Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Rraca e dreqit ne stadium - ose - Edhe Korca paska halldupe!

| E premte, 15.07.2011, 07:04 PM |


Rraca e dreqit ne stadium - ose - Edhe Korca paska halldupe!

 

Nga Ilir Dardani

 

Korca eshte Histori e Madhe Krenarie. Padyshim nje nder qytetet kryesore te Shqiperise. Kurre nuk ka munguar arti, kultura dhe atdhedashuria ne kete qytet. Nese ne shume qytete te Shqiperise e Kosoves vlonte Tallavaja Sulltanike, Korca na ofronte Serenata Romantike me te cilat u dashuruan mbare shqiptaret.

 

‘’Ku shkel turku nuk mbine me bari’’ - kane thene shqiptaret e rilindjes. Edhe ne Korce ka shkelur turku dhe sigurisht qe do te perballeshim edhe me Djerrina Anadollake.

 

Korcaret ne menyre masive kane emigruar ne Greqi, duke shfrytezuar edhe afersine gjeografike kane arritur te ndryshojne jeten dhjetra mijera. Pa Greqine ky Qytet i Madh Historik do te ishte nje nder qytetet me te varfera te Shqiperise.

 

Duke lexuar pjese nga historia e klubit te futbollit te Korces mesojme se Skenderbeu eshte dy here Kampion i Shqiperise dhe mund te klasifikohet si nje ekip dytesor. Skenderbeu vitin e kaluar kishte nje ekip solid pasi kishte blere lojtare cilesore. Thene ndryshe, sot eshte nje nder klubet me te pasura (pasuri vetem sezonale, sigurisht) ne Shqiperi.

 

Ne raundin e dyte te kualifikimeve per Champions League korcaret u ndeshem me skuadren qipriote Apoel. Humbja e Skenderbeut ne Korce me rezultatin e paster 2-0 siguron… eleminimin!

Megjithate humbja nuk eshte ndonje tragjedi sepse humbja eshte pjese e pandashme e futbollit shqiptar ne Europe, por Tragjedi eshte kur mesojme per Humbjen e Identitetit, per shpellarizmat qe shqiptarit te mjere nuk i ndahen!

 

Duhet te pranojme se futbolli eshte sporti me popullor ne bote, njekohesisht eshte sporti me tifozat me problematike. Pergjate historise se futbollit ndeshemi me dhune, urrejtje, djegie flamujsh, korrupsion deri tek tragjedite e medha njerezore. Pra verejme se futbolli ka pas tij Kriminele dhe Injorante me shumice, te cilet nuk do mungonin as ne Korce.

 

Turqia e perandorise islamo-osmane eshte pushtuesja jone 500 vjecare. Duke luftuar kete pushtim kemi dhene miliona jete, njekohesisht duke luftuar kete pushtim ka lindur edhe Heroi Kombetar i Shqiptareve, Gjergj Kastrioti, i quajtur ndryshe nga turqit, por jo vetem nga keta, Skenderbe, emer te cilin mban klubi i Korces.

 

Flamuri i Shqiperise bythe-e-krye me ate te Turqise. Halldupizem klasik ne gjirin e nje populli qe lind halldupe edhe me shume se vete Turqia e koheve moderne.

Siper flamujve te ‘’vellazerise bastarde’’ nje parulle ku shkruan ''Cypro is Turkey'' - Qiproja eshte Turqi!

 

Nese kthehemi ‘’sa per sport’’ ne histori, Qipro nuk ka qene kurre turke, por vetem Greke. Por kjo nuk ka rendesi aspak per ne shqiptaret. Ne kemi plot probleme kombetare dhe ne problemet nderkombetare ne kemi vleren e nje Hicit. Prape ketu: Shqiptaret (perjashto kulturen, kryesisht Kadarene) kane nje rol modest ne Europe apo Bote, ose te kthehemi tek sinqeriteti larg enderrave patriotike dhe te themi: Asnje rol!

Shqiptaret kane qene edhe jane mbi te gjitha ‘’E zeza e vetes’’. Ne banditet qesharake pervec vetes pretendojme t’i japim Turqise edhe vendet e tjera te Europes. Ky horror nuk ka lindur sot, por ka rrenja te thella. Shkojme larg ne histori dhe ndalemi tek shpata e shqiptarit islamik e ngulur ne zemren e ballkansit Hero. Shqiptari myslimano-islamik luftonte kunder lirise se tij dhe te popujve te tjere. ‘’Ne Lufte per Liri’’ eshte degjuar dhe e kane perjetuar mbare kombet e botes, por ‘’luften per skllaveri’’ e ndesh vetem ne historine e shqiptareve. HaxhiQamilizmi nga mungesa e barit ka jetuar me shekuj.

 

Ne fillim u merzita kur mesova per humbjen e Skenderbeut, por pasi mesova per dhjetra anadollake shqipfoles merzia (per futbollin) u be tym dhe u tret ne qiell.

Shpresoj qe qipriotet te fitojne thelle ne takim e kthimit - sa me shume gola aq me mire. Keqardhje per mua, per futbollistet dhe tifozet korcare e shqiptare, por anadollaket e meritojne edhe nje mesim tjeter.

 

Ne vend te shtimit te miqve shqiptaret shtojne armiq. Keta shqiptare kontribuojne falas per te ngritur keshtjellen e djallit, e cila eshte shembur pergjithmone ne Europe. Kunder rrjedhes natyrale mund te dalin 100 bastarde nga Korca, apo 1 milion nga trojet shqiptare, por humbjen e turpit do e kene te perditeshme. Shqiperia ''vonon por nuk harron'' se i perket Europes dhe qe me Turqine na lidh vetem pushtimi brutalo-injoranto-islamo-otoman 500 vjecar.

 

Greqia nuk eshte vetem e keqe sepse ka punesuar e strehuar qindra mijera shqiptare, shumica e te cileve jane nga Korca. Nese greket kane urrejtje per shqiptaret nuk jane te vetmit sepse shqiptari kudo qe shkon e ndyne personalitetin e tij. Kuptohet qe behet fjale per pakice, por jo per nje pakice te vogel!

Nuk eshte problem kur te urren serbi, por eshte problem i Madh kur te urren mbare Europa!