| E diele, 17.07.2011, 07:58 PM |
MJEKU DHE JURISTI
Nga Gazi Buxheli
Zhvillimet e fundit në Kolegjin Zgjedhor që çuan në rëzimin e ankesës së P.S. për paregullsitë e votimit në Tiranë, më solli ndërmend një ngjarje makabre të ndodhur vite më parë në xhunglën brazialiane: një gjarpër gjigand pasi kish pickuar një fëmijë, çka kish sjell edhe vdekjen e tij, ish përpjekur ta gëlltiste atë të tërin. Kish mundur të gëlltiste deridiku njërën këmbë të fëmijës,por pangpësia kish sjelë ngordhjen e tij. Përse kjo ndodhi rrënqethëse mu kujtua kur i befasuar dëgjoja lajmin mbi atë vendim, që më tepër zbuloi sesa mbuloi të vërtetën e ecurisë dhe rezultait të zgjedhjeve lokale, veçanrisht në Tiranë? Thjesht për analogjinë mes tyre. Gjarpëri pickoi, vdiq dhe pastaj desh të gëlltiste fëmijën, kolegji kafshoi rëndë drejtësinë në vendin tonë me një kafshim që paralajmëron një fatalitet të saj, në se asgjë nuk korigjohet. Edhe pse në këto lloj shkrimesh ëhtë e vështirë shmangia e interpretimit politik, do mundohem që të rrah më shumë në disa hollësi njerzore, sigurisht në kontekst me dy ndodhitë që u lartcituan.
Duke vazhduar shkrimin mu desh të bëja një korigjim, mbase edhe thelbësor: të hiqja dorë nga përcaktimi analogji, dihet se analogji do të thot përputhje tërësore midis dy ndodhishë, apo dukurish, dhe ta quaja atë ngjashmëri. Arsyet e këtij ndryshim mendimi janë disa. Së pari, të dy ndodhitë e mësipërme kanë të bëjë me natyrën tërësisht të ndryshme të shkaktarve të tyre: ndërsa në ngjarjen e xhunglës kemi si shkatar një qënie të pavetdijshme, gjarpërin, në vendimin e kolegjit zgjedhor shkaktarë është një trup njerëzish, tërësisht e vetdijshme për çka po bënte. Së dyti, në ngjarjen makabre të xhunglës brazialiane kemi në veprim dy qënie tërsishtë të pafajshme, në vendimin e kolegjit kemi një qënie të pafajshme dhe një tërësisht të fajshme. Për të qënën më i qart: fëmija fatkeq s’kish asnjë faj që I future tërësisht në botën e tij fëminore, loste I çkujdesur diku nëpër pemët e xhunglës, por po ashtu edhe gjarpëri nuk kish asnjë faj që e pickoi atë fëmij pasi ajo është mënyrë e tij instiktive e jetesës. Ndërsa në vendimin e kolegjit kemi të bëjmë jo me dy, por me një qënie të pafajshme dhe tjetrën tërësisht të fajshme. E pafajshme është drejtësia e kafshuar, kurse i fajshëm është tërë trupa e kolegjit zgjedhor, pavarsisht se kush ish kryetar, apo antarë i tij. Të gjithë pa u menduar për negativizmin e veprimit, e as për reputacioni e së ardhshëm së tyre zbuluan në ditën me diell, lakuriqësi të çuditëshme mangësish. Së treti, arsyeja e shmangies së analogjisë dhe kapjes pas ngjashmërisë së dy ndodhive , ka të bëjëj me pasojat e tyre të momentit dhe të largëta. Në ndodhinë e xhunglës djali fatkeq u qa, u varros duke lënë, për shumë e shumë kohë, pas kujtimin e dhëmbshëm të ngjarjes macabre apo vazhdën e një kuriozitet mediatik, dhe kaq. Ndërsa për ndodhinë e kolegjit zgjedhor komenti kurrësesi nuk mund të jetë kaq i thjeshtë, kaq i shpejt dhe për më tepër aq i ngusht në domethënien e tij. Arsyeja është lehtësisht e kuptueshme. Vendimin i mësipëm i kolegjit ka të bëjmë me një veprim që metastazon në gjërësi, thellësi dhe në largësi shoqerore e kohore, malinjitet me pasojat e rënda që shkaktojnë natyrat malinje . Drejtësia thot jursti amerkan Stuart D. Davis, nuk është çështje e personit, por e personave, çka nënkupton një gjëresi pasojash në rastin e gabuar të aplikmit të saj. Të neglizhosh drejtësinë, apo akoma më keq ta përdorish atë për të mbrojtur padrejtësinë, do të thot të vësh të pambrojturin nën kërcënimin gjithë ditor e gjithë natësor, të ligësisë dhë pangopësisë. Kjo është dukuri e regjimeve fashiste, e sistemeve totalitare, dhe e shoqërive pseudodemokratike. Kur kjo zbatohet atëhere lindin paradokse që ngjasojnë me uragane të frikshme në jetën mbarshoqërore. Vini re: Që nga ndodhia e Gërdecit e deri sot në Shqipëri, në mos gaboj janë vrarë 33 vetë, janë plagosur qindra të tjerë. Një bilancë i një lufte të përgjakshem, ardhur mesaduket edhe nga siguria e pandëshkushmërisë së fajtorit: vra e pre se askush nuk të dënon! Mbas gjithë këtyre vrasjeve, plagosjeve, rrufjanllëqeve, e pelivanllëqeve gati nuk ka asnjë të dënuar, apo të paktën të cilësuar fajtor. Pjesa e drejtësisë në këtë fajësi është aq e madhe sa që i jep kuptimësi gjithçkaje të pandëshkuar në këtë vend, çka të bënë të mendosh se jemi të zbuluar nga mbrojtja ligjor.
Ndoshta fati tragjik i djalit të pickuar nga gjarpëri, i cili në se pranë do të kishte ndonjë mjek edhe mund te kish shpëtuar, apo ndoshta goditja e rëndë e drtejtësisë nga vendime të lloit të Kolegjit Zgjedhor, më vunë të bëj një paralelizëm midis mjekut dhe të juristit, apo më sakt midis vetdijes së tyre. Duket ky paralelizëm i largët, i pagoditur? Them, apo jam i bindur, se nuk është këstu. Mjeku dhe juristi, direkt ap tërthorazi, kanë në dorë jetë njerzish, çka nënkupton dhe kërkon kujdesin humanitar makimal. Edhe pse në rastin e mjekut ata quhen pacient e në rastin e juristit klientë, mes tyre pothuajse asgjë nuk ndryshon: njësoj janë nën veprimin e tyre, e mbase me ankth presin mjekimin, apo vendimin e tyre. Në të dy rastet humanizmi është vlera përcaktuese dhe zgjidhëse. Në gjithë këtë rruzull, mes mjekëvë dhe juristëve mund e ketë dallime të mëdha aftësish, pagash e paisjesh, por një gjë tek ata është e njëjtë: humanizmi! Tek mjeku ai shfaqet direkt, tek juristi direkt, apo indirekt. I tëri ky arsyetim tëçon në domosdoshmërinë kulmore të përgjegjësisë. Edhe mjeku, por në veçanti juristi, mund të ndodhet në rrethana e shtigje të mbyllura. At’herë kapërcimi kërkohet në caqet e thella të vetdijes dhe pastaj të aftësisë profesionale, pra ndershmëri e profesionalizëm.
Rasti i vendimit të Kolegjit Zgjedhor të çon, dhe këtë sinqerisht e them me keqardhje, në konkluzionin se atje ka munguar ose ndërshmëria, ose profesonalizmi. I takon vetëdijes së tyre të nxjerrin përkatësinë, për të mos i lënë hamëndjet njerëzore të mëkatojnë duke u atribuar atyre lloj lloj epitetesh aspak dinjtoze. Mjeku para të sëmurit dhe juristi para të supozuarit fajtor, janë gjithmonë në provën e vështirë të humanizmit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit. Shkelja e njërës nga këto hallka sjell pashmangërisht penalizimin e padrejtë, ndoshta fatal, të atij pacientit. Në se kjo i ndodh mjekut përgjegjësia është penalizuese, ndërsa në se kjo i ndodh juristit at’herë ka edhe një rrugëzgjidhje për kapërcimin e lëngimit: kërkesë ndjese! Në se kjo nuk ndodh at’herë të tjerëve u lind e drejta e interpretimeve, qofshin këto edhe ekstreme, apo spekulative. Personalisht bëjë pjesë në krahun e tolerancës ardhur pas kërkimit të ndjesës. Ndjesa ëshët akt shumëdimensional: ndjesishë, përgjegjësish, profesionalizmi dhe ndershmërie. Të kërkosh ndjesë do të thotë të jesh tërësisht i vlerësuar, i shkarkuar nga mëkati, i lehtësua në vetdije. Ndjesa tek e fundit është edhe një akt trimërie.