| E marte, 19.07.2011, 08:02 PM |
NUK JANË SHPIFJE ATO QË DUKEN
(Për reagimin “Shpifjet në emër të shprehjes së lirë” të S. Rrustemit)
Nga SHEFIK SHKODRA
Me keqardhje, realiteti nuk mund të fshehet. Nuk mund të mbulohet me llafe të pamatura, si zakonisht.
Nuk jam “shpifës” për ty dhe për askënd tjetër
I drejtohesh redaksisë së gazetës pa nevojë, kapeni “shpifësin” ,“një (farë) opinionisti”, që merret me “përgojime”, “etiketime”. Si pas teje, “një e gjuajtur e dy të vrara”.
Klubi letrar “Rexhep Elmazi” i viteve të ‘90
Me mos funksionimin e KL “Dardania” (emër shumë simpatik), pas viteve të nëntëdhjeta, iniciues për një klub të ri ishin, H. Këqiku, M. Rexhepi, s’më kujtohet dhe kush tjetër, edhe unë iu bashkëngjita. Formimin dhe zgjedhjen e kryesisë së këtij klubi e kemi bërë në Shtëpinë e kulturës në Perlepnicë (vend ku janë mbajtur edhe shumë takime e manifestime të ndryshme politike, kulturore) përcjellë me një orë letrare. Prej këtij momenti e deri më 1994, janë mbajtur me dhjetëra e dhjetëra orë letrare, qoftë nëpër disa fshatra të rrethinës, po edhe në qytet. Ka pasur takime edhe të komunave të tjera të Kosovës. Ka qenë i pranishëm B. Musliu dhe të tjerët, jo vetëm të kësaj ane. Klubi s’ka qenë i privatizuar, sikur bën ti tash. Nuk kemi bërë diferencime. Më 1993 e kemi botuar librin “Agurrona”, me prozë e poezi, me nja njëzet autorë, nën emrin e Klubi “Rexhep Elmazi”. Libër shumë i vogël, jo nga modestia, më shumë nga skamja. Aq sa na falnin para ndonjëri prej atyre që kishin filluar të merreshin me tregti apo diç tjetër. Libër që ti e quaje si ta pa vlershëm, sepse ti nuk ishe aty. Për çdo të shtune janë mbajtur takime në formë tribunash letrare, gjuhësore e kulturore. Të gjitha aktivitetet për javë janë shënuar në kronika të vogla nga gazetari të gazetës “Bujku” atëherë.
I uzurpove të gjitha
S’e kemi marrë me mend që hidhërimet tua janë akumuluar shumë shpejt dhe t’i nga partia (në kryesinë e LDK) u përgatite që t’i uzurposh të gjitha sa ka në kulturë.
Në pranverë të vitit 1994, pa u konsultuar me askënd nga ky klub, S. Rrustemi ka organizuar Pranvera e librit ’94. Dhe asgjë negative nuk e kemi quajtur. Por, në atë fshatin që ishim tubuar, me të ftuarit, kolegë e miq të poetit Rexhep Elmazi, ke qenë ti i përgatitur i pari (të gjithë kanë folur për veprimtarinë atdhetare të Rexhepit), por jo edhe atë letrare. As ti e askush tjetër s’e ka përmendur Klubin letrar me emrin e këtij poeti, që kishte funksionuar, tashmë katër vite. Anëtarët e kryesisë janë tubuar të nesërmen dhe janë shpërndarë duke pas lënë punën në këtë klub. Thua, “po mos të isha unë me trokit...s’ishte botuar as libri “Fryma” i R. Elmazit, s’ishte bërë as Pranvera e librit...” dhe i ke bërë e ke “trokitur” nëpër dyer. Ndoshta, nuk ke “trokitur” shumë. Ti ke qenë në kryesi të partisë dhe të kanë ndihmuar. Dhe i ke marrë të gjitha, arbitrarisht. Edhe revistën. E di, me “trokitjen” tënde janë botuar dhe janë realizuar edhe manifestimet që kemi përmendur! Për këtë kemi folur. Ke “dorëshkrime” ti?! Edhe unë kam, jo dy po më tepër. Unë nuk shpresoj se m’i financojnë institucionet. Se unë nuk mund të “trokiti” para teje në asnjë derë e deriçkë.
Ti edhe tash shpik diç arbitrarisht, si: “Trekëndëshi poetik”, në ato malet pak përtej shtëpisë. Çfarë trekëndëshi a trapezi, mu në mesin e oborrit të shtëpisë na
Kërcënimet e tua me “gjyq”
Ne të kemi duruar qe njëzet vjet si ke dashur të luash me këto punë. Ti përnjëherë reagon me aparat shtetëror, a? Se ti mundesh edhe me gjyq me ua ndal gojën të tjerëve. Shihe ti! Ky farë pushtetari! Mendon se e “frikëson arushën me shoshë”, nëse ka gjyq veç për ty që të tjerët t’i shtypish, mundet(?!).