| E premte, 29.07.2011, 07:23 PM |
Ese
Përse kemi shumë vetvrasje?
Nga Vladimir Shyti, Durrës
Faktet tregojnë qartë se në vendin tonë atmosfera shpirtërore në pjesën dërmuese të popullsisë është e nderë;kjo gjen shprehjen e vet jo në jetën e rrangut të lartë,por më fort në episode të vogla personale tek të varfërit që mezi ngjerrin bukën e gojës.Unë do t’i shtjelloja këto vetvrasje si një farsë që vjen vetëm nga varfëria tejmase e një popullsie të brezit të dytë,paksa edhe tek brezi tretë.
Brezi dytë është më i persekutuari,ata janë në një moshë që nuk u afrojnë punë,pasi u kërkohet,dipllomë,gjuhë e huaj dhe njohuri kompjuturike,që ata s’i kanë.Mbahen vetëm me atë lëmoshë që u jep bashkia e komuna,dhe si puntorë me mëditje,kur e gjen atë.Varfëria ka mëndyshjet e veta,e cila do t’i jepte jetës të këtij brezi tensionin e jashtëzakonshëm,pra do të zhurmonin në shpirtin e tyre,gjithë përplasjet e pasionëve,vorbullat shtazarake të turpit,të krenarisë së humbur,sensualizimit dhe moralit,ndjesia e tmerrshme e forcës,të cilën lufton dhe kurrë s’fiton,që ata i çon deri në shkatërrimin e plotë të nervave.E vlerësojnë realitetin ku jetojnë vetëm në skëterr,kanë një kënvështrim përtej skepticizmit dhe bien në dëshpërim të plotë.Sidomos,kur fëmijëve të tyre u mungon buka e përditshme,arsimi i duhur,mjeksia e domosdoshme e plot kushte të tjera jetese që ata prindër s’munden t’iua plotësojnë.Madje,fatkeqësia e tyre,varfëria, i bën të përbuzur nga shtresa e lartë fisnke,që kanë gjithçka që u afron jeta.Xhelozia,ambicja,janë edhe këto faktorë një armë ndihmëse që të çojnë drejt vetvrasjes
Rrjedhojat janë të llahtarshme.Ata nuk besojnë më tek shteti,në propogandat e partive politike,në mediat e shkruara e televizive,janë të zhgënjyer nga demokracia që tërhiqet zvarrë në Shqipëri.Dhe domosdo që do të bëhen entuziast të vdekjes,të gatshëm për flijim të vetes,duke harruar se ku po lënë familjen e të afrmit e tyre.Nuk e mendojnë se do të shtojnë hallet e problemet familjare.Do të shndrrohen në origji ndjenjash të neveritshme e idioteske.Ata njerëz se perecipitojnë dot se lufta për jetën është një luftë heroike aq më shumë fisnike.Jeta merret si të vij,por do një kontroll të vazhdueshëm nga Ti.Jo gjithçka duhet t’ia kërkojmë shtetit,ku është shpirti krijues e novator,ku qëndron fshehur shpirti luftarak që karakterizon popullit të shumëvuajtur,që i mbijetoi çdo ngjarje katastrofike në shekuj.Si mund të çoroditet një njeri që deri tani ka besuar në qëllimet e veta?C’rregullimi i ekulibrit jetsor vjen për këta tipa natyrshëm,duke harruar emrin e mirë që kanë në shoqëri në rrethana normale.Ky emër është si unaza brilante që vendos në gisht:një shenjë dalluese,një diçka e jashtme që ka lidhje me subjektet,me unin e mirfilltë.Dhe ti tipi i çditshëm,i rënë në dëshpërim e shkëput këtë emër që mban një fare pushteti dhe force,duke e lëshuar veten në duart e vdekjes.
Rëniet ekonomike ndodhin në tërë botën,atëhere të gjithë të pashpresët do të përfundonin në vetvrasje,jo, njeriu duhet të mbështetet në ëndrra për të ardhmen,në forcat e vetvetes,madje edhe në ligje,paçka se sot janë disi të shpërfillshme,
Shtërngesa që ndihet tek këta tipa me moral të rënë përtokë nuk shpreh ndoshta,në formën më të lartë,kërkesën e shtruar nga Aristoteli ndaj tragjedisë dymijë e ca vjet më pare,për “vetflijimi nga një ndjesi e rrezikshme,me një shkarkim të dhunshëm të saj”? Theksim të veçantë,kanë cilësimet “i rrezikshëm” dhe “i dhunshëm”-gjë që për botën perendimore është e shmagshme dhe përbuzur.
Ndaj këto personazhe me ndjesi tragjike,duhet të tërhiqen denjësisht,qoftë edhe zvarrë në fatin e tyre të shenjtë,Jetën e jep nëna natyrë edhe ajo e ka të drejtën e vdekjes.Të mos e shikojnë botën si tragjedi,me jetën tuaj bëni deri më të fundmen dhe më të lartën e saj.