Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Shkolla shqipe në Fellbach, rrezaton dituri dhe dritë hyjnore

| E shtune, 30.07.2011, 05:59 PM |


 

Shkolla shqipe në Fellbach, rrezaton dituri dhe dritë hyjnore

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Shkolla e mësimit plotësues në qytezën Fellbach, festoj me datë 16 korrik, përfundimin e suksesëshem të vitit shkollor.

Pjesëmarrës të kësaj feste ishin; zv. Konsulli i republikës së Kosovës në Stuttgart, Ymer Lladrovci, prindër dhe familje që jetojnë dhe punojnë në këte mjedis.

 

Në fjalën e sajë të rastit, Shahe Bytyqi prezantoi punën e deritashme të shkollës shqipe në  Fellbach e cila çmohet shumë nga 25 nxënësit e sajë dhe përkrahet fuqishëm edhe nga prindërit.

 

" Musafirë të nderuar, prind dhe familjar të nxënësve, mirë se keni ardhë. Shkolla shqipe në  Fellbach sot ka festë, kemi arësye të festojmë, ngase këtu u krijua një qendër, ku fëmijët tanë, kan mundësinë të ndjekin mësimet në gjuhën amtare. Ju kemi borxh të parëve tanë që ta trashëgojmë gjuhën tek brezat e rinjë. Prindërit duhet t'i vetëdijësojnë fëmijet për rëndësin e gjuhës amtare. Duke e falënderuar palën gjermane që na i hapen dyert e shkollave, gjithëçka tani është në përgjegjësinë tonë. Me këtë rast falënderojmë znj. Rombold që e liroi klasën për fëmijët tanë në mësimin plotësues.

 

Edhe përfaqësuesit e konsullatës së Kosovës i falënderojmë për punën në drejtim të hapjes së shkollave shqipe. Gjatë kësaj periudhe që punova me nxënësit vlenë të theksohet se fëmijët po i marrin mësimet me lehtësi, bëjnë pyetje të vlefshme për temat dhe i dëshirojnë veçmas tregimet historike për shqiptarët. Si rrjedhojë e kësaj kam kërkuar që në bibliotekën e qytetit në Fellbach të na mundësohet këndi i bibliotekës shqiptare. Kjo kërkesë është pranuar, ndërsa neve na mbetet të dërgojmë  literaturë  shqiptare që të pasurojmë shpirtin tonë. Shpresoj shumë që këto libra do të lexohen nga rinia e jonë në të ardhmen", theksoi në fjalën e sajë mësuesja e kësaj shkolle.

 

Përshëndeti dhe përgëzoi mësuesen Shahe, drejtoreshën e shkollës, nxënësit, prindërit dhe pjesëmarrësit tjerë, zv.Konsulli i Republikës së Kosoves me seli në Stuttgart, Ymer Lladrovci.

" Shteti mik gjerman po i jep përkrahje organizimit të mësimit plotësues. Tani është koha që edhe shteti ynë të merr në dorë mësimin plotësues që të ngritet në nivelin e duhur dhe të jetë i  pranueshëm nga shteti gjerman. Ai përfundoi fjalen e tij me porosinë që na e lan dikur Rilindasit  Kombëtar Shqiptar, se nuk ka asgjë më të shtrenjtë e më të shenjët se sa të duash gjuhën   tënde dhe ta bartësh tek brezat e rinjë".

 

Notova nga biseda me mësuesen në vazhdim;

 

" Suksesi i nxënësve ( nota mesatare 2 ) së bashku me disponimin e prindërve më gëzon shumë, më bënë të ndjehem mirë, më bënë optimiste për të ardhmen e ndritur.

Lirëshem e theksoi se kam punuar me shpirtë për gjashtë muaj, me një gjeneratë kualitative të nxënësve. Në vitin e ardhëshem do të filloi me mësimin plotësues edhe në qytetin Waiblingen dhe në qytezën Oeffingen, pra do të kemi shtim të numrit të përgjithëshem të nxënësve.

 

Minimale jan rastet kur prindërit mendojnë se mësimi plotësues në gjuhën amtare ju krijon fëmijëve tanë vështirësi në arritjen e suksesit të mirë në shkollën gjermane. Përkundrazi në bisedë me fëmijët dhe me prindërit, kemi ardhur deri tek përfundimi se mesatarja e notave në lëndet tjera tek fëmijët e përkrahur nga familjet e tyre dhe mësimi plotësues, jan në mgritje të vazhdueshme.

 

Është me randësi të veqant të theksohet se, shumica e mësuesve, notën e mësimit plotësues

e regjistrojnë- bashkangjesin notave tjera në Dëftesë, pra notimi ka filluar të pranohet nga shkolla gjermane. Kontakte me mësues dhe shkolla tjera shqipe në rrethin Stuttgart jan me vlerë, e kemi shumë parasyshë thënjen e mësuesve tanë se; " Mendja e një kombi është arsimimi, ndërsa zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e gjërave, por edhe brendinë e tyre ".

 

Rrjedha e festës me rastin e përfundimit të vitit shkollor

 

Në atë fundjavë korriku e vlenë të theksohet se pjesëmarrësit e në veqanti prindërit ishin  shumë  të kënaqur me  moderimin e programit dhe recitimet e fëmijëve të tyre ndërsa nxënësit shihej qartë se fluturonin nga gëzimi, kishin kënaqesi të prezentoheshin me recitime shqipe para dy mësueseve të tyre, para përfaqësuesve të shtetit dhe prindërve të tyre.

 

Programin e filluan fëmijët parashkollorë. Ata me cicërimet e tyre paralajmëruan një ambient të mrekullueshem të shkollës dhe familjes shqiptare, shëndritën skenen për më të rriturit.

 

Nxënësit e grupit të parë i cicëruan vjerëshat me një ndjenjë të thellë malli për vendlindjen, e në mesin e tyre Erolinda Aliaj e cila me  "  Letrën drejtuar gjyshes ",  preku të gjithë të pranishmit.

Vërehej e dëgjohej se me lexim në vazhdimësi, fëmijët tanë lirohen shpejtë nga theksi i gjuhes së vendit mikpritës, ndërsa e ambël është gjuha e nënës dhe shkrimet arbnore.

 

Nxënësit e grupit të dytë u prezantuan me pjesë nga poezitë dhe poemat e Rilindasve  Kombëtar   Shqiptar e që Ishte kjo një porosi për prindërit, se puna dhe pëkrahja rrezatojnë suksese dhe se fëmijët tanë krenohen me personalitetet e historisë dhe kulturës stërgjyshore.

 

Koreografja e vyeshme Besa Vranovci begatoi festën e shkolles me artin e valleve; shota, baresha, vajzat e Kosoves, hidhe vallën, të përgaditura mirë, me shije të veqantë deserti.

 

Për dukjen e bukur të shkollarëve, në kuq e zi u kujdesën sponzorët me venbanim në qytetin Waiblingen, Vlora dhe Armend Topalli.

 

Gjat tërë kohes sa zgjati programi artistik, Bedrie Tahiri e rrethuar nga nënat tjera me servimin e ushqimeve tona tradicionale, ndihmuan blerjen e librave shqip dhe kompletimin e këndit shqiptar në bibliotekën e qytetit Fellbach- iniciativë e mësueses Shahe dhe këshillit të prindërve, e cila do të shuaj etjen e leximit jo vetëm të nxënësve por edhe të rriturve- miq të librit.

 

Shumica e nxënësve të mësimit plotësues në qytetin Fellbach pushimet e merituara të verës do t'i kalojnë në me familjet e tyre pran më të dashurve në Vendlindjen e andrrave të tyre. Urojmë pushim të këndshem dhe suksese edhe ne të ardhmen mbarë kësaj Vatre shkollore.

 

27 korrik 2011