| E merkure, 20.07.2011, 07:59 PM |
Marash Gojani me familjen e tij te ngushte
Portret i mërgimtarit të vyeshëm- Marash Gjon Gojani
Nga Ramiz Dërmaku dhe Xhevat Muqaku
Nuk thuhet kot se gjermanët më së shumti në jetë e çmojnë punën, sepse me punë në vazhdimësi, ata
Kjo kulturë e lartë dhe rrespekti i madh që kanë ata ndaj punës, ndikoi që edhe shumë mërgimtarë tanë, të respektojnë e nderojnë punën, vetvehten, familjen, kombin dhe me këte fituan jo vetëm simpatinë e respektin tek pronari i punës.
Prandaj, disa prej mërgimtarëve tanë për të siguruar kafshatën e gojës dhe të familjeve të tyre, ose disa për t’i shpëtuar dhunës, burgosjeve dhe dënimeve drakonike që ua shqiptonte regjimi i kohës, u detyruan të largohen me lotë në sy nga Kosova.
Në mesin e këtyre mërgimtarëve të larguar nga Kosova, gjatë viteve 70- të, bënë pjesë edhe atdhetari e veprimtari, përsonazhi i këtij artikull- Portreti, Marash Gjon Gojani.
I lindur me 10 maj, të vitit 1948, në fshatin Dugajevë të komunës së Klinës, Marashi rrjedhë prej një familje të mesme fshatare, e djegur për lirinë dhe çështjen kombëtare.
Në nëntorin e vitit 1969, Marashi si i ri, së pari mësyri Zvicëren, ku punoi ca muaj.
Një vit më vonë, përmes entit të atëherëshem të inkuadrimit erdhi e u punësua në Gjermani.
Me bashkëshorten e tij Martën, sollën në këtë botë 4 vajza e një djalë, të cilët i përcjelli një fëmini e lumturë ndërsa sot familja është rritur edhe me nipa dhe mbesa.
Që nga viti 1970 e deri tani, Marashi, kurrë nuk u nda nga aktivitetet kombëtare, dhe çdo herë ishte i gatshëm për ti ndihmuar atdheut.
" Shumë shpeshë më ka ndodhur që nga dita e premte, kur e kryenim punën, të dilnim në aksione të ndryshme të cilat kishin për qëllim ndihmimin material të Kosovës, dhe internacionalizimin e çështjes kombëtare. Të rralla jan tubimet- takimet që nuk kam marrë pjesë", theksoi ai gjat bisedës.
Shpeshherë për shkak të veprimtarisë kombëtare të Marashit, të cilin e percjelli në çdo hap bashkëshortja e tij, për fëmijët e tyre angazhohej në kujdestare, ndërsa edhe përkrahja e vëllezërve: Kola në Kosovë, Antoni në Amerikë dhe farefisi i gjerë Gojani ishte evidente.
" Megjithëate, në momentin kur u deshtë të shkrihem për Kosovën time të shtrenjët, unë isha i ligë nga shëndeti, kjo nuk më len të qetë, frymoi një herë Marashi thellë dhe nga sytë rrodhën ca pika loti. Eh kjo është jeta, bashkë me shëndetin...
Vite të tëra ishte i angazhuar në klubin “Kosova“ në Singen. Me të gjitha forcat e tij fizike, mendore, dhe financiare së bashku me kryesinë dhe antarësinë e gjerë, e ndihmoi Kosovën dhe vëllezërit e motrat e tij në trojet etnike.
Kurrë nuk u nda nga aksionet për shkollën shqipe në Kosovë, për skamnorët, minatorët, univerzitetet ; Prishtinës e Tetovës, aksionin e 3%-shit, shkollën plotëuese shqipe në Diasporë.
Sponzoroi shumë programe muzikore, vepra letrare etj.
Me farefisin e gjerë, takohen çdo vit në Zvicer dhe kalojnë një ditë së bashku.
Tani edhe pse në pension, është antarë aktiv- nënkryetar në Shoqatën për Kulturë dhe Integrim“Rinia“ në qytetin Singen, e cila është mjaftë aktive.
Kudo që udhëtojnë anëtarët ( të rinjët/ të rejat ) e kësaj shoqate, ku prezantohet një pjesë e kulturës dhe vlerës tonë kombëtare, në shumë festa të qyteteve të Gjermanisë dhe Zvicres, manifestime- festa kombëtare e shtetërore, dasma shqiptare, koncerte, gara sportive etj. të organizuara nga shoqatat si motra të bashkëatëdhetarëve tanë, Marashi me veturën e tij s’ndalet kurrë.
Kujton me qejf, shumë angazhime të tij, para dhe pas luftës në Kosovë, e posaqërisht
rrugëtimet shumë herë me bashkëshorten e tij por edhe me miqët tjerë, dërgimin e të hollave të tubuara nga mërgimtarët tanë në Selinë-zyrën e LDK-ës në Prishtinë, dita e çlirimit të Kosovës, dita dhe manifestimi dinjitoz me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Singen.
Nuk harrohen dot edhe; pjesëmarrja e tij me shoqatën " Rinia ", në festivalin " Sofra Dardane" në qytetin Bajram Curr, prania e gruas intelektuale mbarëkombëtare në Singen, të tubuara rreth Fondacionit " Nermin Vlora- Falaschi " me rastin e fillimit të punimeve të kongresit të tetë të tyre, takimi me shkrimtarin tonë me famë botërore z. Ismail Kadare, mbrëmja e bamirësisë për vërshimet në Shkodër me rrethinë, dorëzimi i mjeteve të grumbulluara së bashku me shtabin e emergjencës në Prefekturën e Lezhës.
" Ndjehem i lumtur kur ideja ime dhe e miqëve të mij përqafohet edhe nga të tjerët. Konsulltohem me qejf me Çerkinin, Malën, Xhevatin, si dhe me miqët gjerman që perfaqësojnë shoqatat; Shujtë për mysafirin dhe Sofra e Singenit. Së bashku me shumë bashkatëdhetarë në Singen dhe qytetet për rreth dëshirojmë të japim kontributin tonë, që e madhja nënë Tereza të jet e pranishme edhe në qytetin ku jetojmë dhe veprojmë, pra në Singen. Kemi lëvizur mirë në këtë drejtim, presim të realizohet kjo vepër me vlerë të shumëfishtë", theksoi në fund të bisedes Marash Gjon Gojani.
Të vetëdijshem se me një artikull, nuk mund të pasqyrohet e tërë veprimtaria e këtij bashkatëdhetari dhe veprimtarit të vyeshem, megjithëate vendosëm sado pak të notojmë këtë shembull të mirë të punës vetëmohuese e të palodhëshme e njohur mirë për gjeneratën e tij dhe ato më të rejat, në qytetin Singen dhe rrethin Konstanz dhe më gjerë në Gjermani.
![]() |
Marash dhe Marte Gojani |
![]() |
Ekskursion ne Berlin |
![]() |
Ne qytetin Bajram Curri |
![]() |
Ne shtabin e emergjences ne Lezhe |
![]() |
Takim rasti me miqet e tij veprimtar |