të qëndrosh pak larg rrethit të valles, larg “sinoreve“ të saj, i heshtur, si para një altari të shenjtë.
Jemi zot të këtij vatani.
Të duket sikur lëvizin malet të shoqëruara nga vetëtimat e bubullimat e jo valltarë që këndojnë. Çdo gjë mund ta mendosh në ato çaste, por kurrsesi s’mund të mendosh ta ndalosh këngën apo vallen. Të duket se do të zënë malet përsipër po nuk u mënjanove në kohë.
Në qoftë se ndonjëri do të dijë si u bë puna e bariut, ju themi se vetëm pasi mbaroi vallja, që hiqte e shoqja, të dy u “vodhën’’ nga sheshi i kishës, (s’i panë a bënë sikur s’i panë, këtë se dimë mirë) dhe u nisën drejt shtëpisë së çobanit.
E vërteta është se nuk arritën dot te shtëpia, se aty tek ajo driza e madhe dikush nga ata u rrëzua, a ndrydhi këmbën a kushedi ç’pati, dhe nja dy orë ndenjën aty të fshehur nga sytë e fshatit. Vetëkuptohet, të shëronin këmbën e ndrydhur, a të pleksnin këmbët e zgjidhura. Nejse, ne kemi punë me këngët e jo me këmbët.
* Marë nga libri “ Madheria e Saj;-Kenga iso-polifonike”