| E marte, 19.07.2011, 07:58 PM |
Mërgimtarët nuk duhet të jenë Jetima
Problemet gjatë udhëtimit nëpër vendet tranzite të Ballkanit, të eleminohen menjëherë
Nga: Ramiz Selimi
Ka shumë vite që na mundojnë probleme e telashe të jashtëzakonshme të të gjithë mërgimtarëve nëpër kalime,udhëtime, viza e mundime të ndryshme. Përveq vuajtjeve dhe ngarkesave psiqike e brengave te varfërisë, ku secili nga ne mbanë familje në Kosovë, vëllezër e të afërm, mërgimtarët patën edhe vuajtjet tjera si nga vendet pritëse ashtu edhe nga ato tranzite.
Shumë vite diaspora vuajti duke ndarë kafshaten e gojës për të mirën e vendit, shumë vite ajo bredhi rrugëve të evropës duke demonstruar e duke aktivizuar të gjithë potencialin për interesa kombëtare. Disa shkuan vullnetarisht në luftë e disa derdhën shumë para në fondet e krijuara.
Të gjithë ata që kanë emigruar edhe në luften e dytë botërore, nuk e harruan vatanin, kontribuan secili në mënyren e vet, vetëm e vetëm që ti delet në ndihmë atdheut.
Kurse tani nuk qanë kush hallin dhe dertin e tyre, fjala bie tash, është nevoja për një lehtësim në regjimin e vizave të mërgimtarve me vendet e Ballkanit. Ka kohë që vendet tranzite tallen me mergimtarët tanë edhe pasi që jemi bërë shtet, po atëherë i kujt është ky shtet, nese nuk kujdeset për qytetarët saj?
Ka raste kur disa herë duhet të shkohet në konsulata për të plotësuar formular për të kaluar tranzit,duke kaluar disa ditë poshtë e përpjet. Duke i kontrolluar me orë të tëra, duke i ndalur nëpër kolona me fëmijë e gra, duke ju shkuar pushimi nëpër zyra të ndryshme në vendlindje, duke vrapuar pas dokumenteve, letërnjoftimeve, ?ertifikatave e shumë probleme tjera, për të mos ja shijuar aspak shijën e atdheut. Diku duke sharë korrupsionin, e diku duke kërkuar njeri që të kryej punë edhe më ryshfet.
Mërgimtarët kanë të gjithë leje pune dhe qendrimi në vendet ku punojnë, nuk meritojnë një trajtim të tillë as nga vendet tranzite, por as nga shteti amë. Bile, bile shteti Kosovar duhet të jetë ai që lufton dhe i mbronë qytetarët e vet, atëherë kur atyre ju bëhët një e padrejt.
Njerëzit për t‘i shpëtuar këtyre vuajtjeve filluan të gjunjëzohen dhe shkuan e muarën pasaporta serbe, edhe sot ka njerëz që po i marrin ato dreq pasaporta, vetëm për të shpëtuar shpirtin nëpër kalime, jo pse e duan serbin e të ja shohin sytë.
Sa i përket biletave të aeroplanit, ato janë katastrofale. Nese një familje 5 antarëshe vendos të fluturojë për Prishtinë ajo duhet të llogaris minimumi 2500 euro në një drejtim. Nese familja vendos të fluturojë diku tjetër, po për këta 5 antarë përafërsisht me distance të njëjt, ta marrim destinacion Anglinë apo Skandinavin, do të paguajnë 300 euro një drejtim. Trageti nga Italia po krijon edhe ai shpenzime të mëdha,1000 euro duhet llogaritur për këtë. A e vënë gishtin në kokë ndokush nga qeverija, se më mirë do të ishte ato 1000 euro me u lënë familjeve në Kosovë, se sa me i marrë kompani të ndryshme ajrore, apo trageti italian .
Mendoj se qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqiperisë duhet të punojnë shumë ma shumë, që shqiptarët mërgimtarë të kalojnë tranzit nepër të gjitha shtetet ballkanike pa probleme. Është e pabesueshme që qytetarët tanë të paisur me Patentshofer të Bashkimit Europian, janë vegël e përbuzjeve dhe maltretimeve në vendet tranzite.
Mërgimtarët janë aq shumë të zhgënjyer dhe të merzitur nga moskujdesi i qeverive tona, aq sa janë të ndezur e plot inate, kjo sjellje indiferente të bënë të ndihesh plotësisht i pambrojtur.
Nuk është aspak befasuese që një pjesë e tyre janë agresiv në kufi, peripecit e shumta gjatë udhëtimit i bënë ata të nxehën dhe të nervozohen, pasi që rruga për në atdhe duhet të jetë e hapur dhe pa probleme, pa telashe, në vendlindje duhet të shkojnë me vullnet.
Qeverija duhet të bisedojë me të gjitha shtetet fqinje, jo vetëm për tregti të mallërave, por pikërisht edhe për problemet e mërgimtarëve, në mënyrë që të lehtësohet ardhja në atdhe. Edhe miqëve ndërkombëtar duhet t’u thuhet qartë që të intervenojnë të ato shtete që po hapin barriera. Duhet t’i hapen rrugët diasporës, këtij potenciali të madhë e të fuqishëm ekonomik, që të ndihet plotësisht i dëshiruar për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin ekonomik.
Të merrën hapa nga Ministrija e Diasporës për t’u lehtësuar udhëtimin këtyre njerëzve. Sa më parë që është e mundur të organizojë, që biletat e aeroplanit të jenë të lira, ato të jenë me tarifa familjare, pa kalkulime e probleme. Të këputen përfitimet e matrapazëve e njerëzve të dyshimt në aeroporte.
Sikur të ndodhte lehtësimi i udhëtimit, ardhja në vendlindje do të dyfishohej, e në disa raste do të trefishohej. Ata që tani udhëtojnë dy herë, po të ishte bileta si në relacionin Vjen-Londër do të udhëtonin së paku katër herë në vit, paramendoni ?do ardhje e tyre do të rriste qarkullimin e mjeteve financiare, do të ishte një ngritje shumë më e madhe në krahasim me këto që kemi tani. Numri i atyre që do të vizitonin atdheun do të rritej dukshëm, mjetet financiare do të mbetëshin në vendlindje dhe më këtë direkt edhe bizneset do të lulëzonin. Qeverija me një hapë të tillë do t’i ndihmonte zhvillimit ekonomik dhe bizneseve në përgjithësi. Ata që kanë përfunduar në Biznes dhe Menxhim e dinë që vendimet e vogla në dobi të kolektivit sjellin zhvillimin ekonomik.
Të gjitha shtetet që po na sjellin probleme, njekohësisht përfitojnë materialisht nga mergata e jonë me derivate e ushqim. Intervenimi i qeverisë për të lehtësuar tranzitin, jamë i bindur që do të haste në mirëkuptim te ato shtete, sepse ne asesi nuk bënë të ndihemi jetima.
Ministrija e Diasporës që është krijuar tani, duhet t’i marrë shumë seriozisht të gjitha problemet e mërgimtarëve dhe asesi nuk guxon të jetë indiferente ndaj problemeve të tyre. Injorimi i tyre do të shkaktonte humbjen e një krahu shumë të fort, me emrin “DIASPORA”, krahun më të fort politik dhe ekonomik që ka Kosova. Rrallimet e vizitave në atdhe do të ishin shumë të dëmshme dhe katastrofale pë vendin.
Të eleminohen maltretimet nëpër kufij, të ndalohet plaqkitja e tyre nëpër rrugët e shteteve fqinje. Të eliminohet byrokracia e tepruar e marrjes së dokumenteve në vendlindje. Të organizohen mbledhje dhe koncerte për bashkëatdhetarët mërgimtarë gjatë sezonës verore. Të merrën shënime të sakta nga organet kompetente komunale për vendndodhjen e tyre, për punën, veprimtarin dhe shkollimin e tyre. Kjo ndihmë është e nevojshme dhe e domosdoshme nese pretendojmë të jemi shteti i civilizuar.