Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Vrasja e policit shqiptar, Enver Zymberi

| E enjte, 28.07.2011, 08:03 PM |


VRASJA E POLICIT SHQIPTAR,ENVER ZYMBERI

 

Nga Halit Bogaj

 

Civilët serbë treguan edhe njëherë se kanë mbetur figurantë të instrumentalizuar nga politike e dështuar e Millesheviqit.Kinse në emër të mbrojtjes së të drejtave të tyre,ata vepruan në mënyrë kriminle,duke vrarë një polic kosovar i cili ishte atje për ta mbrojtur shtetësinë tonë të cilën do ta realizojnë edhe serbët e veriut si qytetarë të njejtë të këtij vendi.Për fat të keq,ata zgjodhën metodat e dikurshme të një regjimi të perënduar dhe të dënuar nga mbarë bota.U vra polici kosovar i qëlluar në kokë nga një snajper serb,kurse regjimi në Beograd e dënoi me gjysmë goje,pa e thënë asnjë fjalë se vrasësi duhej të zbulohej dhe të kapej gjithësesi.Në këtë rast na shkonte mendja se çka do t’na bënin serbët poqese do ta vrisnim ndonjë polic të tyre?!Përgjigja dihet dhe nuk do të duhet ndonjë koment filosofik për ta kuptuar!Serbët gjakpirës e vranë një djalosh i cili kryente një detyrë ligjore të vendit të tij,ndaj vrasja e tij e pamëshirshme nuk guxon të anashkalohet as nga Bashkësia ndërkombëtare dhe nëse ndodhë ndryshe,vërtet duhet t’i çojmë duart prej saj dhe ta shtrojmë pyetjen :Se mos vallë kanë ardhur për t’iu ndihmuar kriminelëve të regjur të cilët veprojnë për çdo ditë në Veri të Kosovës,duke mos iu prishur,siç thuhet’’As tymi i duhanit’’!Sikur të vritej ndonjë polic serb,ata do të hakmerreshin atypëraty,duke vrarë një numër të madh shqiptarësh.Këtë nuk e themi sipas hamendjes sonë por nga përvoja e tyre historike antishqiptare të cilën e kanë zbatuar me shekuj kundër nesh.Do ta alarmonin botën dhe nuk do të lenin dyer pa trokitur,siç po përpiqen edhe tani që me fajet e tyre,ta alarmojnë Bashkësinë ndërkombëtare dhe Kombet e bashkuara për ta realizuar vandalizmin e tyre çnjerëzor të përsëritur nga rasti i pranimit të Pavarësisë së Kosovës duke i djegur dy pikat kufitare të Kosovës!Por Bashkësia ndërkombëtare pikërisht atëherë bëri gabim të madh që i lejoi ,duke e lënë problemin të zvarritur deri në ditët e sotme,për ta inkurajuar sërish Serbinë që t’i kthejë në veprim’’’Ballvan revolucionet e veta ‘’të skenarit kroat.,të cilat,dhashtë Zoti ,do t’i dalin përhundësh edhe kësaj radhe.Me veprimet e tyre të egra dhe radikale ata nuk i lënë vetes vend për të jetuar në Kosovë,por do të ikin’’ në gaçica ‘’si Martiqi i tyre i mjerë.Siç u pa dhe siç i këndelli,,policia speciale Kosovës ua bëri tetë me dy,me ç’rast edhe pyetnin se kah ishin armatosur aq mire shqiptarët e Kosovës?Ishin habitur fare  dhe nga sikleti asesi nuk mund ta merrnin me mend një reformim aq të shpejtë të policisë sonë e cila shkonte atje ku e kishte moti vendin.Pra,nuk ishte në rrezik popullata serbe nga depërtimi i policisë sonë atje,por ishin në siklet banditët e frustruar të cilëve qyshj nga ajo ditë u ndalej aktiviteti kriminel dhe përfitimet e shumta që i realizonin me vite të tëra.Pra,më në fund,vallja e shqipeve fillonte edhe në ato dy pika kufitare të ndezura atëherë nga piromanët serbë.Nga kjo del se vrasja heroike e policit tonë është një akt kolosal patriotik dhe historik i cili u ndesh edhe një herë me mbeturainat më të tmerrshme njerëzore që akoma jetojnë në ëndrrat e tyre mesjetare për’’Kosovën si tokë serbe’’,pa e hetuar akoma se sa ‘’Shumë ujë ka shkuar nënë urë’’nga viti i shenjtë 1999,i cili në histoirinë shqiptare është i shkruar me shkronja të arta,nga i cili filluan të krijohen edhe celulat e para të policies sonë të pavarur,e bazuar në parimet më të fuqishme demokratike të vendeve perëndimore,Në atë polici kanë hyrë djelmoshat tanë arushanë dhe trima të rrallë që nuk tremben fare nga armiku ynë i moçëm i cili si duket rri përherë i zgjuar për ta penguar shtetin tonë drejt përparimit dhe lirisë përfundimtare. Banditët e panë me sy hapur se Veriu është pjesë e Kosovës dhe sa më herët ta kuptojnë ,do ta kenë edhe më mirë dhe do ta vazhdojnë jetën e tyre në qetësi. Serbët e Kosovës nuki janë të rrezikuar fare nga shqiptarët por pikërisht nga politika serbe e cila është duke i instrumentalizuar ata për nevojat e veta serbomëdha dhe megalomane,duke harruar se të gjitha ato veprime do t’u kthehen  një ditë si një boomerang tjetër.Prandaj kur t’i ha ujku sërish në Sanxhak apo eventualisht në Vojvodinë dhe në Luginën e Preshevës atëherë prapë do të thonë vallë çka u bë,me ne,duke harruar se askush nuk mund ta durojë hegjemonizmin dhe ‘’Balvan revolucionet mjerane të tyre’’ për të cilat janë specializuar para njëzet vitesh!Se shqiptarët ishin të detyruar të vepronin kështu siç vepruan, tregon  edhe injoranca shumëvjeçare serbe e cila përpiqet ta trajtojë Kosovën si një bashkësi lokale të Serbisë,duke u përpjekur përherë ta denigrojë rëndësinë e vendit tonë dhe të njerëzve që e udhëheqin shtetin më të ri në botë.Këtë e ka bërë urrejtja e madhe historike të cilën e kanë ushqyer përherë kundër nesh,por nga e cila nuk kanë mësuar kurrë për gabimet e tyre rrënjësore.Politika e degjeneruar ndaj Kosovës dhe republikave tjera ishte shkaku kryesor i humbjes katastrofale të tyre.Dëshira për të qenë përherë superiorë i solli në një gjendje edhe më të mjerë,duke u bërë të urryer për veprimet e tyre edhe nga mbarë bota demokratike.Siç po shihet, mbeturinat e Millosheviqit të mbetura në Veriun e Kosovës janë duke punuar sa munden për t’u mbajtur në jetë dhe për ta vazhduar promovimin e një politike të tillë,në krye të së  cilës është akoma edhe neoçetmniku Ivica Datiq, i cili, në njëfarë mënyre tha se përkitazi me situatën poilitike në Kosovë duhet të jetë gati edhe policia brenda Serbisë!!!

 

Se politika serbe është duke i përkrahur tregonte edhe Stefanoviq ,i cili kërkonte prej tyre që’’Të kujdestaronin’’!,Pra në vend që t’i qetësonte ai i ngacmonte edhe më tepër. Serbët i kishte kapur zori kur gjenerali gjerman kishte thënë se janë tërhequr njësitë speciale të Kosovës por në kufi kishte mbetur policia e saj.Pra ata kishin dashur që atje mos të shkelte fare këmba e poilicisë së shtetit të tonë!!!Gjithashtu Byhler u kishte thënë atyre se’’E kishin prerë në besë’’kur i kishin premtuar se nuk  do ta sulmonin KFOR-in,duke e parë edhe ai se kush ishin dhe çfarë bese kishin ata!Jam shumë i dëshpëruar-u kishte thënë atyre dhe mjeteve të iinformimit komandanti autoritativ gjerman.

 

Për incidentin e ndezjes së pikes doganore ishte deklaruar edhe çetniku Oliver Ivanoviq të cilit i ishte’’Ngrirë gjaku’’nga një veprim i tillë piroman dhe banditesk.Ai me të drejtë vajtonte se Bashkësia ndërkombëtare do ta akuzonte edhe Serbinë,thuase shqiptarët kishin shkaktuar dhunë kurse serbët ishin melaçe?!Përkitazi me sulmin ndaj KFOR-i ishte shprehur  edhe Tadiq i cili thoshte se ai sulm është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës dhe ato të Serbisë.Më në fund e kishte pare edhe ai se ishte ashtu siç ishte dhe duhej të vlerësohej ashtu siç u vlerësua nga mbarë bota.Pra sulmin e kishte konfirmuar gjenerali gjerman të cilin nuk mund ta demantonin serbët ashtu siç ishin të mësuar të gënjenin përherë gjatë historisë.Kësaj radhe u zunë’’Me pelë për dore’’,kurse një situate e tillë nuk do t’iu shkojë fare’’Për shtati’’.Pas kësaj që ka ndodhur mund të them se Prishtina e ka fituar atë që e ka dashur-ishte shprehur Borko i mjerë,i cili në bisedimet me Kosovën çonte pluhur për vulat doganore të shtetit tone,duke i mbajtur përherë pozitat e hegjemonit dhe duke mos e kuptuar fare se çka ka ndodhur pas 17 shkurtit të vitit 2008!Natyrisht që Prishtina e ka fituar,jo atë që e ka dashur por atë që i ka takuar dhe i takon.Nga tani duhet të trajtohet si partner i barabartë në bisedime.Pra pas ngjarjeve të këtyre ditëve u dogj edhe Borko ngase bisedimet nuk do të kenë efekt të madh,madje edhe do të jenë edhe pa kuptim!.

 

Mes tjerash morëm një lajm të mirë edhe nga Euleksi i cili e kishte dënuar ndezjen e pikës kufitare në Jarinje,duke thënë se i kanë përforcuar edhe veprimet e policisë evropiane në bashkëveprim me KFOR-in,duke u dërguar në vendkalimin e dytë në Bërnjak,për t’i neutralizuar sulmet e tjera eventuale.Pra atje ishin nisur forca të mëdha të KFOR-it në përbërje prej 30 kamionëve luftarakë dhe mjeteve zjarrfikëse,kolona e të cilave përcillej nga helikopterët e KFOR-it.Por duhet theksuar edhe një gjë shumë të rëndësishme!Daqiq e kishte tërhequr konstatimin paraprak se’’Policia serbe ishte në gjendje gatishmërie lufarake’’.Kishte thënë se nuk kishte thënë ashtu!!!Opa baco!Qysh dine të tërhien kur iu vjen’’veja te…’’Në vazhdim,serbët e shkretë e raportonin edhe konstatimin’’Se ishte bërë gati edhe një grup ushtarësh amerikanë të armatosur deri në dhëmbë’’!Pra ata më së miri ua masin temperaturën serbëve,por qebesa edhe gjermanët ua fusin tmerrin në kockë atyre.Grupet e ashtuquajtura të huliganëve piromanë,i kishte dënuar edhe Bogdanoviq,duke thënë’’ se atyre ua shihte sherrin mbarë Serbia’’

 

Pra me veprimet e tyre të çmendura serbët i kishin zgjuar luanët e fjetur amerikanë,animë duke shtënë ndaj tyre,pa u shkuar mendja fare se sa alergjikë dhe sa hakmarrës  janë ata në ato raste.Tani ata do ta shohin se çka do të thotë që të luftohet me më të fortët e kësaj bote!

 

Dhe në fund duhet të thuhet se policia jonë speciale i ka arritur efektet e veta,prandaj edhe nuk ka më nevojë të qëndrojë në pikat kufitare.