| E shtune, 16.07.2011, 07:51 PM |
Neki Lulaj
U NDESHËM BASHKË PA DASHTË
U ndeshëm bashkë
Ball për ball
unë ne mbrojtje të idealeve,
e ti i shitur si tradhtar.
Si një thikë helmi e mprehët,
thellë mu ngulë,në zemër,
se kurrë nga ti nuk e pritja,
se kaq të „madhe“ e kishe pasur“ besën“.
U stepa para teje,si para varri,
si thika e pabesisë se Brutit,
lotët me rrodhën pa dashje,
çfarë shpërblimi ndienjat ti mundi…?
Dikur moti ti na shiteshe,
si një veprimtarë i rrallë,
kishe qenë në presën e kurthave,
njerëzit e kombit në qafë duke i marrur.
He more ti lum ”miku”
sa mizore na qenka jeta,
unë me ideale e duar të pastërta,
akoma jetoi nën Tenda.
Ti me plaçkë e me tradhti,
e me duart tuaja plotë gjak,
ke ndërtua “bedna”ne Parlament,
e jeton me kapadaillëk.
RRUGËT E BOTËS PA MBARIM
Sa herë kam dalë ti kërkoi,
gjurmat e zogjve shtektar ,
por askund si gjeta,
se edhe çerdhët
me vehte i patën marrë.
Në tokë e deri te retë e bardha
i kam kërkuar pa u ndalë.
Kam gjurmuar ne heshtje,
damarët e gjakut tim,
Lugetrit e natës i patën trembur,
shumica ngelën të pa lëkundur,
të lidhur fortë për ashtin e vjetër ilir.
Disa ikën në perëndim,
në drejtim të rrrugëve të botës pa fund,
të rrugëve të botës pa mbarim,
të rrugëve të botë plotë mashtrimi
të rrugëve të botës pa kthim.
MBI SHINAT E HEKURUDHËS
Afër Stacionit Hekurudhor,
është banesa ime,
unë pres e përcjellë trena e vagona,
që shkojnë në mijëra drejtime.
Vagonat vinë e shkojnë,
me plotë plaçka e mallrat tjera,
nuk e di se në cilin prej tyre,
ne vendlindjën time do ta sjellë vera.
Dy kokrra të mëdha lot malli,
do ti ngarkoja ne te,
si shenjë rrespekti mergimtari,
që të ujitën,fusha, mali e vërria atje…!