| E marte, 12.07.2011, 07:44 PM |
Përshkrim në vend të një Reportazhi: Një takim pas 50 vjetësh
Matura e liceut 1961, që nxori emra të mëdhenj
(Ermir Dizdari, Eno Koço, Alush Shima, Faslli Haliti, Haxhi Dalipi, Mentor Jonuzi…etj)
Nga Albert ZHOLI
Ata tashmë janë të moshuar, ku mbi flokë ju ka rënë bora e bardhë e thinjave. U mblodhën nga e gjithë Shqipëria. Ishte një takim i organizuar nga dirigjenti i talentuar Ermir Dizdari në lulishetn “1Maji”. Bëhet fjalë për një ndër maturat e para të Liceut Artistik Tiranë, atë të vitit 1961. Këtë vit kjo matur mbushi 50 vjetorin. Shumica prej tyre janë 68 vjeç, por mes tyre ka dhe më të rritur pasi kishin shkuar në shkollë më vonë. Takimi ishte shumë interesant pasi shumica e tyre takoheshin pas 50 vjetësh. Shikoje përqafime por edhe stepje. Disa nuk e njohën njëri tjetërin, pasi të takohehs pas 50 vjetësh nuk është e lehtë. Koha ka bërë të vetën . Tashmë shumica prej tyre janë bërë gjyshër dhe gjyshe por edhe ndonjë strëgjysh. Në takim shikoje lot, mall, psherëtima, tokje duarsh, mërmëritje. Bisedat dhe takimet paraprake në atë lulishte të bukur tërhoqën vëmenjdjen e të pranishme, jo vetëm për mënyrën e takimit por edhe se mes tyre kishte shumë personalitete. Dhe pse ata nuk ishin të gjithë emocionet ishin të forta. Shumë prej tyre kanë shkuar në emigraion, të tjerë në skajet më jugore të vendit, por edhe disa kanë ndrruar jetë.
Një drekë bisede
Të gjitha formuan një katror me tavolina për të qenë sa më afër njeri tjetrit. Pa filluar biseda dhe trokitjet e gotave, piktori dhe poeti Faslli Haliti çohet në këmbë dhe thotë: Para se të fillojmë kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje për shokët tanë që kanë ndërruar jetë. Të gjithë ngrihen në këmbë si me komandë. Ngrihen dhe heshtin në shenjë nderimi dhe respekti për shokët që nuk jetojnë më duke vënë dorën në zemër. Edhe klientët e tjerë përreth heshtën, edhe ata në mënyrë spontane morën pjesë në këtë homazh respekti për shokët e vdekur të cilët nuk ishin në këtë takim miqësor. Pas këtij momenti ata troksain gotat dhe urojnë njeri tjetrin. Bisedat ishin të gjithëfarëlloji. Por ato u përqëndruan më shumë për vitet e shkpllës. Për ato vite të varfëra ekonomikisht por të bukura, se i zbukuronte vetë mosha rinore. Kujtonin mësuesit, kujtonin ambientet e shkollës, mbrëmjet e vallzimit, ngacmimet që bënin njeri me tjetrin. Flisnin për përgjegjshmërinë në mësime, për respektin që kishin për mësuesit, për varfërinë por edhe për dashurinë, respektin për librin.
Mësuesi kujdestar
Një pjesë e leuesit besoj do ta njohë. Bëhet fjalë për mësuesin por dhe gjyqtarin e talentuar Vangjel Shunti. Ai është më i moshuari por edhe më i rëspektuari midis tyre. Një burrë babaxhan që edhe pse i kaluar të shtatëdhjetat nuk e tregon moshën. Të gjithë e përqafojnë dhe e ngacmojnë të tregoj çapkënllëqet e tyre. Ai buzëqesh dhe sjell në kujtësën e tyre grimca nga jeta shkollore, problemet që i hapnin por edhe kënaqësinë që i sillnin me vullnetin dhe rezulattet në mësnime. “Jam shumë i emoionuar. As e mendoja se do të organizonit një atkim të tillë. Bëtë shumë mirë. Më zgjaut shumë kujtime që kishin fjetur në memorjen time. Ishit një maturë e shkëlqyer. Tashmë dihet se shumë nga ju kanë bërë emër në fushat ku keni punuar. Ndihem krenar me ju: Gëzuar!”-dhe në fyrtyrën e tij rrëshqasin si qelibar dy pika loti.
Ermir Dizdari
Unë isha iniciator i këtij takimi. Shikoja shpesherë ndonjë nga shokët e shkollës nëpër rrugë dhe më shkoi mendja të bëja një organizim të tillë. Mendoja se do të ishte mbreslënës, Dhe në fakt siç e sheh ashtu është. Është një ditë e veçantë për ne. E kupton çdo të thotë të takohesh me shumë prej të pranishme pas 50 vjetëve? Eshtë e pabesushme! Plot 50 vjet pa u takuar. Një jetë e tërë. Kemi pasur një maturë shumë të mirë, shumë solide. Të gjithë mësonin shumë mirë. E donim shumë njeri tjetrin.
Luljena Sejko Tyli (mësuese në Lice)
Është një ditë shumë e bukur për mua. Shumiën e shokëve kam plot 50 vjet pa i takuar. Kur mabruam, shumica u shpërndanë në çdo skaj të atdheut. Në Tiranë ndenjëm shumë pak. Unë punova si mësuese në Lice. Në vitin 1993 më norën në pension të parakohshëm. Pra isha vetëm 50 vjeç në kulmin e profesionit. Dua të them se dola në punë në moshën 19 vjeç, dhe punoja me përkushtim. Liceu ishte një shkollë e mrekullushme. Më ishte bërë si familje e dytë. Jo se kam nostalgji për diktaturën por dua të them se kërkesa e llogarisë ishte në maksimum dhe respekti për mësuesit ishte e madhe. Kam punuar për më shumë se 30 vjet në Lice pavarsisht se u futa në Konservator në moshën 27 vjeç. Dashurinë për mësismdhënien ma nguliti në zemër babai. Ai më thoshte ke një profesion të shkëlqyer dhe se tre janë profesionet më të respektuara, Kleriku-mësuesi-mjeku.
Dejanira Krasta
Se besoja se do të mblidhesim një ditë. Se besoja kurrë. Eh çtë sjell jeta. Të papritura, gjëra të pabesuara. Falënderoj Ermirin që bëri të mundur organizmin e këtij takimi. Shkollën e lartë dhe se kujtoj shumë por maturën shumë, shumë. Ishim të gjithë si vëllezër. E donim njëri tjetrin si të ishim në një familje. Lexonim shumë dhe i respektonim shumë mësuesit. Mësuesin kujdestar që e kemi këtu, Vangjel Shuntin e kishim si prind. Unë kam punuar në orkestrën e RTV për 38 vjet. Ishin vite pune plot kërkesa dhe përkushtim. Athere nuk të falte askush për disiplinën në punë. Por ne e kishim në gjak vetë punën. Kishim marrë një edukatë për punën. Punonim dhe jashtë orarit pa shpërblim. Sidomos kur jepnim konert që vinte dhe udhëheja e kohës, pra Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu përqëndrimi ishte maksimal. Në atë ditë shkonim në sallë 3 orë para, pasi kur të vinin ata në hyrje daljet të mos kishte asnjë lëvizje.
Pirro Xhaini
Ishim një maturë e mrekullushme. Kishim një miqësi që se besoj të egzistoj sot. E donim njëri tjetrin me sinqeritet dhe ndanim dhe bukën e gojës apo vishnim rrobat e njëri tjetrit. Që atë kohë dëgjonim fshetas Festivalin e Sanremos. Shkruanim titujt e këngëve dhe i diskutonim fshehtas me njëri tjetrin. Gjithmonë mes nesh në këto dëgjime do të ishin Ferdinand Deda dhe Robert Radoja. Ishin vite të bukura ku ke ç’të kujtohesh. Jam shumë i emoionuar.
Matura e vitit 1961 e Liceut Artistik Tiranë
Ermir Dizdari (dirigjent), Eno Koço (dirigjent), Faslli Haliti (poet-piktor), Luljena Sejko Tyli, Dejanira Krasta, (violonçel), Pirro Xhaini (vilonçel), Alush Shima (piktor), Sotiraq Kuko (flaut), Shpresa Alibali, Remzi Bega (piktor), Fitim Mati(piktor), Behet Pulleja (piktor), Pjerin Sheldija (piktor), Skënder Tena (piktor), Muharrem Denizi(piktor), Adriana Priftuli Dizdari (piano), Nestor Jonuzi (piktor), Kiço Dako (clarinet), Agim Shami (piktor), Elsa Kote(pianiste), Haxhi Dalipi, Rruzhdi Keraj (flaut), Bardhyl Buza (piktor), Tish Mirdita (piktor), Xhevdet Mirdita (mësues), Elez Kadria (aktor), Tonin Marashi (aktor), Antoneta Karabina (aktore), Thanas Deda, Vangjelica Mema (violinë), Ndoc Çefa, Lulzim Koka.