| E enjte, 21.07.2011, 07:59 PM |
Rreth vazhdimit të shpifjeve nga ana e Shefik Shkodrës, në të përditshmen “Kosova Sot” dhe në Portalin “Zemra Shqiptare”
PRAPË
Nga i atakuari: Sabit RRUSTEMI
I nderuari lexues, i cilës do anë qofsh
Jo njëhëre më ka ra hise të merrem me shpifës dhe shpifjen, si një nga format më primitive të shoqërisë sonë, të cilën edhe e kam injoruar, pikërisht për shkak të një niveli të ulët komunikimi, ku s’ dëshiron të biesh, e le më ta prekësh apo edhe t’i mërzisësh të tjerët.
Por, ja që, sërish më duhet të përballem me të. Sepse ai tashmë doli për ledine. Madje, po luan rolin e viktimës në përpjekje për ta fshehur shpifjen. Është po ai shpifës me të njejtin emër, Shefik Shkodra, që shtiret se kinse edhe në këtë kohë po cenzurohet, persekutohet…madje, madje edhe po kërcënoneht.
Merre me mend !!! Dhe ate, prej meje…
Një akuzë kaq çoroditëse dhe të pabesueshme unë e kam dëgjuar vetëm në Gjykatën e Çarkut në Prishtinë, më 25 gusht 1981 nga një ish prokuror i sistemit monist që nuk është më në mesin e të gjallëve, andaj edhe po e kursej emrin e tij, siç e kam kursyer edhe këtë shpifës deri tash.
Unë isha i ndaluari, jo ai…
Nëse ai, paska qenë i cenzuruar, i penguar i persekutuar a i dënuar, në vitet shtatëdhjeta a në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar, po edhe më vonë, le ta afrojë sëpaku një dëshmi. Ama të shkruar, të verifikuar……Unë, nuk di, as kam pa dëshmi të tillë, edhe pse emrat e atyre që janë arrestuar, janë dënuar e gjykuar, kanë qenë publik.
Bash jam kurreshtar ta di, kur dhe nga kush paska qenë i cenzuruar dhe pse? Kur dhe nga kush paska qenë i persekutuar dhe për cilën vepër e në cilën kohë. Ky dhe disa të tjerë që, na kanë përrallosur pas vitit 1990 e këndej me shtirje të këtilla.
I arrestuar, i dënuar dhe i persekutuar kam qenë unë, bashkë me një numër të madh studentësh e të rinjsh të fillim viteve të tetëdhjeta. Bile nga fusha e letërsisë, ata që kanë pasur një fat të tillë janë numruar në gishta.
Ndërsa ky shpifës atë kohë si edhe sot, punonte në arsim, pa ju prishur dhe shumë rehatia sepse i kishte njerëzit e vet brenda sistemit që e mbronin. Dhe, mirë që e kanë mbrojtur.
I mbrojtur dhe hiq keq nuk ka qenë edhe gjatë viteve të nëntëdhjeta ku, si i rreshtuar nën petkun humanitar, ka bërë çka ka dashur në Shoqatën Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” në Gjilan dhe, askush as aty nuk e ka ngacmuar, nuk e ka penguar e as cenzuruar.
Megjithatë, unë s’ e kam pasur at fat si ky, që edhe vitet e rënda të nëntëdhjetave t’i kaloj aq lehtë i paprekur nga sistemi shtypës serbë, siç i kaloi ky. Dhe, as që më ka shkuar ndërmend t’ ia përmend ndonjëherë.
Pikërisht pse i kam përjetuar të gjitha këto, në jetën time deri sot, askujt nuk ia kam cënuar shprehjen e lirë, veprimin e lirë, madje, madje kam toleruar edhe në një masë të konsideruar edhe shpifjen, përderisa ajo nuk ka rrezikuar dhe interesin e shoqërisë. Apo edhe timin personal,si në në këtë rast, kur po e përsëris, ai, në emër të shprehjes së lirë, po vazhdon të shpifë shlirë dhe, unë do t’ ia ërmend tash një nga një, të gjitha këto shpifje që i volli ai nëpër faqet e pafajshme të së përditshmes “Kosova Sot” apo tek portali “Zemra shqiptare”.
Përmendja e organit kompetent që saksionon shpifjen, është gjëja më njerëzore dhe më e ligjshme të cilën duhet ta bëjmë e ta kërkojmë, sepse ndryshe, me këto avaze, askush më s’do ta besoj as të vërtetën. E, ajo nuk qartësohet pa u ballafaquar faktet. Prandaj dhe nuk duhet pasur frigë nga ballafaqimi, kudo që të ndodhë ai.
Nuk jam mësuar të shmangem…asnjëherë e, as tash
Deri më sot, kurrë s’ iu kam shmangur askujt për t’u ballafaquar me fakte dhe për të vërtetën. Aq më pak kam arsye t’i shmangem këtij shpifësi si dhe disa minukëve që qëndrojnë pas tij apo ai vetë. Dhe, ai këtë e di, sepse unë për këtë vazhdimisht kam dhënë prova, përkundër çmimeve që i kam paguar, qoftë me burg, po, qoftë edhe në karrierë, ku ai sërish më shtiret i pa parti, ani mua, duke m’i përmendur privilegjet apo ndërrimet e partive. A, nuk tregon se ai tash është pjesë e pozitës, bashkë me ata emra e tituj që i përmend si dhe disa anonimusë që i paraqiten me komente pas reagimeve të tija. Thuaja, të gjithë këta ishin ose janë pjesë e PDK-së dhe të afërt me të, e, nuk po mund të pajtohen se pse unë, po i adresohem komunës me projkete, madje po e gëzoj edhe një mbështetje modeste, herë pas here. Këta mjeranë ende nuk po e kuptojnë se buxheti i komunës duhet të jetë në shërbim të qytetarve dhe për të gjithë ata që kanë projekte që ofrojnë vlera dhe afirmojnë vetë komunën e Gjilanit
Projektet e Ars Clubit “Beqir Musliu”, po vlerësohen pozitivisht sepse po prodhojnë vlera, po i japin attribute suksesi vetë komunës.
Është pikërisht suksesi dhe jehona e këtyre dy projekteve për të cilat ishin të ftuar dhe nuk morën pjesë. Dhe, të ftuar në disa forma, të cilat edhe do t’i përmendi më poshtë.
E zura me pelë për dore
Pikërisht te ftesa për Manifestimin “Trekëndëshi poetik i paqes” dhe Shënimin e 15 vjetorit të shkuarjes në amshim të shkrimtarit të shquar, Beqir Musliut, e zura në flagrancë këtë shpifës.
U përpoq dhe ende përpiqet të gënjejë publikun, madje edhe ta bindë se jo që nuk ka qenë i ftuar, po edhe të tjerët që kinse paskan dëshiruar të vijnë e nuk kanë pasur ftesa, janë penguar të hyjnë, e gjëra të tjera banale që, s’ meritojnë vëmendje.
Në fillim të qershorit të këtij viti, e takova këtë shpifës bashkë me dy të tjerë tek teraca e hotelit “Kristal”, në qendër të Gjilanit. Pikërisht në qendër, aty ku të shohin të gjithë. U afrova te tavolina ku rrinin, në cepin e parë, në të majtë që i bie më afër ndërtesës së Gjykatës. Ishte me Nuhi Ismajlin e Beqir Buzokun ( se ju po doni fakte). Ia zgjata dorën , atij dhe dy të tjerëve e u ula. I njoftova për dy Manifestimet që i kishim në vijim. M’u bë se i erdhi mirë. Kërkoi dhe ftesë që ia premtova dhe ia dërgova më pas. Se, e kishte dertin si të vinte deri në Karadak ( se për këtu në Gjilan, dihej, nuk e
Më pas, aty para Teatrit të Qytetit, sërish vend qendror i qytetit të Gjilanit, nga DKRS-ja u vu pllakat tri metra me katra si NJOFTIM ku shënoheshin të gjitha veprimtaritë kulturore që do zhvilloheshin me rastin e ditës së çlirimit të Gjilanit, duke filluar me “Trekëndëshin Poetik të Paqes” e duke u përmbyllur me Simpoziumin dhe Akademinë Solemne , në nderim të jetës dhe veprës së Beqir Musliut. Vetëm të verbërit, ata që s’ dijnë shkrim – leximin dhe, kuptohet ata që s’ dëshirojnë t’i vërejnë këto njoftime që ishin dhe ftesa publike, mund të thonë tash se nuk i pamë, nuk e ditëm, nuk ishim të njoftuar, ecetera, ecetera.
Pati paralajmërime në formë informatash a kronika kulturore edhe nëpër gazeta ditore, madje edhe në gazetën ku ai shkruan kohë pas kohe, që nga fillimi i këtij vitit e këndej.
Falë këtyre njoftimeve nga gazetat si dhe faqe interneti, u lajmëruan të interesuar dhe ate me grada të larta shkencore, nga Prishtina ( e para dr. Sabile Keqmezi – Basha, ), nga Tetova, mr. Arlind Farizi si dhe nga Tirana, Mr Erenestina Halili. Dhe, asnjëri nuk u refuzua.
Nga Gjilani, ata alamet titujsh që i përmendi ky shpifës , përfshirë dhe atë, as që u interesuan, u lajmëruan apo këkruan të jenë pjesë e referimeve. Se, pse, ata e dijnë vetë. Madje, as që u afruan të pyesin apo të thërrasin a të shkruajnë se si po vejnë sëpaku punët.
Me 11 qershor, kur bëmë homazhe, si për çdo vit, tek varri i Beqir Musliut, as që i pamë.
Një praktikë të këtillë kurrë nuk e kemi ushtruar. Se, nuk ia kemi borxh askujt. Aq më pak atyre që, asnjëherë, asgjë nuk bënë, për Rexhep Elmazin a Beqir Musliun a Ali Huruglicën, a Mirko Gashin.
Një ditë para se të fillonte Simpoziumi për Beqir Musliun, po ky shpifës është ftuar edhe nga një mik yni i përbashkët, Mr. Tahir Arifi ( kritik letrar, PDK) që ishte pjesë e organizimit të këtyre Manifestimeve.
Dhe…ai doli e tha: nuk isha i ftuar. Për më keq, shpifi nëpër gazetë po edhe tek Portali “Zemra shqiptare” se, kinse i kanë lejuar të hyjnë vetëm me ftesa, se kinse ata pa ftesa janë pengar e…pallavra tjera që, ka mundur t’i imagjinojë vetëm mendja e tij e sëmurë. Dy herë tek “Kosova Sot”. Dhe, po dy herë, tek “Zemra shqiptare”.
Reagova shumë butë ndaj këtyre shifjeve çoroditëse që tentonin për t’i zbehur ato veprimtari shumë serioze, profesionale dhe përmbajtësore. Pa hyrë në ofendimet, injorimet dhe një mori etiketimesh tjera që i kishte adresuar indirekt për mua. Sepse, krejt ato që, realisht i kishte vetë, i bën vetë, mendon se i kanë dhe i bëjnë edhe të tjerët.
Ai
Reagimi në formë komunikate, i titulluar “Shëndritja e Beqir Musliut”, të cilin “Kosova Sot” nuk e botoi me emrin tim po, përmes gazetarit të saj nga Gjilani nën titullin “Qyteti i modernitetit kulturor”,
E nisi me këtë shpifje e i polli edhe shumë të tjera
Nuk e di pse i dogj ky shkrim imi. Shëndritja e Beqir Musliut, që realisht ndodhi dhe po ndodhë, do duhej ta gëzonte .Pse jo, edhe të na përgëzonte e të ndihej sëpaku obligues për një shpjegim që nuk ju përgjigj ftesës sonë.
Ai bëri të kundërtën. Në fakt bëri atë që bëri gjithnjë, pas çdo manifestimi a veprimtarie ku unë isha present, pavarësisht rolit. Dhe. S’di pse. Kurrë nuk ia kam zënë as udhën, as diellin. Pos që kam bërë punën time dhe nuk i a kam vu veshin çfarë thotë pas shpine, anise më tregonin ata që edhe dje, po edhe sot rrinë me të .
Kur unë kërkova pas reagimit të tij që, të ndalen këto shpifje, të verifikohen gjërat dhe nga vetë gazeta ( se e kish pasur aty gazetarin e saj (Ilmi Musliun)si dhe një kolumnist të rregullt (Avni Rudakun)), “Kosova Sot”, në publikimin e Letrës sime publike drejtuar asaj, këtë pasus, që ishte i fundit, e kishte hequr, njejtë siç e kishte hequr dhe adresimin tim. Çka do të thotë se, unë sërish isha ai që u cenzurova. Jo shpifësi.
Ai vazhdoi me përsëritjen e shpifjeve, madje dhe akuzve të reja, duke tentuar të më frikësojë a ku ta di, unë. Mbase, ka kalkuluar dhe gabimisht, nuk e ka pritur fare reagmin tim. Dhe, këtu pak më mbeti hatri. Si kishte harruar aq shpejt që unë nuk heshti ndaj shpifjeve dhe akuzave të tilla. Mbase qenka pas trimëruar që nuk iu kundërvuna tri-katër vite më parë, kur volli po këso shpifjesh në disa të përditshme të PDK-së. Po, ishte në pyetje reputacioni i Manifestimit “Flaka e Janarit” dhe ato shpifje ishin aq të ulta sa, nuk ia vlente për të humbur kohë. Po, tash e teproi, sidomos kur përmendi tenderët, përfitimet, vjedhjet…pa u lëshuar në cinizmin a injorancën e tij, apo edhe në zhvlerësimin e asaj pjese të krijimtarisë a veprimtarisë sime. Ajo ishte, është dhe do jetë publike dhe nuk varet fare nga vlerësimi i tij.
Rreth Klubit letrar “Rexhep Elmazi”
Më akuzon dhe mbanë hidhërim qe njëzet vite se unë gjoja ua paskam shuar…Po me cilin dekret, urdhër? Le ta publikojnë. Apo kujt ia paskam kërkuar një gjë të tillë?
Atë klub, ai , me disa të tjerë që thirren rrejshëm si krijues të anatemuar, e kanë themeluar dhe, po vetë e kanë shuar. Unë nuk kam qenë pjesë e themelimit e, aq më pak pjesë e pengimit të atij klubi. Po, ai thotë, nuk e paskam përmendur në një tryezë letrare në Malishevë, viti 1993…
Po, nuk e thotë të vërtetën, si ka rrjedhur ajo tryezë…Ose ku ishte ai që nuk e organizoi?
Ishte, 15 vjetori i vrasjes së poetit dhe atdhetarit Rexhep Elmazi. Ngjashëm si tash, 15 vjetori i vdekjes së Beqir Musliut.
Shoqata e Pavarur Kulturore, që për dhjetë vite ishte alfa dhe omega e jetes dhe veprimtarive kulturore të Gjilanit ( e themeluar më 1991), përmes sektorit letrar, e asistuar dhe nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (atë kohë), kuptohet përmes koordinimit tim që isha dhe ideator i projektit PRANVERA E LIBRIT – manifestim përkushtues për Rexhep Elmazin, e organizoi dhe mbajti atë tryezë, në vendlindjen e tij, në Malishevë.
Po, ku ishte Klubi që nuk organizoi për të, qoftë në vitin 1991 apo dhe mq 1992. S’ po pyes se ç’ bënë këta krijues të “anatemuar” para vitit 1990-të , se e di…As që kanë guxuar ta përmendin madje. Ndërkohë që, në “Bota e re”, gjatë viteve 1978 – 1981 ( kur isha pjesë e kësaj redaksie) botoheshin dhe poezi e poemtha përkushtuese për Rexhep Elmazin. Po edhe te “Flaka e Vëllazërimit”m në Shkup.
Këta “trima” vetëm ia vunë emrin klubit dhe…e heshtën.
SHPK-ja më pas, deri më 1998-tën, përmes Sektorit për letërsi( ku unë isha përgjegjës) dhe degës së Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës në Gjilan (ku kryetar ishte Haxhi Vokshi) organizoi për çdo vit këtë Manifestim. Natyrisht, që unë isha kryesori, nuk po e fshehi fare. Dhe, nuk e bëja për inat të askujt. Po, për nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Elmazit. Janë shënimet në shtypin e kohës. . Janë dhe dëshmitarët, për fat.
Nëse ata, pse kemi vepruar ne, janë dorëzuar apo nuk kanë pasur kondiicion dhe aftësi për të bërë më shumë, sëpaku duhet te jenë falemidnerues që, ne bëmë sëpaku diç.
Dhe, këtu, vetëm për një gjë ndihem fajtor. Që, pas luftës nuk e rikthyem në skenë atë Manifestim. Po, i premtoj këtij shpifësi që, do ta rikthejmë nga viti i ardhsëhm. Dhe ate, përmes një Pranvere Letrare që do nis me 25 maj e do përfundojë me 24 qershor.
Po, një gjë nuk e kam të qartë, tash dhe unë. Nëse i paskam penguar atë kohë, pse pas luftës kur për gati dy vite ( 1999 – 2000) i patën krejt në dorë, nuk bën asgjë për Rexhep Elmazin. As edhe më pas, sëpaku ai me ata që po thotë i kam pas.
Tek në vitin 2008, DKRS-ja, përmes Mr. tahir Arifit, shënoi 30 vjetorin e vrasjes së tij. Ku ishte ky shpifës dhe kush e pengoi gjatë gjithë kësaj kohe që ta ripërtërinte këtë klub letrar dhe të drejtohej për ndihmë aty ku do duhej? Apo sërish imagjinonte se, unë isha pengesa. Ka mund ë vijë e të pyes, të kërkojë ndihmë…pa një pa dy, anise, pas luftës nuk kam qenë përgjegjës i kulturës, do t’ i kisha dalur në ndihmë.
Rreth Manifestimit “FLA E JANARIT”, konkursieve letrare, revistës AGMIA
… se edhe për këto mjaft ka lehur!
Është e vërtetë, unë e kam projektuar si propozim këtë Manifestim. Po, më pas e ka marrë autorësinë e Shoqatës së Pavarur Kulturore dhe të Forumit të Rinisë të LDK-së, që nga viti 1992 e këndej. Dhe, ndihem krenar për këtë, anise asnjëherë nuk kam kërkuar të shpërblehem. Shpërblimi më i madh ka qenë dhe mbetet përmasa e këtij manifestimi në shkallë kombëtare dhe përkushtimi për martirët dhe dëshmorët e kombit.
Po, shpifësit dhe këtu diçka i pengon. pjesa e letërsisë, në fakt konkurset letrare dhe revista AGMIA. E pse.? Shihe ti, çka pjell po ajo mendje provinciale, inatkeçe e xholze e, çfardo që t’i thuash. Paskam bërë çfarë kam dashur, me juritë, me krijimet konkuruese, I paskam marrë gjithnjë shpërblimet për vete, dhe atij ia paskam mbyllur të gjitha udhët…
PO, janë shyqyr, gjallë thuaja të gjithë anëtarët e këtyre jurive, nëpër vite. Le të dal një, vetëm një e të thotë, po Sabiti më ka thënë ky krijim është i imi, shpërblema ! S’ mund ta gjej, edhe po t’i bëj bashkë tokë e qiell, sepse diçka e tillë nuk ka nddhur asnjëherë.
Ka pasur dhe përherë i kam përgëzuar, edhe krijues tjerë që kanë marrë shpërblime sa dy a tri herë Sabiti në këtë Manifestim. Dhe, kurrë për ta nuk ka folur. Vetëm unë kur jam shpërblyer, meqë e shfrytëzoja të drejtën time, kur nuk isha anëtar jurie , të merrja pjesë, ai, ka llomotitur kuluareve. E, pas 2007-tës, atëherë kur u përforcua PDK-ja,në Gjilan edhe nëpër ndonjë gazetë. A, e heshtë faktin që unë ka më shumë se pesë vite, nuk kam qenë asnjëherë anëtar jurie dhe, në pjesën kulturore të Gjilanit, mbajë përgjegjësi vetëm për Ars Clubin “Beqir Musliu”
Po, edhe kur kam qenë anëtar jurie, as atëherë e as sot, nuk e kam ditur cili krijim ka qenë i tij. Siç nuk e di dhe në ka konkuruar. Po e di një gjë që, secili që ka fituar apo është marrë për botim dhe është deshifruar, e ka pasur përgëzimin dhe mbështetjen time. Madje dhe është publikuar në revistën letrare – kulturore AGMIA,
Pse ai nuk ka gjetur vend në këtë revistë apo nuk është shpërblyer deri tash, e ka rastin sërish në manifestimet vijuese. Dhe jo vetëm të “Flaka e Janarit”.
I zhgënjyer nga mossuksesi i tij dhe suksesi i të tjerëve, ai me vite të tëra injoron Orën e madhe letrare të këtij manifestimi si dhe manifestime të tjera që janë organizuar. A, përherë ka qenë i ftuar, i thirrur dhe për të lexuar. Madje dhe prej meje. Dhe, është sjellur me injorancë.Po, do jetë sërish i ftuar, dhe ate, për t’i treguar se nuk janë të tjerët si ai.
Rreth privilegjeve që i paskam
Po, kam pasur privilegjin që, krijues e veprimtarë të kulturës në Gjilan, si dje, po edhe sot, i kanë pranuar dhe kanë qenë pjesë e zbatimit të projekteve që unë i kam propozuar dhe, vazhdoj ta bëj një gjë të tillë.Madje, duke u bërë edhe pjesë e realizimit të projekteve të të tjerëve, brenda e jashtë Gjilanit. Ky, deri më sot, ka qenë privilegji më i madh që kam pasur. Si dhe jetëgjatësia e këtyre projekteve që edhe sot e edhe nesër do ta nderojnë Gjilanin dhe kulturën tonë në përgjithësi.
Po ta kisha pasur atë privilegj që ma mvesh ky shpifës, unë do duhej ta kisha drejtuar kulturën gjilanase pas luftës, sëpaku. Sepse, si askund në Kosovë, e kishim mbajtur gjallë kulturën në Gjilan, para luftës,gjatë viteve nëntëdhjeta. Dhe, për këtë ka një mal dëshmish. Dhe, asnjëherë nuk kam qenë vetëm. Apo larg asaj, uzurpuesi i këtyre veprimtarive. Siç nuk jam as sot.
Kam privilegjin që themelova dhe që drejtoj Ars Clubin “Beqir Musliu”, që në vitin 1997 (atë kohë si Fondi Letrar “Beqir Musliu” , bashkë me Avdush Canën, Xhemë Karadakun dhe Fehmi Ajvazin) dhe që kishte për qëllim publikimin dhe afirmimin e veprave në dorëshkrim të Beqir Musliut.
Ky mision yni, që nga viti 2004 ka zënë të përmbushet dhe, unë jam faleminderues për gjthë ato institucione që kanë ndihmuar, si në nivel lokal, ashtu dhe në atë qendror.
Çka po përfitojmë prej saj? Se ai po shpifë dhe për këtë, herë me emër, herë përmes shumë ofiqeve anonime. Po përfitojmë bashkë me lexuesitn veprat e shkrimtarit që po shohin dritën. Pjesë – pjresë, dalëngadalë po, ato po vijnë në duart e atyre që e duan letërsinë dhe vlerën artistike në përgjithësi. Dhe, ky është përfitimi më i madh.
Për ato dyshime që në formë shpifëse i shpërndanë ky zanatli, gjithandej, ka një adresë ku janë dëshmitë dhe, le ta kërkojë këtë adresë.
Po, një gjë e di, prej librit, në Ballkan, përveç Kadaresë, nga shqiptarët nuk e di që ka përfituar dikush tjetër. Flas për periudhën nga vitete nëntëdhjetë e këndej. Aq më pak mund të përfitojë tash.
Gjatë sistemit komunist, kanë përfituar dhe shumë, ata që kanë qenë pjesë e pushtetit. Po, tash, kush është pjesë e pushtetit, përfiton më shumë të shara. Po, pse unë, tash si pjesë e opozitës dhe, madje i papunë qe nëntë muaj, nuk po e di…apo pse nuk po lejoj që të heshtet emri i Beqir Musliut dhe i vlerave tjera letrare në Gjilan, i atyre emrave që janë rreshtuar pas Ars Clubit. Dhe, madje edhe përtej Gjilanit.
Përfitimet tjera në të cilat aludon ky shpifës nëpër paraqitjet e tij, të shkruara dhe gojore ( se edhe këto po dëgjohen) janë shpifje të kulluara
Shih, dhe për këtë, unë po jam i gatshëm për t’u përballur kudo, edhe në organe të drejtësisë. Po, ai më “këshillon”, merre me mend ti, të heshtë, të mbushem mend… e çka jo. A, nuk e sheh veten ku ka degdisur…
Ndërsenë dhe të tjerë
Ka dy herë që përmend emra e tituj, të njerëzve nga Gjilani dhe që jetojnë e veprojnë në Gjilan a, ndonjëri edhe në Prishtinë. Nuk e di a e bën me lejen e tyre. Po, unë ata do t’i kursej edhe kësaj radhe. Po, publikut lexues do t’ i them se asnjëri nga ata, nuk u paraqit, as nuk u interesua për këtë përvjetor të Beqir Musliut. Ngjashëm si edhe në përvjetorët e mëparshëm. Kam fjalën për emrat që përmend shpifësi. Anise ndonjëri prej tyre ka qenë i kontaktuar. Madje dhe me angazhime për temë të caktuar. Po, ka qenë çështje e vullnetit të secilit dhe, ne askend nuk e kemi detyruar. Madje as provuar detyrimin se, nuk e kemi mënyrë veprimi.
Po, Gjilani nuk ka qenë i përjashtuar në asnjë variant nga ky Simpozium. Sëpari është mbajtur këtu, në Gjilan, për herë të parë dhe, nga gjilanasit. E dyta, ka pasur referees nga Gjilani e Anamorava, madje me paraqitje dinjitoze, si Musa Ramadani, Ramadan Musliu, Ibrahim Kadriu, Nexhat Rexha, Tahir Arifi, Sabile Keqmezi – Basha, Avni Rudaku. Shtatë referees, nga 20 sa ishin paraparë gjithsejt. E treta, Simpoziumi, prej fillimit është proklamuar në shkallë kombëtare dhe si i tillë është realizuar. Tash kjo do dëshmohet edhe melibrin që pritet së shpejti të del nga shtypi.
Mirëpo, shpifësi, këta emra i përmend për dy qëllime; një, për t’i ndërsyer kundër meje (dhe pa të drejtë sepse nuk janë interesuar) dhe e dyta, për ta manipuluar opinionin se qe ajka jonë “intelektuale” është anashkaluar. Që, edhe kjo nuk është e vërtetë.
Shumicën prej këtyre emrave i kam miq dhe i respektoj, pavarësisht veprimeve të tyre në të kaluarën. Ata e kanë pasur rastin deri tash po edhe pas tashtit, të japin kontributin në vlerësimin dhe afirmimin e veprave të Beqir Musliut. Sidomos të atyre shtatë veprave që u botuan më 2004. Po e kanë bërë një gjë të tillë?
Jo. Bile për kët vepra nuk e kanë thënë as edhe një fjalë a, përgëzim, përkundër alamet titujve. Po t’I pyesësh cilat janë këto shtatë vepra, kam drone se nuk do t’ua dijnë as titujt.
Të vetmit që kanë shkruar, jo për këto vepra po, për ndonjë vepër tjetër, këto vitet e fundit, janë Nuhi Ismajli, shkrimi i të cilit qe botuar në AGMIA nr 6 ( 2006) dhe u ribotua këto ditë në “Kosova Sot”, po pa e cekur këtë fakt dhe, Mehmetali Rexhepi, i cili, pa fajin tim, gjithashtu nuk ishte pjesë e referimeve në këtë Simpozium, po që ka shkruar për Beqir Musliun.
Shkrime të mëhershme ne nuk kemi kërkuar, as pranuar. Mbase, edhe këtu qëndron arsyeja e abstenimit të tyre…
Po, avokatllëku i keq, këta emra, shumë lehtë dhe shumë ulët po i denigron. Po ndodhi e m’i përsërit edhe njëherë, nuk do t’ i kursej më.
Ftesa që vie
Ftesa që vie nga shpifësi për t’u ulur, për të biseduar, duket inkurajuese, në shikim të parë. Po, ne u ulëm që në fillim, biseduam, u pajtuam dhe kishe u morëm vesh. Doli krejt e kundërta. Ai, çuditërisht, më zgjodhi mua, për të më gënjyer, jo në katër sy, po publikisht. E, kjo është dyftyrësi. Apo hipokrizi. Jo, ajo që të thuhet në sy.
Madje ai edhe sugjeron, bisedo me këtë ose me atë. Unë kam biseduar dhe bisedoj me të gjthë. Madje edhe me të. Dhe, kam dhënë prova.
Pas shpifjeve që bëri më 2008-tën, isha unë ai që i fola, ia zgjata dorën…por, ai qe, e keqpërdori mirësinë time.
Nuk i kam asgjë borxh. Madje as ndonjë ftesë. Dhe, pse ai kurrë s’ më ftoi kund deri sot mua, kam fjalën për ndonjë veprimtariu letrare, unë do ta thërras sërish, ate dhe tjerët. Dhe, ballafaqimeve, kudo, aty ku e ka pikën e qejfit dhe ku mendon se ndihet më fortë, madje edhe në selinë e PDK-së apo te terasës së hotelit “Kristal”, po edhe aty afër në ndonjë sallë gjyqi, do t’ju përgjigjem. Asnjë aryse nuk kam për t; ju shmangur as atij e aq ma pak fakteve që ndriqojnë të vërtetën.
Dhe, nuk jam mësuar të shmangem. As të ndalem prej shpifjeve. Më detyroi të rrëfehem para jush dhe për juve, se, ai jam i binur qind për qind, se e di që po shpifë. Po, qëllimi i tij nuk do të përmbushet, anise as i kam thurrë, as do t;i thurrë rrethoja. Edhe pse e meriton.
Zhegër, 2o Korrik 2011