| E enjte, 28.07.2011, 06:18 PM |
Loja në teatër, një histori qe s’ka as bisht as kokë?!
Zarfa të pahapura, kështu dëgjohej një thirrje nga publiku në teatër,në anën lindore të qytetit.Skam fuqi të vuaj më,aty në atë pallat sundon frika jo paqja.Në pallatin”laik”merrnin pjesë edhe njeriu qe kishte nënshkruar dënime me vdekje.Sikurse zoti kishte një plan, gjithçka qe po ndodh për një arsye,edhe kockat e njeriut te vuajtur nëpër qelit ishin plot forcë rinore.
Djalli,ka pushtuar trupin,mos vallë ia shpreh shqetësimin ndonjë njeriu,përndryshe si do te duronte shpirti im.Vetëm për hirin e atdheut tim do të veproi qe të mos e përdhosin lavdin.
Sikurse edhe malet kishin marr flakët.Ato flakë që i shujtën varret,aty ku zjarri trimave pushtoi shpirtin,derdhi zemërimin mbi xhelatët.Informacioni ka një pushtet; s’mund ti shpëtosh asnjë shpirt te njeriut,nëse nuk pendohesh vetë!
Thirrja e dytë dëgjohej nga publiku:Ata tre njerëz janë mishëruar me djallin.Një zarf qe s’arrija të hapja,ishin shumë pran tij, çka do të thotë:unë ju dua,apo dëshpërime,apo thënie romantike,flakët e tuaja vuajtën në ketë botë,apo ta fajsojm edhe luftëtarin pse na mësove,se ti ke faj se si duhet atdheu.Dëgjojeni zërin e zemrës,brenda këtij zëri jeton trishtimi,përballimi me kujtimet.Ska më udhëtime dhe luftëra,tani përkas popullit tim.
Luleshtrydhur qeshnin përbrenda,të gjithë bërtisnin,stuhitë bënin,zhurmë te lisat qe hidhnin rrënjë ,ç’faj ka kjo lule,kur e tradhton fryti i vet,e vërteta qëndron te disa viktima qe po merrnin pjesë në lojën me gënjeshtrave.Në këtë lojë të teatrit mur pjesë edhe frika,duke përsëritur një histori qe s’ka as bisht as kok!
Maskimi ishte vrasës ne skenën e teatrit,shprehet me ngjyrime para publikut zbulimi i të së vërtetës,ngjyrosë brenda vijave...udhëtari mirë,avionët e shqetësuar,pran laboratorit shumë sekret i vëzhgimeve,ku trupi donë pak diell me një rreze shprese,energji për një vrimë të zezë,ku qëndron si një shkrepëse për tu ndezur...
Si përfundim i skenës se teatrit; pran universit natyral grabitqarët në ambient.Virusët grabitqar,tre persona dalën nga laboratori,asnjë i gërvishtur...!
Zëri i mergerimtarit,fëmija qe kishte lindur në perëndim,ndër tjera shkruante në zarfin e tij në kujtimet:Me thuaj si është Kosova ime për të qetësuar dhimbjen time për prindërin tim dëshmor,unë nuk e njihja botën me furtuna për vendin tim,kush do ta shpëtoi shpirtin tim...
Fran Buzhala
Esslingen-24.07.2011