Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2011 (I)

| E shtune, 23.07.2011, 07:58 PM |


SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 2/2011 Bleror-Lulëzor-Qershor 2011
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Zyrafete Manaj

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektore: Jeta Bytyçi
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese 

 

KRYEARTIKULLI

 

XHEVAHIRE NGA TORISHTA KOMUNISTE

 

KOLEKTIVIZIMI I MARRËZISË

 

"Blerim Kuqi është luftëtar institucional, prandaj është armik. Te ekzekutohet!"

 

Ky ishte kriteri bazë i gjykatës ushtarake të "UÇK-së" të bandës të LPK-së, për ndarjen e "drejtësisë" gjatë dhe pas luftës, më saktë, masakrës në Kosovë!

 

Nga Idriz ZEQIRAJ

fisnikzeqiraj@hotmail.de

 

   Thonë se çdo e keqe ka edhe një të mirë dhe anasjelltas. Kjo u provua në rastin e arrestimit të Blerim Kuqit. Në vendimin e tij për ta varrosur të vërtetën, që, padyshim, është rast ekstrem i të keqes, duke u nisur nga profili i tij, si i parë i një komune, ngushëllon një e mirë: Shpërfaqet qartë "lufta" dhe "parimet" e asaj "UÇK-je" që identifikohet me bandën e LPK-së dhe SHIK-un e saj famëkeq.

     Blerim Kuqi ishte oficer institucional, pra, ushtar i Ibrahim Rugovës dhe drejtonte formacionin e koduar "Kitrat". I ndjekur këmba-këmbës nga banda "ushtarake" e komunistëve stalinistë-enveristë të LPK-së, kapet rob, arrestohet dhe përplaset në burgun rural në Kleçkë të Lypjanit. Akuza e gatshme, ashtu si për të gjithë ushtaraët, oficerët apo edhe simpatizantët civilë të institucioneve paralele të Presidentit Rugova: "dezërtor, armik, spiun në shërbim të pushtuesit serb!" Edhe dënimi ishte i gatshëm: "Dënim me vdekje - ekzekutim, pra, metoda ekzekutive - pushkatim!"

     Dhe, nga ky rit i përgjakshëm e fatal për oficerin Kuqi e shpëtoi vetëm sulmi blic e brutal i policisë pushtuese. Dhe, nga e keqja e madhe sulmuese pushtuese, befason e mira: lirohen e mbijetojnë ata që prisnin radhën e poshtërimit, torturimit, kurbanizimit, ekzekutimit, pushkatimit, pra, Blerim Kuqi me shokë, të rënë në fatkeqësi, të rënë në kthetrat e bandës komuniste lepekeiste, e cila zbatonte projektin e hartuar në Tiranë nga banda amë, kallëse e Shqipërisë më 1997, e kryesuar nga Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Fatos Klosi me shokë.

 

 Projektin sabotues të luftës të Kosovës, të bërë nga Tirana zyrtare, e aprovoi edhe LPK-ja

 

       Zbatimin në praktikë në Kosovë të këtij projekti monstruoz e sabotues të luftës, thellësisht armiqësor, një shërbim i madh për pushtuesin, Serbinë, e kishin marrë përsipër krerët aktualë të pushtetit në Kosovë, me ideolog akademik Rexhep Qosjen dhe Jakup Krasniqin, i emëruar si "zëdhënës" nga banda e Tiranës zyrtare dhe i shfrytëzuar nga kjo bandë, për të legalizuar e ligjësuar vrasjet e luftëtarëve institucionalë, nga banda e LPK-së, në emër të "UÇK-së" në Kosovë, nëpërmjet Radiotelevizionit komunist shqiptar, me bandën e kryesuae nga Hajrije spikerica, alias Besa Çeku - Buçinca dhe kolegun e saj kodosh Nuhi Bytyçi, si përçues të përçarjes të madhe politike e ushtarake, të projektuar nga kryebanda komuniste shqiptare, impulsonte krimin brenda shqiptar, jo vetëm duke harruar pushtuesin, por, indirekt, duke e ndihmuar atë.

     Burgjet adaptuese rurale të lepekeistëve kuqaloshë në Kosovë, ishin një fotokopje e atyre të kohës të Luftës Dytë Botërore në Shqipëri, kur banda e Ushtrisë "Nacional-Çlirimtare", siç u proklamua rrejshëm në historinë e falsifikuar dhe të sakatosur për këtë "luftë", për gjysmë shekulli me radhë. Komunistët antishqiptarë të Enver Hoxhës i vrisnin në pusira e prapa shpine jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe brenda radhëve të tyre, duke ua faturuar këto vrasje pushtuesëve italianë dhe gjermanë. Rasti i vrasjes prapa shpine të Ethem Gjinishit, njëri nga nënshkruesit  e Marrëveshjes të Mukjes, marrëveshje kjo pajtuese për luftë të përbashkët, me synimin e bërjes të Shqipërisë Etnike, të cilën e prishi Enver Hoxha me urdhër të Milladin Popoviçit. Gjinishi rinor ishte shoqërues i babait të tij në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 1912. Ishte luftëtar në luftën e 1920-ës në Vlorë; delegat në Kongresin e Lushnjes më 1920; kuadër në LDB. Dhe, Marrëveshja e Mukjes për bashkimin e shqiptarëve të kudondodhur, ia hëngri kokën, sepse filosllavi Enver Hoxha nuk donte ta cënonte miqësinë me "vëllezërit jugosllavë"!

     Edhe prishja e Marrëveshjes të Osllos është kopje e asaj të Mukjes, si në përmbajtje, ashtu edhe në rrjedhojat fatale, jo vetëm për popullin, por, për të gjithë Kombin. Kjo metodë është huazuar nga OZNA jugosllave, të cilët e kishin kopjuar nga sigurimi rus i Stalinit. E para, tradhtoi idealet e luftës për liri dhe inicoi luftën civile në Shqipëri; e dyta, harroi pushtuesin serbosllav dhe u sul, si egërsirë, në derdhjen e gjakut shqiptar në Kosovë, madje jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas saj, duke synuar pushtetin dhunshëm. Këto dy marrëveshje të shkelura me këmbë nga komunistët e djeshëm dhe të sotëm edhe sot e gjithë ditën kullojnë gjak.

     Nëse komandantët institucionalë të luftës do t`u përgjigjeshin provokimeve deri në vrasje të lepekeistëve, vegla qorre të bandës pushtetare në Shqipëri, edhe në Kosovë do të degjeneronte lufta për liri, në luftë civile, siç ndodhi më 1943 - 1944 në Shqipëri. E ilustrojmë me provokimin e rëndë që halabakët e LPK-së i bënë kolonel Tahir Zemajt, Hero i Kosovës, në Prapaçan. Kolonel Zemaj i kishte forcat dhe mundësitë për t`i goditur dhe asgjësuar horrat provokatorë. Por, duke u gjegjur me logjikën e kombëtarit, shmangu vëllavrasjen: "Nuk dua të derdhë gjak shqiptarësh". Dhe, u tërhoq.

Provokimi, deri në rrugaçëri, i servilit shikist Skënder Dobruna ndaj Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, fituesit madhor të Betejës të Loxhës, se gjoja dezërtoi nga lufta, dëshmon për hiçsinë e sojit komunist. Horrit Dobruna i ka ngelur merak pse nuk arriti ta dënonte me vdekje Atë, siç bëri më vonë me Blerim Kuqin! Kolonel Zemaj kishte një Komandë eprore dhe ai vepronte nën urdhërat e saj. "Ne mund ta marrim edhe Pejën, por nuk kemi mundësi ta mbajmë", - thoshte strategu Zemaj. Ai nuk ishte aventurier se ata që i premetonin pashaporta të Kosovës Malishevës të "çliruar" dhe në vend të pashaportave, u sakatosen nga plumbat vrasës të pushtuesit, ndërkohë që premtuesit intrigonin në Tiranë. Ata që nuk përfillin Komandën, janë bashibuzukë e banditë, të cilët nuk njohin as rregullat dhe as ligjet e luftës. Prandaj edhe përbaltën dhe përballën me rrjedhojat pas luftës. Kolonel Zemaj, në bashkëpunim me Komandantin e UÇK-së për Rugovën, Smajl Hajdaraj, shquhen për mbrojtjen e popullatës të Dukagjinit. Të luftosh, duke pasur popullatën e pambrojtur në mes, do të thotë të aprovosh vrasjen e kësaj popullate. Kolonel Tahir Zemaj ishte i rrallë në strategji, zgjuarësi dhe trimëri. Prandaj është edhe Hero i Kosovës.

 

Burgjet e LPK-së - kopje e burgjeve të E. Hoxhës gjatë LDB

 

     Burgjet rurale në Llapashticë (Llap), Kleçkë (Lypjan), Llapushnik (Drenicë), Jabllanicë (Gjakovë), Cahan (Kukës) dhe të tjera më pak të njohura ose të panjohura, janë dëshmi se njëshi i qëllimit të LPK-së ishte neutralizimi, frikësimi e, pse jo, edhe eliminimi fizik i luftëtarëve institucionalë. Përkundër Tiranës zyrtare të kohës, e cila mjaftohej vetëm me autonominë e 1974-ës, rrjedhimisht, për këtë duhej të ishin pajtuar edhe krerët e LPK-së, përndryshe, prishja e Marrëveshjes të Osllos, kundërshtimi i unifikimit të faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës nga ata, ishte edhe interesi dhe kërkesa direkte e Serbisë. Ndërkohë që krahu institucional pavarësinë e quante kompromis, në të kundërtën bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ishte në agjendë. Kjo prerje ishte e qartë dhe çdo përçapje për montime dhe arnime të tjera, është manipulative e dështake.

     Nuk është rastësi që prokurorët ndërkombëtarë pikëtojnë, përveç Kosovës, edhe Shqipërinë, si mjedise të krimeve të luftës. Sepse, realisht, krimi për luftën e Kosovës ka pikënisjen në Tiranë, ndonëse qëllimi i Tiranës zyrtare ishte ndërrimi i kahjes të luftës: nga luftë çlirimtare, në luftë ideologjike e pushtetare. Pra, në të gjitha kalkulimet e pasluftës, Kosova duhej të ishte e kuqe, e lidhur me njëmijë e një fije me Serbinë, ashtu siç mbeti pas Luftës të Dytë Botërore, sepse kjo forconte boshtin komunist në Ballkan, njëkohësisht, pushtetin komunist në Shqipëri.  "Verba volant, skripta manent" (Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet) - thonin latinët e vjetër. Dhe, kjo e vërtetë ka mbetur e shkruar nga kasta - bandë e Tiranës, gjë që kursen komentet e mëtejme.

     "Zallamahia" e bandave komuniste në pushtet apo opozitë, në rastin e arrestimit të kryekomunarit Blerim Kuqi, sheshoi injorancën dhe hipokrizinë e kësaj race karpatesh. Jakup doktori la nam për mosnjohjen elementare të Kushtetutës të vendit, kur votoi presidentin pa kuorum. Tani ai thirret në këtë Kushtetutë për paprekshmërinë e atyre që kanë mandate deputeti. Në një normalitet kushtetutor, kjo referencë do të ishte normale. Por, kur është fjala për një abnormalitet kushtetutor, kur Jakupi me shokë e ka shkelur, e ka  bërë leckë, madje letër higjenike, e ka përmjerë Kushtetutën e Kosovës, duke i veshur me mandat deputeti të dënuarit për krimin e vrasjeve seriale dhe të tjerë nën hetime, me të njëjtën akuzë, me të vetmin qëllim për t`i mbrojtur nga drejtësia, rast unikal për demokracinë botërore, në çfarë logjike e mbështetë palogjikshmërinë e tij marroçe në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve?!?

     Çlirimtarët faktikë të Kosovës, ndërkombëtarët, të cilët aq shumë kanë investuar për lirinë dhe demokracinë në Kosovë, në prononcimet e tyre të përsëritura, kanë porositur për të pasur kujdes në përzgjedhjet, emërtimet, krjimin e institucioneve me njerëz të pa implikuar në krime, madje të çfarëdo lloji. Megjithatë, pushtetarët komunistë sfiduan ndërkombëtarët dhe popullin e Kosovës, i futën nën sqetull njerëzit e krimit, sepse duke i mbrojtur ata, mbrojnë vetën, si shefa të tyre dje dhe sot.

 

Dyfëtyrësia dhe zëri i mëkur i AAK-së - rrjedhojë e krimeve analoge

 

     Partia aktuale e Blerim Kuqit nuk e vënë pikën mbi "i", nuk kërkon llogari nga partia, e cila, tej një dekade më parë e arrestoi, burgosi dhe dënoi me vdekje Kuqin dhe ekzekutimi u pengua nga sulmi i befasishëm i forcave pushtuese. Por, i bie teneqes të shpuar, duke u bë pjesë e korit në kolektivizimin e marrëzisë, duke thënë  se  "Kuqi është burgosur për shkak se ka refuzuar ta njolloste luftën çlirimtare të UÇK-së!?"

     Madje, shokët partiakë të Blerim Kuqit shkojnë edhe më larg, duke bërë moralizime e këshilla, bile edhe porosi se çfarë duhet të bëjë EULEX-i në Kosovë! "Të mos njollosë vlerat e luftës"; "të mos prekë në luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi!" Por, burgosja dhe linçimi i luftëtarëve institucionalë gjatë luftës dhe vrasja e tyre në pusira pas luftës, demanton bollshëm se disa "shqiptarë" nuk luftuan për "liri, demokraci dhe pavarësi", por për pushtet dhe pasuri. Pikërisht, me këta "shqiptarë" po merret sot EULEX-i dhe jo me UÇK-në e mirëfilltë, e cila, vërtet, mendoi, punoi, veproi dhe luftoi për vlerat e lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë.

     Partia e Blerim Kuqit fsheh turpshëm arrestimin dhe dënimin e tij në vitin 1999, sepse të njëjtën gjë ka bërë edhe ajo gjatë dhe pas luftës me luftëtarët institucionalë dhe kundështarët politikë në Kosovë. Prandaj, flet "kodra pas bregut", bën tymnajë e mjegullnajë, për ta fshehur një të vërtetë të hidhur, një praktikë kriminale të bashkëmendimtarëve të tyre ideologjikë.

     Qeveria lokale e Suharekës thotë se "EULEX-i po njollosë personalitetin e Kuqit"; se "mbështetë fuqishëm aktin moral të kryetarit Blerim Kuqi, i cili ka dalë në mbrojtje të luftëtarëve të UÇK-së, duke mos pranuar assesi njollosjen e luftëtarëve të lirisë"! Nuk thuhet kot se "qysh është mileti, është edhe shteti", shtet ky rakitik, defektiv dhe hiç i Kosovës. Mbrojtja e krimit është tërësisht amorale dhe e vetëpërdhosë personalitetin e mbrojtësit. Kjo vlen edhe për të gjithë ata që mbështesin kryekomunarin Blerim Kuqin, në marrëzinë e tij të fshehjes të së vërtetës; të mbrojtjes skandaloze të krimeve seriale; të mos denoncimit të bandave vrastare, të cilat operonin dhe vepronin falsifikueshëm nën siglën e"UÇK-së".

 

LPK-ja ka qenë minore dhe pa formacione numerike ushtarake

 

     Tashmë, dihet mirëfilli se LPK-ja nuk ka arritur asnjëherë të krijojë formacione ushtarake, të cilat do të mund të emërtoheshin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). E gjithë pjesa jashtë institucionale kap shifrën nga 2 deri në 5 % të angazhimit për luftën. Pa mohuar sinqeritetin dhe gadishmërinë e disa grupeve jashtë institucionale për të lufttuar pushtuesin, pjesa tjetër, përfshi këtu edhe të gjithë krijuesit e dhjetrave burgjeve rurale anekënd Kosovës, madje edhe në Shqipëri, me instruktazhin e Tiranës zyrtare, janë prçarës, sabotatorë të luftës, duke i shërbyer pashmangshmërisht dhe devotshmërisht pushtuesit.

     Serbia ka qenë në dijeni të të gjitha këtyre punkteve toturuese e vrastare dhe qëllimshëm i ka toleruar, pikërisht për t`i lansuar akuzat e sotme si "krime lufte të UÇK-së"! Eshtë vetëmashtrim i qëllimshëm, është jashtë çdo logjike të shëndoshë të mendohet dhe të pohohet se burgjet u krijuan "në zona të lira", "në zona të çliruara nga UÇK-ja"!! Dhe, edhe nëse t´i çlironte, me çka mund t`i mbronte UÇK-ja këto zona?! A kishte aviacion, a kishte kundërajror? Jo. Atëherë, si të mbrohen? Krejt tjetër hapësirë ka lufta lëvizëse, guerile, e cila paraqet vështirësi kontrolli për armikun.

 

Mbrojtja e të keqes i ka devalvuar shqiptarët

 

     Shtrohet pyetja: Ta heshtësh të vërtetën a është akt moral apo imoral?! A është mbrojtje e UÇK-së apo e bandave të LPK-së?! A janë luftëtarë të lirisë apo të robërisë?! Pahamendje fare, përgjigjet e sakta do të ishin pjesa e dytë e këtyre pyetjeve.

     Në mbështetje të Blerim Kuqit u bënë një varg demonstrimesh! Sejcili folës lëshoi në etër vetëm marrëzira, jo si kuadro e njerëz publikë, por si njerëz rrugash.

     Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, i mësuar, tashmë, me injorancën klasike të shqiptarëve të Kosovës, tha: "I përgëzoj për organizim të qetë, por, nuk mund të ndaj me ata mendime të njëjta". E turpshme. Madje, skajmërisht e turpshme për organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë maskaradë të mbrojtjes të krimit.

     Në këtë llumhane notuan edhe njerëz të letrave, të cilët na moralizojnë çdo ditë për moralin, për drejtësinë, për të vërtetën!!! Ndërkohë që, varrosësin e të vërtetës e ngritën në kuotën e heroit!! Në Kosovë gjithçka është perdhosur e sakatosur e, më se  shumti morali dhe ndergjegja.

 

Keqpërdorimi i marrëzishëm i rinisë studentore

 

     Rasti Kuqi shpërfaqi para shqiptarëve dhe botës mbarë tendencën poshtërsisht të poshtër për t`i futur studentët në vallën kriminale të mbrojtjes të krimit në Kosovë, për të mohuar dhe devalvuar në praktikë atë që e mësojnë në teori, siç janë parimet e lirisë, të drejtësisë, të demokracisë.

     Nëse në vitet `70-a dhe `80-a rinia studentore e Kosovës ishte avangardë e veprimeve për barazi, liri dhe drejtësi, në vitet `90-a mbeti në bisht. Arsyeja dihet: në organizimin e rinisë studentore i futi hundët LPK-ja staliniste. Pyetja që u bëhej masës të studentëve: "Pse demonstrimet kundër pushtuesit janë kaq të zbehta"? Përgjigja ishte e prerë: "Drejtuesit  e organizatës studentore nuk janë të zgjedhurit tanë, andaj as nuk përfaqësojnë shumësinë studentore". Koha dëshmoi se krerët e studentëve, të zgjedhur asaj kohe nga LPK-ja, edhe sot e kësaj dite janë të kuq dhe frymojnë majtas.

     Nëse kjo histori përsëritet në nismë të dekadës të dytë të këtij shekulli, ata do të jenë shkollarë të dështuar dhe të turpëruar përjetësisht. Një emërtesë e riorganizimit aktual të rinisë, përkatësisht, "Këshilli Qëndror i Veprimit Rinor", me paralajmërimin e pjesëmarrjes edhe të vet ministrit  gjegjës, shton dozën e këtij dyshimi. Kalimet grupore, kolektive në partitë e majta të rinisë studentore, janë një dëshmi tjetër të përpjekjes për ta ideologjizuar rininë. Sepse, fundja, të majtës nuk i intereson e ardhmja e shtetit, por e tashmja e pushtetit. Lokalizmi, si mendësi provinciale, u shpërfaq në përmasat e turpit, kur studentët e Gjakovës nuk denjuan të mbeten prapa atyre të Prishtinës, në mbrojtje të "heronjve" lokal, të akuzuar dhe të arrestuar për krime seriale.  Marrosjes nuk i kanë shpëtuar as profesorët e tyre.

 

Krimi brendashqiptar identifikohet me SHIK-un

 

     Aktivizimi i temës të SHIK-ut në Parlament dhe media, veçsa përforcon deklarimet e një SHIK-asi të penduar, Nazim Bllacës; i një guerili të suksesshëm, Hasan Zeneli; i një përjetuesit faktik të skenave makabre të SHIK-ut, Deshmitari "X"; të Imer Imerit, ish i burgosur në Cahan të Kukësit... Fatmir Limaj, në përgjigjen për rastin Kuqi, sugjeron se duhet të pyetet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për Kuqin dhe të tjerët, gjë që dëshmon bindshëm se  platforma e SHIK-ut ishte ajo e partisë të tij. Dhe, synimi fillestar dhe final ishte marrja e pushtetit me çdo kusht, qoftë edhe duke derdhur gjakun e kundërshtarit politik, mëqe nuk besonin në votën elektorale, ashtu siç nuk beson asnjëherë as përfaqësuesi i ideologjisë të tyre të përbashkët, Edvin Kristaq Rama.

     "Komandanti" Xhabir Zharku, urdhëronte nga Tirana, vartësitë e tij në Kosovë: "Të burgosurit ti afroni afër pozicioneve serbe dhe t`i vrani"! Kjo praktikë është aplikuar edhe në mjedise tjera të Kosovës, gjë që dëshmon se vendimet për likuidime kanë pasur një Shtab, një qendër.

      Mistifikimi i Shërbimit Informativ me "specifikën e veprimeve", të thënë nga një SHIK-as, ish i dënuar - vrastar, tani deputet (!), sikur pranon shumëçka nga veprimet kriminale të SHIK-ut, por pa cituar asgjë konkrete!

       Bashkëpunimi i SHIK-ut me shërbimet ndërkombëtare është një broçkullë e madhe. Një shërbim i refuzuar nga Presidenti i vendit, dr. Rugova dhe nga UNMIK-u, si ka mundësi të pranohet nga ndërkombëtarët?!! Fakt është se SHIK-u ka bashkëpunuar me Shërbimin komunist shqiptar dhe atë serb. Dhe, kjo shpjegohet edhe me vrasjet e kuadrit të luftës dhe të politikës, që nga ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, i cili përcaktoi taktikën dhe strategjinë e luftës; kolonel Tahir Zemaj, fitues i Betejës të Loxhës; Smajl Hajdaraj, komandant i UÇK-së për Rugovën; komandantin e Pashtrikut, Ekrem Rexha; Ukë Bytyçit, Ismet Rracit, Shaban Manaj, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku dhe të qindra të tjerëve.

     E themi të qindrave, sepse sipas Nazim Bllacës, që rezulton të jetë mjaft i besueshëm, vetëm në 6-mujorin e parë të Qeverisë të Përkohëshme të Hashim Thaçit, SHIK-u ka ekzekutuar 456 (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) persona, për të vazhduar ndër vite me vrasje seriale!

     Bëmirësitë e SHIK-ut në rastin e akademik Nexhat Dacit dhe të dr. Bujar Bukoshit, janë të besueshme, ashtu siç besohet se planifikimi i atentatimit ka qenë nga vet SHIK-u. Kryeparlamentari Daci ia shpërbleu SHIK-ut, duke e heshtur vrasjen e Smajl Hajdaraj, deputet i legjislaturës të parë parlamentare të Kosovës të pas çlirimit, duke mos e organizuar asnjë ceremoni përkujtimore për Atë nga Kuvendi! Ai shkoi edhe më larg, duke i lavdëruar të dyshuarit për këtë vrasje!!

     Edhe dr. Bukoshi ka qenë mirënjohës     që SHIK-u ia ka shpëtuar jetën nga SHIK-u. "E shpëtova Bukoshin nga një atentat i sigurtë", - ka shkruar njeriu i dytë i Parlamentit dhe kuadër i lartë i PDK-së. Dhe, dr. Bukoshi, qoftë edhe me një deputet, i erdhi në ndihmë kryeministrit Hashim Thaçi, madje në një kohë zezonë për atë.

     Një kuadër tjetër i SHIK-ut, tani deputet i partisë në pushtet (!), sëbashku me 13 shokët e tij deputetë, pjesëtarë të kësaj organizate ilegale, në një debat televiziv, pranoi një të vërtetë të madhe, atë që ne vazhdojmë ta përsërisim për më shumë se një dekadë radhazi, - se me krime nëpër këmbë Kosova nuk mund të bëjë asnjë hap para. Por, ai, duke iu referuar SHIK-ut, përmendi, madje, më shumë se një herë, "interesin kombëtar"! Ai nuk e elaboroi më tej  se nëse përbënin "interes kombëtar" vrasjet e komandantëve të luftës, përfshi këtu edhe Ministrin e Mbrojtjes dhe të kuadrove kundërshtarë politikë!!??

 

Përdorimi i metodave tipike, sipas tipizimit që i bën Engelsi ke Anti Dyring

                                                            

     Paralelizmat e UDB-ës me SHIK-un, të bëra nga kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës - njëherësh, dr. Isa Mustafa, janë nga më të butat e mundshme që mund të bëhën. SHIK-u me vrasjet numerike të shqiptarëve, e ka tejkaluar UDB-në shumëfish, të paktën nga vitet e `50-a e këtej. Me vrasjet politike është konsumuar edhe elementi i terrorizmit, duke bërë ekzekutime linçuese në oborre dhe shtëpira, në prezencë të familjes. Vrasjet pa gjyq, madje, edhe pas arrestimit, janë metoda të huazuara nga OZNA jugosllave.

    Në ekzekutimet e kundërshtarëve politikë në Kosovë janë përdorur edhe medodat mafioze të kartelëve të drogës italiane dhe kolumbiane. Ekzekutimi dhe djegia makabër e kuadrit të lartë të LDK-së, Shaban Manaj, është unikal në hapësirat ballkanike e më gjerë. Por, dr. Isa Mustafa ka habitur partinë e tij, LDK-në dhe të djathtën e Kosovës, me kërkesën e bërë për dhënie fund të mandatit të EULEX-it në Kosovë. Një deklarim i tillë i pa matur dhe paushall, madje pa e konsultuar anëtarësinë e partisë, është një shpërdorim i pozitës të kryetarit, kur dihet se bandat e kuqe vrastare vazhdojnë të gelojnë të pa prekura dhe të pa shqetësuara anekënd Kosovës. Të kërkojë zëvendësimin e EULEX-it me protektoratin e një shteti të fuqishëm e ligjor, i cili njeh statusin e Kosovës, është logjike, madje duhet inicuar kjo kërkesë, nëse doni që Kosova të funksionojë si shtet. Por, lënia e Kosovës në duar të bandave aktuale, do të ishte një ogur i keq për popullin dhe shtetin mjeran të Kosovës.

     Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi, në kundërshtinë e deklaratës të bazuar, të bërë nga dr. Isa Mustafa, për huazimin e metodave udbeske nga SHIK-u, dëshmon se ai "e ka mizën pas veshit". Pranë Komitetit Qendror të Partisë të Punës të Shqipërisë, ka qenë Zyra e Sigurimit Shtetëror. Asnjë emërim i kuadrit të lartë nuk mund të bëhej pa aprovimin e kësaj Zyreje, në qendër dhe bazë. Nga zyra e SHIK-ut Bajram Rexhepi është bërë kryeministër dikur dhe ministër sot. Kujtojeni sjelljen mëllefore karshi Presidentit Rugova, kur ndodhej pranë. Më parë se intelektual, ngjasonte me një vagabond, sepse ai rol i ishte caktuar nga SHIK-u i tij.

 

Motoja e makiavelistëve komunistë: "Qëllimi i justifikon mjetet"!

 

     Për komunistët "nuk ka kala të papushtueshme"! Edhe ata që i kishin vrarë vetë, i përdoren emrat e tyre si bashkëluftëtarë dhe Prizreni u dorëzua para komunistëve në zgjedhjet lokale. "Bastiani Prishtinë duhet të bjerë" - ka dhënë kushtrimin partia në pushtet. Policia aktive SHIK-ase ka filluar sulmin ballor në komunën e Prishtinës. Fillimisht, diskreditimi, pastaj arrestimi, qoftë edhe me akuza të sajuara. Nuk paragjykoj për fajësinë apo jo të ndonjë kuadri batakçi e shpërdorues të pozitës, por, mënyra e veprimit flet për një taktikë dhe strategji të studjuar nga partia e gjithëpushtetshme dhe SHIK-u i saj ogurzi. Edhe vet kryeministri, i cili kishte mbrojtur dhe mbron të akuzuarit për krim të organizuar politik dhe ekonomik, që, zakonisht, janë nga torishta e partisë të tij, këtë herë aprovoi goditjen dhe impulsoi veprimet e mëtejme. "Komuna e Prishtinës duhet të bëhet çiflik i PDK-së", prandaj qëllimi i justifikon mjetet. Këtë fushatë të egër e marroçe e ka denoncuar bindshëm kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa.

    Bajram Rexhepi përligj praninë e SHIK-ut në policinë e Kosovës dhe strukturat tjera shtetërore. Dhe, vërtet, nëse SHIK-u të kishte qenë një organizim legal, i pastër, në shërbim të Kosovës, nuk do të kishte asgjë të keqe. Por, kur ai, sot, identifikohet me krimin e organizuar politik dhe ekonomik në Kosovë, prania e SHIK-asve në organet vitale të shtetit përbën një krim të rëndë. Kush organizon arratisjen e kriminelëve vrasës nga burgu i sigurisë të lartë? Kush vodhi drogë e dosje nga dhoma e dëshmive, në mjediset institucionale të sigurisë? Ekskluzivisht - policia e SHIK-ut. Këtu e gjen përgjigjen edhe pyetja pse Hashim Thaçi me shokë ishte ngulmues që të mos rikthehen në punë policët e shkolluar të karrierës, të cilët, në solidarizim me popullin e Kosovës dhe kundër pushtuesit dhunues, masivisht braktisën uniformat. Hashimi me dajë e "akraballëk" pushtoi policinë dhe TMK-në me SHIK-asit e tij "beterë", duke i inkriminuar fort këto dy institucione të sigurisë shtetërore.

 

Kolonel Zemaj: "Nuk ka krim politik,  ekonomik apo dhe në ordininer ku të mos jetë pjesëmarrës policia dhe TMK-ja"

 

       Ministri i brendshëm ndjehet i befasuar se për arrestimet e kriminelëve nuk është vënë në dijeni ai, si ministër. Por, EULEX-i shpalos provat se është dekonspirua dhe kanë dështuar aksionet e ndërmarra sëbashku me policinë e Kosovës. Dhe, krejt logjike, sepse krimet në Kosovë janë numerike dhe lidhjet e policisë me krimin, tashmë, janë të dëshmuara dhe faktike. Ndërrimi i ministrave të brendshëm dhe e stafit të tyre, nuk ka prekur dhe nuk ka lëvizur nga pozicioni kuadrin kyç të SHIK-ut pranë kësaj ministrie. Mjafton ta përmendim emrin e Fatmir Xhelilit, i cili edhe pas ndërrimit të katër ministrave të brendshëm, ai ka mbetur në zyrën e tij, si i pazëvendësueshëm! Sepse ata janë të ngarkuar nga qendra për ta mbikëqyrur edhe vetë ministrin.

     Kuadrotë e SHIK-ut kanë dalë nga shkollëza e Sigurimit fashist stalinist-enverist. Lëshojnë gënjeshtrën në publik me moton "sa ta ha, le ta hajë "mileti"! Kjo u provua me pohimin rrenacak e bajat se gjoja "na ndihmonin ndërkombëtarët"! A mund ta ndihmojë bota demokratike një organizatë ilegale, të dyshuar, të akuzuar dhe të indentifikuar me krimin e organizuar politik - vrasje seriale?!? Se "kemi bashkëpunuar edhe me Presidentin Rugova", se "ka nënshkruar edhe Ibrahim Rugova", edhepse dihet se kjo marrëveshje është prishur ende pa u tharë boja e nënshkrimit, sepse stalinistët e LPK-së, të udhëzuar nga zyrtarët komunistë të Tiranës, nuk pranuan Parlamentin dhe strukturat tjera në kuadrin e institucioneve paralele, vepruese për një dekadë radhazi. Eshtë absurditet të mendohet pranimi i SHIK-ut nga Presidenti Rugova, kur këtij ia  vriste kuadrin ushtarak e politik, madje, ngulmueshëm, kërkonte edhe vetë kokën e Tij!

 

Baza financuese e SHIK-ut është tërësisht kriminale

 

     Financimi i SHIK-ut është bërë nga biznese të pista; uzurpime të pasurive shoqërore e private. Edhe kur njerëzit e SHIK-ut detyroheshin ta lëshonin një objekt privat ose të shitej një pronë shoqërore, duhej paguar disa mijëra marka, më vonë euro. Reketi, gjobvënia, ka qenë dhe mbetet burimi i financimit ilegal e gjysmëlegal. Kujtojeni "zënien me pelë për dore" të një banditi SHIK-as, duke i vënë gjobë një lokali nate në Fushë - Kosovë dhe dënimin e tij për këtë akt kriminal. Banda horrake studentore defilonte në Prishtinë me fotografinë e këtij banditi, që tani po gjykohet për krime të tjera. Hajde, rini "heroike" e Kosovës!!! Të njëjtit afarist iu sulën, si qentë e tërbuar, bandat SHIK-ase të Dukagjinit! Tenderët kanë qenë një burim tjetër i majmë për SHIK-un. Hulumtoni pasuritë e SHIK-asve dhe do të bindeni edhe për krimin ekonomik. Dhe, ankohen horrat qeveritarë për mungesë të investitorëve të huaj!?

 

SHIK-u i kudondodhur po e dështon shtetin e Kosovës

 

     Loja me shifra e eksponentëve të SHIK-ut, tashmë, është e diskredituar. Shifra 90 mund të jenë kuadro në qendër dhe bazë. Por, denoncimet nga brenda SHIK-ut citojnë shifrën 30 mijë. SHIK-un e krijoi Sigurimi Shqiptar dhe huazoi mjaft nga metodat e tij famëkeqe, por aplikoi edhe metodën mafioze të linçimeve, ekzekutimet në pusira dhe prapa shpine. Sigurimi Shqiptar kishte 265 mijë agjentë, rekord në botë, me një popullësi prej 2 milionë banorësh, që rezulton çdo i treti banor i moshës mbi 18 vjeçar. Sigurimi i futi njerëzit e tij në të gjitha shtresat e shoqërisë, madje edhe në familje! Njërin nga djemtë e Koçi Xoxës, pas dënim - ekzekutimit të tij, e bënë informator të Sigurimit, duke e pajisur edhe me revole!

     Për 12 vjet radhazi vazhdojnë gjyqet, pikërisht, kundër kësaj shtrese kriminale. Asnjë krim politik, ekonomik dhe ordinier nuk është bërë pa qenë pjesëmarrës policia dhe TMK-ja. SHIK-u ka shtrirë tentakulat në të gjitha poret e shoqërisë në Kosovë dhe ai po e dështon shtetin e Kosovës. Ai është i pranishëm në gjyqësi, në hetuesi, në të gjitha ministritë, në universitet, në arsim, në shërbimin inteligjent, në forcën e sigurisë të Kosovës, në gardë, në komuna...

     Ish prokurori Hilmi Zhitia, turpshëm i dizinformonte lexuesit me përrallisjet e tij, duke mos guxuar ta thotë realitetin e hidhur të krimit politik në Kosovë. Po kaq majmunshëm gënjente opinionin sociologu Shemsedin Krasniqi, kinse "krimet janë rrjedhojë të traumave të luftës"! Pse, vallë, vetëm komunistët i kanë rrokur këto trauma, për të vrarë oficerët institucionalë dhe kuadrotë e LDK-së?!!

 

Alergjia e presidentes për dr. Rugovën

 

     Sindromit të marrëzisë kolektive nuk i shpëtoi as presidentja Atifete Jahjaga. Alergjia e saj karshi Presidentit Rugova është e dukshme. Në promovimin e saj, si presidente e vendit, ajo renditi Presidentin Rugova (duke thënë veprimtaria e I. Rugovës, pa e përmend emërtesën "president"), pas ushtarit Adem Jashari. Citimi i dëshmorëve nuk mund të bëhet në njëjës, kur janë edhe ca të tjerë të barazvlershëm në kontributin e dhënë. Politikanët matrapazë e hileqarë e kanë keqpërdorur emrin e Adem Jasharit, në veçanti dhe të familjes të nderuar Jashari në përgjithësi, bilës deri në përmasat e alergjisë, me tendencën e zhvlerësimit të skajshëm.

     Presidentja nuk doli nga klisheja e SHIK-ut, i cili investoi propagandë të pakursyeshme për ta ngritur një figurë luftëtari për dy qëllime:

1.- Kundërvënien e ushtarit - Presidentit Rugova dhe

2.- Me ngritjen e këtij luftëtari në përmasat e legjendës, qëllimi ishte promovimi si "luftëtarë" e "çlirimtarë" të disa figurave bredharake në Tiranë dhe Evropë, të cilët, në fakt, nuk ishin as pjesë e luftës!

      Prekazi mund të përmendet si masakra më e madhe familjare, e bërë ngeshëm dhe shumë dhimbshëm, për shkak të ngujimit në shtëpi të burrave të armatosur dhe të uniformuar. Përndryshe, masakra më numerike ka pasur edhe në mjedise tjera të Kosovës.

     "Rruga e Kombit ka qenë kërkesë e hershme e popullit tonë" - thotë presidentja Atifete! Pasaktësi e qëllimshme  e zonjës presidente, kur dihet botërisht se parashikimi dhe kërkesa e parë është bërë nga Presidenti Rugova, madje kur të tjerët zgërdhiheshin me këtë plan-projekt, përfshi këtu edhe ndonjë akademik inatçor e shpirtzi. Mos, vallë, kaq kujtesë të dobët ka presidentja jonë partiake?!

     Në një deklarim përkujtimor presidentja Atifete Jahjaga përmendi faktorët që sollën NATO-n në Kosovë, duke e heshtur Presidentin Rugova!!? Por, të dy burrat botërorë, të cilët dhanë viston për fluturimin e apaçëve bombardues në Kosovë,  Serbi dhe Mal të Zi: Bill Clinton dhe Tony Blear, me rastin e vizitave të tyre në Kosovë, fjalimet e tyre i kanë filluar me referencën për Presidentin Rugova, me lutjen e Tij të madhe, urtake e përvuajtëse: "Ndihmojeni popullin tim, të rrezikuar me asgjasim fizik". Dhe, pranimin e kësaj lutjeje të madhe, të dy burrat më të fiqishëm të botës, e shpërfaqen edhe njëherë zëshëm në sheshet e Prishtinës, në sallën e Parlamentit të Kosovës, si thirrje shqetësuese: "Mos harroni shpëtimtarin e Kosovës; mos harroni shtetbërësin e Kosovës - Presidentin Historik, dr. Ibrahim Rugova"!

     Paraardhësi i saj, Pacolli, ishte mjaft i rrëmujshëm në deklarime. Në vizitat e bëra në marsin e këtij moti ai "harroi" edhe heroin numër një të Kosovës, Sali Çekaj, të rënë në luftën ballore, por, ama, ishte i vetëdijshëm se Presidenti Rugova nuk mund të anashkalohet në asnjë rast e rrethanë dhe se është figurë e parë e Kosovës, madje për të gjitha kohërat dhe krenohej e zotohej për ta vazhduar rrugën dhe filozofinë rugoviane.

     Ndonëse Ju, zonja presidente, njësoj si pararendësi Juaj Pacolli, anashkaluat vizitën në familjen e Sali Çekaj, më detyroni të përsërisë se kush ishte Ai, i "harruari" i Juaj: Juristi i diplomuar Sali Çekaj përfaqëson grupin e parë të armatosur në Kosovë të "Djemëve të Deçanit"; është jetësuesi i parë i Kushtetutës të Kaçanikut në komunën e Deçanit, ku ishte edhe kryetar i saj; është njëri nga organizuesit faktik i ushtrimeve ushtarake të djemëve të Kosovës në Shqipëri, i treti i renditjes vërtikale hierarkike për luftë mbrojtëse: dr. Ibrahim Rugova, prof. Fehmi Agani, juristi i diplomuar Sali Çekaj; është njëri nga veprimtarët më aktiv, krahas kryetarit të Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë, Hafiz Gagicës, në ndihmë të mbijetesës ekonomike dhe politike të popullit të Kosovës dhe të imstitucioneve paralele të Kosovës; është kontraktues i hapjes të ushtrimores ushtarake në Papaj të Tropojës, në zbatim të strategjisë të luftës, të hartuar nga ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi; është iniciator dhe bashkëveprues i thyerjes të kufirit Shqipëri - Kosovë, përkatësisht shqiptaro - shqiptar; është komisari dhe komandanti, krahas Agim Ramadanit me shokë, i luftës të Kosharës, e cila përfaqëson detashmentin më të organizuar ushtarak, duke e legjitimuar luftën në Kosovë dhe në botë; është heroi i Kosovës i rënë me armë në dorë ke Rrasa e Kosharës.

     Juristi i diplomuar dje dhe Heroi i Kosovës sot, Sali Çekaj është në pesëshën e parë të organizimit të strategjisë të luftës, krahas Presidentit Ibrahim Rugova, ideologut Fehmi Agani, ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, fitimtarit të Betejës të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj. Sali Çekaj është heroi numër një i rënë në fushë-betejë. Figura e Sali Çekaj shquhet për pastërti, fisnikëri dhe zgjuarësi.

     Edhepse, në rastin konkret, nuk fajësoj këshilltarët Tuaj, sepse për çdo veprim apo mosveprim, kur duhet vepruar, fajësoheni Ju, zonja presidente dhe jo këshilltarët, pasi ata janë të zgjedhurit Tuaj. Por, dua t`ia kujtoj zotit Ramush Tahiri se kur ishte zëvendëskryeministër, ka qenë në shtëpinë time sëbashku me Sali Çekajn. Pra, këshilltari Juaj e ka njohur nga afër heroin Çekaj. Dhe, kjo "harresë" nuk mund të konsiderohet e rastësishme!

     Kosova ka shumë heronj. Por, ka vetëm një familje simbol. Dhe, kjo është Familja Rugova. Andaj, çdo vizitë, në raste përkujtimesh kombëtare, duhet nisur pikërisht nga Familja e Parë, nga Familja Simbol.

     Këtë kod moral, zonja presidente, e keni shkelur keqas dhe reagimi i mediave, edhepse shumica janë në pronësi të kundërshtarëve të Presidentit Rugova, ishte i drejtë. Mendoj se nuk duhej ta prisnit këtë vërejtje, duhej të ishit kujtuar vet më parë. Dhe, kjo nuk është assesi harresë, sepse Ju edhe renditjen e figurave kontribuese kombëtare e sakatoset, duke cituar ushtarin para komandantit, qytetarin para Presidentit. Të njëjtën gjë e bëjnë artificialisht dhe qëllimshëm kundërshtarët xhuxha të Presidentit Rugova. Bilëz, vegla qorre e Paskal Milos me shokë, Jakup Krasniqi, njëri nga sabotuesit e vrazhdët e luftës për liri, nuk ka fytyrë t`ia përmend as emrin.

 

Fillimi nuk është edhe aq premtues. Urojmë për pavarësi mendimi dhe veprimi! Urojmë për këndellje, zonja presidente!

 

     Konturet e të keqes po përvijohen vrazhdas në mendësinë e dyshimtë të presidentes tonë, të emëruar ad-hoc. Presidentja Atifete i ikën emrit të Presidentit Rugova "si djalli nga temjani"! Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova e duan, e vlerësojnë dhe e adhurojnë milionat e shqiptarëve, anekënd botës, si shqiptarin më të madh; si themeluesin e shtetit të Kosovës, të cilin vazhdojnë ta zhbëjnë pushtetarët profiterë, bashibuzukë dhe injorantë të sotëm. Andaj, pak rëndësi ka simpatia apo antipatia e presidentes emrake partiake të Kosovës. Por, e keqja e madhe qëndron në atë se kujt i duhet një presidente që politikën e bën me suflerë?!!

 

SHIK-u është aq kombëtar, sa ishte krimineli Bin La Den luftëtar i shenjtë

 

     "Nxirr një kashtë se dalin gjashtë", - thotë urtësia. Shefi i të ashtuquajturit Shtab i Përgjithshëm i "UÇK-së", Azem Syla, me reagimin e shpejt në dhënien e urdhërit për ekzekutimin e Gani Gecit, pas vrasjes, në vetëmbrojtje, të Abedin Rexhës, tërthorazi, pranon vrasjen në Tiranë të ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi. Abedin Rexha, në prani të luftëtarëve të çetës, kërcënon çetanikun Gani Geci: "Ne e kemi vrarë Ahmet Krasniqin dhe do t`i vrasim të gjithë rugovistët", duke shtuar se "mos shoqëroni Gani Gecin, se do t`ju vras!" Dhe, u largua duke zënë pusi bashkë me disa shokë të tij. Dhe, në këmbim zjarri mbeti i vrarë.

     Të pranosh se ke vrarë ministrin e luftës në kohë lufte dhe të pretendosh se je kombëtar e lufton për çlirim, është marrëzi ta besosh. Nisma për hakmarrje e Azem Sylës, për vartësin e tij SHIK-as, Abedin Rexhën si dhe ngulmimi i SHIK-ut për ta pagëzuar me emrin e tij rrugën kryesore në Klinë, apo Gjimnazin e vetëm të kësaj komune, janë dëshmi se Azem Syla, me bandën e tij SHIK-ase, me aprovim edhe të kupolës pushtetare komuniste në Tiranë, ka ekzekutuar ministrin e mbrojtjes, njëherësh edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kolonel Ahmet Krasniqin.

     Një argument shtesë është se Azem Syla, duke pretenduar të jetë vet komandant, nuk mund të duronte një komandant tjetër, i cili ishte ushtarak i karrierës, strateg i luftës; përfaqësonte krahun institucional, me shtrirje në të gjithë gjeografinë e Kosovës; me një të kaluar të shkëlqyer familjare, atdhetare dhe luftëtare; nxënës i frymëzuar, i drejtuar dhe i ndihmuar për profesionin e ushtarakut nga nacionalisti i dëshmuar Metush Krasniqi- Dajkovci. Figura madhore e tij e eklipsonte, e nxirrte tërësisht jashtë loje një copë azilanti, si Azem Syla, të cilit i mungonin të gjitha atributet e të parit.

     Përrallisjet e Azem Sylës me shokë se "UÇK-në e themeluam në vitet `80-a, pastaj e riorganizuam në vitet `90-a,", janë një falsifikin banal e përlavdëraç. Ky zotëri, tashmë, i dyshuar për shumëçka, ngatërron themelimin e SHIK-ut nga "diplomatët"- sigurimsa të Enver Hoxhës në mërgatë dhe riorganizimin e tij nga SHISH-i, i po kësaj race, në Tiranë në prag lufte. Të gjitha dëshmitë e deritashme flasin për përndjekje të luftëtarëve dhe të veprimtarëve institucionalë dhe zero luftë kundër pushtuesit.

     Emërtesa e UÇK-së është një shpërdorim i skajshëm, në përpjekje për t`i mbuluar dhe përligjur veprimet kriminale të SHIK-ut dhe krijesat e tij obskure, përfshi këtu edhe njëfarë biçim Gjykate të "UÇK-së", kur kanë përbërjen të vetëm të një subjekti, LPK-së, e cila nuk përfaqësonte hiç më shumë se 2 deri në 5 % të organizuar për luftë?! Derisa Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Adem Jashari i kishin grupet e gatshme, aktive në aksionet guerile, madje Hamza dhe Ademi e zgjeruan grupin në çetë, pse duhej krijuar "ushtri çlirimtare" fantazmë në Zvicër, Gjermani apo Tiranë?!

      Këtu qëndron edhe i gjithë falsiteti i krijesave të mbetura në letra, pa i lëndëzuar kurrë në veprime konkrete, në luftën për çlirim. Pikërisht këtu qëndron kamuflimi për ta promovuar SHIK-un si "UÇK-e", me qëllim të përvehtësimit dhe të privatizimit të luftës, ashtu siç ka ndodhur realisht. Dhe, nëse nuk reagohet me kohë, do të kemi një histori - përrallë të pistë, njësoj si historia që e plasoi Enver Hoxha dhe banda e tij vrastare për gjysmë shekulli me radhë.

     Përpjekja e ethshme për ta legalizuar SHIK-un, madje duke e quajtur kombëtar, është njësoj sikur ta quash Bin La Denin luftëtar të shenjtë, ndërkohë që, tashmë, identifikohet me krimin e organizuar politik, është e marrëzishme deri në pakufi. Kreu i Gjykatës të SHIK-ut, Skënder Dobruna, i cili, gjithësesi, ka pjesën e vet në këto krime, duke cituar Blerim Kuqin, flet për spiunët. Ia kujtojmë zotërisë se vrasja e ministrit të luftës, kolonel Ahmet Krasniqit, gazetarit Ali Ukaj, zhdukja pa shenjë në Tiranë e oficerit Sadri Ramqaj, vrasja e eprorit Ilir Konushevcit sëbashku me dr. Hazi Mala dhe të gardës tjetër ushtarake, bërëse të luftës faktike, denoncimi i kryeguerilasit Zahir Pajaziti me shokë, është kryespiunim dhe shërbim i madh i bërë pushtuesit serbo-sllav.

 

SHIK-u - pjellë e keqe e Sigurimit hoxhist

 

     Garda eprore e SHIK-ut, e instruktuar nga kasta zyrtare komuniste  e Tiranës, huazoi metodat kriminale të partizanëve të Enver Hoxhës përgjatë Luftës të Dytë Botërore dhe më pas të regjimit të tij fashizoid gjysmë shekullor, për marrjen e dhunshme të pushtetit dhe të ruajtjes të këtij pushteti supër-kriminal.

     Përrallisjet e SHIK-asit Sokol Dobruna me shokët e tij xhelatë, synojnë arritjen e dy qëllimeve bazë:

     E para, legalizimin e organizatës ilegale të SHIK-ut sëbashku me krimet e bëra, në emër të një patriotizmi fiktiv të "veprimeve specifike" dhe të "interesit kombëtar"- siç thonë ata!

     E dyta, promovimin e personelit të SHIK-ut si "themelues të UÇK-së" dhe "sakrificat" e "meritat" e tyre në "luftën heroike për lirinë e Kosovës"!!!

 

Blerim Kuqi duhet ta mbrojë veten nga akuza e dezërtorit dhe jo UÇK-në

 

     Kryetari i Gjykatës të SHIK-ut, Sokol Dobruna, në referencën e tij për ekzekutimin e Blerim Kuqit, shpëtimin e tij e shpjegon me mungesë të plumbave qorr dhe të skuadrës pushkatare! Kujt ia shet këto përralla ky zotëri stalinist-vrastar? Komunistët të ekzekutojnë edhe me çekan kokës. Kujtojeni ekzekutimin makabër të kuadrit të lartë të LDK-së, Shaban Manaj dhe bindeni për këtë të vërtetë.

     SHIK-asi Dobruna e akuzon Blerim Kuqin për "dezërtim", që, në kushte lufte është një tradhti e lartë. Kësaj akuze Kuqi i përgjigjet me mjegullë e tymnajë se kinse "po sulmohet UÇK-ja", se "po ndihmohet Serbia në akuzat kundër UÇK-së", se "nuk është momenti për kthim në ato kohëra të mugëta për Kosovën" dhe broçkulla të tjera qesharake.

     Madje, Blerim Kuqi, i cili i ka shtuar fytyrës të tij edhe një shllungë lesh, për të na kujtuar kohën leshtake të luftës, një kopjim i fytyrave çetnike serbe përgjatë Luftës të Dytë Botërore, krejt e panevojshme për luftëtarët shqiptarë të lirisë. Ai mburret se ka qenë komandant i Brigadës 123, në përbërjen e të cilës militonin 2000 ushtarë (!) dhe se lufta e saj ka qenë e lavdishme, edhepse nuk përmend asnjë betejë apo aksion konkret! Lavdinë dhe heroizmin e tyre e shpalosin edhe brigadat, çetat dhe grupet tjera të armatosura. Dhe, për çudë, në pranverën e 1999-ës, kjo "rezistencë heroike" u shua "si flakë kashte", me përjashtim të Kosharës, Kosova u boshatis dhe fatin e saj e vendosen forcat e NATO-paktit.

 

Heshtja e Kuqit është mbrojtje e krimit, shkelje e ligjit dhe abuzim me pozitën

 

     Heshtja e Blerim Kuqit nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen e UÇK-së dhe të vlerave të lufttës. Disa duzina kriminelë, të cilët kanë vepruar jo për çlirimin e Kosovës, por, për ta gëzuar pushtetin, nuk përfaqësojnë popullin dhe as UÇK-në. Heshtja e Kuqit është mbrojtje direkte e krimit dhe e kriminelëve. Ai nuk është i krahuar dhe i pastruar ideologjikisht. Mburret me bashkëpunimin që ka pasur me kuadrin eprorë të LDK-së, por militon në një parti të kuqe, me karrierë të begatë në krime dhe rekete, simotër e partisë në pushtet. Dhe, kjo është e mjaftueshme për vetëdemantim të angazhimit të tij të sinqertë për liri dhe demokraci.

     Një kryekomunar i  zgjedhur për zbatimin dhe mbrojtjen e ligjshmërisë, rezulton se është abuzues, shkelës i ligjeve dhe mbrojtës faktik i krimeve, qofshin ato të bëra tej një dekade më parë. Përndryshe, zoti Kuqi duhej të ishte ngulmues në bërjen publike të dosjes të tij, të cilën Dobruna me shokët SHIK-as ia paskan dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Strukja prej struci e Blerim Kuqit, me arsyetime kamufluese, ngjall dyshimin e bazuar të kalkulimeve hiç parimore të tij me krerët e SHIK-ut.

     Vetëmburrja e Kuqit se "nuk ka guxuar dhe nuk guxon kush ta vrasë Blerim Kuqin", me referencë në familjen e gjerë Kuqi, nuk përkon me realitetin e krijuar në Kosovë gjatë dhe pas luftës. Organizimi i bandave vrastare, nën kupolën e SHIK-ut dhe veprimet e tyre kriminale, kanë qenë shfrenuese dhe kanë goditur familje të mëdha, me traditë trimërie e burrërie.

     Pas çdo vrasjeje janë përkujdesur edhe për humbjen e gjurmëve, duke e vrarë ekzekutorin. Këtë e shembullojmë me eleminimin e ekzekutorit të Ekrem Rexhës, Shaban Manaj, të Besim Dajakut, Bekim Kastratit dhe të plagosjes të  Gani Gecit dhe raste të tjera e, deri ke pazari i bërë për vrasjen e Nazim Bllacës, shpëtimi i të cilit është rastësi dhe kontributi i tij për drejtësinë është thellësisht kombëtar. Dhe, si vrasës i penduar, e bën atë hero të popullit të vet, me guximin qytetar, për të denoncuar krimet seriale dhe makabre të organizatës ilegale e kriminale të të ashtuquajturit Shërbim Informativ të Kosovës.

 

Edhe Enver Hoxha kishte ligje e rregulla demokratike në letër

 

     SHIK-asi Sokol Dobruna, në cilësinë e personit të parë juridik të armatës të SHIK-ut, na shpalos ligjet dhe rregulloret përralltare, për të "drejtat" dhe "trajtimet e të burgosurëve gjatë luftës". Themi armatë e SHIK-ut dhe jo e UÇK-së, sepse njësoj si komunistët e Shqipërisë gjatë Luftës të Dytë Botërore, më shumë u kujdesen për burgosjen dhe vrasjen e nacionalistëve shqiptarë, se sa për luftimin e pushtuesit. Për shembull, qysh në prag të Kongresit të Përmetit, në maj të vitit 1944, arrestuan shumë veprimtarë të organizatës nacionalist "Balli Kombëtar", në mes tyre edhe përgjegjësin e rinisë balliste të Korçës, mikun tim të burgut të Burrelit, Sami Dangëllia dhe pas 44 vjetësh burg, në prag të ndryshimeve demokratike, e transferuan nga burgu i Burrelit, për të mos u parë kurrë më në jetë!

     Përrallat e hedhura në një letër higjenike nga Sokol Dobruna, dëmantohen bindshëm nga dëshmitarët e koduar ose mohues të këtij kodi karnavalesk, si Imer Imeri, vëllai i të cilit ekzekutohet nga SHIK-u në Drenicë, Haki Imeri, me dajakun e gjithmonshëm të përdorur në ato dhjetra burgje rurale të SHIK-ut në Kosovë.

     Edhe ligjet e shkruara të Enver Hoxhës kishin për bazë atë të Napoleonit francez, evropian. Shemmbull: në vitin e largët 1970 u arrestua një ish-bashkëvuajtës i imi në izolim, nga Vitia. Me synimin për ta pranuar akuzën e spiunazhit, në hetuesinë e Lushnjës, e torturonin, duke e sjellur në vete me hudhjen e ujit të ftohtë në kokë. Edhepse akuza nuk u aprovua kurrë, ai u dënua me nenin e largim nga vendbanimi pa leje. Isha student dhe mora letër nga ai nga burgu i Tiranës: "Jam i uritur, më sill vaj ulliri dhe sheqer, ta njomë bukën e pakët që marr". Dhe, në pesë minutshin e takimit, prapa derës me grila hekuri, e pashë shpërfytyrimin e tmerrshëm të 26 vjeçarit vitian, ish i burgosur i Nishit.

     Ca muaj më vonë mora një letër po nga ai, tashmë, nga burgu - minierë i Spaçit: "Po çmendem nga mërzia. Të lutem, eja për vizitë". Ndërkohë, vëllai i tij 16 vjeçar, me të cilin ishte arratisur nga Kosova, u gjend i vdekur, në rrethana kurrë të njohura! Pas shumë javëve të kërkesës leje, vetëm me urdhër të ministrit të brendshëm shqiptar, realizova vizitën e mundimshme, duke udhëtuar herë me kamion rasti e herë në këmbë maleve të thepisura të Mirditës. Me një barakë, me inçizim feshehurazi të montuar, i përlotur, më foli për torturat, duke më dhënë edhe akt-akuzën si dëshmi, sepse nuk kishte besim se do ta mbijetonte burgun.

     Me t`u kthyer në Tiranë, shpalosa shumëçka nga ligjet e shkruara shqiptare. Në mes tyre edhe librin "Kriminalistika", një botim me artikuj të përzgjedhur të kuadrit të lartë juridik. Dhe, veçova një fjali të punonjësit të kriminalistikës pranë Ministrisë të brendshme të Shqipërisë, Ajet Haxhiu, nga Vaganica e Vushtërisë, i mbetur në Tiranë qysh gjatë luftës, kur ishte nxënës. "Në hetuesinë shqiptare ndalohet çfarëdo ndëshkimi fizik, tortura"! Dhe, duke e nënvizuar me laps të kuq, kërkova takim pikërisht me zotin Ajet Haxhiu. Dhe, këtë e bëra për dy arsye: E para, si jurist dhe e dyta, si bacë, për të cilin kisha dhe ruaj respekt të veçantë. Ndërkohë, ai kishte botuar librin "Hasan Prishtina", duke u përpjekur ta pastrojë emrin e tij, i cili në librat shkollorë të Shqipërisë, deri në vitin 1963, shkruhej dhe mësohej si tradhtar dhe librin "Shote e Azem Galica". 

     I fola për mikun tim të Vitisë, torturimin deri në alivanosje të përsëritura, duke e hapur edhe faqen e "Kriminalistikës", ku kisha nënvizuar fjalinë e shkruar nga zoti Haxhiu. I skuqur, deri ke veshët, më pyeti: "Çfarë je ti"? -Student - u gjegja. - "A nuk ke punë tjetër"- më pyeti. - Jo dhe protestoj kundër arrestimit dhe torturimit të djemëve dhe të burrave të pafajshëm të Kosovës" - u gjegja unë. Dhe, duke u ngritur në këmbë më tha: "Qerohu!" Dhe, ai u ngjit shkallëve lart, ndrësa unë i hutuar i tëri, madje i zhgënjyer fort, marramendas, u largova për në qytetin "Studenti".

     Të nesërmen i rrëfeva këtë bisedë mikut tim Agim Gjakova, i cili, së bashku me Ajet Haxhiun, shquhej ndër emigrantët tjerë të Kosovës. Dhe, njeriu i letrave, poeti, shkrimtari, dramaturgu Agim Gjakova, më tha: "Ajet Haxhiu ka dyshuar në provokim". Unë iu gjegja se kuadri ministror i dinë informatorët, agjentët. "Jo, - tha Agimi. Lexoje librin "Enver Hoxha - për Sigurimnin e shtetit", ku ai porositë që agjentët të jenë individual e jo kolektiv". Dhe, pas dy dekadash, në takimin e sërishëm, tashmë, në liri, me zotin Ajet Haxhiu, në prezencë të të tretëve, kërkoi ndjesë, duke u arsyetuar bindshëm, pikërisht në atë që më kishte thënë Agim Gjakova.

     Birucat e përgjakura të hetuesive shqiptare, janë dëshmi rrënqethëse e krimit hoxhist. Kryehetuesi katalla, Koço Josifi, me të cilin kam pasur fatin e keq të përballem për disa muaj hetuesie, përplaste për muri kokat e djemëve shqiptarë, sikur ato të ishin top futbolli, për të pranuar akuzat e trilluara nga Sigurimi.

      Tropojani Sokol Sokoli dhe Shkodrani Tomë Ndoja nga Shkodra, u provokuan rëndë nga policia, në burgun e Qafë-Barit të Pukës. Për rrjedhojë ndodhi revolta, që të dy u pushkatuan më 1984 dhe vetëm këto ditë (qershor 2011), u gjenden varret, eshtrat e tyre. Llapjani Haxhi Bajçinovci, në ditën fatale, ndërhyri për mbrojtje të tyre. Por, u turturua deri në thyerje brinjësh dhe gjymtyrësh. Madje, u dënua edhe më 21 vjet të tjera, me vuajtje në burgun e Burrelit.     

 

E drejta ligjore e vizitës, por fiktive në praktikë

 

     Në rregulloren e burgut, veç tjerash, shënohej se i burgosuri, shtetas i huaj, ka të drejtë të vizitohet nga familja, në lokalet anësore të burgut ose në mjedise të mbyllura jashtë burgut. Por, edhe kjo gënjeshtër u provua. Hysen Bukoshi nga Prizreni, dikur burgaxhi politik i Nishit në vitet `60-a, tani ishte i burgosur politik i Burrelit. Babai i erdhi nga Kosova për ta vizituar djalin në burg dhe familjen e tij në Berat. Plot një muaj priti përgjigjen nga organet përkatëse, por nuk e realizoi dot vizitën, madje as me familjen e djalit nuk e lejuan të takohej. Për ta kulmuar turpin, dy valixhet me dhuratat e dërguara nga motrat mësuese, për vëllanë me familje, i mori Sigurimi dhe kurrë nuk i dha, me gjithë premtimin që i kishin dhënë plakut - Bukoshi.

     I vetmi rast i vizitës, për afro pesë dekadat e diktaturës, është realizuar nga nëna e Zekë Arifit (Shala) nga Rugova. Ajo erdhi me grupin e "tifozëve" të sporit në Shqipëri, ( edhe kjo mënyrë e këmbimit të vizitave, ishte një lojë e ndyrë "alla komuniste"), ndahet vjedhurazi nga grupi, e kishte mësuar dikush se si mund ta realizojë vizitën ke djali në burgun e Spaçit, i dënuar me 15 vjet burg për bisedë arratisjeje.

    Thellë në shkrepat e thepisur të Mirditës, në fund të një shpati, në një gropë në formën e hinkës, ishte vendosur burgu-kamp i Spaçit, me minierën sipër. Si në një ëndërr të bukur, malsorja e moshuar e Rugovës u ndodh ke dera e burgut. Fati i saj, aty u gjend Komandanti i burgut  Çelo Arrëza, ish-kuadër i një Brigade Partizane Shqiptare, e ardhur në ndihmë "vëllezërve jugosllavë", për t`i mposhtur "reaksionarët antikomunistë" të Kosovës, në vitin 1944, një lab i rreptë, i cili, kur zemrohej i kapte për fyti të burgosurit, por që kishte edhe ndjenjen e të drejtës dhe të burrërisë labe.

     Takimi nënë - djalë u realizua jashtë rrethimit të parë, por brenda rrethimit të dytë. Në bisedën disa minutshe, në prani të personelit të Komandës, nëna i kërkoi djalit t`i japë këmishën që kishte veshur, si kujtim që djali, Zeka, e kishte veshur. Por, djali i gjegjet:

- "Nënë, këmishën e huazova vetëm për këtë takim".

-"Ani, ma jep majicën, nënkëmishën, se ajo ka edhe djerësen tande"- ngulmon nëna.

-"Nënë, as kjo nuk është e imja"- përgjigjet Zeka prerazi.

Malsorja rugovase nxori disa monedha për t´ia lënë djalit. Por, autoritetet refuzojnë, duke thënë se nuk  lejohet, vetëm në rrugë bankare. Ndërkohë, urdhëri nga Tirana kishte arritur në Spaç: "Nëna e të burgosurit kosovar të përzihet drejt e në kufi, si e padëshiruar për Shqipërinë". Dhe, ashtu u bë.

 

Iluzionet e Spartak Ngjelës për ligjet - përrallla të Hoxhës

 

     Me Spartak Ngjelën, avokatin e mëvonshëm, u njohem në një birucë (çeli) të burgut të Vlorës. Ai kishte mbaruar juridikun dhe vazhdonte studimet, me korrespondencë, në histori. Unë njihja babain e tij Kiçon dhe nënën, Verën, të cilët ishin, përkatësisht, ministër dhe zëvendësministre për tri dekada radhazi. Spartaku, atëherë, djalë i shpenguar në bisedë, i çiltër, energjik dhe shumë grindavec në raportet me policinë e burgut.

     Në bisedë e sipër shprehu habinë se si prishën kurorën dhëndrri me motrën e tij, që të dy pedagogë, kishin edhe një fëmijë e, mbi të gjitha, ishin dashur shumë. Që këtu vura re se ky djalë, me dy fakultete, ende jetonte me iluzione dhe nuk kishte mësuar asgjë nga realiteti i hidhur shqiptar. Dhe, i them se llogaria e dhëndrrit është e thjeshtë: Ose vazhdimin e dashurisë, të bashkëjetsës, në pritje, fillimisht, të internimit me punë fizike të detyruar, më pastaj, pse jo, edhe burgun, ose ndarja dhe vazhdimi i ushtrimit të profesionit aktual. Në Shqipëri lufta e klasave ka shkatërruar mijëra familje, duke lënë shumë mijëra fëmijë jetimër, me prindër të gjallë. Muhabeti ishte me zarar dhe pas kësaj bisede unë heshta.

     Spartaku kishte lexuar tekstet shkollore të juridikut, kishte dhënë edhe provimet përkatëse dhe ishte i bindur në ato ligje, që rrezatonin të drejta, madje edhe për të burgosurit. Andaj, ishte gjithmonë në kërkim të këtyre të drejtave, që realisht ishin vënë në letër, si ato që shohim në faksimilën e kryetarit të gjykatës të SHIK-ut, Sokol Dobruna, por kurrë të zbatueshme në rrethana burgu. Miqësisht, i thashë Spartakut se teoria është diç tjetër nga praktika në sistemet komuniste. Pra, ka shpërputhje marramendëse.

     Dhe, pasi isha burgaxhi më i hershëm se ai, i fola për atë që përjetova unë në ditën e parë të arrestimit, për të vazhduar për 7 muaj radhazi në kushtet e birucës (qelisë). Kur më arrestuan bënte dimër, madje i ftohtë. Polici më urdhëroi: "Hiq pallton, xhaketën, trikon, nënkëmishën, danët e gjata, këpucët dhe çorapet". Dhe, të tëra i hoqa pa kundërshti dhe pa folur asnjë fjalë. Mbeta vetëm në këmishë, pantollona dhe brekë të shkurtëra.

     Polici veçsa zbatonte urdhërin e hetuesit, në bashkëpunim me prokurorin. Unë, tashmë, kisha mësuar se motoja e Partisë është: "Një armik më pak, është sukses për partinë"! Ndaj, dëmtimi i shëndetit dhe sidomos vdekja e një të dënuari politik, lexo: kundërshtar i partisë dhe i pushtetit popullor, kërkohej me ngulm. Dhe, mundësisht, kjo vdekje të realizohet nëpërmjet torturës permanente. Këtu ka përkime me trajtimin e jahudive në kampet naziste: "Vraje një jahudi, ke një racion bukë më shumë"!

     Më e rënda ishte këmba e zbathur në çimenton e akulltë. Një batanije të leckosur, të ndotur, e herë-herë, gjysmake, fare të vogël, ma jipnin në orët e vona të natës dhe ma merrnin pa u gëdhirë. Përgjatë 7 muajve hetuesie asnjë dush, asnjë pastrim trupi, të fytyrës! Kjo masë ekstreme zbatohej në birucat e vjetra, të ndotura dhe gjithë lagështirë në burgun e Beratit, por jo edhe në burgun e Tiranës, ku trajtimi ndryshonte dukshëm.Në burg nuk kam punë me policët që zbatojnë urdhërat, por, nëse provokohem nga komandanti, komisari, operativi, unë ua jap përgjigjen, edhepse ndëshkimi gjithëherë ka qenë sa i padrejtë, aq edhe i pamëshirshëm.

     Por, Spartak Ngjela ishte kryeneç, i pafrikshëm në reagimin karshi policisë. Ai erdhi në burg me 8 vjet dënim, por kuaota u shtua në 23 vjet dënim, madje hëngri dajak "si gomari në duhan"! Vërtet, ai i vuajti 15 vitet, por demokracia ia hapi dyertë, duke i mbetur edhe 8 vjet borxh qeverisë komuniste, të cilës, çuditërisht, tani po i shërben devotshmërisht!!! E trishtme! E tmerrshme! Dhe, skajmërisht amorale!

     Natyrë krejt tjetër ishte vëllai i vogël i Spartakut, Sokoli, të cilin mezi e pritën t`i mbushte 18 vjeç, për ta prangosur. "Sokol,- i thotë komisari i burgut, provokator e xhahil, Tahir Çobani,- na komento çfarë kuptove nga leximi kolektiv i veprës 19-të të shokut Enver"?

-"Zoti Komisar, unë jam një copë gjimnazist dhe nuk marr vesh fare nga politika", - gjegjet, shkujdesshëm, Sokoli.

-"Por, gjimnazin e ke  mbaruar me notën 10 (dhjetë)", - replikon komisari.

-"Kur të jesh djalë ministri, dhjetat vijnë pa shumë mundime", - përgjigjet Sokoli, duke mos pranuar të bëj asnjë lloj komenti. Sokoli vdiq heret dhe ne lotuam rininë e tij, si vëllanë tonë.

     Motra pedagoge e Spartakut, e internuar në kooperativën bujqësore të Selenicës të Vlorës, vishte kostum, pantollona e xhaketë dhe me trasta me ushqime në duar, në udhëtimet mizerabël me automjete, kryesisht kamiona, të rastit, vizitonte vëllanë Sokolin në burgun e Ballshit, për të vazhduar në burgun e Spaçit, ku vuante dënimin Spartaku, tashmë, i ridënuar, duke lakuar rrugën e mundimshme për në burgun e Burrelit, ku i vuante të 25 vitet babai - Kiço Ngjela. Ajo ishte një motër shumë fatkeqe, por edhe heroinë.

 

Todi Lubonja: "As në burgun fashist këtë trajtim të poshtër nuk e kemi pasur"

 

     Ne ishim pesë të burgosur në një dhomëzë, ish-WC, 4 metra e gjatë dhe 1.90 e gjerë. Dy ishin veteranë, të dënuar në vitet `50-a dhe vazhdonin vuajtjen edhe në vitet `80-a. Njëri ishte ushtarak dinjitoz. Për 30 vjet burg, kurrë nuk ishte ngopur me bukë. Me tri mbushje të lugës bishtkëputur të aluminit, kapërdiu gogluçin e orizit të hedhur në pjatën e aluminit. Dhe, gadi i përlotur po e shikonte pjatën boshe, duke e prekur, instikivisht, barkun bosh.

-"Do ta haja gjithë këtë dhomë me oriz", - tha ai.

-Eshtë shumë, është e pamundur, - i them unë.

-"Mirë, por gjysmën e dhomës po", - tha ai me vetëbindje.

-Përsëri është shumë, - ia ktheva unë.

-"Ani, një të katërtën e dhomës gjithësesi", - tha ai, disi i nervozuar.

Dhe, unë u dorëzova, pasi atë ndjenjen e urisë të përhershme e vuaja vet dhe uria e gjithmonshme është e rëndë dhe shumë shqetësuese.

     Veterani tjetër, një ish-inspektor arsimi, kishte plotësuar 35 vjet burg dhe kishte edhe një duzinë vitesh dënim për t`i bërë. Që të dy veteranët, ishin ridënuar brenda burgut, duke qenë ende në vuajtje të dënimit fillestar prej 25 vitesh. Dhe, pas revoltës të Spaçit më 1973, kur edhe rifilluan dënimit brenda burgut, me akuzën klishe "agjitacion e propagandë" brenda grilave të burgut, ëndrra e bukur e lirisë, për të gjithë ne të burgosurit e Burrelit, u venit deri në shuarje.

     Në birucën ngjitur dergjeshin inxhinieri elektrik Bardhyl Belishova, vëllai i Liri Belishovës, ish-sekretarja e Byrosë Politike të PKSH-së, e cila vuajti ndëshkimin dhe internimin e përjetshëm, duke ia mohuar edhe të drejtën e vizitës vajzës të saj 20 vjeçare, në spital, në shtratin e vdekjes  dhe Todi Lubonja, ish-anëtar i KQ të PPSH-së dhe drejtor i Radio-Televizionit Shqiptar, babai i publicistit Fatos Lubonja. Todi ishte i sëmurë, diabetik, i dënuar me 15 vjet burg për liberalizëm mikroborgjez, ndërsa Bardhyli ishte i ridënuar me 25 burg. Ndërsa shokët e tij: Fadil Kokomani, Vangjel Lesho e Xhelal Staravecka, tashmë, ishin pushkatuar. Në prag-gjumi, me gishtërinj, bënim trokitjen e lehtë kodike të burgut "natën e mirë".

     Një mbremje Bardhyli u sëmurë dhe kërkoi të shkonte në WC. Ishte brenda orarit kur ende mund të hapej dera e birucës. Përndryshe, nga ora 21 e deri në 6.oo të mengjezit ishte kohë e vdekur, kur në asnjë rrethanë nuk mund të hapej asnjë derë e vuajtësve në atë burg, tashmë, të njohur si "burgu i vdekjes". Për nevojë urine ose më shumë, gjatë kësaj kohe, përdorej pjata e vetme e çajit dhe e supës, prej alumini, e cila ishte gjithë pore, të bëra nga urina e kripur. Uji për larje pjate ishte i pakët, koha e kufizuar dhe zakonisht çaji sikur evitonte erën dhe shijen  jo edhe aq të këndshme. Pjata më poroze ka qenë ajo e akadmikut ushtarak Shaban Bashës nga Peja, i cili vuante nga veshkat, ish-luftëtar i Spanjes, ndërsa në vitet e `80-a përkthyes në hotel "Metohia" në Pejë.

     Policia, në konsultim me komandën e burgut, nuk aprovoi hapjen e derës. Bardhyli, i zënë ngusht nga shkuarja e barkut, fort i nevrikosur, akuzoi zëshëm komandën. Policë dhe oficerë të komandës të burgut  u dynden ke dera e birucës, duke ia komunikua arrestimin "në emër të popullit", e dërguan në burgun hetues të qytetit dhe e ridënuan, për herë të tretë, me 25 vjet burg!

     Todi Lubonja, shok i birucës me Bardhylin, iu tha eprorëve të komandës: "Unë kam qenë edhe në burgun fashist gjatë Luftës të Dytë Botërore, por këtë trajtim të poshtër nuk e kemi pasur". Çuditërisht, ishte hera e parë që po "mëshirohej" një armik. Duke qenë i sëmurë rëndë, menduan që as vitet e dënimit fillestar nuk do të arrijë t`i mbajë.

Kur u shua Todi Lubonja, e mbesa gazetare, i tha Fatos Lubonjes: "Fatos, të nxitojmë ta varrosim xhaxhain, sa nuk kanë ardhur vrasësit e tij". Por, në nisje e sipër të kortezhit mortor, ia bëhu Gramoz Ruçi me suitën e tij komuniste - vrastare. "Ja, kjo është vrasja e dytë e xhaxhi Todit", - do të shfryente përvajshëm e mbesa, e cila, për ndryshim nga Fatosi, anjëherë nuk u hamendë se nuk ka kompromis me komunistët.

     Në librat me kujtime nga jeta e burgut, Todi Lubonja na e kujton zyrtarin e lartë komunist të Bashkimit Sovjetik, kur me rastin e një vizite në Amerikë, kërkoi azil politik. I pyetur nga një zyrtyr i lartë vendor: "A vazhdoni të keni nostalgji për komunizmin?" Ish kuadri i lartë sovjetik përgjigjet: "Ju që nuk keni qenë ndonjëherë komunist, edhe mund të bëheni i tillë, por unë që që e kam provuar, kurrë më".

     Në urrejtjen dhe dënimin teorik të komunizmit, Todi Lubonja, edhepse kishte mbajtur për më shumë se 30 vjet lib në luftimin e saj,rezën e komunistit dhe i kishte shërbyerfort kësaj ideologjie satanike, tashmë, u bind për nulitetin e kësaj dogme dhe ishte shumë më konseguent në luftimin e saj, se sa i biri, Fatosi, i cili nuk en kishte gëzuar asnjëherë librezën e kuqe.

 

Korrektësia e djemve të Bllokut dhe mëshira kristiane e të burgosurëve

 

     Djemtë e Bllokut dhe të zyrtarëve të lartë jashtë Bllokut, kanë pasur qendrim dinjitoz në burgjet e diktaturës. Njëri syrësh, Avni Aliko, djali i Heroit të Popullit Asim Aliko, i cili përjetoi ndëshkimn e të birit, ishte shembull për të mirë në burgun e Burrelit. Pastaj, djali i Halim Xhelos, ish-zëvendësministër i brendshëm, Fatosi; nipi i Hysni Kapos, Alajdini; djali i Beqir Ballukut Vladimiri; djemtë e Mehmet Shehut: Bashkimi e Skënderi dhe të tjerë, kishin qendrim korrekt dhe mohues kategorik të bashkëpunimit me komandën e burgut.

     Fisnikëri e skajshme, shpirti kristian i të burgosurëve politikë veteranë, që tashmë, kishin hyrë në dekadën e katërtë të vuajtjes si edhe i të burgosurëve më të rinj, manifestohej natyrshëm karshi djemëve të Bllokut, persekutorë të të cilëve kishin qenë pikërisht baballarët e tyre. Ata i trajtuan shumë njerëzishëm këta djem të rënë në faktkeqësi, të rritur krejt ndryshe nga shqiptarët tjerë. Dhe, kurrë nuk i provokuan dhe as që ua kujtuan shpirtin katran të etërve të tyre mizorë.

     Çuditërisht, dy nga djemtë e zgjuar të Bllokut, përgjatë proceseve demokratike, nuk arritën ta ruajnë drejtpeshimin: Fatos Lubonja e Spartak Ngjela. I pari, si publicist, në të shumtën e herave, u rrjeshtua përkrah të majtës, vijimësi e monizmit, me ca retushime hiç bindëse, për të ndryshuar nga paraardhësit e tyre të kuq stalinistë. Jo rrallë, Fatos Lubonja ka qenë shumë konfuz në paraqitjet e tij shkrimore, analitike dhe opioniste edhe për çështje të ndryshme kombëtare, në veçanti, në raport me Kosovën. Ai i ka publikjuar tezat e Partisë Socialiste, veçse të thëna më shkoqur. Dihet, socialistët shqiptarë, ashtu si komunistët e Hoxhës,  kanë qenë kundër pavarësisë të Kosovës, duke e konsideruar Kosovën si pjesë  integrale, më parë, të Jugosllavisë dhe, më vonë, të Serbisë.

     Spartak Ngjela është ekzemplar i veçantë në politikën shqiptare. Fillimisht, brodhi në ca partiza të majta dhe të djathta, por pa arritur të akomodohej, pasi nuk arrinte ke pushteti. Ndërkohë, ai bëri një potezë të shkëlqyer. Pinjoll i prindëve komunistë dhe bllokistë, por, mizorisht të goditur familjarisht, madje nga partia e tyre e kuqe, ai u rrjeshtua në partinë e djathtë, Partinë Demokratike të profesor dr. Sali Berishës, cila e kishte përtokur partinë staliniste të majtë, Partinë e Punës, e cila, e ndihmuar nga jugosllavët, rusët, kinezët dhe banditë të kuq të huaj e vendorë, kishte sunduar shqiptarët, me dajak, burg e plumb, për afro gjysmë shekulli me radhë.

     Ishte zemërgjerësia e malsorit Sali Berisha që e rehabilitoi dhe e nxori nga anonimiteti Spartak Ngjelën, duke e katapultuar në kulmet e partisë dhe  të pushtetit. Ishte një përkujdesje dhe investim i veçantë i dr. Berishës për formimin e Ngjelës si kuadër dhe personalitet, duke i njohur zikzaket e tij hiç parimore në fillimet demokratike në Shqipëri. Ai i besoi shumë dhe e kalaveshoi pakursyeshëm me poste, të cilat, realisht, për kohën e angazhimit dhe kualitetet e diskutueshme, avokat Ngjela nuk i meritonte.

     Spartak Ngjela, në historinë më të re të Shqipërisë, do të mbahet mend si një mini-politikan kontravers, mosmirënjohës dhe bukëshkalë. Këthimi i turpshëm në grazhdin e të majtës, e cila e kishte sakatosur aq shumë, madje familjarisht, i vuri vulën e turpit, e cila do ta shoqërojë përjetësisht, pavarësisht "mrekullive" që mund të ëndrrojë për të bërë në të ardhmen.

     Thirrja e Ngjelës për vëllavrasje, gjakderdhje ndërshqiptare, qoftë edhe të 13 mijë viktimave, vetëm e vetëm për ta rrëzuar nga pushteti "malokun Berisha", është fakt e dëshmi e mjaftueshme për ta ndjekur penalisht këtë avanturier anarshist dhe krejt të papërgjegjshëm. Njëherësh, aprovimi në heshtje i kësaj thirrjeje nga Partia Socialiste, dëshmon për qorrsokakun ku është katandisur e majta komuniste shqiptare, e kryesuar nga anarshisti dhe i sëmuri psiqik Edvin Kristaq Rama. Brezat e sotëm dhe të nesërm do t´i gjykojnë pamëshirshëm lakejtë mbështetës të kryetarit të tyre skandaloz, karrierist dhe bllokues amoral i proceseve integruese të Shqipërisë tonë.

 

Falsifikuesit marroq të historisë

 

     Ideologjia komuniste, tashmë, e njohur si ideologji e llafazanisë, e përlavdërimit dhe e falsifikimit të vrazhdët të historisë, i ra për hise edhe Kosovës tonë. Si për ironi, këtë e huazoi, me një ndërmjetësim nga klika hoxhiste e Tiranës, por me bazë nga vende armike si Rusia dhe Serbia.

     Në prag lufte, nën përkujdesjen direkte të celulës enveriste, të kryesuar nga Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Fatos Klosi, horrat komunistë, të ardhur nga diaspora e Kosova, u mblodhën, si zogjtë e pulës, në vilën bllokiste të filosllavit Enver Hoxha, për ta inauguruar dogmën staliniste edhe në Kosovë.

     "Të mbrohet pragu i shtëpisë", - si kushtrim lakonik i Presidentit Rugova, ishte thyerje e klishesë të politikës paqësore, më sakt, konkretizim i deklarimit të hershëm se "nëse Serbia e tepëron me dhunën, shqiptarët detyrohen të radikalizojnë veprimet mbrojtëse". Ndonëse për këtë ishte menduar dhe vepruar qysh me krijimin e partisë të parë opozitare karshi regjimit serbo-sllav, LDK-së, duke filluar me organizimin e mbrojtjes territoriale dhe përgaditjen ushtarake të djemëve të Kosovës në Shqipëri, më 1997 u aktivizuan grupet guerile në Dukagjin, Drenicë, Llap e Gollak.

     Stalinistët enveristë të Kosovës, të futur në sqetullën e gardës komuniste, kallëse të Shqipërisë, duke realizuar marrjen e dhunshme të pushtetit në Shqipëri, intrigonin që grupet guerile, të cilët ishin, kryesisht, anëtar të LDK-së, mbështetës të Presidentit Rugova, t`i vënin nën kontroll. Dhe, atje ku nuk arrinin ta bënin këtë, organizonin eliminimin fizik, njësoj siç bëri Enver Hoxha me Qemal Stafën, Vasil Shanton dhe të tjerë. I pari, si rival i mundshëm, i dyti, si përkthyes intim i Hoxhës në intrigimet me shefat jugosllavë.

    Hasan Zeneli, shok i guerilasit Zahir Pajaziti, rrëfen bindshëm si dhe pse u denoncua, u vu në kurthë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahi dhe Edmond Hoxha. Qëllimshëm, shefat e LPK-së nga Tirana, ia ofruan Zahirit njerëz, të cilët jo vetëm si individ, por edhe familjarisht njihen si bashkëpunëtorë të UDB-së, duke e kamufluar eleminimin fizik të Zahirit me shokë, mëqe ai nuk denjoi që shefat e tij të ishin diku në Tiranë apo Evropë, por, duhej të ishin brenda Kosovës dhe pjesë e luftës për çlirim.

 

Profiterët politikë e përdorin Prekazin për përçarjen e popullit

 

     Kryeministri Thaçi thotë se "Prekazi i bashkoi shqiptarët". Historia nuk guxon të përdhoset në këtë masë. Pikërisht, nëpërmjet Prekazit, përkatësisht, familjes Jashari, Thaçi me shokë ka bërë përçarjen  e madhe të shqiptarëve të Kosovës. Le t`i kujtojmë vetëm dy  nga folësit në përvjetoret përkujtimor për Jasharët: akademik Rexhep Qosjen dhe profesor Arbër Xhaferin. Me një gjuhë - gjarpër, villnin vrerë kundër partisë, që i përkiste, realisht, familjes Jashari, LDK-së, anëtarësisë, simpatizantëve dhe vet udhëheqjes të saj.

     Vetë njëri nga liderët e PDK-së e ka pohuar se "Adem Jashari nuk kishte asnjë lidhje me ne (LPK-së) dhe nuk i përkiste strukturave tona organizative". Por, për interesa pushtetare, me metoda përfide komuniste, thyen barrierën e familjes Jashari, duke ia kundërvënë, heshturazi, LDK-së, që kulmoi me mospjesëmarrjen e përfaqësuesëve të kësaj familjeje të respektuar në ceremoninë mortore të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova. Ky abstenim skandaloz, e dëmtoi pariparueshëm Rifat Jasharin me djem e nipa, duke ia hequr edhe vellon e asnjanësisë partiake, të reklamuar deri atëherë.

 

Kundërvënia e Adem Jasharit - Presidentit Rugova, vepër e profiterëve politikë

 

     Falsifikimi i qëllimshëm i historisë shquhet për tejdukshmëri pikërisht në Prekaz. Duke mos qenë vetë pjesë e luftës, shefave të LPK-së u duhej një figurë si Adem Jashari, për t`ia kundërvënë Presidentit Ibrahim Rugova. Në të kundërtën, ata do ta minimizonin atë, (Ademin), deri në mospërmendje. Të gjitha atributet që i përkisnin moralisht dhe zyrtarisht Presidentit Rugova, ia veshën artificialisht e dhunshëm Adem Jasharit: "Kryekomandanti legjendar i UÇK-së", "strateg", "epopeja e Prekazit", "baba i pavarësisë" dhe broçkulla të tjera iracionale e hiç reale.

     Stalinistët e LPK-së e bënë ndarjen artificiale e kriminale të Ademit nga Hamza, kur dihet se ata ishin të pandashëm, se plotësonin njëri-tjetrin, se Ademi nuk ka shkrepur asnjë pushkë më shumë se Hamza. Ademin e ndanë edhe nga baba, Shabani, i cili në deklarimet dhe veprimet publike, kundërshtuese ndaj pushtuesit, duhej të ishte hero para Ademit. Edhe shtatorja e vetmuar e Ademit në sheshin qendër të Skënderajit, është vepër e turpshme e stalinistëve-enveristë, sepse Ademi nuk duhej ndarë nga Hamza as në shtatore, madje as nga babai - Shabani.

     Dihet, kryekomandant i ushtrisë është Presidenti i vendit. Realisht, Hamza me Ademin kishin formuar çetën guerile prej 15 vetësh dhe mund të quhen kryeçetanikë. Dhe, kjo nuk është pak për atë nismë të rezistencës të armatosur. Dhe, këtu qëndron merita e madhe e Hamëz dhe Adem Jasharit me shokë.

     Adem Jashari nuk ishte strateg, sepse lëvizjet e tij, vendfshehja e tij përcillej nga kamera e pushtuesit. Për rrjedhojë, kohëzgjatja e veprimeve luftarake të tij, ishte në varësi, në vullnetin, në mëshirën e pushtuesit.

 

Në Prekaz u pamundësua lufta, epopeja - ndodhi masakra e pritshme e ngeshme

                                            

     Është falsifikim fatal i historisë ta trajtosh masakrën e përgjakshme të Prekazit si luftë, madje si epope. Një tallje të tillë nuk e meritojnë ato dhjetra viktima të pafajshme, të cilat janë dhembja e kombit, për faktin se u shndërruan në një poligon për gjuajtje të ngeshme, pa pasur as mundësi teorike për t`u mbrojtur. Asnjë mendje e shëndoshë nuk mund ta aprovojë ngujimin në shtëpi të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur, me qëllim të përballjes me armikun, duke qenë brenda një duzinë gra dhe fëmijë, krejt të pa aftë për luftë dhe për t`u mbrojtur. Masakra e Prekazit kërkon një analizë e studim krejt tjetër nga ajo e tam-tameve të sotme "alla komuniste" dhe "alla revolucionare", që banda staliniste-enveriste, profiterët politikë vazhdojnë ta trumbetojnë si epope!!! Në Prekaz u pamundësua lufta, epopeja, sepse pushtuesi gjuajti me armatim të rëndë, madje në distancë, gjë që ishte e pamundur kundërpërgjigja, ngaqë armët që posedonin Jasharët, të ngujuar dhe të pozicionuar në shtëpi, nuk e arrinin armikun. Dhe, ndodhi masakra e pritshme, e ngeshme, e dhimbshme, e tmerrshme.

     Adem Jashari nuk është as legjendë dhe as legjendar. Ai është një luftëtar faktik dhe jo një përrallë, siç u pëlqen të tallën enveristët e Kosovës. Me këto terma shërbehen sot presidenti, kryeparlamentari, kryeministri, e gjithë elita politike dhe pushtetare e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore dhe në Diasporën shqiptare. Dhe, të gjithë e dinë se gënjejnë, mashtrojnë, falsifikojnë, manipulojnë. Por, nuk duan ta prishin shabllonin e SHIK-ut, të stalinistëve të Kosovës, të cilët i lansuan qëllimshëm këto terma - emërtuese falsifikuese, për interesa të tyre, duke e paraqitur edhe vetëveten bashkëluftëtarë të Ademit, edhepse, realisht, nuk ishin, madje as që u bënë ndonjëherë pjesë e luftës. Dhe, edhe duke e rithënë gënjeshtrën, edhe duke e heshtur të vërtetën, të gjithë këta elitarë batakçinj aprovojnë falsifikimin e historisë. Dhe, kjo është mjerane, e turpshme, sepse është elita e kombit ajo që duhet të jetë në mbrojtje të së vërtetës, në roje të historisë kombëtare.

     Shqiptarët, përkatësisht, kasta drejtuese dhe ajo intelektuale, e kanë provuar këtë turpërim me falsifikimin e historisë të shqiptarëve për gjysmë shekulli komunizëm. Andaj, ata që e mbijetuan këtë zezonë, nuk duhej të heshtnin para falsifikimeve që vazhdojnë të bëjnë pinjollët e baballarëve ideologjikë-komunistë. Kush pendohet dy herë për të njëjtën gjë, është hipokrit.

     Adem Jashari nuk është as nëna dhe as baba i pavarësisë të Kosovës. Ai ishte luftëtar i lirisë dhe kjo është kulmi i lavdisë. Huazimet groteske që i mëvishën artificialisht atij pas amëshimit të tij, për interesa të profiterëve politikë, e dëmtojnë rëndë figurën e këtij luftëtari modest, madje krijojnë edhe mosbesim e alergji, sepse ciklohen deri në banalizim. Kjo nuk është e shëndetshme as për familjen e nderuar Jashari, e cila, gjithësesi, duhet të reagojë, që historia të jetë racionale dhe e faktuar, pa hipërbolizimet aktuale, krejt të panevojshme.

 

Luftës i mungoi dimensioni i lavdisë

 

     Tiradat përlavdëruese janë aq të zëshme, sa që shtrohet pyetja e ligjshme: "Çfarë deshën Amerika dhe Evropa të suleshin mbi Serbinë, kur heroizmi shqiptar po bënte namin"?!

     Me çfarë lavdie mund të mburret një "ushtri" dhe një popull, kur vret ministrin e vet të luftës në vlugun e luftës; kur vret komandantët dhe politikanët kombëtarë, me të vetmin qëllim: për ta uzurpuar dhunshëm pushtetin(!!); si mund të quhet luftë e lavdishme, kur luftëtarët më shumë duhej ta ruanin shpinën nga stalinistët - enveristë të Kosovës, se sa gjoksin nga Serbia!?!

     Përgjatë luftës, stalinistët e Kosovës në Tiranë u trimëruan fort, nga përkrahja sa rrugaçërore, aq edhe kriminale, e pushtetit vendor komunist. Pusullat e hedhura në kutitë postare të institucioneve legale të Kosovës në Tiranë, janë dëshmi e një turpi kombëtar: "Për tradhti ndaj Atdheut, në emër të popullit jeni të dënuarme vdekje. Në rastin më të parë të mundshëm, do të ekzekutoheni". Dhe, poshtë këtyre dy fjalive shënohej: "ShTABI I PËRGJITHSHËM I  U Ç K - së".

     Në këto kushte shantazhi e terrori punonte Shtabi ushtarak institucional; Qeveria e kthyer nga mërgimi; Përfaqësia e Kosovës në Tiranë dhe kuadrot e veprimtarët të tjerë, politikë dhe ushtarakë institucionalë në terren, që nga Porti i Vlorës e deri në Malësinë e Gjakovës dhe të Prizrenit. Për të gjitha këto provokime e sabotime të luftës, veç të tjerëve, është vënë në dijeni edhe presidenti Rexhep Mejdani. Ankesat tona binin në vesh të shurdhër, zullumi shtohej, ndonëse në krye të kësaj kampanje ishte kupola shtetërore. Dhe, e kemi denoncuar këtë kriminalitet atëherë, edhe piblikisht, në shtypin e Tiranës dhe të diasporës, me shkrimin: "Veprimet banditeske të pushtetarëve të Tiranës" dhe artikuj të tjerë.

     Këto dhe fakte të tjera të bollshme, dëshmojnë jo lavdinë, por turpin e një lufte, të humbur tërësisht në fushë-betejë, madje të humbur turpshëm, sepse një pjesë e shqiptarëve, përkatësisht, kasta komuniste e Tiranës zyrtare dhe LPK-ja staliniste - enveriste sabotuan luftën, përçanë qëllimshëm faktorin politik dhe ushtarak të Kosovës, duke i shërbyer kështu pushtuesit dhe duke e parathënë humbjen tonë të pritur. Rrjedhimisht, dimensioni i lavdisë ka munguar.

     E gjithë kjo e keqe dhe prapësi e komunstëve, nuk mund ta mohojë përkushtimin e luftëtarëve faktikë, të cilët e mbijetuan luftën dhe të atyre që u flijuan, për të mbetur përjetësisht në Panteonin e Nderit.

 

Uzurpimi banditesk i mediave nga LPK-ja staliniste

 

     E përdorim emërtesën "staliniste", sepse Stalini ishte i pari ai që aplikoi egërsinë komuniste tek popujt konglomerat të Bashkimit Sovjetik. Pra, nëse Lenini ishte një fashist teorik, Stalini ishte fashist praktik. Kjo ideologji fatale lidhet pazgjidhshmërisht me emrin e tij. Ndërsa, Enver Hoxha është një plagjiator i kësaj ideologjie dhe nuk i shtoi gjë tjetër, përveç dajakut masiv, duke e tejkaluar dhe babain e tij Stalinin.

     Si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, stalinistët e Kosovës, njësoj si vandalët e Beogradit, me dhunë pushtuan Televizionin Publik dhe si gebelsian kam-kumonin, ditë e natë, duke lansuar në etër vetëm gënjeshtra, manipulime dhe falsifikimin e vrazhdët të historisë. Ata, si majmunë,  kopjonin idhullin e tyre Enver Hoxha, në kohën e të cilit Shqipërinë bota e quante "fuqi botërore propagandistike" ose, thjesht, "fuqi lehëse"!

     Për ndryshim nga propaganda fort e sforcuar e LPK-së, duke shfrytëtuar deri në abuzim, fillimisht, Televizionin Shqiptar, më pastaj Televizionin e Kosovës, krahu institucional politik dhe ushtarak, as për së afërmi, nuk arriti t`ia   prezantojë opinionit komandantët dhe luftëtarët të rënë në fushë betejë dhe ata që mbijetuan luftën. Arsyeja e parë ka qenë modestia, sepse lufta për Atdhe nuk është sakrificë, siç trajtohet mendjelehtësisht nga zhurmaxhinjtë panagjerikë, por është detyrë. Prandaj, gjaku i tyre i derdhur për Atdhe, vlen më shumë se lumi i fjalëve. Arsyeja e dytë është se edhe atëherë kur LDK- ja ishte në pushtet, frejt e mediave i mbanin fort stalinistët, duke i ftuar për shërbim edhe ndoca pinjollë të regjimit titistë.

     Televizioni "publik" i Kosovës, dy ditë më parë, transmetoi një kronikë përkujtimore të përvjetorit të Betejës të Loxhës. Kjo është beteja e vetme ballore e fituar në Kosovë, betejë kjo e ideuar dhe e realizuar nga stretegu ushtarak, kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës. Ndërsa lufta në Koshare është seri betejash, që vazhduan deri në hyrjen e trupave tokësore të NATO-s.

     Megjithatë, palo Televizioni, më sakt, redaksia horrake e tij, nuk denjoi ta përmend emrin e kolonel Tahir Zemaj, me të cilin identifikohet kjo betejë - simbol, unikale në të gjithë luftën e Kosovës.

     Tashmë, arsyet dihen. Kundër kolonel Zemaj nuk është vetëm shpifësi horrak, Skënder Dobruna, shef i Gjykatës të SHIK-ut, por edhe Adem Demaçi me shokë. Zoti Demaçi aprovoi ekzekutimin e ish-Komandantit të Dukagjinit, kolonel Tahir Zemaj; të kryetarit të rinisë të LDK-së për komunën e Deçanit, Hasan Zemaj, nga shqipfolësit, agjentë të Serbisë.

    Çuditërisht, Demaçi ynë nuk u mjaftua me kaq. Por, ajo që ka ngelur në mendjen dhe kujtesën e kombit, është se simboli i rezistencës tonë kombëtare, Adem Demaçi, Hero i Kosovës, iu gëzua edhe vrasjes të rinorit - student, Enis Zemaj, djalit të vetëm të kolonelit tonë trim, Tahir Zemaj. E pabesueshme, skandaloze për ish-kryetarin e Mbrojtjes të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut - Adem Demaçi! Pafundësisht e tmerrshme!

 

Maskaradat promovuese të "gjeneralëve" pas luftës

 

     Lëvizakët stalinistë, me maskaradat e tyre të bujshme, menjëherë pas luftës, promovonin "majorët", "kolonelët", "gjeneralët", të cilët nuk u dëshmuan me ndonjë betejë apo aksion të veçantë. Sikur këta gradantë ta kishin bagazhin ushtarak dhe luftarak të komandantëve institucionalë si: Rrustem Berisha, Anton Çuni, Fadil Hadërgjonaj, Hysen Berisha, Farush Thaçi, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Skënder Hasanxhekaj, Feriz Trezhnjeva, Milazim Maraj, Shaqir Maloku, Gani Xhuka, Pren Marashi, Xhafer Gjilani dhe të tjerë burra e djem nga Kosova dhe Shqipëria, propaganda e  tyre do të shënonte mburrje kulmore, madje të denjë për Librin e Ginisit!

     Sa logjike është që ndoca të rinj, ende pa i mbushur të 25-at, me arsim të mesëm apo pa të fare, të uniformuar vetëm për disa muaj, të pashquar për ndonjë veprim të veçantë ushtarak, u graduan gjeneralë! Ndërkohë që ushtarkë të karrierës, të zëshëm në profesion dhe luftë, legjitimues të mirëfilltë të luftës për çlirim, si Komandanti i Kosharës, Rrustem Berisha me shokë, nuk gëzuan gradimet?!! Ndërkombëtarët u tallën fort kur aprovuan gradat hiç meritore të lepekeistëve.

     E vërteta është se disa nga gjeneralët dhe ushtarakët të LPK-së, duke abuzuar marrëzishëm me siglën e UÇK-së, janë shquar për krimin e organizuar politik, kryesisht, vrasje, tentativë vrasjeje, plagosje, rrahje, maltretime, tortura dhe deri edhe terrorizim të familjeve dhe të popullatës shqiptare. Janë shquar bindshëm në krimin e shantazhit, siç është reketi (gjobëvënia), fillimisht legal, gjasmë tatim, por, me mosaprovimin e UNMIK-ut, vjelja e gjobës u bë gjysmë-legale dhe, më vonë, madje edhe sot e gjithë ditën vazhdon reketi ilegal, i vrazhdët dhe i turpshëm për shtetin dhe qeverinë e Kosovës, përkatësisht, lidershipin aktual, të cilët janë në dijeni dhe, qëllimshëm, e heshtin, meqë kanë pjesë përfituese në atë. Soji në fjalë fort i zellshëm ka qenë edhe në uzurpimin e pasurisë shtetërore dhe private; abuzim tenderash dhe pisllëqe të tjera, gjë që dëshmohet me kulla e vila e luksoze, me pasuri milionshe, edhepse trashëgim kishin nga një biçikletë të vjetër!!!

 

Banda mediale përçarëse dhe sabotuese e luftës - rishfaqet sërishmi me provokime

 

     Ditë më parë, në Televizionin "publik", më sakt, të Hashimit, u shpërfaq neveritshëm kryebanda Hajrije Spikerica, alias, Besa Çeku-Buçinca, me rrospihanët e saj provokatorë. Kjo kodoshe, me kododhët e saj "debatues", përgjatë luftës dhe pas saj, kanë provokuar dhe fyer rëndë afro 90 % të popullatës të Kosovës. Të njëjtën gjë e përsëritën edhe kësaj here.

     Nga greva e minatorëve më 1989 "harruan" e shuan një dekadë rezistencë, duke hapëruar ke lufta dhe Rambueja! Ata u morën vetëm me shefat e tyre, të cilët nuk patën nderin të bëhen pjesë e luftës. Ata morën tituj "zëdhënës" e "komisar", por u shërbënin vetëm kumbarëve të tyre në Tiranë, kastës pushtetare komuniste. Ndërsa Rambujenë e dhunuan, duke mos pasur fare bazë deleguese, ndonëse Shtabi, në emër të të cilit flisnin, as që i njihte, jo si eprorë, por as si anëtarë të thjeshtë!

     Këta "politikaj" batakçinj, të cilët kishin larguar nga Kosova familjet dhe njerëzit e tyre, madje me kucë e me macë, me injorancën, fodullëkun e tyre, e ndoshta, diçka më shumë, zvarrisnin procesin e Rambujesë, duke i dhënë kohë e mundësi për masakra Serbisë të Millosheviçit, që i kushtuan mijëra viktima Kosovës, të mbetur në mëshirën e fatit, meqë komandantët kishin ikur para ushtarëve dhe ushtarët para popullit! Tashmë, krismat dëgjoheshin vetëm në Kosharën e Sali Çekajt, Agim Ramadanit, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Rrustem Berishës me shokë.

     Reporteri i Televizionit "publik" të Kosovës, rezident në Tiranë, la nam me avokatinë që po i bën kreut socialist, Edvin Rama. Ai, krahas Ramës, ngulmon në përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Dhe, këtë e bën sa herë që raporton për zgjedhjet e atjeshme. Çuditërisht, për këtë kërkesë Rama nuk e ka as përkrahjen e partisë të tij. Pyesim, a ka politikë redaktuese Televizioni i Hashim Thaçit?!

     Stafi i të ashtuquajturit "Televizion publik", është i tëri i një dore, i një partie, i një ideologjie. Andaj, u jipet kohë e hapësirë spikericëve matrapazë, të cilët gjithashtu i përkasin partisë në pushtet. Këta sahanlëpirës provokatorë, përgjatë të gjithë debatit provokuan sërishmi shqiptarët, duke ua kujtuar, njëherësh, edhe provokimet e tej një dekade më parë.

 

Stalinistët e Kosovës: "Historia fillon me ne"!- Demonstratat e vitit  1981 -

                          

      Metoda e falsifikimit të historisë, me anë të montimit të ngjarjeve, duke bërë hapërime e tejkaluar ndonjë dhjetëvjeçarë, ku stalinistët kanë vegjetuar, u shpërfaq marrëzishëm këtij përvjetori të demonstratave të vitit 1981.

     Gorki porosiste të mos mohohet gjithçka tek tjetri, sepse rrezikon të të mos të besojë askush për asgjë. Kështu po i ndodhë Jakup Krasniqit, i cili i fut në një thes të gjithë kuadrin udhëheqës të Kosovës para viteve `90-a. Koha ka dëshmuar se asnjëri syrësh nuk arriti të bëhej milionerë; asnjëri nuk vrau në pusi dhe në errësirë. Edhe ata, padyshim, kanë bërë diçka për Kosovën. Dhe, gjithësesi kanë epërsinë morale të Jakupit me shokë, të cilët tej një dekade më parë kishin nga një biçikletë dhe tani janë bërë milionerë, plus dyshimit të bazuar për gjakosjen e kundërshtarëve politikë.

     Për Jakupin me sojin e tij ngjarjet e `81-shit e sollën `98-ën - luftën dhe `99-ën - fitoren! Rrjedhimisht, histori të ndërmjetme nuk ka Kosova! Dhe, kjo nënkupton se "historia fillon me ne, pasuesit ideologjik të Enver Hoxhës", fotografinë e të cilit e mbajnë në qilerët e çiftit!

     Jakupi bën sikur nuk e di filtrimin e UDB-së në demonstratat e `81-shit dhe qëllimin serb për suprimimin e asaj autonomie, të fituar me amandamentet e vitit 1974. Edhe Azem Vllasi bën lojën e të paditurit kur akuzon, kryesisht, Shqipërinë për organizimin e demonstratave. E vërteta është se UDB-a e futi në lojë Sigurimin e Shqipërisë, i cili, duke i shfrytëzuar ndjenjat e dlira vëllazërore, manipulonte shumë më lehtë se sa pushtuesi. Dhe, Jugosllavia, më sakt, Serbia kishte llogaritur si shansë të pritur goditjen më të vrazhdët të shqiptarëve të Kosovës. Sepse implikimi nga jashtë, është shumë i ndjeshëm për botën demokratike dhe goditja e elementit destabilizues është lehtë e aprovueshme.

     Në vitet `80-a Shqipëria ishte në pikë të hallit. Varfëria kutërbonte në fshat dhe qytet. Vetizolimi idiotesk e rrezikonte atë edhe me uri. Jugosllavia i bënte presion Shqipërisë për prishjen e kontratave tregtare, kryesisht, të zarzavateve, me të cilat mbahej ai palo shteti fantomë shqiptar. UDB-a e siguroi Hoxhën se goditja do të jetë e ashpër ndaj Kosovës. Në atë kohë Kosova kishte trefishin e studentëve të Shqipërisë. Profesor Hasan Mekuli thoshte se më mirë të kemi bredhës rrugëve me fakultet se sa analfabetë vagabandë. Dhe, është logjike se këtë masë shkollarësh të paplanifikuar nuk mund ta absorbonte tregu i punës i Kosovës të varfër. Dhe, papunësia është a-ja e pakënaqësisë. Andaj, xixa mund të kthehej në çdo kohë në shkëndi.

     Shqipëria e katandisur në mjerimin ekonomik ishte fort e varur nga Jugosllavia. Prandaj, ishte e interesuar për ta ruajtur statuskuonë dhe as që mund të mendohej se ajo të vepronte për destabilizimin e fqinjit të saj, sepse nuk e kishte as guximin dhe as takatin, por, parasegjithash, as interesin.  Analisti Enver Robelli ka nxjerrë një fragment nga intervista e Nexhmije Hoxhës, dhënë revistës gjermane "Der Spiegel", në vitin 2004: "Kur Tito u sëmur për vdekje, Enveri më befasoi me një thënie: "Dëshiroj që ai të jetojë edhe disa vjet. Nuk mund ta marrësh me mend se çdo të ndodhë tash në Jugosllavi". E vëteta absolute është se këto dy shtete komuniste kanë bashkëpunuar gjithmonë, sidomos UDB-a me Sigurimin Shqiptar. Ky bashkëpunim nuk është ndërprerë as në kohë krizash "për mustaqet e Stalinit"! Zënkat eterike - fonike kanë qenë tymnajë hipokrite për opinion. Leximet bombastike emocionale dikur mallëngjenin shqiptarët e painformuar për hipokrizinë hoxhiste, jashtë kufijëve londinez, ndërsa sot këtë ndjesi e kanë vetëm nostalgjikët e ideologjisë të mykur sllavo - komuniste staliniste.

     Është shumë domëthënëse goditja e njëkohëshme, pra, në Kosovë dhe Shqipëri, që i bëhej rinisë dhe inteligjencës. Përmasat e goditjes me burg dhe internime në Shqipëri ishin aq masive, sa që filloi racionimi i i gjerësisë prej 6O centimetrave në kapananet - shtalla, njësoj si në burgun e Burrelit. Përveç brezit të tretë dhe të katërtë të ballistëve, gjyshërit dhe baballarët e të cilëve ose ishin ekzekutuar ose kishin vuajtur dekadat burgjeve, tani komunizmi shqiptar sakatosi edhe kuadrotë brenda radhëve të veta. Me këto veprime banditeske të Enver Hoxhës me shokë, nën emërtesën "Kontigjenti Kosova", zbulohet i gjithë falsiteti i propagandës leha-qene, kinëse në mbrojtje të Kosovës. Këto veprime thellësisht kundrakombëtare, demantojnë, me fund, gënjeshtrat se gjoja Shqipëria përgaditej për ndërhyrje dhe luftë kundër Jugosllavisë. Hajde rrenë, hajde! Doli i saktë parashikimi që kishte bërë, afro gjysmë shekulli më parë, djali i Abdyl Frashërit, kryetari i Ballit Kombëtar, Mithat Frashëri se "komunizmi i hanë edhe bijtë e vetë".

     Çdo demonstrim kundështues i pakicës brenda një shteti, afirmon veten dhe aspirimet e lirisë. Kjo është edhe ana pozitive e demonstratave të vitit 1981. Pavarësisht rrejdhojave, demonstruesit nuk mund të fajësohen për asgjë, sepse iu përgjigjen thirrjes për kërkesa ekonomike dhe politike. Ata nuk i dinin lojërat dhe pazaret prapa kulisave.

 

Udhëheqja aktuale shqiptare nuk duhet t`i heshtë krimet e luftës

 

     Shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët, tashmë e dinë se krimet e luftës dhe të pas luftës në Kosovë, e kanë pikënisjen në Shqipëri. Liderët shqiptarë  duke iu kundërvënë Dick Marty-së, në mënyrë shabllone, dëmtuan edhe më shumë çështjen e Kosovës. Pamjet e Televizionit publik shqiptar dëshmojnë se hetuesit ndërkombëtarë janë përzënë nga turma e një fshati. Kjo ka ngjallur edhe më shumë dyshime, edhepse akuza mund të mos rezultojë si e vërtetë.

     Liderët shqiptarë, qofshin ata brenda apo jashtë Kosovës, duhet ta minimizonin akuzën, të hetohej grupi dhe jo UÇK-ja, sepse edhe i akuzuari i parë, Hashim Thaçi, edhe shokët e tij, as nuk ishin ushtarë të UÇK-së, as nuk përfaqësonin UÇK-në, madje as që ishin pjesë e luftës në Kosovë. Ata, përgjatë luftës, mrizonin në vilat me pisha përrreth, në lagjën e Bllokut në Tiranë dhe në Evropë dhe vartësit e tyre, profiterë të luftës, bënin veprime, të cilat binin ndesh me ligjet e luftës. Dhe, këta assesi nuk ishin luftëtarë të UÇK-së, por banda profitere, anarshiste.

     Krimi fillon në Tiranë. Më 1997 vritet gazetari Ali Ukaj. Ndërkohë, Hashim Thaçi arrestohet si i akuzuar për këtë vrasje. Xhavit Haliti i bën një telefonatë nga Zvicra një oficeri dhe Hashimi lirohet! Bashkëpunimi i LPK-së me kastën komuniste, të ardhur me dhunë në pushtet, kishte përmasën kulmore. Një vit më vonë pason ekzekutimi i ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, madje në qendër të Tiranës. Seria e vrasjeve brenda kufijëve shqiptar vazhdon me Ilir Konushevcin, Hazir Malën; me zhdukjen pa shenjë të oficerit Sadri Ramqaj; "humbja" e ushtarakëve të tjerë, pas vrasjes të kontraktorit të ushtrimores ushtarake në një fshat të Kukësit, Rushit Elezit, eleminimi i Qazim Jakupit, sëbashku me tropojanin, kontraktues i pikës ushtrimore ushtarake në Papaj dhe të tjerë.

     Heshtja e krimeve faktike për më shumë se një dekadë, nga ana e qeverisë shqiptare, është e pajustifikueshme. Nëse qeveria komuniste nuk mund t`i bënte gjyq vetës, qeveria demokratike, e kryesuar nga dr. Berisha, nuk duhej t`i heshte krimet e ndodhura brenda territorit të saj.

     Ne akuzojmë qeverinë komunste të Enver Hoxhës pse i heshti krimet e bëra përgjatë kalimit tranzit të shqiptarëve të Kosovës, në rrugëtimin drejt vdekjes në Tivar. Dhe, mirë bëjmë. Por, pse duhet heshtur krimet e freskëta gjatë luftës të Kosovës, të bëra në territorin e Shqipërisë?!

     Pse nuk fillon hetimi nga vatra e krimit në Restorant "Drenica" në plazh të Durrësit, sjelljet kriminale të organizatës terroriste me siglën e UÇK-së - "Shqiponjat e zeza", të cilët torturonin mërgimtarët në Portin e Durrësit dhe gjetkë. Veprimet kriminale të SHIK-ut, burgjet e improvizuara në Cahan të Kukësit dhe gjetkë.

     Më ka bërë përshtypje një publicist i suksesshëm nga Tirana, kur mbron, padashje, veprimet kriminale në relacionin Kosovë - Shqipëri, më sakt, kur demanton Dick Marty-në, duke thënë se pas luftës ishte instaluar UNMIK-u e KFOR-i dhe kalimet kufitare ishin nën kontroll. E vërteta është se edhe KFOR-i edhe UNMIK-u kanë bërë jetë kazermash dhe nuk janë lodhur fare për të luftuar krimin. Kanë ndodhur tej 1.000 vrasjeve politike, që sot i faturohen SHIK-ut dhe vetëm katër - pesë sosh janë zbuluar dhe dënimet kanë qenë simbolike! Kufiri Kosovë - Shqipëri është kontrolluar në tri pika kufitare, ndërkohë që qindra kilometra gjatësi lineare kanë qenë jashtë kontrollit.

 

"Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve" - një tallje cinike e tragjike

 

     "Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve", është një lojë e ndyrë e ndërkombëtarëve dhe e vendorëve. Është një ligj sa cinik, aq edhe tragjik. Sa i sigurtë mund të jetë një dëshmitar, kur ligjbërësit janë në kupolën e krimit të organizuar politik, janë shefa të të akuzuarëve për krim, kundër të cilëve dëshmojnë kjo kategori dëshmitarësh?!!

     Vënia në dyshim nëse këta dëshmitarë janë të sinqertë apo të rrejshëm, madje nga kuadro - eprorë të Parlamentit dhe të institucioneve të tjera të larta të shtetit, jo vetëm të dyshuar, por të akuzuar dhe faktuar për dirigjimin e krimeve vrastare, me qëllim të marrjes të pushtetit si dhe heshtja e turpshme e grigjës të deputetëve në sallë, para kësaj maskarade, është një kapitullim i turpshëm para falangave komuniste e fashiste, të cilat gjithnjë e më zëshëm po e promovojnë mujshinë e tyre të egër e fatale, ndaj popullit të frikësuar e mjeran të Kosovës.

     Ndërkohë që të mbijetuarit nga burgjet e improvizuara të LPK-së torturuese e vrasëse, po hezitojnë të dëshmojnë të vërtetën absolute, nga frika dhe atmosfera mbytëse për ata, të cilën qëllimshëm e ka krijuar SHIK-u lëpëkeist, akuzohen se po dëshmojnë rrejshëm, kinëse po i shtynë, dikur UNMIK-u e tani EULEX-i! Këto organizata nuk janë Sigurimi Shqiptar apo UDB-a jugosllave të merren me pisllëqe të tilla. Asnjë presion nuk ka pasur në asnjë dëshmi të dhënë.

     Presion, torturë e deri edhe vrasje janë bërë nga LPK-ja e SHIK-u i saj, për të mos dëshmuar ose edhe hakmarrje pas dëshmisë. Dhe, këra vrasës nuk janë ndëshkuar as sot e kësaj dite. Në një kohë kur viktimat po hezitojnë ta thonë të vërtetën ose po detyrohen dhunshëm ta tërheqin dëshminë e saktë fillestare, nga dhuna psiqike e fizike e ushtruar mbi ata, si ka mundësi që dikush ta marrë guximin dhe të bëjë dëshmi të rreme?! Madje, krimet janë aq të dukshme e faktike, sa për ndëshkimin e kriminelëve, nuk ka nervojë për asnjë dëshmi shtesë të rreme. Fundja, varret e vrasjeve politike, tashmë, janë gjithandej në Kosovë.

     Kohë të rënda, cinike e tragjike, njëherësh, për ata që kanë humbur njerzit e tyre të dashur; ose të tjerë që janë torturuar kafshërisht nga bandat staliniste - enveriste, duke abuzuar me uniformën dhe siglën e "UÇK-së". Në vend që të kërkojnë llogari për dëmin që u është shkaktuar, ata duan t`i ndëshkojnë sërishmi. Ndoshta, edhe me lënie të Atdheut

përjetësisht. Sepse, siç thotë njeriu i letrave, Arbër Ahmetaj: "Kur vrasësit janë në liri, liria është e burgosur".

 

Kolektivizimi i marrëzisë

 

     Zhurma e orkestruar kundër EULEX-it, me qëllim largimin e tij, ka në bazë heshtjen, harresën dhe mosndëshkimin e krimeve numerike, të bëra nga individë dhe grupe njerëzish, të cilët, në të shumtën, janë strehuar në partinë në pushtet. Dhe, ndonëse disa syrësh kanë zënë pozita drejtuese në parti e pushtet, nga lart inicohet mbrojtja kolektive e tyre.

     Kërkesa e sinkronizuar nga të gjitha hallkat shtetërore, të cilat, direkt ose tërthorazi, janë të inkriminuara, meqë kudo është futur elementi kriminal dhe tani inicon dhe impulson thirrjet çjerrëse për largimin e ndërkombëtarëve, me arsyetimin se Kosova është aftësuar për t`i zgjidhë problemet e veta. Bilëz, kësaj teneqeje të shpuar i bie edhe lëvriçka Edita Tahiri, kjo sahanlëpirëse e pakurriz, duke i reklamuar "reformat e thella që ka ndërmarrë qeveria për sundimin e ligjit"! Dhe, si mund ta luftojë qeveria veten?!

     Me porosi të shefave të tij, kryeprokurorit Ismet Kabashi i është shtuar oreksi, për të marrë kompetencat nga EULEX-i. Zotëria në fjalë, deri me tani, nuk ka bërë as "lavrën e miut". Ky tellall i pushtetit të inkriminuar, nuk është shquar për asgjë, përveç servilizmit.

     Nuk mjafton rritja e pagave, sepse guximi nuk blihet me para. Në drejtësi lypset veç profesionalizmit, edhe vendosmëri e përkushtim, të cilat mungojnë tek kuadrotë e përzgjedhura nga qeveria. Goditja e organizuar staliniste ka qenë dhe mbetet kaq kriminale, sa që kuadri vendor gjyqësor nuk mund ta bëjë drejtësinë. Të 45 % e vendimeve gjyqësore, të cilat mbeten të pa zbatuara, janë, në të shumtën, kontigjenti kriminal i lidhur me qarqet politike në pushtet. Le t´i kujtojmë deputetet e dënuar për krime të rënda, deri në vrasje, ndonjë syrësh ende nuk e ka vuajtur dënimin. Këta deputet shpengueshëm cicërojnë, sot, në foltoren e Parlamentit të Kosovës. Të paktën, tre kryekomunarë, të partisë në pushtet, të dënuar për krime të ndryshme, vazhdojnë të jenë qytetarë të parë në qeveritë lokale.

     Ministri i bendshëm, Bajram Rexhepi, ka thënë: "Veriun e Mitrovicës e integrojmë edhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve". Përralla! Soji i tij komunist thonë se "UÇK-ja e çliroi Kosovën". Broçkulla! Ka lënë fjalë Malësorja: "T`u rritë mendja, biro"!

     Njerëz të krimit, me ndihmën e SHIK-ut kanë uzurpuar organizatën e OVL të UÇK-së dhe apelojnë "për mosnjohje të autoritetit të EULEX-it". Të akuzuar dhe të dënuar për vrasje të shumëfishta, këta vrasës serialë duan ta heqin të vetmen pengesë, siç është EULEX-i, për të vazhduar me krime të tjera, nën petkun fort të zgjyrosur të UÇK-së, duke mos qenë kurrë pjesë e saj faktike. Eshtë koha për çjerrje maskash.

     Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së "nuk i përgjigjen fletë-arrestit të EULEX-it". Çfarë luftëtarësh janë këta, kur me anarshinë e tyre, jo vetëm që nuk e njohin shtetin e Kosovës, ligjet e tij, por edhe e diskreditojnë në sy të botës. "Luftëtarët e UÇK-së të kenë imunitet dhe të mos mund të ndiqen penalisht", thonë grevistët e "UÇK-së", nga çadrat e ngritura para qeverisë! Paradoks i marrëzishëm! Disa nga të ashtuquajturit "luftëtarë të UÇK-së", janë zhytur në krime gjatë dhe pas luftës. Në vend të ndëshkimit, tani kërkohet t`u zgjatet mandati për krime të tjera. Ja, çfarë serioziteti ka greva e tyre?! Mjerë Kosova për jallanë luftëtarët e saj! Edhe këta  dhe ata që hapnin themelet në një lulishte të Prishtinës, për të ngritur xhaminë e madhe, për inat dhe balancim me Katedralën "Nënë Tereza", janë kontigjent i shifrës ireale, thënë më troç, të rreme, prej 26.000 veteranësh të "UÇK-së, listë emërore e kryetarit të OVL të "UÇK-së", SHIK-asi Muharrem Xhemajli, dorëzuar kryeministrit Hashim Thaçi, për trajtim moral dhe material. Luaje macë kryet e buallit!

     Jo vetëm në vendet demokratike nuk është askush i paprekshëm, kur shkel ligjin, por edhe në shtetet diktatoriale, shoqëria e emancipuar botërore, po ndërhynë në mbrojtje të ligjeve njerëzore, si në Kosovë 12 vjet më parë, në Irak, Afganistan dhe, së fundi, në Libi.

     Kërkesat alogjike të imunizimit të krimit, flasin për fodullëkun dhe anarshinë e disa shoqatave që thirrën në luftën, por, që vihen në dyshim nëse, vërtet, kanë pasur apo jo një angazhim të tillë fisnik?!

     Përkrahja e 500 studentëve të Prizrenit, dhënë kërkesave të grevistëve, -en bloc-, flet për një politizim të keq, madje të çoroditur dhe të porositur nga struktura të inkriminuara. Dhe, kjo është shumë diskredituese për shkollarët e rinj, për të cilët a-ja e edukimit të tyre duhet të jenë parimet e lirisë, të drejtësisë, që nënkupton sundimin e ligjit, pa të cilin nuk ka demokraci të mirëfilltë.

     Në vallën e kolektivizimit të marrëzisë janë përfshirë edhe disa akademikë dhe intelektualë të zëshëm, dikur të shquar për ndjenjën e drejtësisë dhe të humanitetit. Ndonjëri syrësh ishte melmesë në Kuvendet e të Djathtës Shqiptare, që, zakonisht, mbaheshin në diasporë. Por, si duket është konvertuar majtas, meqë, tani, e shohim dhe e dëgjojmë në rolin e avokatit të së majtës ekstreme të Kosovës, madje të angazhuar familjarisht! Mbrojtja e krimit me aforizma, la shije të hidhur për dëgjuesit e vëmendshëm. "Sa poshtë ka rënë katundi"!

     Ndonjë akademik tjetër, fort i admiruar dikur, për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, tani ka devijuar bigën. Duke mbrojtur disa persekutorë, mëkatarë të mëdhenj, shkel fort në shenjtërinë e të drejtave dhe të lirive të shumë mijëra viktimave. Dhe, kjo është një fyerje sa e rëndë, aq edhe e pamerituar. Kjo është një rivrasje e ngeshme, madje e bërë nga intelektualët tanë, të rënë në kurthin e politikës ditore, në shërbim të turpshëm të një pushteti supërkriminal. Një njollë fort e pistë për kryemësuesit veteranë. Dhe, për ta shlyer këtë njollë, koha e mbetur nuk është hiç premtuese. Zoti i ndihmoftë - për koritjen e tyre të madhe sa bjeshka!

     Krimi ka emër dhe mbiemër. Dhe, emërtesa e tij bëhet nëpërmjet faktit. Dhe, krimet nuk kanë ndodhur në prehistori, që sot të hamendësohen. Ato janë të freskëta. Dhe, siç thotë Viktor Hygo: "Për një nënë që ka humbur djalin, zemra e saj është e zezë, njësoj si në ditën e vdekjes".

     Më 12 qershor të këtij moti, një biçim "gjenerali", po e përshkruante hyrjen e UÇK-së në Prishtinën e çliruar dhe gëzimin e popullatës! Një ngatërresë e qëllimshme e "gjeneralit". E vërteta është se populli iu gëzua tankeve të Nato-s. Pse të vijë, pikërisht, atë ditë UÇK-ja?! Ajo ka qenë aty, bile duke luftuar, sepse ajo e çliroi Prishtinën, Kosovën! Ironia më e madhe ishte se ky "gjeneral" është dënuar për krime gjatë luftës! Thonë se turpi nuk e ka mbytur askënd!

     Dihet, Kosova u mund në fushë-betejë, u pushtua e tëra, u boshatis në masën më të madhe. Kosova u përkallë, u shkretua, u  okupua. Shqiptarët u degdisën, u refugjuan nëpër botë. Të mbeturit kërkonin shteg për ikje. Tashmë, vetëm në malet e Kosharës dëgjoheshin ende krisma armësh.

.      Ende ka hezitim për caktimin e ditës të çlirimit. Dhe, kjo zvarritje është e qëllimshme. Dikush kërkon të imponohet si çlirimtar dhe pret të shpikë ndonjë aksion, ndonjë ngjarje, ku ai të këtë qënë i pranishëm, për ta shënuar si ditë çlirimi, si datë lirie. Për fatin e keq të tyre, kryepushtetarët aktualë ishin qindra ose edhe mijëra kilometra larg Kosovës. Kjo nuk është thjesht hamendje e autorit të këtyre radhëve, por konkluzion nga shumë marifete të bëra nga soji sllavo-karpatian komunist.

     Kosova u çlirua ekskluzivisht nga NATO-pakti, nga ndërhyrja ndërkombëtare, madje forcërisht, e prirë nga Vatra e Lirisë dhe e Demokracisë botërore - Amerika zëmadhe. Formulimi se "ndërhyrja ndërkombëtare ndihmoi në çlirimin e Kosovës", është ironik dhe mosmirënjohës, është bukëshkalë. Një shtrembërim dhe falsifikim flagrant i tillë, turpëron shqiptarët në sy të botës dhe bënë që të mos besohen për asgjë. Kosova nuk u ndihmua, por u çlirua nga NATO. Kjo duhet thënë troç dhe pa ekuivoke.

     Shqiptarët  krijuan grupe të armatosura, por kurrë nuk arritën të bëjnë një ushtri të konsoliduar, me një shtab, nën një komandë. UÇK-ja është krijesë teorike, por pa u lëndëzuar asnjëherë në praktikë. Shqiptarët qenë unik dhe masiv në rezistencën kundërshtuese ndaj pushtuesit. Por, nën armë u rrjeshtuan vetëm një numër simbolik i popullatës. Veç rezistencës paqësore, Kosova provoi ta fitojë lirinë edhe me pushkë, por nuk arriti, dështoi. Dhe, kjo ishte e pritshme, sepse raporti i forcave ishte fatal për shqiptarët.

     Shqiptarët e Kosovës, tashmë, kanë caktuar disa ditë festash dhe përkujtimesh. Disa syrësh krejt të panevojshme e hiç serioze. Në mes tyre edhe dita e Kushtetutës, e cila, po të ishte ajo e Kushtetutës të Kaçanikut, edhe mund të përligjej, për kushtet në të cilat u shpall, por jo edhe e dyta, e bërë në paqe dhe rahati.

     Çuditërisht, mungon data zyrtare e çlirimit. Një mangësi idioteske, e lënë për shkaqe të thëna më parë. 12 qershori 1999 shënon marshimin e tankeve të NATO-s rrugëve të Kosovës. Dhe, ky është çlirimi faktik i Kosovës. Çdo zvarritje e mëtejme e caktimit të datës të çlirimit, është jo serioze dhe ngjallë dyshime qëllim-këqia të individëve apo të grupeve të interesit.

     Gjatë këtyre viteve të lirisë është vënë re oreksi i shtuar për të shënuar ditë-çlirimin e qyteteve të Kosovës. Qëllimi është tek promovimi karrierist i grupeve dhe individëve të veçantë, se kinëse ata janë çlirimtarë të këtij apo atij qyteti. Shtrohet pyetja: Pse këta "luftëtarë" nuk hynë në qytet, nuk e çliruan qytetin, ta zëmë, një muaj, dy javë, një javë më parë, para se të hynin tanket e NATO-s, por e bënë këtë dy apo tre ditë pas hyrjes të forcave çliruese ndërkombëtare?! Këtë demagogji dhe falsifikim banal duhet denoncuar dhe dënuar, si përçapje për ta shtrembëruar të vërtetën, historinë.

     Kosova ka vetëm një datë çlirimi. Dhe, kjo datë përkon me hyrjen e forcave tokësore të NATO-s në Kosovë, pikërisht, më 12 qershor 1999. Dhe, kjo datë shënon çlirimin, lirinë e Kosovës, madje, për të gjitha qytetet, pavarësisht nëse këto tanke arritën në të njëjtën ditë në çdo qytet të Kosovës.

     Preçedenti i çlirimit të Shqipërisë dhe kremtimi, sot e gjithë ditën, i dy datave të çlirimit, 28 dhe 29 nëntor, sipas përkatësive partiake, demokratët dhe socialistët, duhet të na vlejë shumë. Nga pësimi i tyre, të mësojmë ne.

     Drejtuesit e formacioneve ushtarake të Shkodrës, në mes tyre kuadri i parë, Sadik Bekteshi nga Vuthaj të Kosovës, gjeneral dhe Hero i Popullit në gjallje të tij, pastaj burgaxhi i Burrelit, i dënuar me 25 vjet, pohojnë dhe dëshmojnë se Shkodra u çlirua më 28 nëntor 1944. Por, ata nuk e mohojnë faktin se në Malin e Taraboshit ka vazhduar të qendrojë një togë ushtarësh gjermanë edhe pas nëntorit, në dhjetor. Ndërsa 29 nëntori është pjellë e kalkulimeve politike në mes të Enverit  dhe Titos, për bashkimin, fillimisht, të festave, më vonë edhe të shteteve. Për bashkimin e festave, ujdia ka qenë zyrtare dhe dëshmohet me Proces-verbalin e mbajtur.

     Cicëroni i Hashimit, Hajredin Kuqi, është "hazërxhevap" për të gjitha. Ai kërkon edhe debate me opozitën, pavarësisht rangjeve. Ndjehet i plotfuqishëm, flet me tepëri e tërpi dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për asgjë. Ndonëse i inkuadruar më vonë në parti, nuk mund të akuzohet për krime. Por, vet anëtarësimi në një parti të krimit dhe mbrojtja e kësaj partie, rrjedhimisht, edhe të krimeve të saj, e inkriminon fort atë.

     Zoti Kuqi, duke qenë në krye të Ministrisë të Drejtësisë, po bën gjithçka për të kamufluar krimet, për të bërë zgjidhje -ad hoc-, duke tentuar ta pengoj EULEX-in në zbulimin e krimeve, t`ia marrë kompetencat.  Krijimi i institutit të hulumtimeve  të krimeve, së fundi, duke i implikuar në pisllëqet  e krimit edhe intelektualë të zëshëm, është një kundërvënie e EULEX-it dhe e vet organeve gjyqësore të Kosovës.

     Profesor Zejnulla Gruda, i thirrur nga Kuqi, për të penguar drejtësinë, i referohet faljes, pajtimit. Por, si të falin e të pajtohen viktimat kur persekutoret jo vetëm që nuk i pranojnë krimet faktike, por vazhdojnë t`i akuzojnë viktimat si bashkëpunëtorë, spiunë të ndërkombëtarëve, të Serbisë. Këto akuza na sjellin në mendje gjyqet e Enver Hoxhës "për poliagjentët e imperializmit amerikan, socialimperializmit rus dhe të reaksionit botëror".

     Vrasjet politike në Kosovë, të bëra nga stalinistët e LPK-së, kanë qenë të organizuara dhe të ekzekutuara ngeshëm, me gjakftohtësi e sadizëm tipik komunist. Dhe, këto vrasje ndryshojnë nga ato aksidentale, të rastësishme, qofshin edhe banale. Prandaj, drejtësia duhet të veprojë me përmasat adekuate.

     SHIK-u vazhdon të përdor edhe kulaçin edhe kërbaçin. Shqiptarët u shokuan, mbajtën frymën për një çast, kur në ekran doli bashkëshortja e "Dëshmitarit X". Rrugaçëria redaktuese e Televizionit "publik", duke vënë në gojë të gruas se "EULEX-i ma ka marrë burrin dhe ai nuk është thyer më", e akuzoi EULEX-in për kidnapim. Pastaj, ajo vazhdoi me "xhevahire" tjera: "Mua kurrë nuk më ka folë burri për këto vrasje. Asgjë nuk është e vërtetë çfarë thotë burri im"! Dhe, çfarë sekretesh mund t`i tregonte burri një gruaje torollake, e cila e akuzon burrin në tym, koturu, ashtu siç i thonë njerëzit e SHIK-ut?! Por, merret me mend edhe shantazhi dhe presioni i bërë nga SHIK-u ndaj kësaj gruaje të rënë në hall, madje familjarisht.

       Keqpërdorimi kaq i pacipshëm i një transmetuesi, kinëse "publik", i vënë në shërbim të SHIK-ut, zbulon privatësinë e tërësishme të këtij Televizioni njëpartiak, pra, i partisë në pushtet. Pas dëshmisë rrënqethëse të "Dëshmitarit X", SHIK-u, në koordinimin kriminal me redaksinë e Televizionit, gjetën mënyrën e amortizimit të dëshmisë, duke e paraqitur autorin okular të dëshmisë si njeri "me trauma" dhe të "sëmurë psiqik"! Kjo na kujton kohën e rusit Brezhnjev, në vitet `60-a, kur personalitetet disidentë i mbyllte në spitalet-burgje psikiatrike. Ose Enver Hoxha shqiptarët e Kosovës, të cilëve ua mohonte riatdhesimin në Kosovë, i mbyllte në repartin psikiatrik të Elbasanit dhe pas disa muajve, me një gjilpërë, i përcillte në botën tjetër. Megjithatë, maskarada televizive, shou "amortizues", me skenar të SHIK-ut dhe regji të Televizionit "publik", alias - partiak, bëri efektin e kundërt dhe dështoi neveritshëm dhe turpshëm.

     Sigurimi famkeq i Enver Hoxhës, me sigurimsat e veshur me petkun e "diplomatëve", për interesa politike komunste, qysh në vitet `80-a, mendoi e veproi të vë bazat e SHIK-u në Evropë. Marrja përsipër e "pajtimit" të fraksioneve brenda Lëvizjes, nga Sigurimi "diplomatik", por, realisht, e bëri thellimin e kësaj përçarjeje, të cilën e ka denoncuar, besnikërisht, miku i Jusuf Gërvallës, Sabri Maxhuni - Novosella, pjesëmarrës në bisedimet "pajtuese", askush dhe asnjëhë nuk kanë mundur ta demantojnë kundërshtarët e Jusuf Gërvallës.

     Vrasja e ideologut të Lëvizjes, Jusuf Gërvalla, ishte një humbje e madhe, madje, jo vetëm për kohën, por, rrjedhojat e kësaj humbjeje reflektohen edhe sot e kësaj dite në Kosovë. Puçistët brenda Lëvizjes, mezi pritën shuarjen fizike të Jusufit, madje, është hedhur dyshimi i kontributit të dhënë për këtë. Ata e hoqën citatin e tij politik dhe artistik, njëherësh, nga ballorja e "Zërit të Kosovës", duke e ndryshuar edhe dedikimin e fletushkës nga "Organ i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi", në "Organ i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi"! Padyshim se këtu kishin dorë edhe "diplomatët" sigurimsa të Shqipërisë, duke u lidhur kështu fort me Sigurimin Shqiptar dhe duke e humbur pavarësinë për çfarëdo veprimesh.

     Enver Hoxha me bandën e tij komuniste, lirinë e Kosovës e lidhte me fitoren e revolucionit (lexo: të komunizmit), në shkallë botërore! Pra, në "kalendat greke", në pafundësi, kurrë. Heroi ynë Gërvalla, në letrën kundërshtuese drejtuar Hoxhës, reagoi se Kosova nuk mund të presë këtë triumf, i cili mund të mos vijë asnjëherë. Parashikimi i Jusuf Gërvallës rezultoi tërësisht i saktë.

     Fundja, çka mund të priste Kosova nga këlyshi i Stalinit, Enveri, kur ai i kishte aktive 11 burgje politike, për të ngujuar shqiptarët liridashës; tërë Shqipërinë e kishte bunkerizuar, e kishte kthyer në një burg të madh për shqiptarët; varfëria dhe mjerimi ekonomik e politik kutërbuonte kudo në Shqipëri.

     Krahu i Jusuf Gërvallës mbeti opozitë brenda Lëvizjes dhe me themelimin e LDK-së, u bënë pjesë e kësaj partie dhe pararojë e saj në diasporën shqiptare. Dhe, ky ishte krahu numerik i Lëvizjes.

     Pjesa minore e Lëvizjes, e cila u përcaktua për dogmën staliniste, mbeti bisht i Sigurimit Shqiptar. Ata bënin vizita të shpeshta në Shqipëri edhe në kohën e izolimit, gjë që Jusuf Gërvallës iu refuzua një kërkesë e tillë! Në një rast i kishte pritur edhe zëvendës-kryeministri dhe anëtari i Byrosë Politike, Manush Myftiu.

     Në prag lufte, presidenti Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Fatos Klosi dhe horra të tjerë u "përkujdesen" për riorganizimin e SHIK-ut, me synimin që ta përdornin, ekskluzivisht, për qëllimet e tyre, që Kosova me Serbinë apo e pavarur të frymojë majtas, duke mbetur pjesë e bllokut komunist. Kjo ndërhyrje e gardës kallëse të Shqipërisë të vitit 1997, ishte fatale për Kosovën, duke projektuar dhe zbatuar, nëpërmjet të LPK-së, përçarjen e faktorit politik dhe ushtarak, për rrjedhojë, favorizimin e krimit ndërshqiptar dhe sabotimin e luftës. Dhe, kjo politikë kriminale e Lëvizjes, i ka vënë asaj vulën e turpit të përjetshëm.

     Kosova po ecën drejt diktaturës, drejt fashistizimit të heshtur. Hashim kryeministri, tashmë, është i plotfuqishëm në marrjen dhe zbatimin e vendimeve. Edhe Hitleri duhet t`i këtë konsultuar më shumë vartësit e tij, se sa Hashimi kryesinë e tij apo institucionet e tjera të shtetit. Me anë të SHIK-ut të tij, gjithnjë aktiv, duke qenë vet në krye, ka bërë seleksionimin, përzgjedhjen e kuadrit partiak dhe shtetëror vasal të tij, duke anashkaluar dhe amortizuar zërat mospajtues e kundërshtues brenda partisë dhe duke shfrytëzuar një opozitë të mëfshtë, e cila ndizet e shuhet si flakë kashte, ai vet shkruan dhe vet vulosë.

     Hashim kryeministri, si me shkopin maxhik, tejkalon lehtësisht çdo kundërshti, pa çarë kokën se ç`thonë kuadrotë e tij partiakë, opozita, institucionet, shoqëria civile... Ai na e kujton togerin e Mbretërisë, Osman Gazepin, në një miting të kohës, në Berat, kur masa zhumuese u tregua mospajtuese me fjalimin e tij, duke e përmbyllur, me një fjalor pezhorativ: "Fundja, qeveria bën çka bën, populli të mos hajë m...!"

 

Mynih, korrik 2011

 

________

 

 Shqipëria - vendi i 28-të i Europës së Brukselit?

 

Nga Alfred Papuçiu*

 

Po e ndjek me interes si çdo shqiptar debatin e çfrenuar lidhur me mundësinë apo jo që Shqipëria të bëjë pjesë në familjen europiane të Brukselit. Gjakrat janë ndezur dhe shkohet deri atje, sa “për inat të sime vjehrre”, disa janë gati “të flenë me mullixhinë”.Gazetat shqiptare shprehin mendime të kundërta dhe botojnë shkrime të analistëve, si dhe deklarata të atyre që janë “kundër” apo “pro” përkatësisë europiane të Shqipërisë. E kuptoj se për interesat e tyre politike, grupime të caktuara përpiqen të imponojnë argumentat e tyre. Por këtu nuk është fjala për interesat politike, ekonomike, sociale, vetëm të një grupimi qoftë ky i së majtës, i qendrës, apo i së djathtës,  “për të marrë pjesën e luanit” e ku ta di unë,  por kemi të bëjmë me interesat e ligjshme të gjithë Kombit, popullit shqiptar: mundësinë e futjes në Bashkimin Europian, paçka se ai është shumë larg së qëni i përkryer. Ëndrra europiane e brezave të tërë, Rilindasve e më vonë, siç duket për egoizëm të disave, do të shtyhet akoma. Në këtë kor, futen dhe grupime të caktuara europiane, qofshin në Bruksel, Strasburg, Luksemburg, etj.,  që kanë frikë siç duket nga ideja e “Shqipërisë së Madhe” e cila në fakt nuk shtrohet tani. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete miq që i kanë rritur shkëmbimet e tyre, që flasin një gjuhë, ashtu siç është Zvicra me Italinë, Austrinë, Francën, Gjermaninë, Lizenshteinin, ku flitet respektivisht italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja dhe popuj të këtyre vendeve kalojnë lirisht dhe janë vendosur atje ku kanë gjetur punë apo ku kanë interesa dhe jetë më të mirë. S’ka gjë më të mirë se “rruga e Kombit” apo nisma të tjera që ndihmojnë dy vendet për shkëmbime ekonomike, tregtare, kulturore etj. E kam ngritur prej vitesh se porti i Durrësit duhej të ishte kthyer prej kohësh në një “silos” ku të stokoheshin mallrat që do vinin nga gjithë bota dhe pastaj të shkonin me rrugë tokësore edhe në Kosovë e Maqedoni. Këtë rol e ka luajtur deri diku porti i Selanikut apo porte të tjerë në Ballkan.

Nuk dua të jap argumenta të tjera lidhur me problemin madhor të përkatësisë europiane të Shqipërisë apo Kosovës, si dhe gjithë vendeve ballkanike që akoma janë jashtë Brukselit. E vërteta është se Tadiçët, içët, Harrallambosat, etj, fërkojnë duart, pasi u shkon për hosh hallakatja dhe qëndrimi i paprinciptë ndaj Shqipërisë.

Prej mëse 40 vitesh ushtroj profesionin e gazetarit, përkthyesit, botuesit, funksionarit ndërkombëtar,  dikur në Shqipëri dhe aktualisht në Zvicër. Kam bashkëpunuar dhe bashkëpunoj me shkrime dhe botime, në shtypin zviceran dhe në atë të organizatave ndërkombëtare. Këto vitet e fundit, më tepër jam i prirur të shkruaj dhe të debatoj edhe me miqtë e mij,  për Europën dhe Kombin tonë. Sidomos, në këto çaste kur Veriu i industrializuar nuk është akoma i prirur të pranojë peshën në rritje dhe ndihmesën që japin fuqitë e reja të « Europës tjetër » jashtë saj dhe nevojën për të vendosur një ekuilibër të ri midis Veriut dhe Jugut. Vetëm Shtetet e Bashkuara, në erën e re të Obamës mund të krahassohen si Komb, ndërsa Europa e të 27-tëve, është akoma shumë larg që të cilësohet një ditë si « Shtetet e Bashkuara të Europës ». Kontrasti është i madh midis kontinentit të « Po, ne mundemi » dhe asaj « Ne duhej të bënim », për arsye se europianët e Brukselit  refuzojnë të përballojnë situatën e tanishme që evoluon dita ditës. Nuk mund të vësh në asnjë mënyrë, siç vënë në dukje analistët,  presidentin amerikan Barak Obama me drejtuesit e Komisionit Europian, apo me  protokollin e tij që i shkon për hosh nostalgjikëve të epokës së merhumit.  A nuk ishte ajo “Europë e kamur” që e mbante të mbyllur Shqipërinë për dekada të tëra, duke mos folur për të dhe shumë europianë nuk e dinin ku binte Shqipëria dhe shqiptarët, si e dëshironte E.H? A mos do ajo akoma, për hir të disa zotërimeve apo privilegjeve që kanë fituar funksionarë të saj diku në Jug të Europës, ta shtyjë “në kalendat greke” futjen e Shqipërisë në Bruksel, që i takon “de jure”? Apo për t’i bërë qefin duke e joshur klanin serbomadh, apo ndonjë shtet “superfuqi” që i shkon pas?! E dijmë se Tito me politikën e tij” të paangazhuar”, të hapjes, çoi emisarë të tij, burra, gra dhe vajza të reja, në shumë vende europiane, të cilët pasi mbaruan studimet dhe u bënë profesorë, ekonomistë, mjekë, apo u martuan me vendas, tani hapur apo edhe në mënyrë të zhdërvjellët bëjnë politikën e Serbisë.

Europës i duhet përsëri një staf me vizion të qartë dhe që është i paanshëm, pasi ajo po paguan anonimatin burokratik të drejtuesve të saj, me çmim të lartë. Përqindja e dobët e pjesëmarrjes së qytetarëve europianë në zgjedhjet e para do kohe shpreh edhe faktin se ka më pak Bashkim në Europë dhe më pak Europë në botë. Në rast se europianët duan të fitojnë besimin e banorëve që e përbëjnë kontinentin dhe një shpresë kolektive ata duhet të pranojnë zgjerimin e saj edhe me Shqipërinë dhe Kosovën, pasi qindra mijra qytetarë të tyre po e ndërtojnë Europën, siç dhanë kontribut të shquar në organizimin e Lojrave Olimpike në Greqi, apo në prosperitetin e shteteve që e përbëjnë atë. Shqipëria nuk përbën aspak ndonjë rrezik për Europën, por një kontribut për të.

Duke qënë jashtë në Diasporë, më tepër kam mbajtur rolin e spektatorit dhe jo të protagonistit të ngjarjeve të këtyre viteve, sidomos pas viteve 90-të. Detyrat që kam patur si funksionar ndërkombëtar i pavarur , në disa organizma të sistemit të OKB-së, nuk më linin kohë të merresha me analiza e shkrime për shtypin shqiptar. Natyrisht, kam ndjekur në çdo hap gjendjen në Shqipëri, analizat e bëra nga dashamirët e saj, por edhe të atyre dashakeqëve që sa vijnë e pakësohen. Kam shkruar edhe me mllef por edhe me argumenta kundër tyre, siç vazhdoj edhe tani, kur është sidomos çështja e mbrojtjes së interesave të Kombit dhe padrejtësive që i bëhen atij nga disa qarqe vendimarrëse europiane, apo nga fqinj e shqiptarë qaramanë. Kam shkruar dhe e theksoj edhe sot për domosdoshmërinë e ekuilibrit të politikës sonë të jashtme sidomos me fqinjët tanë, qofshin të Jugut, Veriut, Lindjes apo Perëndimit. Edhe për një politikë largpamëse me europianët. Kam shkruar edhe për Amerikën dhe qëndrimet  pozitive të administratës së presidentit Barak Obama. Për mua mbetet vendi i parë në botë, i paarritshëm, i lirisë dhe demokracisë. Vendi ku amerikani apo shqiptari, kudo qoftë, në Nju Jork, Nju Xhersi, Las Vegas, Florida, të përshëndet: «Si jeni?». Kam shkruar edhe për Zvicrën që kur shkon në fshatin zviceran, si qytete të mirëfilltë mund t’i quash pa hezituar, shikon në ballkonet e shtëpive, krahas luleve shumëngjyrëshe edhe flamurin e Kantonit dhe atë të Zvicrës. Midis Zvicrës dhe vendeve fqinje tani ka vetëm kufij fiktivë.  Fqinjë të mirë që ngrejnë sëbashku dolli, qofshin këta zviceranë, francezë, edhe shqiptarë. Kufijtë ndahen vetëm nga breza tokash me grurë apo lule dhe aty këtu ka forca lëvizëse që natyrisht kontrollojnë hyrjen e keqëbërësve të mundshëm.

Kjo më bën në këto çaste të mendoj edhe për Kombin tonë : tashmë ai nuk është më « i mbyllur hermetikisht » si dikur, por i hapur, paçka se shumë bashkëkombas të mij, detyroheshin akoma deri para pak muajsh të mbanin radhën me orë të tëra, ditë dhe muaj, për të marrë një vizë, për të shkuar në Europën e 27-shes. Jo për turizëm, por për të punuar dhe për t’u raskapitur… Ata shkojnë tani lirshëm, por edhe pse për tre muaj janë kthyer me dinjtet, si europianë dhe shkuar europianëve në vendin e tyre.

Kam punuar në organizatat ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD, në Byronë Ndërkombëtare të Punës, në OMS, me kolegë të vendeve të Ballkanit, bullgarë, turq, grekë dhe të vendeve europiane, gjermanë, francezë, spanjollë, portugezë,  britanikë, hebrej, amerikanë, rusë dhe nuk kishim asnjë kompleks për njeri tjetrin. Punonim si vëllezër dhe ndihmonim njeri tjetrin, ashtu siç më kujtohet kur isha gazetar në Shqipëri, ndihmonim njeri tjetrin, me Kastriot Gjinin e ndjerë kompozitor, me Shaban Muratin analist të zotin, me Ladin, Arshiun, Ilirjanën, Maksin, Marikën dhe Bujarin që rrugët e jetës i kanë shpënë në drejtime të ndryshme.

Ambicja ime e vetme tani është se si të hedhim një gur të mirë në kalanë tonë që është futur në udhën e demokracisë europiane, të NATO-s. Unë kam patur fat, dhe e them sinqerisht, siç mund të kishin edhe shumë bashkëkombas dhe ish kolegë të mij, që kam jetuar për një kohë të gjatë në një vend me tradita të lashta demokratik, si Zvicra, kryesisht për arsye personale. Aty kam vazhduar edhe një universitet të dytë, duke shtuar njohuritë e mija juridike, politike, ekonomike, rajonale për Europën e ëndërruar nga Viktor Hygo, Robert Shumani, Jean Monnet, Henri de Saint-Simon, Konrad Adenauer, Curçilli, Altiero Spinelli, Alcide de Gasperi, Paul-Heri Spaak, Denis de Rougemont.

Emri “Europë” është shumë i lashtë dhe e gjejmë tek Herodoti. Sipas legjendës, Europa ishte një princeshë feniciane që ja kishte marrë mendjen Zeusit, mbretit të Olimpit. Europa ishte dhe Iliria, Dardania, shumë më parë se treva që u krijuan në Europë moe vonë.

 Shumë nga shqiptarët kanë patur fatin, pas viteve 90-të, të vendosen në Europë, apo SHBA, Kanada e Australi. Por për arsye objektive dhe subjektive, shumica kanë vendosur të qëndrojnë aty, për arsye të arsimimit të fëmijëve, të sistemit shëndetësor të përkryer, duke qënë në një shtet ku respektohen e drejta, ku ka pastërti, siguri, mirësi, ku u thuhet ndal « qoftëlargëve », sherxhinjve, sehirxhinjve, atyre që duan ta shtyjnë futjen e Shqipërisë dhe Kosovës në Europë. Atyre po u lëviz toka nëpër këmbë.

 E përsëris, e kam shprehur dhe e shpreh hapur dhe pa ndonjë nëntekst, pasi i gëzoj prej vitesh të gjitha të drejtat tek shteti multietnik zviceran: kam një simpati të veçantë për Zvicrën dhe ministren e saj të jashtme, Micheline Calmy - Rey, aktualisht Presidente e Konfederatës Zvicerane, jo sepse më ka dërguar një letër të ngrohtë, por sepse është e guximshme dhe e prerë kur ka të bëjë me çështjen e interesave të vendit të saj. Atë e respektojnë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, të së djathtës dhe të majtës, apo të qendrës, për probleme që lidhen me interesat kombëtare. Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, pasi kështu ka vendosur populli sovran i saj. Por ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me fqinjët që janë në Europën e Brukselit, apo edhe më larg.  Zëri i saj dëgjohet dhe vlerësohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Do të doja që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit dhe jo të shkojmë në Bruksel apo në Strasburg dhe të paraqesim argumenta qesharake që brezat e ardhshëm apo edhe shumica e shqiptarëve europianë nuk i “hanë më”.  Po nuk deshëm njeri tjetrin si vëllezër, si miq, dashamirës, solidarë, edhe pse nuk mund ta zgjedhim fqinjin, kolegun, apo përfaqësuesin e një partie opozitare, atëhere do të mbetemi tek demokracia e brishtë e filluar qysh para gati 20 vitesh. Reformat që ka ndërmarrë dhe do ndërmarrë akoma në këtë mandat të dytë qeveria demokratike nuk duhen lënë në mes të rrugës, paçka se Shqipëria ka akoma probleme të korrupsionit, të shtetit të së drejtës, apo i vihen gurë nën rrota, nga llobe të caktuara armike. Shumë parlamentarë dhe diplomatë shqiptarë deri diku marrin edhe mendimin e Diasporës, duke marrë shembull nga vendet me demokraci shumëvjeçare.

Po a janë të gjithë parlamentarët apo zyrtarët e viteve të fundit si ata? Ndonjë parlamentar që e njoh dhe dikur na ka thënë se « ju të Diasporës jeni jashtë loje dhe nuk duhet të jepni mendime për Kombin », tani mund të pëtypet. Atij i kujtoj se Zvicra i quan bashkëkombasit e saj të vendosur jashtë territorit helvetik, në Europë, Argjentinë, Amerikë, Kanada, Tailandë, Sinpapur e gjetiu, si « ambasadorë të nderuar » të Zvicrës, apo “Zvicra e dytë”. Janë mbi 640 nijë zviceranë që jetojnë jashtë shtetit. Popullsia zvicerane tanimë ka arritur rreth 7,4 million banorë, midis të cilëve 20 përqind janë të huaj. Dhe është interesant fakti se në disa rajone të Amerikës së Veriut dhe të Jugut, zviceranët sapo u vendosën themeluan koloni të tyre. Për shembull, në SHBA, 16 qytete dhe fshatra kanë emrin e qytetit dhe të kantonit zviceran të Lucernës. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe me Arbanasit që u larguan nga malet e Dukagjinit, si fisi i mikut tim, arkitektit Franko Marussich dhe u vendosën në Zara të Kroacisë, ku akoma sot ka lagje me emra rrugësh shqip dhe flitet po shqip.  Ai nuk e harron trevën e tij dhe po boton në Shqipëri një libër të bukur për muzetë e Zarës ku kujtohen paraardhësit e tij shqiptarë, i jati dhe të tjerë që kanë lënë shënime “Jam shqiptar” dhe “di shqip”. Apo me Arvanitasit, Arbëreshët, me Nubianët, me kolonitë e shqiptarëve në ish republikat ruse, në Argjentinë, Australi…

Do të kisha dëshirë që të hapnim një diskutim edhe për rolin e ambasadave dhe Misioneve tona: se çfarë bëjnë ato për të afruar shqiptarët, sidomos në kohët e sotme, për të diskutuar edhe për të ardhmen e tyre, për rolin që duhet të luajnë tani kur na bëhen padrejtësi, për shtyrjen e futjes së Shqipërisë në Europë ?! Korrupsion, kriminalitet, klane mafioze, prostitucion ka shumë më tepër në vende të ndryshme europiane, por për këto fenomene negative flitet shumë më pak në shtypin vendas. Natyrisht ato vende si Italia, Portugalia, Spanja etj., kur hynë në rrugën demokratike, kanë pasur dhe kanë fatin të mos kenë fqinjë “që të qajnë ditën dhe të fusin thikën natën”. Apo nuk kanë në vendin e tyre parlamentarë opozitarë që të punojnë nën rrogoz edhe hapur kundër interesave të Kombit, për të mbajtur karriget e tyre fitimprurëse,  apo që për inat të Sali Berishës apo atyre që qeverisin mirë apo edhe me disa mangësi, të lënë popullin e shumë vuajtur shqiptar akoma jashtë Europës, megjithëse ka aspiruar dhe aspiron të shohë Shqipërinë në vendin e 28-të në Bruksel.  Nuk jam kundër mendimit se edhe ata, si në çdo vend demokratik të mos shprehin aspiratat e tyre, por kjo bëhet vetëm në rrugë demokratike, në Parlamentin e vendit, në shtypin e tyre dhe në asnjë rast në instancat europiane, sidomos kur është çështja e një kauze që e kapërcen suazën e një partie, qeverie apo Parlamenti: çështja europiane e një Kombi të tërë që është qysh nga lashtësia në Europë, para shumë popujve të tjerë që e përbëjnë atë. A mund të pranojmë të heshtur që Europa të jetë si Shtetet e Bashkuara të Europës, pa Shqipërinë , Kosovën dhe ndonjë vend tjetër të Ballkanit? Jo, duhet të veprojmë sëbashku, sa nuk është vonë, që të mos na shajnë brezat e ardhëshëm shqiptarë, duke na cilësuar si “të mefshët”, që kemi pare vetëm interesat e ngushta vetiake. Të njëjtën gjë duhet të bëjë më tepër, jo vetëm Ministria e Punëve të Jashtme me stafin e saj diplomatik, por edhe Instituti i Diasporës për të tërhequr rreth vetes mendimin e pjekur të atyre mijra ekonomistëve, arsimtarëve, profesorëve, universitarëve, gazetarëve, punëtorëve, ndërtuesve, arkitektëve, artistëve që japin një ndihmesë të çmuar për Europën e të 27-tëve. »Yes, we can ! » ( Po dhe ne mundemi të bëjmë diçka). Të shohim së shpejti Flamurin me shqipen dykrenare, krahas atyre të kombeve të tjerë që e përbëjnë atë në Bruksel, ashtu siç e shohim me krenari, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në Gjenevë, apo në selinë e NATO-s dhe organiznave të tjera ndërkombëtare, ashtu siç e shohim në Rokfeler Center e gjetiu në botë. Është në interes të Bashkimit Europian që të ketë Shqipërinë në instancat e saj dhe jo jashtë saj. Me të drejtën e tyre të shkruar, romakët i dhanë Europës rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë të ardhur nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian në Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë « orthodokse », duke u ndarë nga Roma, dhe megjithëse Reforma u imponua në shumicën e vendeve të Europës Veriore, parimet kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të gjithë kristianët e të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen kudo. Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime : mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europë. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Evropën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ndihmë që ju dha italianëve gjatë « kapitullimit » të Italisë që u strehuan tek vatrat e shqiptarëve të thjeshtë ? Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, edhe vendet e Ballkanit, edhe ata popuj që ëndërrojnë të « kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë », në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë. Për ata shqiptarë që në vitet 90-të u larguan nga Shqipëria për të parë një jetë më të mirë. Anijet plot me njerëz të cilët u shpërndanë në Europe apo Amerikë, u përdorën shumë nga shtypi i atyre viteve. Një fenomen i tillë ishte parë edhe në shekullin e XIX me emigracionin e dhjetëra mijëra europianëve në Amerikë, tokën e premtuar. Shumë grekë, sidomos intelektualë, por gjithashtu muratorë, fshatarë janë kudo në botë. Në rast se shkoni në Florida, ju mund të shihni ata që ndërtojnë „billdingjet“ janë grekë; ka shumë restorante greke me „buzuqi“. I njëjti fenomen ndodhi me italianët në vitet e parat ë shekullit të XX-të. Si edhe francezët që janë kudo në botë; me zviceranët që siç e përmendëm më sipër janë mbi 600 mijë, jashtë kufijve të Konfederatës Helvetike. Asnjeri në shtyp nuk ka shkruar apo nuk shkruan artikuj të çuditshëm lidhur me lëvizjen e këtyre popullsive. Në të kundërtën, autoritetet e këtyre vendeve, ambasadorët e akredituar atje, si edhe shtypi, nxjerrin në pah cilësitë e këtyre „përfaqësuesve të denjë“ të Francës, të Greqisë, të Zvicrës, të Spanjës…Dhe kjo me të drejtë. Prandaj edhe pse flitet e shkruhet për diasporën shqiptare, përsëri duhet folur më tepër për ata shqiptarë që punojnë me ndershmëri dhe ndërtojnë rrugët apo pallatet e Europës, apo të botës, apo punojnë si mjekë, inxhinjerë, mësues, piktorë, janë shkrimtarë, gazetarë, ekonomistë dhe japin ndihmesën e tyre modeste për zhvillimin e këtyre vendeve. Këta shqiptarë kanë të drejtë të trajtohen me respekt e jo me përçmim, siç bën herë pas here shtypi i bulevadit; ata kanë të drejtë të shkojnë lirisht në Europë dhe në botë, njësoj si italianët, grekët, spanjollët, bullgarët, çekët, rumunët, hungarezët e popujt e tjerë dhe të kthehen lirisht kur të duan në tokën e tyre amtare. Mjaft më me korniza e ndarje kufijsh për popujt e Ballkanit! Edhe ata meritojnë të shohin diçka më tepër, për vete dhe fëmijët e tyre. Shqipëria dhe Ballkani të mos bëhen pré e keqdashësve që hedhin vetëm anatema ndaj popujve të tyre mikpritës, bujarë, punëtorë, që kanë të drejtën të lëvizin në Europën që u përket jo vetëm gjeografikisht por edhe ligjërisht. Mjaft më me përçarje, grindje, luftëra, përleshje etnike që u shkojnë për hosh atyre që nuk e duan të mirën e ballkanasve, që në një kohë të shkuar ua kanë patur me të pabesë shqiptarëve. Shqipëria, Kosova, si shtete të pavarur dhe shqiptarët kanë miq të mirë në Francë, Zvicër, Angli, Austri, Gjermani, Itali e kudo në botë. Europa është e ardhmja jonë dhe jo më nostalgji.

 

*Autori ka mbaruar “Studimet e Larta Europiane” në Gjenevë

 

________

 

NGA BIOGRAFIA E ZOTIT ZEQIR LUSHAJ

 

Zëvendëskryeredaktori i revistës “Shqipëria etnike” u lind në fshati Gri të Tropojës, më 8 Mars të vitit1949.

Shkollën fillore e mbaroi në Gri, ndërsa atë 7-vjeçare në fsahtin fqinj, në Geg-Hysen.

Në vitin 1967, kreu shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Ka botuar këto vepra:

1.         Hija e vendlindjes, vjersha,

2.         Lisi i shkruar, vjersha,

3.         Vdekja e varreve, vjersha,

4.         Dyqani i mendjes, shkrime publicistike,

5.         Pengjet, vjersherime,

6.         Fjala mbi tel, tekste kengesh popullore.

---------------------------------------------------

 

Me rastin e 60 vjetorit të lindjes, z. Zeqir Lushaj, i uroj shëndet të mirë dhe lumturi në jetë! Njëherit i uroj edhe detyrën e zëvendëskryeredaktorit të revistës " Shqipëria Etnike", duke i dëshiruar punë të mbarë e të begatë!

 

Me respekt, Fazli Maloku, Prishtinë

 

URIME PËR DETYRËN E ZËVENDËSKRYEREDAKTORIT?

 

                 I NDERUARI KOLEG, ZEQIR LUSHAJ,

 

Nga Idriz ZEQIRAJ

 

     Me kënaqësi të veçantë kemi pritur marrjen e detyrës nga Ju të zëvendëskryeredaktorit në revistën zëmadhe "Shqipëria Etnike".

     Emri Juaj në letrat shqipe zë fill qysh në vitet `70-a. I zbritur nga Malësia e Gjakovës, fillimisht në vatrën e kulturës shqiptare, në Shkodër, për të cilën zonja e madhe angleze, Edith Durcham shkruante se "në Shkodër gjeta art, kulturë dhe jetë", pastaj në Tiranë, në shërbim të edukimit të rinisë shqiptare si dhe bashkëpunim me median vendore, në fushën politike dhe letrare.

    Tropoja dhe Lezha janë shquar nga rrethet tjera të Shqipërisë, me nga një brez krijuesish të suksesshëm të viteve `70-a dhe `80-a. Pjesë e këtij brezi jeni edhe Ju, i nderuari Zeqir Lushaj.

     Tropoja, si Malësi e Gjakovës, ishte rajoni më i harruar nga pushteti qendror. Bagëtia, e cila ishte mbijetesa e kësaj zone, u asgjësua me kolektivizimin komunist. Një fabrikë për përpunimin e gështenjave, të cilën ua premtoi horri Hoxhë, në vitin 1970, doli huq.

     Komunistët e konvertuar në socialistë, përgjatë një dekade të tërë, 1990 - 2000, me intrigat përfide, e gjakosën Tropojën. Dhe, as sot e kësaj dite nuk është bërë ndonjë analizë, nga e cila do të rezultonin se projektuesit të kësaj ploje makabre ende vazhdojnë të jenë aktiv në politikën shqiptare, edhepse në opozitë!

     Duke u angazhuar në revistën "Shqipëria Etnike", madje në detyrën e zëvendëskryeredaktorit, Ju do ta impulsoni më tej cilsinë e kësaj reviste, duke lënë gjurmë të ndritshme në publicistikën shqiptare.

     Ju, zoti Lushaj, duke qenë pjesë e redaksisë të revistës "Shqipëria Etnike", do të keni rastin dhe fatin të bashkëpunoni me themeluesin e shtypit ilegal shqiptar, qysh në fundvitet `60-a, luftëtarin e pa kompromis të çështjes kombëtare, Kadri Osmani (Mani). Nga Ai njeriu gjithëherë mëson diçka, qoftë nga shpërthimet e Tij, që në dukje jo fort të kontrolluara, por, në brendi është arsyeja, e drejta dhe protesta unikale, me anë të së cilës Ai i bën gjyq shoqërisë tonë të mëfshtë, burokratike dhe tejet hipokrite.

     Kadri Osmani (Mani), në të gjitha nismat e Tij, që nga kundërshtia mospajtuese me pabarazinë e "bashkim - vëllazërimit", të shprehur në mjediset e kolektivit ku Ai punonte; me organizimin e punës ilegale, gjithnjë të koordinuar me atë legale; me nxjerrjen e fletushkës të parë ilegale, në një bodrum të Prishtinës; me mbrojtjen dinjitoze e trimërore në gjyqet e përsëritura, jo vetëm personale, por edhe të çështjes kombëtare;  me burgjet e vuajtura me stoicizëm admirues, duke filluar në vitet `60-a e deri në vitet " 90-a; me shprehjen e kurajos qytetare dhe intelektuale, për t`u krhyer në besimin kristian të të parëve, si besim fillestar fetar i shqiptarëve të kudondodhur.

      Nuk e heshtim dot dilemën fillestare mospajtuese rreth botimit të revistës "Shqipëria Etnike", ndërmjet çiftit Osmani (Mani). Zonja Shukrije Bunjaku - Osmani, e cila për gjysmë shekulli kishte aprovuar, madje pa hezitim, çdo vendim të bashkëshortit, bilëz edhe atëherë kur në peshojë vihej koka, këtë herë bëri pyetjen logjike: "A përsëri duhet të bëjmë sakrifica!? Po djalin me familje në Atdhe, i cili vazhdon të jetë në nevojë, ta harrojmë"?! Por, baca Kadri, si gjithherë, përgjigjet prerazi: "Misioni ynë ende nuk ka mbaruar. Revistën do ta nxjerrim të bukur, ashtu siç e ka edhe emrin". Dhe, ashtu ndodhi.

     Nisma e Kadri Osmanit (Manit) për botimin e revistës "Shqipëria Etnike", realisht, ishte jashtë mundësive materiale. Vetëm njeriu vullnetmadh, i sprovuar në dallgët e jetës, përtej gjysmë shekulli me radhë, mund të marrë një barrë kaq të rëndë mbi supe, tashmë, jo fort mishtake. Por, Atë nuk e zmbraps dot as mosha dhe as varfëria. Begatia shpirtërore e mendore - forca të pashterrshme të veprimtarit të shumfishtë - Kadri Osmani (Mani).

     Një jetë e tërë veprimtari të bujshme e Kadri Osmanit (Mani), por, heshtje varri nga institucionet e Kosovës, të cilat asnjëherë nuk qenë të gatshme ta vlerësojnë veprën madhore, shumëdimensionale, qoftë atë kombëtare apo krijuese e publicistike! Parimësia e dëshmuar e zotit Kadri Osmani (Mani), gjithësesi është arsyeja e anashkalimit të qëllimshëm të Tij. Megjithatë, ngushëllimi ynë është se koha punon për Kadri Osmanin (Mani) me shokë.

     Politika redaktuese e revistës "Shqipëria Etnike", qëllimi i saj, është thellësisht fisnik, edukativ dhe kombëtar. Pendat krijuese dhe publicistike, bashkudhëtare të revistës, kanë një përkushtim të harmonizuar me vetë synimet e përcaktuara, që në emërtesën e revistës në fjalë.

     Njeriu i letrave, poeti dhe publicisti Zeqir Lushaj, padyshim, me angazhimin e Tij drejtues dhe krijues, i shton sharmin dhe publicitetin revistës "Shqipëria Etnike".

     Mirë se vini në "Shqipëria Etnike" zëvendëskryeredaktor i nderuar - Zeqir Lushaj, burrë i Malësisë të Gjakovës!

 

     Mynih, më 12 korrik 2011

 

 

Namik Selmani

3.

 

Në Luvret e mia

Ndezur e kanë zjarrin tymtarët modernë

Bari i lëndinat të dashurisë

            Na ule si kone në gjunjët përjetsisht të lodhur

Jemi të tërë aty,

            E dritat vetë i ndezim ndër vite paprerë

Po vetë i shuajmë

            Kandilët  dritëmekët a  llampadarët me dorën e ndrojtur

 

4.

 

Digjuni mbi Luvret e mia

            Si mbi një Hiroshimë që zgjohet sërish

Këmbëzbathur

ecni të vetmuar mbi vetrinat që sytë  verbojnë

Aty jemi të gjithë,

            mbretër, princër a lypsarë duarshtrirë

Për një lule, buqëqeshje

            a për një fjalë që gjoksin na ngroh

 

___________

 

Ese

Ëndërroj lumturinë?

 

 Nga Fatjeta Muçolli

jeta_1998@hotmail.com

 

Lumturia! Secili prej nesh lindim me një arsye, të përmbushim misione të caktuara dhe në fund të largohemi krahëhapur e symbyllur pa menduar se kemi lënë diçka të papërfunduar. Çdo gjë që ndodh, tashmë ka ndodhur e s'mund të zhbëhet, por mund të përmirësohet. Secili prej nesh kemi një mbështetje të fortë nga prapa që na shtynë të vazhdojmë përpara; drejt suksesit e lumturisë...

    Një ditë, u ndala. Mu duk se çdo gjë rreth meje ndaloi në po atë çast, me mua!

Mendimet sa shkonin e vinin ndërsa idetë e imagjinatës s'kishin të ndalur.

Koha kalon, lëviz shumë shpejt saqë ne as mund ta vërejmë! -thash me vete; por në raste të shumta ne mbesim pothuajse pa lëvizur, apo pa lëvizur fare. E çdo të thotë koha?!

-Që nga çasti kur lindim, hapim një kapitull të ri për botën e njëkohësisht një shpresë më shumë suksesi për të, por mbi të gjitha, një shpresë më shumë suksesi për vetveten. Të gjitha arrihen me kohën...

   -Në atë çast m'u duk se po jetoja diku tjetër, në një botë ndryshe nga ajo ku isha. Pyetje të shumta krijonin një mori gjërash të panjohura, njësoj si për mua edhe për tërë njerëzimin.

Për çudi, e ndjeva një pyetje nga brendësia e zemrës sime dedikuar mendjes së stërngarkuar: ,,E di ti ç'është lumturia''?

                                            ..............................

Për ditë të shumta kjo pyetje disi më brente, si ndërgjegjien ashtu edhe tërë qenien time!

Nga njëra anë dëshiroja që aty rrufeshëm të gjeja përgjegjien e ta thoshja, por disi, nuk ndjeja edhe momentin e përshtatshëm të përgjigjesha.

Koha më bëri të kuptoj diçka:

,,Çdo gjë që të duhet e ke aty, me ty, por duhet ta kuptosh ku ndodhet e së pari ta kuptosh ku ndodhesh!

Ku isha sa e sa vite më parë, e ku jam tani!

Ja se ç'është kjo jetë... Si një lule e njomë në fillim të pranverës, që lind gonxhe, zhvillohet, rritet në lule dhe, në fund, vyshket e hapareshet në gallabere...

-Koha lëviz në atë mënyrë që ne nuk e vërejmë fare, apo shpesh e vërejmë edhe kur bëhet vonë.

Dhe, kur mendojmë se tashmë i arritëm të gjitha, tashmë sapo ka filluar sfida jonë më e madhe, me VETVETEN, realitetin!

,,Lumturia''!

Kjo fjalë magjike, fjalë misterioze, që arrihet shumë vështirë. Por kjo vështirësi vështirësohet edhe më shumë sikur Lumturinë të cenojmë për ta arritur pa punë e pa mundime, pa e çarë kokën fare për pothuajse asgjë.

Sikur të ishte kjo e tëra! -Lumturia shumë shpesh shihet edhe nga një kënd tjetër nga ajo që është vërtet. Shpesh e ndjejmë veten subjekt por jo edhe objekt; e si t'i arrijmë të gjitha?! -gjithsesi jo duke menduar SI po duke gjetur arsyjen PSE!

LUMTURIA është ajo fjala për dikë në disa raste e pamundur por edhe më e pamundur sikur LUMTURINË ta kërkojmë larg prej saj. Larg prej LUMTURISË; njësoj sikurse vetveten ta kërkojmë prapa pasqyrës ose sikur të jemi në dijeni se gjërat i kemi në dorë e t'i kërkojmë diku tjetër.

 Çdo njeri e ka në dorë ardhmërinë që e pret, në ditët që e presin në vazhdim, e ashtu e ka në dorë edhe vetë fatin që do ta zgjedh:

-,,Lumturinë apo Dështimin''!

Njeriu duhet të bëhet arsye e vetvetes dhe qëllimi i suksesit duke njohur vetëm një opsion Ngritjen, Hapin e madh më afër Lumturisë!

 -Pas çdo gabimi qëndron edhe mundësia e ngritjes dhe suksesi pas tij por rrallë kush që ia di vlerën, jo vetëm suksesit por edhe dështimit!

Njeriu është arsyeja pse ai vazhdon, ngec apo kthehet prapa andaj MOS I MBYLL SYTË. Ndriço të ardhmen tënde!

                                           ..................................................

   U zgjova në mëngjes! Ishte ditë pranvere, plot diell e dëgjoheshin cicërimat e zogjëve!

Për një çast mendova veten: ,,Kush jam unë e kush mund të bëhem''?- dhe m'u kujtua pyetja e mëparshme: ,,Ç'ishtë lumturia''?

-Tani hyra në thellësi të thellësive të mendimeve të mia atje ku vetëm unë dhe imagjinata mund të ekzistonin dhe për një çast hapa sytë e ndjeva veten disi më ndryshe! Ndoshta edhe vetë ambicia e madhe dhe dëshira që ta gjeja përgjegjien më bën të ndjehesha e tillë dhe ja, tani ndjehem e gatshme ta them se ç'është Lumturia:

   -Lumturia është e ardhmja e njeriut kur ne i arrijmë të gjitha sukseset e imagjinuara fëmijërore dhe arrijmë të jetojmë në të ashtuquajturin ''qiellin e shtatë'' me të gjithë ata që i duam!

                                   ...,,JETO TË NDIEHESH I GJALLË''...

 

__________

 

Intervistë me z. Jahir Salihun, zv/drejtor i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë?

 

Pyetje: Z. Jahir (datëlindja:15.11.1949), ju lutem prezentohuni për lexuesit e revistës prestigjioze ,,Shqipëria Etnike''

Përgjigje: Linda në fshatin Ballaban të Prishtinës. Shkollën fillore e kreva në vendlindje, të mesmen, Normalen në Prishtinë, ndërsa studimet Dega Biologji-Kimi në SHLP ,,Bajram Curri'' në Gjakovë.

Në procesin mësimor jam kyçur në vitin 1972/73, fillimisht në shkollën fillore ,,Tefik Çanga'' -paralelja e ndarë fizike në Ballaban.

Punën e procesit edukativo-arsimor e kam ushtruar në shumë shkolla pas vendlindjes sime. Në shkollën fillore ,,Rilindja'' në Keçekollë, në ,,Ganimete Tërbeshi'' në Glukar dhe më 1987/88 në shkollën fillore ,,Zenel Hajdini'' në Prishtinë.

Nga viti 1996 u emërova zëvendësdrejtor i po kësajë shkolle dhe ende vazhdoj punën në këtë detyrë.

Pyetje: Ne tashmë e kuptuam se ju merreni me arsim për një kohë të gjatë, mirëpo si lindi ideja të merreshit pikërisht më këtë profesion?

Përgjigje: Me profesionin arsimor jam marrë dhe do të merrem deri në pension. Ideja për këtë profesion të shenjtë më lindi qysh në shkollën fillore duke parë që vendlindja ime nuk kishte asnjë mësimdhënës të vetin, andaj në klasë të shtatë të shkollës fillore vendosa ta kryej shkollën e mësuesisë dhe popullit tonë të shumëvuajtur që kishte nevojë për t'u arsimuar dhe duke e ditur se fëmijët tanë janë e ardhmja e këtijë kombi, iu përvisha punës me zell që edhe unë të kuntriboj në arsimin e brezave të rinjë.

Për këtë profesion që kam zgjedhur asnjëherë s'jam penduar. Edhe pas vdekjes sikur të ringjallesha, përsëri do të rimerresha me këtë profesion, sepse arsimi dhe edukata janë ato që i nevoiten njeriut. Arsimi, mirësjellja dhe virtyti janë ''Çdo gjë në jetë, kurse gjërat tjera janë shtesë''.

-Një urti kineze thotë: ,,Kur planifikon një vit, mbill drithë, kur planifikon për një dekadë mbill pemë, ndërsa kur planifikon për tërë jetën, arsimo dhe eduko njerëz''.

Me këtë profesion duhet të merren vetëm ata që e duan, sepse profesioni i mësimdhënies është delikat dhe shumë shtresor.

Në pamje të parë ky profesion duket më se i thjeshtë, por më pas vërehet se është shumë i ndërlikuar. Ja se ç'thotë një psikolog amerikan Haim Ginott: ,,Kam nxjerrë një konstatim të tmerrshëm se unë jam elementi veprimtar në klasë. Qëndrimi im krijon klimën, disponimi im i përditshëm krijon kohën. Si mësues, unë kam fuqi të madhe që ta bëj jetën e fëmijëve të mjerë ose të lumtur.

Mund të jem vegël për torturë ose instrument framëzues, mund t'i poshtëroj ose disponoj, t'i lëndoj ose t'i shëroj. Në të gjitha situatat përgjegjia ime vendos se a do të tejkaloj apo jo kriza, ose a do të humanizohet apo jo fëmija.

Pyetje: A ishte i vështirë hapi i parë drejt profesionit?

Përgjigje: Gjithsesi se sikurse për çdo fillim edhe hapi i parë drejt këtij profesioni që unë tashmë e posedoj ishte shumë i vështirë, por vullneti, dëshira e madhe dhe vendosmëria i then të gjitha barrierat dhe arrihet qëllimi nismëtar.

Pyetje: Cila ishte përshtypja e parë në shkollën tonë ,,Zenel Hajdini''?

Përgjigje: Në kohën kur kam ardhur në shkollën fillore ,,Zenel Hajdini'', procesi edukativo-arsimor zhvillohej në kushte mjaft të vështira -në kushte okupimi. Mirëpo nxënësit dhe personeli arsimor janë ata që e mbrojtën dhe i dhanë shpirt shkollës shqipe, dëshmuan sakrificë dhe vetëdije të lartë patriotike dhe kombëtare. Andaj kam një përshtypje shumë të mirë si për nxënësit, prindërit e tyre, ashtu edhe për kolegët e kësaj shkolle. Edhe pse në kushte të rënda sociale dhe nën trysninë e vazhdueshme, procesi mësimor ka mbijetuar dhe është zhvilluar normalisht.

Shkolla fillore ,,Zenel Hajdini'' në Prishtinë, ka filluar punën për herë të parë më 05.09.1964 dhe në fillim ishte paralele e ndarë e shkollës fillore ,,Emin Duraku'' në Prishtinë. Në nëntor të po të njëjtit vit, 1964, kjo shkollë u pavarësua. Shkolla filloi punën fillimisht me tetë dhoma mësimi, ku mësonin 573 nxënës të sistemuar në katrëmbëdhjetë paralele me nga gjashtëmbëdhjetë nxënës.

Numri i nxënësve vazhdimisht rritej dhe në vitin 1983/84 numri i nxënësve kishte arritur në 3410 nxënës dhe njëkohësisht ishte shkolla më e madhe në ish-Jugosllavinë.

Po në këtë vit u hap shkolla fillore ,,Nazim Gafurri''. Më vonë më 1986/87 u hap shkolla e re fillore ,,Asim Vokshi''. Në këto vitet e pas luftës në lagjen e Kodrës së Trimave u hap edhe një shkollë e re, shkolla fillore ,,Hilmi Rakovica''. Nëpër këto shkolla të reja nxënsit vazhdimisht janë transferuar dhe momentalisht shkolla ,,Zenel Hajdini'' numëron 1810 nxënës të sistemuar në 66 paralele me 100 punëtorë.

Edhepse nga kjo u themeluan tri shkolla të reja, përsëri numri i nxënësve mbeti i madh. Në shkollën tonë mësimi zhvillohej në tri ndërrime, kurse këto dy vitet e fundit mësimi zhvillohet në dy ndërrime.

Kuadri arsimor është i kualifikuar dhe po rikualifikohet për çdo vit. Mësimdhënësit ndjekin trajnimet profesionale, në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Mësimdhënia ka evoluar nga ajo tradicionale në atë bashkëkohore, por mungojnë kabinetet, mjetet mësimore të konkretizimit. Edhe ato që i posedon shkolla s'mund të aplikohen. Andaj mësimdhënësit me punën e tyre të palodhshme i arrijnë objektivat edhe përkundër vështirësive gjatë punës. 

Puna e procesit mësimor përfillet në mënyrë sistematike dhe bëhet analiza e arritjes së objektivave në mënyrë që të merren masat për ngritjen e suksesit. Në gjysmëvjetorin e parë nxënësit kanë arritur një sukses mjaft të mirë, ku nota mesatare ka qenë 3.5 e tani në fund të vitit e presim një sukses edhe më të mirë. Në këtë shkollë vijon mësimin edhe një paralele e kombinuar me nevoja të veçanta që ka shtatë nxënës. Këtyre nxënësve me nevoja të veçanta u nevoitet edhe kujdes i veçantë në pjesëmarrjen aktive në jetën e bashkësisë:

-Të drejtën për arsim, mbrojtje shëndetësore, stërvitje, rehabilitim, përgaditjen për punë dhe rekuacion.

Fëmijëve me aftësi të kufizuara u jepet status i njejtë sikurse edhe fëmijëve të shëndoshë.

Pyetje: A ka nxënës në shkollën tonë që interesohen apo shprehin talentin e tyre në fushat e aktiviteteve të lira shkollore dhe pjesëmarrjeve në gara të ndryshme?

Përgjigje: Krahas mësimit të rregullt në punë, angazhim i mirë bëhet edhe në organizimin e aktiviteteve të lira si pjesë përbërëse e procesit mësimor.

Si faktor i domosdoshëm në formimin e shprehive të punës dhe shkathtësive të nxënësve.

Mësimdhënësit me punën e tyre të palodhshme zbulojnë nxënësit që kanë afinitet, talent, prirje për ndonjë lëmi. Pra mësimdhënësi është krua motivues për zgjim të dëshirave të fshehta të nxënësve.

Gjatë organizimit të aktiviteteve të lira zbulohen talente të reja dhe kështu ndikohet në zbulimin e përsosjen e krijuesëve në një ose më shumë fusha.

Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet e garave - me sukseset që i kanë arritur nxënësit e shkollës sonë si në nivelin komunal ashtu edhe në atë Republikë.

Garat në atletikë në nivel komunal të organizuara nga Shoqata e Pedagogëve të kulturës fizike, nxënësit e shkollës sonë zunë dy vendet e dyta: Jehona Gashi lX6 dhe Driton Cakolli Vlll3. Në volejboll zuri vendin e parë ekipi i vajzave dhe i djemëve në nivel komunal, kurse ekipi i djemëve zuri vendin e parë në nivel të Republikës së Kosovës dhe mori trofeun.

-Në garat në lëndën e kimisë të organizuara nga kolegji turk ,,Mehmet Akif'' në nivel të Republikës së Kosovës, dy nxënëse të shkollës sonë hyrën në dhjetëshen e parë: Diellza Berisha Vlll6 dhe Elena Sejdiu Vlll6, kurse në gjuhë angleze Aulona Kukaj Vlll5 zuri vendin e dytë dhe fitoi bursën për këtë shkollë.

Kolegji Universum organizoi gara në lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matematikë në nivel të Republikës së Kosovës. Nxënësja Donarta Salihu fitoi bursën për vazhdimin e mësimit po në këtë shkollë.

Nxënësja Belinda Jashari Vll1 u shpall valltarja më e mirë e të gjitha kohërave nga Qendra e Fëmijëve të Prishtinës. Reola Jashari kl.ll5 me poezinë ,,Sytë tanë'' zuri vendin e dytë në gazetën Zëri Ditor.

Në turnirin e futbollit të organizuar në shkollën tonë klasa Vll1 zuri vendin e parë kurse Vl3 vendin e dytë.

Fatjeta Muçolli nxënëse e klasës Vll1 ka marrë pjesë në garat për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të organizuara nga AKEA ku zuri vendin e parë me vjershën ,,Fëmijëria'' 2010/2011.

Si mësimdhënës më të dalluar në këtë vit u shpallën Fazli Maloku dhe Shefqet Jahjaga.

-Shkolla jonë është vatër e të gjitha aktiviteteve, ndër më aktivet janë: Grupi letrar-recitatorëve, grupi u muzikantëve (kori i shkollës), piktorët e vegjël dhe sportistët e rinjë.

Shkolla posedon bibliotekën me një numër mjaft të vogël librash dhe mjaft të vjetër.

-Në shkollën tonë funksionon edhe bashkësia e nxënësve udhëheqës i së cilës është Erion Bilalli lX4.

Në këto tri vitet e fundit shkolla jonë ka edhe psikologen Albana Desku, ku për sistemin tonë arsimor është një risi, ku hedh një hap tjetër në qasjen e sistemit arsimor bashkëkohorë, evropian dhe botëror.

Duhet të kuptojmë se psikologu është ai person që merret me këshillimet, ndihmën e personave me fjalë e me metoda psikologjike, pra që kanë ndonjë vështirësi në jetë apo ndonjë problem.

Pyetje: Cila është porosia juaj për lexuesit përkatësisht edhe nxënësit dhe kolegët tuaj?

Përgjigje: Këtë profesion të shenjtë duhet ta kryejmë me ndërgjegjien më të lartë. Nxënësve ju shërbejmë si model, si shembull i mësimit gjatë tërë jetës. Të shkoni një hap me lëndën e juaj, të rrisni nivelin e entuziazmit dhe profesionalizmit. Të ndikoni në formimin e nxënësve komplet: intelektualisht, emocionalisht dhe shoqërisht.

-Porosia ime për nxënës është:

-Lexoni sa më shumë, leximi është çelës për arritjen e dijeve, andaj lexoni dhe bëhuni dashamirës i librit për tërë jetë.

Shfrytëzoni pushimin veror për të lexuar e për të pushuar dhe për t'u kthyer në shkollë i motivuar me plot energji.

Ju mund të përsoseni përmes leximit dhe nxënies së vazhdueshme të njohurive të reja.

 

Fatjeta dhe Anita:

 

E falënderojmë zëvendësdrejtorin e shkollës ,,Zenel Hajdini'' z.Jahir Salihun, për kohën që gjeti ta ndante me ne dhe lexuesit e revistës ,,Shqipëria Etnike''.

 

Intervistuan: Fatjeta Muçolli dhe Anita Mehmeti

 

___________

 

Kallmeti

 

Krimet Komuniste në Kosovë njelloj si në Shqipëri

 

- Krimet komuniste

 

Rrahjet, tmerrin, persekutimet, burgosjet dhe vrasjet që pësoi fshati Zhilivod tash Trimor, sidomos familja, miqtë dhe dashamirët e Aziz Zhilividës, më ka rënë t’i dëgjoj shpesh nëpër oda burrash të këtij fshati. Përkundër frymëmarrjes, më të lirë, e të kahëpaskohëshme nga ndryshimet që vinin në Jugosllavinë e pas luftës së Dytë Botërore, kurrë nuk kemi guxuar t’i shprehim as t’i shkruajmë lirisht në gazeta apo libra. Kësaj radhe, për kombëtaren «Bota sot », ekskluzivisht flet Faik Krasniqi, djali i dytë i Aziz Zhilivodës. I njejti shkrim dërgohet për botim edhe ne internet për faqen eDjathta Shqiptare.

 

SHFLETIME NËPËR HISTORI

 

Shkruan: Sefedin Krasniqi

 

- Pas atentatit kundër Ministrit të Mbrojtes së Republikës së Kosovës, djalit të axhës tim, Ahmet Krasniqit dhe ofensivës barbare të forcave çetnikoserbe ndaj katundit Zhilivodë (tash Trimor), të 22 shtatatorit të vitit 1998, duke mosditur se çka do të ndodh me fatin e mëtutjeshëm të familjes sime, të vet fshatit Zhilivodë dhe më gjërë, më datën 27 shtator të vitit 1998, fillova të shkruaj një pjesë të kaluarës të familjes sime e quajtur MUJA. Këtë e bëra edhe për të kryer amanetin e gjyshit tim, Mustafës, babait të Aziz Zhilivodës dhe axhës tim Qerkinit, i cili aq shumë u sakrifikua për ne. Me këtë rast dua të përmend edhe sakrificat e dajave të mi Avdijajve nga Hadja dhe dajave të babës Abdullahajve nga Vranidolli i Llapit. Një pjesë e këtyre kujtimeve janë ngjarje që i kami përjetuar unë dhe familja ime drejtpërsëdrejti. Dua të flas edhe për të gjithë ata burra e ato gra që mbajtën mbi supe tërë tmerrin e kohës gjatë pushtimit turk dhe serb, në këto anë, të cilët qëndruan të patrembur dhe stoikë gjatë gjithë jetës së tyre dhe na mësuan se si të rrojmë si njërëz, të patrembur për idealet e larta kombëtare dhe njerëzore. Duke u bazuar në porosit brezë pas brezi, pata fatin që nga gjyshi im, Musrafë Latifi, të mësoj për paraardhësit tonë, të cilët kishin jetuar në fshatin Gllavotin, jo larg fshatit Zhilivodë, ku tani edhe jetojmë. Dikur në vitin 1890, në kohën e pushtimit turk, i pari kësaj familje quhej Mikel Lekë Gjoni, pra atëherë ishim të krishterë. Po në këtë vit, pas kalimit në fenë islame, me dhunë, është dashur të ndërrohen edhe emërat. Në atë kohë, në fshat kishte jetuar, Muja, djali i madh i Mikelit, i cili për shkaqe të mosdurimit të pushtetit turk, detyrohet të lëshojë shtëpinë dhe tokën e të parëve për tu strehuar në malet e Qyqavicës. Në fillim do ta përshkruaj origjinën e Mujajve sipas asaj që më ka folur gjyshi.

 

Mujajt

 

Gjyshi im ka qenë i mençur dhe ka përcjellur kujtimet dhe amanetet e prindërve të vet. Aso kohe, sa kishin qenë në fshatin Gllavotin, një ditë, shkon Muja të marrë dru në malin e Qyqavicës. Derisa ishte në mal, vjen një çaush i Mbretit me shtatë tasildarë me katër zapti. Hyjnë në oborrin e shtëpisë së Mujës dhe pyesin se ku ndodhej i zoti i shtëpisë. Nëna e Mujës u thot se Muja me djmtë kishin shkuar me marrë dru në mal. Çaushi vret gjelin e shtëpisë dhe i thot nënës së Mujës t’ua përgadiste për ta ngrënë. Çaushi me zapti e tasildarë shkojnë në kullë dhe shtrihen të flejnë. Nuk vonon shumë, Muja këthehet nga mali. Nëna i del përpara dhe pyet:

- A u lodhe biro?

- Jo moj nënë, po ti a u lodhe? – pyet Muja

Muja i sheh disa pika gjaku nëpër oborr dhe pyet:

- Lum nëna, çka janë kështu këto pika gjaku?

Nëna për të mos i treguar të birit, duke ditur se do t’i zë belaja me turqit i thot:

- Biro e kam pre një gjel!

Në atë moment vjen një djalë i Mujës dhe i thotë:

- Baba Mujë!

- Fol biro!?

- Na e ka vrarë çaushi gjelin! – thot djali.

- Çfarë çaushi ore?

- Çaushi me do zapti e tasildarë janë në kullë baba Mujë, - përgjigjet djali.

- Eu, - bërtet Muja, leni drutë ore! - u bërtet vëllezërve! - rrokni martinat! dhe hyjnë në kullë.

- Çohuni ore qenë, iu kishte bërtitur Muja.

 

- Kush u ka dhënë leje të qitni pushkë në oborrin tim dhe të mi vrisni pulat?

 

Pas pak fjalëve dëgjohen të shtëna në kullë, ku vritet çaushi vetë i njëmbëdhjeti. Atëherë, Muja i merrë anëtarët e familjes së vet dhe lëshon shtëpinë për të shpëtuar nga ekspeditat ushtarake turke. Pasi djegë shtëpitë dhe pasurinë me gjithë turqit mbrenda, ia mësyen maleve të Qyqavicës dhe atje gjen strehim. Nga ky gjest i Mujës ka mbetur thënja: “Hajde ta bëjmë Zhilivodë”.

Këtu ku jetojmë tash, prej të parëve tonë themelohet fshati Zhilivodë. Pastaj Muja fillon të presë malin për të bërë tokë për bukën e familjes. Gjyshi thoshte se shtatë herë ishte rrethuar Muja nga ushtritë dhe zaptitë turke, por i ndihmuar nga vëllezërit dhe djemtë, ai i kishte thyer këto ekspedita. Një pjesë e meshkujve të Mujës kishin bërë gjithnjë roje, që të mos i sulmojnë turqit tinëz sikur e kishin pasur zakon. Muja vazhdon të punojë tokën buzë malit. Toka në mes të lumit Llap dhe Sitnicë ku tani shtrihet fshati Prelluzhë mbetet djerrë. Një ditë vjen një beg prej Vushtrrie dhe i thot Mujës: - Nëse do të shpëtoj prej ekspeditave të truqëve mund ta bëjmë një marrëveshje. Më jap takën dhe livadhet e unë t’i heqi turqit prej qafe. Në atë kohë, Muja kishte jetuar në një bashkësi familjare prej 63 anëtarësh. Pasi mendohet Muja dhe konsultohet me vëllezër, marrin vendim që ta lënë tokën në kundërshpërblim të dhënies fund të ekspeditave turke. I kishin lënë më se 80 hektarë tokë. Pasi begu i merrë tokat, i kolonizon me çerkezë (çeçenë) të ndjekur nga Rusia. Për hir të vërtetës duhet thënë se babëgjyshit nuk i kujtoheshin vitet se kur kishin ndodhur këto ngjarje. Sot e kësaj dite, çerkezët e Stanofcit të Ulët e kanë një pjesë të tokës tonë. Pjesën tjeter e kanë serbët e Prelluzhës. Pas çlirimit nga turqit e sidomos pas vitit 1912, Kosova okupohet nga Serbia dhe tash na vijnë zotni taze, të cilët filluan t’i lëvizin mexhat secili sipas nevojës së vet dhe deshirës personale.

 

Masakra në mes të Krasmirofcit dhe Gradicës

 

Me kalimin e kohës dhe viteve, rëndohej edhe pesha e robërisë mbi supet e të parëve tanë. Kështu, në shtatorin e vitit 1919, një ekspeditë e shkaut ia mësyen Qyqavicës dhe fshatit Zhilivodë. Krismat e pushkëve përhapen nga fshati Zhilivodë deri në fshatin Kollë të komunës së Vushtrrisë. Pasi forcat serbe thehen nga shqiptarët, shkijet sjellin perforcime te reja ushtarake. Në rrethet e Qyqavices fillon luftë e madhe per jetë a vdekje. Pas shumë luftimeve, shqiptarët nuk kishin qenë më në gjendje t’iu përballojnë forcave të Serbisë. Njësitet e luftëtarëve tonë tërhiqen thell ne zemreën e Qyqavicës. Po në këtë vit, nga forcat serbe, zihen 87 burra prej Kollës e deri në Zhilivodë. Të paarmatosur, pleq dhe të rrinj, të gjithë, pushkatohen dhe masakrohen në mes të fshatrave Krasmirovc dhe Gradicë. Në mes të të vrarëve, nga shtëpia e Mujës ishte axha Shaban, vëllau i babëgjyshit-Mustafës. Serbët i kishin masakruar në mënyrën më barbare. Në këtë masakër u pushkatuan Fazliu dhe Sejdiu, 17 vjeçar.

Babëgjyshi thoshte, - Kur kemi shkuar ti marrim kufomat meshkujt tonë, të gjithë kishin qenë te zhveshur lakuriq. Teshat e trupit ua kishin marrë fshatrat për rreth vendit ku ishte bërë masakra. Aq keq i kishin masakruar kufomat sa mezi i kishin njohur përmes shenjave të trupit. I marrin 12 meshkuj e në mesin e tyre edhe nje vajzë, poashtu e masakruar. Vajza quhej Zylfie, e bija e Avdullit prej Zhilivode. Meqenëse, Avdulli nuk kishte pasur djemë, vendos ta bëjë vajzën si djalë. Kurrë fshatarët e Zhilivodës nuk e kishin ditur se është vajzë dhe se emrin e kishte Zylfie, por e kishin quajtur Syla i Avdullit. Vetëm pas kësaj masakre është konstatuar se Syla kishte qënë Zylfia, e bija e Avdullit 22 vjeçare. Vëllau i babëgjyshit, Shabani, i vrarë i lenë dy jetima : Qerkinin dhe Qerimin. Qerkini, Qerimi dhe Azizi e kanë parë babën e tyre, gjegjësisht axhën, të masakruar dhe janë betuar te varri i ti, se do t’ia marrin hakun axhës Shaban dhe të gjithë te tjerëve. Sipas tregimeve të babëgjyshit tonë, Mustafës, shtëpia e Muajajve mbeti në shënjestër të pushtetit të atëhershëm të Serbisë. Mu për këtë fillon jeta, por edhe qëndresa jonë familjare nëpër burgjet serbosllave. Edhe pas shumë persekutimeve, maltretimeve, vrasjeve qëndruam të paepur kundruell çeshtjes kombëtare, por edhe njerëzore. Pra, fatin e të parëve e kemi përjetuar edhe gjatë luftës së Dytë Botrore dhe pas saj.

 

Aziz Zhilivoda dhe pjesëmarrja e tij në NDSH

 

Baba jonë Azizi rritet, poashtu edhe Qerkini dhe Qerimi. Martohen që të tre dhe babëgjyshi ia lë përkujdesjen e shtëpis Qerkinit. Baba im, Azizi, hynë në detyrën e xhandarmërisë shqiptare të asaj kohe. Në vitet që vijojnë, siç dihet, Kosovën e ndajnë mes vete gjermanët dhe italianët. Azizi gjendet më detyrë në Orllan të Podujevës, pastaj në Lluzhan dhe në fund në Besi. Disa vite më vonë kalon në Gardën e Xhafer Devës. Pas largimit të gjermanëve dhe italianëve nga Kosova, shpartallohen këto formacione ushtarake të shqipëtarëve. Kosova ripushtohet nga forcat sllavokomuniste. Këto formacione ushtarake shqiptare ndahen në grupe më të vogla dhe strehohen disa në Drenicë dhe disa në Qyqavicë. Pa vonuar, organizohen dhe riorganizohen formacione ushtarake nga Xhafer Deva, Marie Shllaku dhe Gjon Serreqi. Fillon lufta frontale dhe në prita kundër sërbosllavëve. Ne po kufizohemi të flasim vetëm për rrethin e Çyqavicës, të Shalës dhe Llapit, që na i la me gojë dhe shkrim baba ynë, Aziz Zhilivoda, duke mos harruar të permendim lidhjet e këtyre rretheve me pjesë tjera të Kosovës. Me këto formacione ushtarake kanë komanduar në rrethin e Qyqavicës, të quajtur Artakoll, Aziz Zhilivoda, Hashim Gjaka dhe Ferat Hashim Strofci. Në Shalë të Bajgorës, kryengritjen e ka udhehequr Ahmet Selaci dhe Adem Voca i Shalës. Me Drenicën kanë mbajtur kontakte, konsultime dhe marrëveshje të vazhdueshme me Marie Shllakun, Gjon Serreqin, Ajet Gërgurin, Hilmi Zariqin, Miftar Bajraktarin e Llaushës, Bajram Dërgutin, Bajraktarin e Gllogovcit, Ymer Berishën dhe shumë te tjerë. Mbajtjen e tyre me ushqim dhe veshmbathje si dhe strehimin e kanë siguruar Bajram Zuka i Likoshnit dhe Xhemail Lahu-Dervisholli i Gradicës. Nga organizimi dhe riorganizimi i sërishëm, përpjekjet dhe luftërat nën përkujdesjen e Gj.Serreqit, M. Shllakut, Y.Berishës formohen aradhat për Drenicë. Komandant të këtyre formacioneve ushtarake ishin Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica. Në Artakoll formohen formacione ushtarake duke përfshirë edhe Shalen e Bajgorës, dhe emërohen komandantë Adem Voca, Ahemet Selaci, Aziz Zhilivoda, Osman Bunjaku, Ferat Hashim Strofci, Fazli Saraqi, Hashim Gjaka etj.

 

Pas shumë përpjekjeve e luftërave për çlirim, Kosovën e riokupjnë definitivisht sllavokomunistët.

 

Në rrethin e Hades, ku bëjnë pjesë Shipitulla dhe Bellaçevci, formacionet ushtarake i kanë udhëhequr Ajet Mjekiqi, Hakif Mjekiqi, Jakup Avdi Graiçevci i Hades me vëllëzër (Ibrahimin dhe Qazimin), Rrustem Salihi, Sylë Shaban Morina (Haxhi Syla), i cili kishte merita jashtzakonisht të mëdha. Në këto formacione ishin edhe Sadik Shala dhe Zenel Mani. Në të gjitha kuvendet që janë mbajtur prej Kuvendit të Dobërdolit e deri në Kongresin e Lipovicës, Aziz Zhilivoda ishte gjithnjë i pranishëm në të gjitha marrëveshjet. Sipas fjalëve të Aziz Zhilivodes, ai thoshte se në qoftëse dikush e nxjerrë Kosovën prej robërie, të vetmit shqiptarë të ndërgjegjshëm të kohës, ishin Xh. Deva, Gj. Sereqi, M.Shllaku, Y.Berisha, etj.

Pas shumë përpjekjeve e luftërave për çlirim, Kosovën e riokupojnë definitivisht sllavokumunstët. Një pjesë e këtyre formacioneve ushtarake, sipas fjalëve të Aziz Zhilivodës, kalojnë në ilegalitet dhe vazhdojnë luftërat, e disa prej tyre, më vonë, kalojnë kufirin dhe dalin në Shqipëri. Këtë e bënë edhe Azizi, i cili pas disa viteve që kishte kaluar në liri, burgoset dhe dënohet dhjetë vjet nga regjimi i Enver Hoxhes. Sipas dëshmive të Mergimes, bijës së Azizit, e cila jeton në Elbasan, një natë para se të lirohet Azizi nga burgu, e kishte halemuar një sigurims i Enver Hoxhës, me origjinë nga kosova, të cilit ia dimë emrin dhe mbiemrin. Pak vite para luftës çlirimtare të Kosovës, Azizi nëpërmes një interviste në revistën “Zëri”, pati porositur: - Mos hyni në luftë nëse nuk mund ta fitoni, mjaft kemi humbur! Por nëse fillon lufta, edhepse në moshë të shtyer, do më shihni me mashinkë në krah në malet e Qyqavicës. Vdiq pa iu plotësuar dëshira, por mashinka e tij bëri punë gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, të viteve1998/99. Armën e Azizit, të ruajtur me përkushtim që nga lufta e Dytë, e përdori me trimëri një luftëtar i UÇK-ës nga Drenica dhe ajo tash ruhet në muzeun e Kosovës.

 

Burgosja e familjes së Aziz Zhilivodës

 

Pasi Aziz Zhilivoda kishte marrë aktivisht pjesë në luftërat kundër shkijeve për çlirimin e Kosovës, familja e tij i nënshtretrohet torturimeve dhe burgosjeve. Në vitin 1946, burgosen të gjithë anëtarët e familjes së tij, prej babgjyshit 81 vjeçar deri te fëmija më i vogël i moshës 6 muajshe. Kështu vazhdon rrëfimi e vet Faik Aziz Krasniqi nga Zhilivoda. - Odën e Hajrë Isufit të Zhilivodës, OZNA me dhunë e shndërroi në burg privat dhe në këtë odë-burg qëndruam gjashtë muaj rresht. Bukën, fshehtas prej shkijeve, na e sillte nëna e Hjarës, halla Mehreme. Një ditë erdhi një kontrollë në odën e Hjarës dhe i panë disa trosha buke. Në kntrollë bënte pjesë edhe një Sejdi Hasani. Sejdiu shkon në Shtab të OZN-ës dhe lajmëron shefin e shtabit, se familjen e ballistit të Aziz Zhilivodës po e ushqen halla Mehreme. Shefi i shtabit një Kërst Kërstiqi, i quajtur Tushi, erdhi vetë në burg. E fliste shqipen rrjedhëshëm. Ishte bashkë me Simën dhe Çiçën, që kishin mbytur shqiptarë me guxhum (shkop me kokë). E muarën hallën Mehreme në pyetje dhe i thanë: - Pse po e ushqen familjen e ballistit? Në praninë e tërë familjes tonë, të Januz Rexhë Zhilivodës, plak i mençur dhe Sejdi Hasanit, halla Mehreme iu drejtua shkijeve me këto fjalë: „Çfarë pushteti jeni ju që burgosni pleq, gra e fëmijë? Sa të jem gjallë, kam për t’i ushqyer edhe nëse më pushkatoni“. Pastaj filluan ta marrin në pyetje nanën tonë, Hidën: - Pasi nuk po mund ta zëmë Azizin tashmë sa kohë, na trego ti, me kë e ke këtë fëmijë në prehër? Fëmija i kishte gjashtë muaj.

– E kam me Aziz Zhilivodën, - ia këtheu nëna.

– Atëherë kush ia ka gatuar dhe dërguar bukën Azizit dhe bandave të tij ?

– Unë e kam gatuar e nëna e Azizit ia ka dërguar deri te ara (Ara e Kishës). Prej atje, burri im e ka marrë me shokët e vet.

Në atë moment është ngritur në gjunj Januz Rexhë Zhilivoda dhe ka bërtitur, - Rrofshë o bija e Avdi Hoxhës së Hades. Qenke grua burrënore dhe fisnike. Pas fjalëve të Januzit, ka ndërhy Sejdi me këto fjalë:

- Sikur të kishte qenë grua burrënore dhe fisnike, ia kishte qitur tlynin e vluar në vesh Azizit dhe e kishte likuiduar.

Atëherë nëna foli: - O Sejdi Hasani, për herë të parë po të shoh edhe pse je i këtij katund, por me pas qenë Azizi burrë sikur ti, vërtet ia kisha qitur tlynin e vluar në vesh. Sejdiu deshi të thotë edhe diçka, mirëpo shefi i OZN-es ndërhyri me fjalë të pista. Shefi iu drejtua hallës Mehreme, se ajo prej tash mund të na sillte bukë dhe të na ushqente, se fëmijët, i tha, nuk kanë faj.

Erdhi vjeshta e vitit 1947. Krejt familjen na dërguan në burgun e Vushtrrisë. Pas dy-tri ditëve e sollën në burg edhe nënën e Sherif Tërrstenës, gruan e tij dhe një vëlla më të ri të Sherifit. Atë ditë na regjistronin në burg. Gjatë regjistrimit hyri Ali Shukriu dhe Rasim Qerkezi. A. Shukriu ishte prokuror publik për Kosovë e Rasimi ishte shef i OZN-ës për Mitrovicë. A.Shukriu iu drejtua nënës:

- Ti je nëna e Aziz Zhilivodës a? Lokja ia këtheu:

- Po unë vetë!

A. Shukriu iu afrue dhe e kapi lokën për flokësh e i tha:

- Ti je shtriga plakë që ke pjellur Azizin, që na i ka vrarë 96 komunista, bijtë më të mirë të Jugosllavisë së Titos. Atëherë gjyshja iu drejtua me këto fjalë:

- Hiqi duarët nga unë, he qen bir qeni! Pushkë, topa e ushtri ke, ndjeke Azizin nëse mundesh me zënë. Në atë moment gruas së Sherif Tërrstenës i ra të fikët, sepse e kishin torturuar në Mitrovicë, ende pa e sjellur në Vushtrri. I kishin rënë krejt thojtë e gishtave të dorës. Ndërsa nëna e Sherifit i kishte ende teshat e lagura, sepse e kishin gjuajtur në lumin Ibër duke ardhur në Vushtrri. Pas këtyre fjalëve, Ali Shukriu dhe Rasimi dualën jasht.

 

Ne vazhduam jetën nëpër burgje

 

- Në dimër të vitit 1947, ishte afruar koha për gruan e axhës tonë Hjarizit, që të lind. Gruan e axhës e liruan dhe shkoi te baba i vetë në fshatin Brezhnicë. Dikur në prill të vitit 1948 na erdhi lajmi se kishte lindur djalë. Nga burgu, e kemi pagëzuar me merin Ahmet. (Është fjala për Ahmet Krasniqin, ministrin e ardhshëm të Mbrojtes së Repulikës së Kosovës dhe komandantin e FARK-ut). Burgun edhe për një kohë e vazhduam në Vushtrri, e një pjesë të kohës edhe në burgun famëkeq të Prishtinës. Në vitet 1949-50, na këthyen prap në burgun e Vushtrrisë. Pasi shkijet i mbushën burgjet me shqiptarë, na dërguan prap në burg privat (shtëpi private). Në shtator të vitit 1950, na liruan prej burgut dhe u këthyem të dërmuar në Zhilivodë. Edhe pas burgut nuk përfunduan ndjekjet dhe përndjekjet. Ishim edhe në skamje të madhe. Ndihmën më të madhe me ushqim dhe veshmbathje na e kanë dhënë dajtë e Hades. Por,

Bajram dhe Selim Zukën prej Likashanit, e burgosën nipin Xhemajl Preniqin e Hades dhe mikun, Isë Preniqin e Hades. Shkijet burgosën edhe shumë burra në atë kohë si: Ilaz Xhemajl Dervishollin me vëllaun Sadikun, shumë burra nga fshati Dobrashevc dhe lagjja e Morinëve të Akrashticës së Vushtrrisë, pastaj dajtë e babëgjyshit nga Kutllovci i Shalës së Bajgorës. Kështu, pësuan të gjithë miqët dhe dashamirët tonë duke i mbushur burgjet prej Nishit e deri në Goli Otok.

Familja jonë nuk kishte asnjë të drejtë, as qytetare as njerëzore. Na e humbën edhe të drejtën e shkollimit. Mirreshim vetëm me punë të rënda fizike. Kur shkonim të punojmë tokën tonë, duhej të lajmëroheshim te këshillëtarët komunist të fshatit që ta dinin se ku gjindeshim. Kjo gjendje ka vazhduar deri pas plenumit të Brioneve të vitit 1966, ku sllavokomunistët i kanë qëruar hesapet mes veti. Pas Plenumit, kemi marrë frymë më lirisht dhe i kemi kryer shkollat privatisht. Unë Faiku i Azizit mbarova shkollën fillore, të mesme dhe shkollën e lartë, të gjitha privatisht. Poashtu edhe vëllau im i vogël Shaipi. Më vonë që të dytë u punësuam në Elektroekonominë e Kosovës. Por më vonë, rifilloi ndjekja e familjes sonë. Mua më përjashtuan nga vendi i punës. Shaipi operohet nga një shpërthim i gjakut në kokë dhe më vonë emigroi në Suedi me gjithë familjen e tij, ku edhe tani gjendet. Pas demonstratave të vitit 1981, shkijet e burgoesën djalin e axhës Hjariz, Behxhetin, i cili që nga viti 1977 ishte anëtarësuar nga Xhafer Durmishi në një organizatë ilegale që vepronte për të mirën e Kosovës dhe lirinë e saj. Behxheti mbajti gati dy vite burg. Në vitin 1992, pasi u shaktërruan shtyllat e rrymës elektrike të tensionit të lartë, të cilat kalojnë nëpër Zhilivodë dhe bartin rrymën për Malë të Zi, policia serbe fshatit Zhilivodë ia shtoi zullumin. Kështu përveç rrahjeve për vdekje që pësuan, Shefki Islam Kraniqi, Jakup Bajram Krasniqi, Hashim Bejtë Krasniqi, Hajra Galan Krasniqi, Rrahim Hysen Krasniqi etj, i gjithë fshati u detyrua të lëshojë shtëpitë e veta dhe, për tre muaj, u strehua në malet e Qyqavicës. Behxheti duke iu falënderuar Shefki Islamit shpëtoi nga ky tmerr dhe iku në Gjermani, ku gjendet edhe sot me familjen e tij të ngushtë.

 

Kujtime nga burgu

 

Gjatë kohës sa ishim në burg 1947-48 në Vushtrri, axhës Hjariz, Qerkinit dhe Qerimit ua vunë prangat në këmbë me nga 45 kg. për copë. Qerkinin dhe Qerimin i dërguan në burgun e Mitrovicës e pastaj në burgun e Prishtinës dhe i denuan me nga tre vjet burg. Burgun e vujtën në burgun e Nishit. Ndërsa ne mbetëm në burgun e Vushtrrisë. Dua ta theksoj se në vitin 1948 kemi vuajtur për kafshatën e gojës. Kujdesin për ushqim e mori përsipër halla Fatë, motra e babës dhe Jakupi, djali i axhës Qerkin, i cili pësoi më së shumti ngase ishte i ri (13 vjeç). Jakupi dhe gratë e Qerkinit dhe Qerimit ishin në liri. Derisa ishim në burg, në kullën tonë ishte vendosur OZN-a me 110 ushtarë. Pas pastrimeve etnike, në polici shqipëtarët janë larguar nga vendi i punës për arsye absurde si: pse nuk je i martuar, apo pse je i martuar etj. Komandir burgu ishte një Dinë Bajraktari nga Gjakova. Ky na sillte miell misri për të bërë qull sa për të mos vdekur urie. Ndjej obligim familjar të them se edhe fëmija i fëmijës tonë i ka borxh që ta kujtojë me respekt të lartë Dinin, i cili fatkeqësisht më vonë edhe ka pësuar, sepse u dënua me 20 vjet burg të rënd. Pas një kohe kam dëgjuar se Dini kishte strehuar kaçakun e maleve të Karadakut të Gjilanit, Hasan Ali Kerenikun. Pas burgosjes dhe denimit të Dinit, Hasan Aliun e kanë qitur në pritë dhe e kanë vërarë në vitin 1958. Këto fjalë i thash për t’i bërë homazh publikisht, se i kemi borxh Dinë Bajraktarit.

 

Pas ardhjes së komunistëve në pushtet as plis për krye të shqiptarit nuk po gjindet në kë vënd.

 

Pasi serbët i muarën burgjet në dorë, bënin çmos për ta mposhtur popullin shqiptar. Burgjet i mbushnin për çdo ditë me shqiptarë nga vise të ndryshme të Kosovës, sidomos nga Artakolli, Drenica dhe Shala etj. Por natën sikur i përbinte terri shqiptarët. Një pjesë të tyre, shkijet i kanë vrarë e masakruar para shtëpisë së Popit, afër kalasë së Vushtrrisë. Më vonë, këto varreza masive janë zbuluar me rastin e ndërtimit të ambulancës së re në Vushtrri. Në burgun e Vushtrrisë më kujtohen edhe disa burra tjerë si: Sherif Tërrnava dhe Veli Aliu nga Zhilivoda, të cilët dinin për mbledhjet e ballistëve. Veliun e kishin mbajtur në një kosh të Badivikëve të Vushtrrisë. Ashtu të zbathur dhe të zdeshur e sollën në çeli të burgut. Mishi i këmbëve i kishte rënë nga të ftoftit. Dini na i solli disa lakëra turshi nga qyteti dhe gjyshja jonë, Sherifja, me ndihmën e Dinit, ia ka mjekuar Veliut këmbët me lakëra, fshehtas nga komandanti i burgut. Xha Veliu qëndroi si burrat dhe nuk pranoi asgjë. Po të pranonte ai diçka, do t’i pushkatonin së paku edhe 120 persona prej Bardhit deri në Kollë. Më kujtohet edhe një rast tjetër shumë trishtues. Një ditë e sollën një plak, i cili i kishte ndihmuar materialisht dhe strehuar ballistët. OZN-a me bashkëpunëtorëe e vet ia kishin dhunuar vajzën 18 vjeçare. Plaku ishte nga një fshat i komunës së Vushtrrisë dhe rridhte nga një familje shumë bujare. Pas dhunimit, vjaza mbetet shtatzënë. Atë e torturojnë aq mizorisht sa për tt’i shpetuar vdekjes, ajo pranon që e kishte dhunuar babai i saj. Plakun e dënuan 15 vjet burg dhe nga turpi, për akuzat që ia kurdisi shkijau, vdiq në burgun e Nishit. Vajza lindi një djalë derisa po e transportonin në burgun e Mitrovicës, nga edhe humbi çdo lidhje me te dhe kurrë nuk është ditur për fatin e saj. Në burg e sollën edhe një Bajram Pasomën. Kishte qenë burrë i zoti. Atë e burgosin në Vushtrri, një ditë kur vjen për ta blerë një plis të bardhë. Pasi i shetit tri-katër shitore, të cilat shitnin plisa nuk i bie asnjë për qejfi dhe bërtet: - Nanën ia q… englezit, gjermanit, amerikanit e krejt atyre që e sollën Titën në pushtet, se as plis për krye të shqiptarit nuk po gjendet më në këtë vend. Për këto fjalë, Bajrami denohet me tri vjet burg. Prej torturave u çmend në burgun e Vushtrrisë. Ashtu i çmendur bërtiste: - Nesër po vritet Mustafë Zhilivoda (babëgjyshi im), nesër po vritet Sherifja (gjyshja ime) etj…Gjyshja frikësohej shumë. Duke parë gjendjen tonë të mjerë (të fëmijëve të Azizit), pa bukë e gjëra të tjera shpesh thoshte: - O Zot theja qafën Allahut çka na bëri !!! Mendonte se Zoti i shqiptarëve ishte më i madh se Allahu i muslimanëve. Kur i binte, më vonë, në mend thoshte: - O Zot mos ma zë për të madhe!

 

Nipi i Aziz Zhilivodës kolonel Ahmet Krasniqi

 

Kolonel Ahmet Krasniqi (1948-1998) kreu shkollën teknike, dega e makinerisë në Prishtinë. Në vitin e dytë të shkollës së mesme u shpall një konkurs për Akademi Ushtarake. Ishim në kullë duke ndejtur, ne djemtë e Azizit dhe Ahmeti. Unë lexoja “Kujtimet e Hoxhë Kadrisë”, kryetar i Komitetit për Mbërojtjen e Tokave të Shqiptare. Në lexim e sipër erdha te kapitulli „Besëlidhja e Junikut“, kur janë thirrë të gjithë krerët e shqiptarisë. Ishte bërë besëlidhja për tu dalur zot trojeve shqiptare. Në atë besëlidhje ka marrë pjesë edhe koloneli i xhandarisë së Shkupit, Bajram Curri. Më shkoi mendja se pa kuadra të shkolluara ushtarake trojet shqiptare nuk do të çlirohen kurrë. U ulëm të bisedojmë dhe në kullën tonë u vendos që Ahmeti, pas mbarimit të shkollës së mesme teknike, të shkojë në Akademinë Ushatarake. Të nesërmen shkova në Prishtinë të konsultohem me disa shokë rreth shkollimit të mëtutjeshëm të Ahmetit. Në shkollimin e tij, ndikimin më të madh e ka pasur nga Metush Krasniqi i Dajkovcit dhe Hyrije Hana nga Gjakova, që banonte në Prishtinë. Po ashtu edhe nga shokët e tij Sabri Novosella dhe Shefqet Jashari-Strofci.

Kur i kemi dorëzuar dokumentet në Vushtrri, referenti për çeshtje ushtarake në komunë, ishte një shqiptar i lig. Nuk pranoi t’i nënshkruaj dokumentat dhe na quajti familje reaksionare dhe balliste. U këthyen dokumentat në Shtabin Krahinor. Aty ishte një major. Ai na pyeti se pse nuk i kishim nënshkruar dokumentat në Vushtrri?

I spjeguam se në Vushtrri na këthyen me pretekst se jemi familje balliste dhe se djemtë tonë nuk kanë drejtë të shkollohen në Akademi Ushtarake. Shfrytëzuam nga rasti dhe pyetëm majorin, sa kohë duhej të zgjaste dënimi i familjes tonë për këto punë dhe se, a ka fund kjo mposhtje dhe përbuzje familjare. Majorit ia thamë edhe këto fjalë: - Këto forma të diskriminimit të të miturve dhe fëmijëve të baballarëve tonë, janë dënuar në Plenumin e Brioneve dhe se dëshira jonë ishte të integrohemi në shoqëri. I treguam vuajtjet dhe peripetitë tona prej fillimit e deri pas Plenumit të Brioneve dhe i thamë se ne nuk kemi nevojë të lahemi e shpërlahemi para askujt. Gjatë gjithë kohës derisa ne flisnim, majori dëgjonte me vëmendje. Dikur i nënshkroi dokumentat dhe pa asnjë fjalë dhe na uroi regjistrimin e Ahmetit në Akademi. Ahmeti filloi Akademinë Ushtarake në Beograd. Gjatë studimeve, përveç neve djemëve të Azizit, Ahmetin e kanë ndihmuar edhe shokët e tij dhe i kanë dhënë kurajo duke i ngritur moralin për ta mbaruar Akademinë. Ndër ta ishin Metushi, Hyria, posashtu edhe shoku i tij Mehmet Gjoshi etj, të cilët i përmenda më lartë. Pasi diplomoi në Akaeminë Ushtarake në Beograd, u caktua me detyrë ushtarake në Zagreb të Kroacisë. Atje, ne djemtë e Azizit e kemi vizituar shpesh. E kanë vizituar edhe shokët e tij Metushi dhe Mehmeti. Fakte për biografinë dhe veprimtarinë e Ahmetit deri në çthurjen dhe shkatërrimin e Jugosllavisë mund të gjinden nëpër arkive të ndryshme ushtarake të Kroacisë. Shtypi kroat disa herë ka shkruar se si Ahmet Krasniqi e ka ç’armatosur kezermën e Gospiqit dhe ua ka dorëzuar forcave kroate të Tuxhmanit.

Pas luftës në Kroaci, me rënjen e diktaturës së Enver Hoxhes në Shqipëri, Ahmeti shkoi në Shqipëri dhe kontaktoi me Aziz Zhilivodën në Elbasan. Pastaj ka bërë disa vizita në Austri, Zvicër, Gjermani dhe Norvegji gjithnjë në funksion të organizimit të oficerëve shqiptarë për çlirimin e Kosovës. Më vonë, me fillimin e luftës në Kosovë, emërohet nga qeveria e Bukoshit ministër i Mbrojtjes dhe komandant i FARK-ut. Mandej, sipas mendimit tim dhe shumë shkrimeve që janë botuar në shtypin tonë, për shkak të fraksioneve të ndryshme të UÇK-ës në Kosovë dhe gjetiu, marrëveshjes në Norvegji me Adem Demaçin dhe mosrealizimit të saj për shkrirjen e ushtrive : FARK-ut dhe UÇK-ës në një Armatë Kombëtare të Kosovës, me tu këthyer Ahmeti në Tiranë, bëhet atentat në të dhe vritet në mënyrën më brutale. Ne familja e Ahmetit deklarojmë, se Ahmetin nuk e kemi emëruar ne ministër për të uzurpuar pronat e Kosovës dhe pronat e popullit. Ahmetin e emëroi ministër të Mrojtjes qeveria e Bukoshit, e cila doli nga vota e popullit të Kosovës. Nga kjo del se Ahmeti e kishte edhe mandatin e popullit për ta organizuar çlirimin e Kosovës. I takon qeverisë së Bukoshit, Shtabit Suprem të FARK-ut, të Ministrisë së Mrojtes e në veçanti autoriteteve të Tiranës ta ndriçojnë vrasjen e ministrit dhe birit të familjes tonë. Një e vërtet është e pamohueshme. Edhe pas vuajtjeve nëper burgje, persekutimeve, maltretimeve gjatë historisë së familjes sonë, nuk ka ndodhur që t’ua këthejmë pushkën shqiptarëve. Pra hak, as gjak, as borxh nuk i kemi askujt. Mu për këtë, ky akt mizor na ka tronditur shumë. Prandaj, nga faktorët relevant politik shqiptar, të Kosovës dhe të Shqipërisë, presim hulumtime për ta ndriçuar këtë vrasje.

Për habinë tonë, krerët ushtarak dhe politik të UÇK-ës, nuk e kanë parë të rrugës as të na ngushllojnë neve si familje! Sikur i ka gëzuar vrasja e Ahmetit?! Përkundër këtij fakti, djemtë tonë që i patëm në formacionet e UÇK-ës, nuk i tërhoqëm nga lufta duke besuar se liria e kombit është e shenjtë. Por, as nuk organizuam prita e vrasje pas shpine, e as që do të organizojmë. Por tash pas luftës dhe lirisë, jemi të gatshëm të ballafaqohemi me ish-organet ushtarake dhe politike të UÇK-ës dhe atë në çdo kohë, për të spjeguar vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit.

Pas tërë kësaj që u tha më lartë: për krejt biografinë familjare, persekutimet, terrorin që përjetuam si familje dhe më gjërë qëndojmë ne bijtë e Aziz Zhilivodës dhe familja e tij. Por, edhe për të kapur një debat me zotërinjtë që i përmendëm më lartë, d.m.th. me ish-kreun politik dhe ushtarak të UÇK-ës, në mënyrë konstruktive dhe objektive, e pa maska, jemi të gatshëm të ballafaqohemi në çdo moment. Si familje nuk kemi nevojë t’i lahami, as t’i japim llogari askujt. Nderi, qëndresa dhe sakrifica i takon të gjithë popullit shqiptar të Kosovës. Është fakt se pushka ia ka këthyer dinjitetin popullit, e jo përfituesëve në fatkeqësi të popullit. Si familje, përkulemi para të gjitha Nënave Kosovare, djemëve të rënë për lirinë e Kosovës dhe para të gjitha viktimave të luftës.

___________

 

Isuf B. Bajrami: Një pjesë nga Historia e Çamërisë përballë vërsuljeve greke

E Enjte, 28-04-2011, 07:51pm (GMT+1)

 

Një pjesë nga Historia e Çamërisë përballë vërsuljeve greke

 

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme. Vlen të përmendet këtu që paralelizmi që i është bërë popullsisë Çame me atë Arvanite, nga qarqet shoviniste greke, tenton të hedhë poshtë të drejtën historike të autoktonisë Çame duke supozuar se janë të ardhur në Greqi ashtu si dhe Arvanitasit, gjatë periudhave të ndryshme të perandorisë Bizantine. Kjo gjë është e vërtetë vetëm për Arvanitasit e jo për popullsinë Çame, historia e të cilës në këtë trevë shkon në kufijtë e mitologjisë. Vetë historiani grek Tukididi, që shkroi për Luftën e Peloponezit, pranon se kur forcat Athinase u futën në gjirin e Ambrakisë takuan një popullsi lokale që nuk fliste greqisht por fliste barbarisht (këtu Epirote).

Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.

Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për popullsinë shqiptare.

Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame.

Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambetafilluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj myslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatar, Galbaq, Picar,Varfanj, Arpicë me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.

Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zëvendës Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontingjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. "Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinë çame.

Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhanë kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t'i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se "Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive".

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. "Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta".

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç'të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.

Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.

Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente.

Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame".

Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë ngaçeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurte, "më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin", domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislingë të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi,Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve tëKartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria", i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revan, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV "Ali Demi" me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke(EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it.

Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste.

Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke "që të bëjnë punë në minoritete duke enë në lidhje gjithmonë me ne". Po kështu do të procedohej edhe në Çamëri.

Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, "për t'i bërë masat e minoritetit t'i drejtojnë sytë nga Greqia". Në një miting që ishte bërë në Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi". Sipas të njëjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dërguar për tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1stërlinë për tre anëtarë të familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin shqiptar në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fisnike të bashkëjetesës midis fqinjëve me devizën : luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhe gjithë reaksionit në shërbim të tij.

Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.

Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes siç ishin mbajtja e rrefullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj.

Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit "për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti", "të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman". Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithatë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve. Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes për një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. Është e qartë se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllimet e këtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta.

Nacionalistët shqiptarë synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të tillë. Madje zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare.

Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t'u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët-grupi nacionalist shqiptar po punon për t'ia aneksuar Çamërinë Shqipërisë". Në përgjigje të këtij telegrami pohohet me gojën plot se "Ky grup (nacionalistët) është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë".

Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë që të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare.

Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje për bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që "grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar".

Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943).

Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj.

Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin mininë në -3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame këto kushte:

1.         Çarmatimin e plotë

2.         Mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë çame në radhët e EDES-it si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri.

Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944 që ka patur ato konsekuenca që dihen. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it.

Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste.

Çamëria dhe çamët gjatë Luftës së Dytë Botërore

Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë.

Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okëvaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës. Por si qëndron e vërteta ? Është rasti të (konfirmohet) pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë.

Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij.

Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se "ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun". Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher(Neubacher?). Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar... Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 ishin rreth 10000 luftëtarë.

Sipas marrëveshjes me autoritetet gjermane duhej të mbetej e lirë nga ushtria e Zervës një rrip bregdetar prej 10 km. Mirëpo më 3 korrik 1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën bregdetare pranë Pargës. Po ashtu, gjatë natës 6-7 korrik filluan në befasi veprimet luftarake të trupave të Zervës kundër reparteve gjermane në perëndim të Artës dhe në rrugët Janinë-Artë dhe Janinë-Gumenicë. Siç shpjegohet në dokument "ndryshimi i qëndrimit të Zervës nga marrëveshja e arritur me gjermanët ndodhi si rezultat i ndërhyrjes së oficerëve të ndërlidhjes aleate, të cilët morën përsipër vetë udhëheqjen e ushtrisë së Zervës. Madje thuhet se edhe urdhrin për sulm kundër gjermanëve e dhanë oficerët ndërlidhës të aleatëve. Nisur nga ngjarje të tilla as edhe gjermanët nuk ishin të qetë për marrëveshjen që nënshkruan. Lajmet e shërbimeve sekrete gjermane konstatonin që në rast zbarkimi të aleatëve, EDES-i do të luftojë kundër gjermanëve, duke iu referuar udhëheqësit të EDES-it papajoanu. Në gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetë.

Në vitin 1947, pavarësisht nga dëshira e amerikanëve, që qeveria greke të mbështetej mbi një koalicion sa më të gjerë, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakënaqësinë e tij ndaj kandidaturës së Zervës si ministër i Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i vendosur saqë ai shkonte deri atje sa të kërcënonte udhëheqësit grekë se, në rast të kundërt, do të tërhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan në Athinë Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku në SHBA në shumicë ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste që janë në kundërshtim me idealet e demokracisë sonë". Kështu, atij iu bë e qartë se nuk meritonte besimin si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA. Po kështu, një personalitet tjetër me peshë, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervën, i deklaronte sekretarit të tij të njëjtën gjë, se ekzistonte një opinion i fortë publik, i cili ishte kundër Zervës në ShBA dhe në vendet e tjera si Franca dhe Anglia, të cilat ishin mike të Greqisë dhe se ai e ndjente se për këto arsye në qoftë se Zerva do të bëhej ministër i Rendit Publik, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për Greqinë dhe mund të përmbysë punën që po bën Misioni Amerikan për të". Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendencë antigreke, por përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës, të cilat ishin pikëmbështetja e tyre. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte përcaktuar deri në 2000 veta që bashkëpunuan "me gjithë zemër me gjermanët", por ai nuk mohonte faktin që pati edhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. Tërheq vëmendjen një fakt se shifra që jep Palmeri, përkon me numrin e të dënuarve nga gjyqi famëkeq i Janinës, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistëve", i zhvilluar në vitin 1945-1946, i cili dënoi në mungesë 1930 shqiptarë të Çamërisë. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- "pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kunër minoritetit shqiptar" hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç'vend patën gjermanët në genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një "situatë grindjesh". Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët". Genocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se "Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944... Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë së padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje këtë gjenocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë e ka pohuar vetë N. Zerva. Në letrën dërguar më 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Të marrë përsipër detyrën e sqarimit të bashkëatdhetarëve (grekëve) se kush e pastroi Çamërinë nga shqiptarët". Këtë fakt e dëshmojnë edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të refugjatëve çamë në Shqipëri. Në një memorandum të këtij Komiteti dërguar Ministrave të Jashtëm në Moskë i cili u publikua në gazetën "Bashkimi" dhe pastaj edhe në "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit të gjermanëve, monarkistët grekë dhe fashistët, bashkë me Gestapon, sulmuan popullsinë dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar në territorin e Shqipërisë. Ajtet e autoriteteve greke ishin në kontradiktë të qartë me Kartën e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltës dhe të Potsdamit". Pozitën e gjermanëve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundër popullsisë çame e kompromenton më tej një dokument tjetër që vjen nga një ditar i njërit prej nacionalistëve çamë, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe një enigmë tjetër, se si hyri Zerva në Çamëri, kur populli çam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte të hynte në Çamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë çame, e cila ishte e vendosur të vetëmbrohej. Prandaj, ai ndërhyri pranë autoriteteve gjermane të pushtimit që ata të bënin çarmatimin e saj dhe ia arriti këtij qëllimi. Çarmatimi i popullsisë u krye nga gjermanët me një urdhër direkt të Hitlerit. Autori i lartpërmendur pohon se gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e tyre, për bashkimin kombëtar. Më pasZerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen.

Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim ineresant që i afrohet të vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth ndaj çamëve". Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absdurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi".

Në këtë mënyrë, Palmeri vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Çamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullsie me gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve.

Megjithatë, Palmeri e pranonte dhe mundësinë hipotetike të bashkëpunimit të një pjese të minoritetit shqiptar me italianët dhe si shkaqe të këtij bashkëpunimi të mundshëm ai jepte ";dëshirën për ta bashkuar Çamërinë me Shqipërinë ose për të shfrytëzuar mundësitë që paraqiste realiteti i krijuar për të qëruar hesapet e vjetra me grekët. Ai pohonte se nuk mund të arrihej në ndonjë konkluzion se kush nga të dy palët ishte përgjegjës për fillimin e armiqësive. Në të vërtetë, armiqësitë dhe konflikti nacional në Çamëri, siç kemi theksuar më lart, kishin filluar këtu me aneksimin e kësaj treve shqiptare nga greqia gjatë Luftërave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenë politika sistematike antishqiptare dhe shkombëtarizuese e qeverisë greke dhe organizmave të ndryshme të saj. Kjo situatë e tendosur, sigurisht që ka shkaktuar edhe konflikte të veçanta midis të dy palëve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilësisht pasi ata ishin të ushtruara, të organizuara, të drejtuara ose të xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me gjermanët dhe italianët, i cili e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftës, madje dhe sot, u përpoqën të fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim total ndaj popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi ka qenë i qartë, që t'i vihej një bazë justifikuese spastrimit etnik të Çamërisë.

Por armiqësitë dhe përplasjet sipas të dhënave të mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe në një linjë tjetër, në kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as këto ngjarje nuk përbëjnë argumente për të përligjur spastrimin etnik të Çamërisë.

Përpara se Palmeri të kryente hetimet e tij në Çamëri, zbulimet britanike në dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, kishin informuarForeign Ofisin se masakrat dhe shpërngulja e popullsisë çame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian një grup nacionalistësh shqiptarë "kishte ndihmuar në vitin 1940 Ushtrinë Italiane në fushatën e saj kundër Greqisë dhe në vitin 1944 ata i kishin dhënë ndihmë afektive forcave gjermane të pushtimit. Pas largimit përfundimtar të gjermanëve nga Çamëria trupat e Zervës u shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve. Në një lokalitet 40 ushtarë të Zervës u zhdukën dhe pastaj u gjendën të vdekur. Ky incident që ndodhi rreth qershorit të vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave të Zervës, të cilat çuan në dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Greqia".

Pas raportit të Palmerit, një tjetër informacion iu dërgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike në Greqi. Në të jepej vlerësimi i përgjithshëm se veprimet kundër çamëve ishin të kuptueshme, sado që ishin të qortueshme. Duke iu referuar Librit të Bardhë grek ky raport i paraqiste çamët si "një popullsi gjaknxehtë dhe violente ashtu si shumë komunitete të tjera malore ballkanike". Ndër të tjera në këtë raport thuhej: "Dy herë minoriteti shqiptar ka qenë përfshirë në shkatërrimet e zonës ku ata jetojnë. Dhe bregdeti shqiptar që shtrihet përballë Korfuzit ishte një nxitje e përhershme për nacionalistët e zjarrtë grekë. Gjatë lëvizjes së rezistencës çamët i kishin shqetësuar grekët sërish duke vepruar në banda midis bregdetit dhe forcave të gjeneralit Zerva. Ata ia prenë lidhjet atij (Zervës) ose të paktën penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. Çamët përfaqësonin për Aksin një element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarët. Këta më shumë mundësi ka që të ishin çamët se sa ndonjë forcë nga Shqipëria. Në këto rrethana, veprimet kundër çamëve nga ana e grekërve kanë qenë të kuptueshme, megjithëse të qortueshme".

Çështja e Çamërisë, bashkë me atë të Kosovës u pozuan në opinionin publik nga Diaspora Shqiptare në kushtet e vetëizolimit të Shqipërisë, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, duke vënë në plan të parë interesat e ngushta të mbrojtjes së pushtetit dhe parimet e bashkëpunimit në linjën e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet më të vendosura u bënë ngaShoqata "Çamëria" në SHBA, e cila zhvilloi shumë aktivitete në mbrojtje të çështjes çame. Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBACordell Hull, pasi theksonte kontributin që dha Shqipëria në luftën kundër fashizmit, shoqata kërkonte që parimet e Kartës së Atlantikut të zbatohen me konseguencë edhe në çështjen shqiptare. Në mënyrë të posaçme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 të kësaj karte dhe kërkonte që populli shqiptar, që kishte mbetur në shtetet fqinje të përcaktonte formën e qeverimit nën të cilën do të jetojë, të ushtrojë të drejtat sovrane dhe të restaurohej vetëqeverimi; të drejta këto që u ishin rrëmbyer me forcë. Në ktë mënyrë, ata jo vetëm kërkonin kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, por që edhe Çamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e tyre.

Forca kryesore që u vu në krye të përpjekjeve për të mbrojtur çështjen çame ishte Këshilli Antifashist i Çamërisë që zhvillonte aktivitetin e tij në Shqipëri. Ai drejtoi masat e popullsisë çame, përpjekjet e saj për t'u kthyer në atdhe. Kjo organizatë zhvilloi një aktivitet të gjerë si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në organizimin e refugjatëve çamë, në organizimin e propagandës dhe në mbajtjen gjallë të shpresave për t'u rikthyer në atdhe. Këshilli Antifashist i refugjatëve çamë u dërgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive të Mëdha, Qeverisë Greke, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit dhe Komitetit panepirot të EAM-it. Më e hershmja është jë protestë dërguar Fuqive të Mëdha më 17 tetor 1944 në të clën kërkohej që të largoheshin forcat e EDES-it nga Çamëria për të siguruar nderin, jetën dhe pronën e popullsisë si dhe sigurimin e të gjitha të drejtave të barabarta të bazuara në Kartën e Atlantikut dhe pjesëmarrjen e popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesit të huaj si dhe lirimin sa më shpejt që tëishte e mundur të 300 grave dhe fëmijëve të cilët mbaheshin në kampet e përqëndrimit në Filat dhe në Paramithi.

Këtë protestë e pasoi një tjetër votim proteste dërguar këtyre subjekteve nga Filati i Çamërisë më 30 tetor 1944. Në të paraqitet në përmasa reale tragjedia çame, hidhet dritë mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet për një sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet në të asnjë shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Përkundrazi, dokumenti shquhet për frymën internationaliste, në të manifestohen qartë prirjet e toleranca dhe bashkëjetesa paqësore me popullin grek pa pasnjë paragjykim. Në kërkesat e kësaj proteste figurojnë kthimi i shpejtë i popullatës çame në vatrat e veta dhe sigurimi i jetesës së qetë të saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke në Çamëri për të zbuluar dhe ndëshkuar shkaktarët e krimeve, largimin sa më parë të forcave të EDES-it nga Çamëria si kusht për të shpëtuar nderin dhe pasurinë e popullsisë çame dhe barazimin real të të drejtave njerëzore kombëtare me popullsinë greke në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe të pjesëmarrjes së popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesve të huaj.

Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke).

Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranopi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ç'tju thotë, pasi në praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni në Çamëri". Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve aleate dhe Qeverisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim përfaqësuesve të Çamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë.

Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Çamëria u çlirua, popullsia çame që gjendej afër kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945, çeta të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame. Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë dhe më 13 mars 1945 kishin shpërthyer një terror në Filat si rezultat i të cilit ishin vrarë 70 vetë. Sasia e emigrantëve që u kthyen në tokat dhe shtëpitë e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siç pohojnë dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekëve nuk u provokua nga shqiptarët, por i ishte rezultat i "vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekëve në këtë rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një politikë të përcaktuar mirë të Qeverisë Greke, e cila tani e kishte shtrirë plotësisht autoritetin e vet në të gjithë vendin edhe në këtë rajon.

Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë që u mbajt në shtator të vitit 1945 miratoi një rezolutë të cilën ia dërgoi Konferencës së Ministrave të jashtëm të vendeve aleate, në të cilën vihej në dukje se "Në kohën e okupacionist nazist, ndërsa luftëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi, të ikuraduar me forcat e rezistencës së popullit grek po luftonin ashpërsisht kundër okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste të Zervës të komanduara prej vetë këtij gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës pas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra qytetarë dhe fshatarë çamër nga të gjitha shtresat shoqërore". Kongresi, duke iu referuar Kartës së Atlantikut, kërkoi jo vetëm kthimin e emigrantëve çamë në trojet e veta, por edhe "sigurimin e të drejtave të barabarta të minoritetit shqiptar në Greqi me pjesën tjetër të popullit grek, ashtu siç e gëzonte minoriteti grek në Shqipëri".

Në fund të nëntorit 1945, përfaqësuesit e emigrantëve çamë i dërguan një letër zëvendëssekretarit të Jashtëm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinën dhe kërkuan që ai të ndërhynte pranë Qeverisë Greke për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe si më parë, atyre nuk iu dha ndonjë përgjigje. Këtë herë, Komiteti Antifashist Çam garatimin e të drejtave të minoritetit shqiptar si qytetarë të lirë e mbështeste jo vetëm në Kartën e Atlantikut, por edhe në Konferencat e Teheranit, të Jaltës dhe të Potsdamit.

 

MEMORANDUM I KOMITETIT ANTIFASHIST TË EMIGRANTËVE ÇAMË NË SHQIPËRI KOMISIONIT HETIMOR TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË U.N.O. RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NË MINORITETIN SHQIPTAR ÇAM NË GREQI

 

Ne Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë në Shqipëri, me besim në parimet demokratike dhe humanitare të U.N.O.-s, n’emër të emigrantëve Çamë në Shqipëri, parashtrojmë para Komisionit hetimor të drejtat tona të humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat që kryen fashistat Grekë për të shfarosur Minoritetin Shqiptar në Greqi. Në vazhdim të protestave dhe kërkesave tona drejtuar Aleatëve të Mëdhenj dhe Kombeve të Bashkuara, ne kërkojmë drejtësi për sa parashtrojmë: Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetëve me radhe duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor dhe duke mos përfillur as pak traktet Ndërkombëtare kanë përdorur kundër minoritetit Shqiptar në Greqi një politikë çfarosjeje. Qysh me pushtimin grek në Çamëri më 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e përkrahur nga autoritetet e vendit masakroi pa më të voglën arsye 72 burra të krahinës Paramithisë në pruan e Selamit. Këto masakra qenë fillimi i çfarosjes së minoritetit Shqiptar dhe zbulojnë orientimin që mori politika greke kundrejt popullatës sonë. Ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaçkitjet dhe grabitjet në pretekstin e çarmatimit gjatë vjetëve 1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provakacioni më 1921 i Gjeneral Bairas, të gjitha këto e tregojnë realitetin e mjerrimeve në të cilat u vu popullata e jonë në kohën e pushtimit grek. Koska, Lopsi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margëllëçi, Arpica, Grykohori, etj, janë një pjesë e fshatrave që kanë paguar më shtrejtë këtë terror. Më 1922-1923, qeveritarët e Greqisë vendosën të zbatonin shpërnguljen e elementit mosleman të Çamërisë (duke i gjykuar si turq) në shkëmbim me grekërit e Azisë së vogël (duke i gjykuar sipas fesë). Ky akt i turpshëm i qeveritarëve te Athinës u has në rezistencën tonë dhe në ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve, e cila duke njohur kombesine Shqiptare të popullatës sonë hodhi poshtë vendimin e qeverisë Grek. Por megjithë ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve dhe të angazhimeve solemne të marra nga qeveria Greke në Lozanë më 16 janar 1923, prapë njerëzit e Athinës vazhduan politikën e tyre të çfarrosjes. Ata përdorën çdo mjet për të vështirësuar qëndrimin në Çamëri të elementit Shqiptar, çpronsuan qindra familje në 6000 ha tokë pa më të voglin shpërblim si në Dushk, Gumenicë, Kardhiq, Karbunar, etj. Qeveria e Athinës vendosi emigrantët e Azisë së Vogël në Çamëri me qëllim që ta popullojë me grekër dhe të krijojë mundësin e emigrimit të popullatës autoktone Shqiptare. Familje të tëra detyroheshin të braktisin vatanin për në Turqi, Shqipëri, Amerikë e gjetkë dhe fshatra si Petrovci, Shëndëllinja u braktisën krejt nga banorët Shqipëtarë. Në këto rrethana ne nuk gëzuam asnji të drejtë nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe Gjuha amtare; në vend të zhvillimit të kulturës kombetare dhe të përparimit, përkrahet fa natizmi dhe injoranca, në vënd të shkollave hapeshin dhe ndihmoheshin klubet fetare në gjuhën arabe, nderkohe qe 95 % të popullatës sonë qëndrojnë akoma analfabet. Krahina e Çamërisë, një vend i pasur dhe i begatshëm, kishte mbetur mbrapa pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe në duart e fajdexhinjëve, akaparatorve si Koqoni, Pitulejt, Kufalla, Zhulla, Ringa, etj., që varfëruan dhe skllavërruan gjithë vendin. Në luftën kundër fashizmit dhe tamam në përfundim të saj forcat reaksionare Monarko-Fashiste të Llakës së Sulit të krijuara nga reaksioni dhe në shërbim te pushtuesit, nën Komandën e Gjeneral Napoleon Zervës, sulmuan dhe masakruan pabesisht banorët Shqiptarë moslemanë të Çamërisë. Në këtë kohë kur trupat e ELAS-it dhe tonat ishin në luftime kundër Gjermanëve, komanda e EOEA në kompromis me Gjermanët operonte për të fituar pozita për luftën vllavrasëse; dhe kur forcat tonat besnike të frymës dhe të vendimeve të marrëveshjes së Kasertës (Sarafis-Zerva) Gusht 1924, zbatonin urdhërat e Komandës së përbashkët në ndjekje të Gjermanëve, Gjeneral Napoleon Zerva, komandant i forcave të rezistencës ne Epir (ELAS - EOEA), urdhëronte njikohësisht operacionet dhe masakrat në kurriz të popullatës të pafajshme të Çamërisë. Masakrat në Çamëri janë një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe nje mospërfillje e turpëshme e parimeve dhe e karakterit të luftës antifashiste. Masakrat në Çamëri u kryen në saje të bashkpunimit dhe marrëveshjeve me Gjermanët, të cilët në tërheqje u lanë vendin forcave Zerviste. Ja një fakt konkret i bashkëpunimit ndërmjet forcave Zerviste dhe të atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave të krahinës së Filatit, nje ditë para hyrjes së forcave Zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944 në katundin Fanaromen, 3 km larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane në tërheqje. Mbas këtij takimi shohim që ende pa u larguar mirë forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynë në Filat. Kështu një bashkpunim i tillë u siguroj forcave Zerviste krahët duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjërë në të gjitha krahinat e Çamërisë. Forcat e divizionit X te EOEA nën komandën e Kolonel Vasil Kamarës dhe pikërisht ato të regjimentit XIV të këtij Divizjoni të udhëhequr nga Kranja, me ndihmësa Lefter Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos, kriminelët me damkë Pantazejt, etj., më 27 Qershor 1944 hynë në qytetin e Paramithisë. Në kundërshtim me premtimet e dhëna dhe marrëveshjes së bërë midis Myftiut Hasan Abdullaj nga një anë dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër si agjenta të Zervës, filluan masakrat më të poshtra. Burra, gra dhe fëmijë të pa mbrojtur qenë objektivi i Monarko-Fashistëve Grekë. Numri i të masakruarve në Qytetin e Paramithis dhe rrethe arrinë në 600 veta. Më 28 korik 1944 forcat e regjimentit 40 nën Komandën e Agores hynë në Parg ku masakruan 52 burra, gra dhe fëmijë. Forcat e EOEA nën komandën e Theodhor Vitos, Ilia Kaços, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaços, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit më 23 Shtator 1944, ditën e Shtunë në mëngjes, hynë në qytet. Po në këtë ditë hynë edhe në Spatar, plaçkitën dhe grabitën të gjitha familjet dhe gjithë ç’ka gjetën. Në mbrëmjen e natës 23 duke u gdhirë 24 Shtator 1944, hynë dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e të tjerë; me arritjen e këtyre forcave filluan menjëherë masakrat. 47 burra, gra dhe fëmijë u masakruan në Filat dhe 157 numërohen të masakruarit të vrarët dhe të humburit në Spatar, ku një pjesë e mirë e tyre ishin grumbulluar nga katundet të tjera. Të gjitha gratë e reja dhe vajzat u keqpërdorën dhe u çnderuan prej kriminelëve të Zervës. Pak ditë më vonë monarko-fashistat grumbulluan të gjithë burrat që kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katër anëtarë, 47 shqiptarë të pafajshëm u masakruan. Në Granicë të Filiatit janë mbuluar kufomat e 46 vetave dhe të therrura me thika dhe 45 të tjerë në fushë të Filatit tek ara e Xhelo Metos. Familje të tëra janë zhdukur me prindër, fëmijë dhe foshnjë në djep. Gratë dhe vajzat u çnderuan. Me qindra deklarata të atyre që shpëtuan përshkruajnë vrasjet dhe vuajtjet e pasosura nga ata del qarte kriminaliteti dhe qëllimi i veprimeve të monarkofashistëve në Çamëri. Ja disa shembuj: Sanije Bollati në Paramithi është djegur me benzinë mbasi iu prenë sisët dhe iu nxerrën sytë. Ymer Muratin e vranë dhe e bënë copa-copa në Paramithi. Në shtëpinë e Sulo Tarit ishin grumbulluar më se 40 gra dhe Çili Popova nga Popova i veshur ushtarak me një grup ushtarësh hyri brenda, muarrën gratë dhe vajzat më të bukura dhe filluan t’i çnderonin në një dhomë tjetër. Ulurima e vajzave e të grave arrrinin kulmin. Kjo poshtërsi vazhdoi gjithë natën. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare, etj. ishin objekt i këtyre poshtërsive. Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosën para familjes së tij, e lanë dhe ikën. Familja për ta siguruar e streho n tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban për disa orë, por më vonë lajmëron ta marrin dhe e çojnë tek Stavro Muhaxhiri, kurse vetë largohet për tek Shuaip Metja ku ishin mbledhur shumë familje. Andartët informohen, e marin, më parë i nxjerrin dhëmbët e floririt me darë dhe mbasandej e vranë. Malo Muhon plak 80 vjeçar i sëmurë prej katër vjetësh vritet me sopatë para së shoqes. Trutë i kërcyen në prehër të së shoqes e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku. Në Spatar Abdul Nurçe merret e çohet në Filat zbathur, zvarriset nëpër rrugë të qytetit dhe më në fund vritet para shtëpisë së Nidh Tafeqit. Familja e Lile Rustemit nga Shulashi e përbërë prej 16 vetash në shumicë fëmijë, zhduken krejtësisht pa shpëtuar as edhe një. Xhelal Minit nga Paramithija ia prenë kokën me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut. Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjes dhe Malo Sejdiut iu prenë gishtrat, hundët, gjuhën dhe këmbët dhe kur këta ulurinin nga dhëmbjet e mëdha, andartët Zervist këndonin këngët e komandantit të tyre dhe gëzoheshin kur shikonin këto tmerre. Më në fund i vranë në çengelat e kasapëve. Eshtref Himi qytetar nga Paramithija deklaron sa vijon për masakrat në Paramithi: Të martë më 27 Qeshor 1944 n’ora 7 të mëngjesit hyjnë në Paramithi monarko-fashistat grekë të komanduar nga Kolonel Kamara, Major Krasnja, Kapiten avokat Kristo Stavropulli, Kapiten avokat Lefter Strugari, N/Toger Nikolla Çenos, etj. Porsa hyjnë në qytet u dha urdhëri që kërkush të mos lëvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do të prekeshin n’asnjë mënyrë. Në mbas dreke filluan menjëherë arrestimet ndër gra, burra dhe çiliminj, kurse nga ana tjetër fillon vjedhja. Të gjithë burrat deri të nesërmen u vranë. Pasi më mbajtën 4 ditë në burg më lanë të lirë për të varrosur të vrarët. Në vendin e quajtur Kisha e Aj Jorgjit munda të njoh 5 nga personat e vrarë, të tjerët ishin bërë të panjohur për shkak të torturave të pësuara. Të pesë viktimat e njohura prej meje janë: Met Qere, Sami, Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditësh më shpien pas “Galatajt” në afërsi të shtëpisë së Dhimitër Nikollës, ku ishin vrarë 8 veta. Nuk munda t’i njoh pasi ishin bërë copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerëzish. E quajtuna Sanije Bollati, pasi pësoi tortura të frikshme e dogjën të gjallë me benzinë. Kjo tragjedi pati vënd të mërkurën dhe të premtën në mëngjes, trupi i saj u transportua i mbuluar në një batanije nga e ëma e saj e dy bashkëqytetarët të cilët e vendosën në një qilar me urdhër të monarko-fashistave që s’linin asnjë ta shikonin. Atje kjo grua e mjerë vdiq pas pesë ditësh dhe kufoma e sajë ishte plot me krymba. Gjithçka deklaroj i kam parë me syte e mij. Në fillim u msheha për pesë ditë rresht në një tavan kur monarko-fashistat më arrestuan dhe më prezantuan para major Kranjajt i cili pas pytjeve të shkurtëra urdhëroi burgimin tim. Në burg gjeta 380 persona ndër të cilët gra dhe fëmijë. 120 nga këta vdiqën ur ije. 4 persona dhe unë qëndruam 15 ditë në burg dhe m’! andej na përrcuallën për në Prevezë prej kah shkuam në Janinë ku qëndruam 40 ditë. Atje pësuam tortura të papërshkruara. Pastaj me ardhjen në këtë qytet të trupave t’EAM-it ne u liruam. Dërvish Sulo nga katundi Spatar i Filiatit i përshkruan në këtë mënyrë në Spatar: Në mëngjezin e një të Shtune të Shtatorit 1944 gjithë popullata u grumbullua përpara xhamisë së fshatit Spatar. Ushtarët filluan grabitjet dhe çnderimet ndër gra, vajza e deri në plaka. Paçe Çulani 50 vjeçare uçnderua, u grabit, iu prenë flokët mandej veshët dhe më në fund u vra në bahçen e saj n’afërsi të grurit të Miços. Në shtëpinë t’onë ishte vendosur familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetë vetash, gra, burra dhe fëmijë. Pasi u çnderuan gratë të cilave iu shpuan gjirët me thika, të gjithë u masakruan. Në shtëpi të Damin Muhametit u vranë 5 gra dhe 3 fëmijë. Në shtëpi të Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u çnderua Hane Isufi së bashku me një grua tjetër. Në shtëpinë e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80 vjeçar Sulejman Dhrimicës dhe së shoqes së tijë. Në shtëpine e Mete Brahos u dogjën të gjallë 20 per sona, gra, fëmijë dhe burra. Kije Nurqi 76 vjeçare u therr me thikë. Në vreshtin e Zulës dhe në kopshtin e Avdyl Nurçes pashë 30 persona të masakruar. Në shtëpinë e Haxhi Latifit u çnderuan vajzat e Haxhi Culanit kurse në banesën e Mejdi Metës u çnderua Hava Ajshe dhe Nazo Arapi mandej kjo e fundit u masakrua. Viktimat dhe humbjet simbas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944 dhe 1945 në kurriz të Shqiptareve në Greqi arrin numrin 2877, të ndarë si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mërgëlliçi dhe Parga 620. Ky qe fati i gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamërija me përjashtim të disa pak grave që janë sot dëshmitare të gjalla të kësaj masakre ngjethëse në Paramithi në Prag, Spatar dhe Filat. Përmes gojës së tyre del qartë dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t’organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek në Çamëri. Kjo kasaphëne që u frymëzua prej ndjenjave më të ulta të urrejtjes shovene dhe fetare përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 28000 Çamëve që erdhën dhe u strehuan në Shqipëri me kondidat më të vajtueshme. 68 katunde me 5800 shtëpi u grabitën, u shkatërruan dhe u dogjën. Nga llogaritja e dëmeve rezulton të kenë mbetur në Çamëri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste të Zervës 17000 kokë bagëti të holla, 1200 të trasha, 21000 kv bereqet dhe 80000 kv vaj, gjithashtu dhe produkti i vjetit 1944-45 që arrin në 11000000 kg bereqet dhe 3000000 kgvaj. Gjatë emigracionit 110000 kokë bagëti e hollë dhe 2400 bagëti e trashë ngordhën dhe humbën. Nga gjithë kjo del e qartë katastrofa e madhe ekonomike që pësoj popullata jonë duke mbetur nëpër rrugët e emigracionit vetëm me rrobat e trupit. Çamëria në luftën e madhe antifashiste dha materialisht dhe moralisht. Popullata e Çamërisë u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër pushtuesit dhe formoi batalionin IV të regjimentit XV-të të ELAS-it .Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan vendosmërisht kundër pushtuesve nazifashistë dhe tradhëtarëve zervistë. Gjaku i dëshmorëve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli, etj., që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmojnë konkretisht këtë fakt. Në përfundim të luftës dhe në çlirimin e vendit nga pushtuesi trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervos operonin në krahinat dhe fshatrat tona jo si çlirimtarë, por si xhelate dhe armiq të betuar të elementit Shqiptar në Çamëri. Në marrëveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas) Gusht 1944, trupat e rezistencës viheshin në fronte të përbashkëta kundër ushtrise naziste, nën një komandë të përbashkët dhe në zona të caktuara operative. Kjo marrëveshje u shkel në Çamëri. Trupat Zerviste ranë në kompromis me Gjermanët dhe duke qëlluar forcat tona penguan veprimtarinë e Batalionit IV-të Regj. XV-të në zonën e caktuar të Filatit. Operacionet dhe masakrat në krahinën e Filatit lidhen direkt me këtë situatë dha janë në kundërshtim të hapët me besimin dhe frymën e bashkëpunimit të vendosura në Caserta. Akoma dhe fshati i fundit i Çamërisë, Koska, një nga baza e organizimit të forcave të rezistencës së Frontit Nacional Çlirimtar në Çamëri, u shkatërrua dhe u doq si përfundim i aktit për shkatërrimin e Çamërisë. Një komision i Këshillit Antifashist Çam u dërgua më 30-X-1944 n’Athinë pranë qeverisë greke të z. Papandreu me një votim proteste kundër masakrave në Çamëri duke kërkuar njëkohësisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi të mirrte asnjë masë dhe angazhim për sa iu parashtrua. Mbas operacioneve të Dhjetorit 1944, me çlirimin e Çamërisë nga pushtuesi zervist, një pjesë e popullatës sonë u riatdhesua përsëri dhe u vendos në krahinën e Filatit. Më 12 Mars 19445 forcat qeveritare të garnizonit të Korfuzit duke e shkelur marrëveshjen e Varkizës ne Shkurt 1945 organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shëmtuara të Vanrës (Filatit), të cilat nxorrën në shesh edhe një herë lakuriq qëndrimin dhe politikën e autoriteteve përgjegjës të qeverisë greke në lidhje me çfarosjen e popullatës Shqiptare të Çamërisë. Në mbështetje të kësaj situate të konstatuar, Misioni UNRRA-s në Shqipëri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit për akordinim në favor të emigrantëve 1450000 dollarë si ndihmë e menjehershme ndaj gjëndjes sonë të vështirë. Edhe në këto kondita emigrantët Çamër vazhduan të kontribuojnë gjithnjë më tepër për Frontin. Në konferencën e Shalësit (Konispol) mbajtur në fund të Shtato rit 1944 zëri i Çamëve n’emigrim u ngrit më i fortë për bashkëpunim kundër pushtuesit dhe padrejtësive të monarkofashistëve Grekë. Më 23 Shtator 1945 në Kongresin e Vlorës delegatët Çamër që përfaqësonin të gjitha grupet e emigrantëve Çam në Shqipëri u shprehën kundër masakrave të monarko-fashistëve grekë të kryera mbi ta dhe kërkuan me anë memorandumesh drejtuar Konferencës së Londrës shqyrtimin e problemit të tyre dhe dënimin e shkaktarëve të gjakderdhjes së kotë në Çamëri dhe të vuajtjeve të pakufi. Kongresi përfundoi me një rrezolutë ku përmblidhen të gjithë punimet e tij. Gjatë emigracionit për shumë herë ne i jemi drejtuar botës për të drejtat t’ona të mohuara dhe kemi kërkuar riatdhesimin. Më 30 Tetor 1944 Këshilli Antifashist Çam i dërgonte një votim proteste Qeverisë së Bashkimit Kombëtar Grek, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive Aleate, Komitetit Qendror t’EAM-it ku flitet për barbarizmat e fashistëve Grek në Çamëri. Më 9 Maj 1945 Këshilli Antifashist Çam iu dërgon Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit të Konferencës San Franciskos mbi të drejtat e Çamëve në bazë të kartës s’Atlantikut. Më 27 Qeshor 1945 telegrame proteste kundra masakrave në Çamëri jane drejtuar nga Këshilli Antifashist Çam Qeverisë Demokratike të Shqipërisë, Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franceze, Çekosllovake, Legatës Jugosllave, Shqiptarëve t’Amerikës, Italisë dhe Bullgarisë. Promemorja drejtuar z. Hutxhinson deputet Laburist i Britanisesë Madhe ë 26-XI-1945. Telegram drejtuar Drejtorise së Përgjithshme të UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Çam (25-9-1945) ku kërkohen ndihma. Memorandum drejtuar kryesis së Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleat në Londër nga Delegatet e Kongresit Çam me 3-4-9-1945. Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuar në Londër prej Komitetit Antifashist Çam më 11 Janar 1946 ku rivlersohen masakrat dhe kërkohen të drejtat. Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New-York nga Komiteti Antifashist Çam më 25 Tetor 1946, etj. Ne jemi viktimë e rregjimit monarkist që sot sundon në Greqi. Së bashku me popullin vëlla grek ne vuajmë pasojat e terrorit të zi të shpërthyer prej tyre në gjith Greqinë. Pë dy vjet e gjysmë ne po vërvitemi Shqipëris në mizerje larg Atdheut ndërsa vendet tona të pasura shfrytzohen pa të drejte nga agjentët e Monarko-Fashistave në Çamëri. Vuajtjet tona gjatë emigracionit kanë qenë dhe janë pa kufi. Me mijra kanë vdekur nga kjo situatë e krijuar. Megjithatë protestat e bëra dhe të drejta që na përkasin ne vazhdojmë të qëndrojmë akoma n’emigracion ndërsa Qeverija Greke merr masa dhe vendos në Çamërinë t’onë pa asnjë të drejtë banorë të huaj për të penguar kthimin tonë. N’emër të popullatës sonë ne protestojmë edhe një herë për të gjithë këto ne i parashtrojmë Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit t’UNO-s tragjedin e luajtur në Çamëri dhe heqim vërejtjen për një akt barbar të kryer me qëllim çfarosje të popullatës sonë. Ne theksojmë nevojën e përfundimit të shpejt të problemit Çam dhe kemi bindje se do të gjejnë zgjidhje kërkesat tona që janë: 1. Marrja e masave i imediate për pengimin e vendosjes së elementeve të hua në vatrat tona. 2. Riatdhesimi i të gjithë çamëve. 3. Kthimin e pasurise, shpërblimin e dëmeve tona shkaktuar në pasuri të lujtëshme dhe të palujtëshme. 4. Ndihmë për rindërtimin e vatrave dhe vendosjen tonë. 5. Sigurimin dhe garancin që rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndërkombëtare, si sigurimi i të drejtave civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal. 6. Gjykimi dhe dënimi i të gjith përgjegjësave të krimeve të kryera. Duke ju shprehur konsideracjone tona më të shquara, Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë Taho Sejho, Kasem Demi, Rexhep Çami, Tahir Demi, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti. Tiranë 1947

 

http://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_%C3%87am%C3%ABris%C3%AB

Për ZSH: Isuf B. Bajrami

 

Shqiptarët në Luftën e Sanjës: dhe Spanja nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës!?!

 

Lista e vullnetarëve shqiptarë në luftën qytetare të Spanjës

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Të rinjët shqiptarë në luftën e Spanjës (1936) të rradhitur si ushtarakë në radhët e Brigadave Inernacionale.

 

Lista nuk është e plotë dhe pjesëmarrësit janë raditur sipas ABC-së

?        Asim Vokshi komandat i batalionit "Garibaldi"

?        Daut Muço(Podgorani)

?        Dhimitër Kosta

?        Emrush Myftari

?        Faik Dardha

?        Hulusi Spahiu

?        Ibrahim Kurani

?        Iljaz Pashaj

?        Justina Shkupi

?        Kostë Kolombo

?        Mane Nishova

?        Mehmet Shehu

?        Musa Kame (Fratari)

?        Petro Marko

?        Qamil Sherifi

?        Ramiz Varvarica

?        Sabri Lumani kryeredaktor i revistës Vullnetari i Lirisë Spanjë, 1937

?        Skënder Luarasi

?        Stefan Duni

?        Stivens Thanasi

?        Shaban Basha

?        Teni Konomi

?        Thimio Gogozoto

?        Urfi Agolli

?        Veli Deda

?        Xhafer Miraka

?        Xhelal Abaz Bajrami (Çami)

?        Xhemal Kada

?        Ymer Puka

?        Zef Hoti

?        Zef Prela

?        Zihni Muço

?        ....

Kjo faqe është ndryshuar për herë te fundit më 16:17, 19 Shtator 2010.

 

_________

 

Përparim Hysi: Hoxha "katolik?!"

E Martë, 29-03-2011, 07:30pm (GMT+1)

Hoxha "katolik?!"

 

Kujtimit të Efendi Yzeir Sallatës nga Marglliçi i Çamërisë

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Unë kisha dëgjuar që në fshatin tonë, Petovë, kish ardhur një hoxhë. Kish ardhur dhe qe nga Çamëria. Kur e dëgjova këtë as kisha parë hoxhë me sy, por nuk dija se ç'ishte Çamëria. Dëgjova dhe isha i vogël. Aty, praviteve '50-të, në mbylljet të vitit shkollor arrita që ta shoh këtë hoxhën tonë nga Çamëria. Do të thoni ju po pse s'e kisha parë më parë? Së pari, që ky, hoxha ynë, u shërbente 7 fshatrave aso kohe dhe xhamia që kish Petova që mu në të dalë të fshatit kur shkoje  nga Petova për në Fier. Nga shtëpia ime xhamia, donte nja dy orë të mira dhe, veç kësaj, si të ardhur nga Skrapari ne s'para bëheshim me hoxhë, se qemë bektashinj. Klerikët e Bekatshinjëve janë derivishët dhe Baballarët. Kështu që në shtëpinë tonë, ia grahnin si mysafirë, më tepër dervishë e Baballarë (sado larg prej tyre, ne), por ata e ndiqnin edhe larg grigjën e tyre. Natyrisht, këtyre klerikëve, si besimtarë të devotshëm kurrë nuk ua linim pa paguar detyrimet si besimtarë. Majfton që t'ju kujtoj një fakt: nuk kishte shtëpi skraparlie që ishte vendosur në Petovë, pa mbjatur për të nxjerrë nga dimri gati nga 10 kokë të imta që figuronin për iks teqe në Skrapar.

Por, pse po zgjatem? Hoxhën e pashë aty nag viti 1950, në ceremoninë e mbylljes së shkollës. Pra, ka qenë qershor. E pashë dhe e mbaj mend mirë: me atë mantelin e gjatë, sado që qe verë, me çallmën në kokë që  qe e ndryshme nga sarëku që mbanin derivishët apo dhe Baballarët e teqeve. Ata, përgjithësisht, sërëkun e çallmës e kishin me jeshile, kurse kjo e hoxhës qe e bardhë. Po kam arsye më madhore që e mbaj si të gjallë atë ditë portretin e hoxhës. Përjgegjësi i shkollës (Petova, sado e madhe vetëm fillore kishte, se qenë vitet e para të mbasçlirimit), mësuesi Sotir Meço kish krijuar një traditë të bukur: në mbyllje të vitit shkollor, vinin që të gjithë prindërit tanë, me burra, gra, fëmijë dhe bëhej si një festë e bukur. Njerëzit-arsimdashës që të gjithë- gatunain gjellët tradicionale dhe si në një dasëm të vërtetë kërcisnin këngët e vallet. Kjo ceremoni gjante me një dasëm të vërtetë, po të shtosh dhe faktin tjetër, se e gjithë ceremonia shoqërohej me sazet që Petovës, ndryshe nga shumë fshatra të tjerë, nuk i mungonin. Sotir  Meçoja   (sa mirë që rron ende). Jo vetëm rron me gjithë të shoqen, mësuesen time, Dhoksinë, por ky, Sotiri mbajti fjalën e tij përshëndetëse në përurimin e librave të mi, vjet, në maj, tek biblioteka e qytetit të Fierit ) qe shpirti dhe "ilaçi" i këtyre ceremonive. Kish ngritur një  presidium, ku, veç tij, qenë dy pleq të moçëm dhe, patjetër, hoxha se 95% e popullësisë së Petovës janë myslimanë.

Ceremonia fillonte me një fjalë përshëndetëse të përgjegjësit të shkollës, përmëndëshin nxënësit shëmbullorë dhe, pastaj, kalohej në recitime nga nxënës të ndryshëm. Por dhe në këtë ceremoni, dukej dora prej organizatori të mësues Sotirit. Mua, si nga Skrapari, më kish dhënë për të recituar një  poezi luftarake. Sa me qejf e  recitoja dhe me sa pasion. Edhe sot atë vjershë nuk e kam harruar. Jo vetëm kaq; vjersha që do bëj të njohur për lexuesit, është recituar dhe nga dy fëmijtë e mi dhe deri tek mbesa, Jola në Shkodër, sot paramaturante honor në një gjimnaz privat. Ja dhe vargjet e vjershës:

 

"Dua të jem ushtar

Të kem pushkë në dorë

Të më thonë luftëtar

Të fle në dëborë.

 

Se atje është nderi

Për çdo shqiptar

Jam foshnje,i mjeri,

Por jo frikacak..."

 

Natyrisht, unë e shoqëroja me gjeste poezinë time dhe kur dëgjova duartrokitjet, mënd zura qiellin me dorë. Për një shokun tim, që gjyshërit i kish pasur hyzmeqarë tërë jetën, mësues Sotiri kish zgjedhur një vjershë të bukur. Kur shoku im, recitoi dhe, mes tjerash, arriti tek vargjet: "Këmbëzbathur/bythëçjerrë/punoj vetëm për të tjerë/... njerëzit ranë përmbys nga gazi. Por edhe më: radha i erdhi shokut tim të ngushtë, Zenelit.Zeneli ishte djali i madh i hoxhës. Dhe mësues Sotiri, pikërisht, këtij djalit të hoxhës, i kish dhënë vjershën "Po kërkoj ilaç". Zeneli prej natyre është shumë hokatar dhe filloi:

 

"Më zuri sëmundja dhe u leqendisa

Dhe botën të tërë, për ilaç gjezdisa.

Pyeta një plakë që kisha në mëhallë

 

Më tha:-Je ograndisur se ke shkelur djall. Plasi një e qeshur që hajde ta mbaje njerëzinë, por Zeneli as që e humbi toruan, por e ngriti zërin dy oktavë mbi gjindjen dhe, sikur ta kish porositur njeri, iu drejtua hoxhës, të jatit:... dhe i rashë në gjunjë, aman Efendi!? Ky shpejt nxori dividin, më jep hajamali. Të gjithë sy e veshë nga hoxha. Hoxha, mozollah se e bëri veten, por ndiqte të birin që vazhdoi:

 

-Na këtë "fletë" dhe thua se u binde

Se ty, mor evlat, të kanë zënë xhinde!!!

 

Por edhe hoxha, shkoi ashtu si shkoi

Sëmundjen që pata, as ky s'ma shëroi.

 

Gjindja prapë ra përmbys, por hoxha as që e prishi terezinë. Vonë, shumë vonë arrita që ta njoh më mirë, këtë klerik që qe aq i ditur.

 

                                          *    *   *  

Kur u mbyllën objektet e kultit, unë isha ushtar në Shëngjin dhe kam treguar për priftin e Lezhës që nuk pranoi të hiqte kryqin nga vila e tij. Kur pa që e hoqën frocërisht "vullnetarët e Enverit", prifti u tha:-Po unë kryqin e kam çetu-duke shënuar mbi zëmër. Kur u lirova, në fund të vitit 1967, u emërova mësues në fshatin tim, në Petovë. Me hoxhën miqësia ime kish filluar me faktin se unë, djalin e madhdh të hoxhës, atë, Zenelin e "po kërkoj ilaç" e kam pasur dhe e kam mikun tim më intim. Zeneli u bë agronom i mesëm dhe shërbeu deri sa doli në pension që nga Levani, në Pyjore dhe në Petovë për shumë kohë si brigadier. Hoxha, kur i mbyllën xhaminë, kish bërë pak a shumë atë gjestin e atij priftit katolik: ua kish dhënë çelsat e xhamisë,"vullnetarëve", dhe qe mbyllur brënda në shtëpi. Kur kishin ardhur dhe i kishin thënë:-Hajde, folu të rinjëve dhe thuaja që ju, klerikët, kini gënjyer, ju tha:-Unë vdes si besimtar tek Perëndia dhe kurrë nuk e mohoj atë (perëndinë), pa të rinjtë le të bëjnë siç u thotë partia.

Meqë u emrova në fshat, gjithmonë do të kaloja mu tek pragu i shtëpisë së hoxhës. Sado që e kish hequr "veshjen", të gjithë i thërrisnin, Efendi. Dhe unë kështu i thirra. Deri ditën që vdiq. Qe goxha burrë i ditur, dhe kurrë nuk hiqej si i tillë. Dinte të bisedonte me çdo njeri dhe me zgjuarësinë natyrale që kishte, dinte të ruhej dhe nga "fuksat". Isha prezent kur kish ardhur një nga "ata?!". I kërkonte (gjasme) t'i shkruante një nuskë për të birin që "ishte sëmurë (pas mbylljes së xhamisë, de) dhe tek kundroja Efendinë se si do ta zgjidhte këtë "nyjë gordiane", dëgjoj që  t'i thotë:-Po ku di unë nga "nuskat" Usni?! Po unë atë punën e hoxhllëkut e bëja nga e "keqja" se kam 5 fëmijë për të ushqyer, pa fmilët Usni t'i shëron partia ty dhe, kur vuri re se ky Hysniu (Usni në Çamrishte), kish ulur kokën, Efendiu më shkeli syrin. Usniu u ngrit e iku me kokën të qethur. Kur ky, Usniu, e theu qafën, dëgjova t'i bërtiste të shoqes, Lirisë:-Gjerbna dhe ndonjë kafe mua e Papit, por pa sheqer, se, sa përcollëm "xhenazenë" (qe fjala për Usninë, fuksin,de!).

 

                                       *    *    *

Pothuajëse dy-tri herë në javë ktheja tek hoxha. Tani ai e kish prerë daljen dhe vetëm lexonte. Një ditë, e preu bisedën, dhe pashë që mori shkallët dhe u ngjit në tavan tek koridori. E ndoqa me sy. Atje në tavan, kish një si dritare të fshehtë, që, pasi e largoi, hyri në të. Kur zbriti, kish në dorë dy  libërtha. E dinte maninë time për të lexuar dhe më tha:-Po të jap këto dy "ilaçe", janë nga to që kërkoi "Usniu" dhe qeshi. Mbaroi dhe m'i kthe prapë. I mora i gëzuar dhe tek i shfeltoja në shtëpi, qenë as më shumë dhe as më pak: revista "Kultura Islame" dhe ajo që më bëri përshtypje "Hylli i dritës". I lexova me qejf dhe tek po i ktheja (e merrja me mend që ai do kishte "barut" tjetër atje tek kthina e fshehtë), i them:-Efendi, mirë "Kultura Islame", po "Hylli i driës" si e paske rujatur.

Dhe ai:-Eni, po ka njerëz më të ditur se ata, katolikët?-më thuaj. E di ti,- më tha, se edhe në Kongresin e Manastirit, ata vunë dhe vulën. Pastaj më dha  prapë një fashikull tjetër nga "Hylli i dritës". Aty lexova dhe atë polemikën:-Gabove, Hilë! A di ti,-më tha,- që atë AT Gjergj FIshtën italianët e kanë pasë bërë akademik. Po a din ti, që në atë kongresin e Manastirit, Hafuz Ali Korça e ka marrë në grykë këtë, Atë Fishtën, se ka lëshuar pe, për të arritë tek ki alfabeti që kemi. Dhe unë, dalngadalë, së bashku me Efendinë po bëhesha "katolik". "Ilaçin" ma jepte Efendiu që e kish fshehur në tavan. E pata parë, Efendinë që mbante mardhënie të ngrohta (pa u prishur kishat e xhamitë) me Imzot Irinea Banushin, rektorin e madh të Manastirit të Ardenicës dhe me Imzot Atë Polizoi Ikonomi, prelatin e kishës së  Fierit. I pata thënë:-A e lejon Kuh'rani miqësinë e një prelati mysliman me të një fej tjetër. Dhe ai, si burrë i ditur që ishte, më tha:-Edhe Imzot Irenea edhe At Polizoi janë si Universitete me vete. Të ditur si ata. Po të kishte sinodi i krishterë nga këta prelatë dhe besimi i njerëzve do të qe më i madh. Dhe përsëri më dha një "Hylldrite". Kur po më përcillte, më tha:-Unë jam hoxhë, por, vallaj-billaj, këta katolikët (e kish fjalën për kelrin katolikë) e kanë  bërë beli: vetëm ata e pranuan fashizmin me konditë që të ruheshin simbolet e kombit. Janë më patriotë, më të ditur,- pse do t'i vijmë anës. Por ti di të lexosh, lexoj dhe do të shohësh. Kanë hapur shkolla dhe, kur Zogu i mbylli këto shkolla, ata (klerikët katolikë) bërtitën:-Të rrojë Shqipëria dhe pa ne klerikët. Po ku u numërohen veprat e tyre në të mirë të kombit?

 

                                    *      *    *  

Sapo kish dalë libri "Gjylistani e Bostani" dhe me atë në dorë, drejtohem tek Efendiu. Unë e kisha mbaruar me një frymë dhe ai, sa ma pa në dorë, u gëzua si një fëmijë kur i  dhurojnë një lodër të dashur, më tha:-U dija, e nxorën. E di që e ka përkthyer Vexhiu. Ti,- më tha,- nuk e njeh. Vexhiu i ka të rrallë shokëlt nga dituria. Është i ditur si këta, "katolikët",- më tha,- por ai veqili i Gjinokastrës (nënkutpo Enver Hoxhën), e ka çuar faturist tek diqani i berberëve në Berat. Më përqafi dhe troç fare më tha:-Eni, me këtë libër, përcillu! Dhe nuk ma dha më. Por, kur shkova pas një jave-dy rrugë e një punë-kinse për ta rimarrë "Gjylistanin..." tim, ai, pashë që mori përsëri shkallët (thashë e ka vënë atje), po, kur zbriti, më tha:-Është prishur ca nga përdorimi, por i ka të gjitha faqet. Po bëj "tramp" me pak "doganë" me "Gjylistanin...". E mora në dorë dhe mu në krye pashë vargjet që kisha dëgjuar: për Marassh Ucin. Eh,- thashë tek ikja për në shtëpi,- e ka mbajtur fshehur dhe mozollah se tregonte. Kuptohet që e lexova me nge "Lahutën e malsisë" të Atë Gjergj Fishtës. Paradoksi qe se "streha" qe bash një hoxhë mysliman.

Kur u bëra inspektor për gjuhën e letërsinë në rrethin e Fierit, aty mesviteve '90-të, më së fundi qe vënë dhe një fragment nga Fishta. Po dhe ky i "sakatuar" nga autorët e tekstit. Po pse e kisha "ilaçin" e Hoxhës në shtëpi. Me atë në dorë, organizova një seminar me të gjithë mësuesët e klassave të teta dhe bëra ndreqjet sipas origjinalit në libër, që, më së fundi, dhe Atë Fishta të lexohej ashtu siç e kish shkruar: gegërisht dhe jo duke e "shartuar" ata të "institutit të teksteve,de!".Në Fier u bë dhe meritën e ka ai hoxhë, Efendi Yzeir Sallata që qe "katolik?!".

 Një ditë e gjeta të nxehur mikun tim. Ma bëri me dorë që të kthehesha.-Ç'ke, Efendi, pse je nxehur kështu?-Eni,- më tha,- kam arritur në përfundim që mathematika nuk është shkencë ekzakte?-Po ç'thua, kështu, Efendi?-ia pres.-Kështu është dhe nuk e luan topi,- ngulmoi ai. Deri sa Hasani im që është "budalla" mbahet si mësues i mirë mathematike, kështu është. Po si ishte e vërteta? Hasani, është djali i dytë i Efendiut, një nga mësuesët më të mirë të mathematikës në Fier (ka mbi 10 vjet që jep mathematikë në një nga shkollat e Tiranës) dhe hoxha e quante budalla, se kurrë nuk dinte të merrte kthesat. Qe i ndershëm dhe ashtu mbeti. Po, kur nxehej, edhe miku im, Efendiu, e humbiste ndonjëherë. Por, tek i mbyll këto radhë për të, them se qe jo vetëm një klerik imirë dhe i ditur, por qe njeri që shihte larg. Njerëzit e ditur i çmonte dhe ndaj e quaj "katolik". Kur vdiq, aty prag viteve '70-të,  nuk mbeti njeri pa marrë pjesë. Si mik i familjes që isha dhe jam, atje pashë, pothuaj, gjithë klerikët e rretheve nga Vlora e deri në Shqpëri të mesme. Dhe për të qenë i sinqertë në gjithë shkrimin tim, them se e bëra si Silvestër Bonari, pas vdekjes së Efendiut, e "rivodha" "Gjylistani dhe Bostani". E kam dhe sot, këtu me vete. Dhe, në e zë  me dorë, tak dhe më ravijëzohet portreti i dashur i Efendi Yzeir Sallatës nga Marglliçi i Çamërisë, që më rrënjosi, veç tjerash, dhe dashurinë për katolikët dhe, mbi të gjitha, për Atë Fishtën.

 

27 mars 2011

 

Shënim

 

Përparim Hysi u  lind  më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe në vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arsimit të lartë për gjuhë letërsi. Për pamundësi botimi ( për shkaqe biografie)  filloi të botojë vetëm në vitet e demokracisë. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, “Luftë” me dashurinë”. Ka përgatitur për botim  librin”Bluaj në mokrat e kujtesës”. Përveç  poezisë shkruan prozë, kritika, esse. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë.