| E diele, 10.07.2011, 07:59 PM |
Letër nga SUEDIA
SHQIPTARËT NGA MËRGATA DJE, SOT DHE NESËR
Nga Dr. Sadik Vrajolli
Mërgata ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e largët shqiptare, apo edhe ne historinë më të re, në ngjarjet qe karakterizojnë atë rol, si lufta e fundit në Kosovë apo mbijetesa në kohra të okupimeve e krizave të tjera. Po kështu mërgata shqiptare do te vazhdon të luaj rolin e vet edhe në të ardhmen e integrimeve Europiane dhe të globalizmit. Shqiptarët gjithmonë kanë preferuar dhe kanë shfrytëzuar hapësirë gjeografike për të vepruar dhe duke arritur si suksese kulmore personale si në fushën ushtarake, kulturore, në bamirësi, shkencë apo biznes. Dikur në Perandorine Romake si dhe në atë Osmane, në Egjipt, apo gjer më sot Evropë e SHBA, në Kalkuta të Indisë e në Rusi, shqiptarët e treguan veten me mjaft efikasitet. Të reflektojmë për një qast emrat më të absolvuar me origjine shqiptare që mrekulluan botën me veprat e tyre anë e kënd botës: Aleksandri I Madh , Skenderbeu, Vëllezërit Frashëri, Fan Noli, Hasan Prishtina, mbreti Faruk në Egjipt , shumë kardinal e posaqerisht edhe dy Papa në Vatikan, shumë sadriazema (Kryeministrat e Sulltaneve) në Perandorinë Osmane , Ismail Qemajli, Elena Gjika, Ataturku, e Kenan Evren në Turqi, Moisiu, Bekim Fehmiu, Nëna Terezë, Adem Demaci, Ismail Kadare, Ferid Murati (në shkencë), Behgjet Pacolli ( në biznes).
Ndër ta veqoj ca caste të kthimit në atdhe në kohë e hapësirë të ndryshme të spikatur me atdhedashuri e trimëri, dituri, pasuri apo diplomaci. Ja rasti i heroit tonë Skënderbeut që u rritë e u ngrit si ushtarak në Perandorinë Otomane, larg atdheut , të cilin nuk e harroj kurre. Befas u kthye në atdhe dhe pas 25 vjet rreshtas bëri historinë tonë të lavdishme në Krujë me mrekullite e luftërave për lirinë e Shqiperisë. Atij ju bashkuan Princat Shqiptarë, por mjerisht pas vdekjes së tij ata i rrënuan rrugen e Skederbeut. Padyshim se ky është suksesi më i madh në historinë tonë i një njeriut tonë, që kthehet nga mërgata në vendlindje dhe korrë suksese spektakulare nje cerek shekulli.
Ngjajshem edhe Ismail Qemajli, shumë shekuj më vonë me një eksperiencë 40 vjeqare parlamentare nga Stambolli kthehet në Shqipëri, në momente vendimtare për atdheun dhe pas shumë peripecive pikërisht në Vlore e shpalli Pavarësine e Shqipërise. Mirëpo bajraktarlluqët lokal, kryeneqsia lokaliste e kabedanve të kohës, e penguan shume Qeverine e tij të Përkohshme dhe u detyrua prap të kthehet në mërgate, në këtë cast, në Itali ku dhe ndërroi jetë pa ndonjë përkujdesje dhe në pamëshirë. Po ashtu duhet cekur meritat e veprimtarëve ne diasporë sidomos Lobit AMERIKANO-SHQIPTARË ku së bashku me mërgaten shqiptare në Evropë lobuan , ndihmuan materialisht mbijetesën ne kohërat e okupimit , dhe në fund u kthyen si luftëtarë të lirisë për clirimin e Kosovës .Adem Demaci një Mandela i Kosovës i cili u kthye nga kazermat jugosllave në vendin e vet akoma të robëruar qysh ne vitet 1990, por shpejt të bëmat e veprat e tij u satanizuan , u përqeshë dhe nuk arriti ta tregoj veten në vendin tashmë të lirë. Ismail Kadare ky kolos i letrave shqipe , akoma qendron larg ne Paris. Shpeshë herë Kadare lëndohet nga lart duke i drejtuar shigjeta helmuese herë nga Tirana e herë nga Prishtina.. Thua se po e porosisin princat lokal: rri larg nga vendi i shqiponjave!.
Behgjet Pacolli, biznesmeni me i sukseshëm ndër shqiptarët në botë. Pas shume vuajtjeve e peripecive jetësore , shkollore e biznesore u kthye në vendin e vet të lirë vetëm për qëllimin kryesor zhvillimin e investimeve të mëdha ekonomike në Kosovë. Bëri përpjekje politike dhe diplomatike, solli njohje për Kosovën , madje rrezikoj edhe për Shqipe Hebibin për ta nxjerrë nga kthetrat e talebanëve në Afganistan. Mjerisht në vendin e vet ai u shënjestrua me shumë fyerje dhe u quajt njeriu i Moskvës dhe Beogradit.U zgjodh në rrugë parlamentare për President i Kosovës dhe pas një muaji u shkarkua mbi bazën e ankesave të princavë kabidan partiak opozitar dhe disa të pozitës.
Mergata shqipëtare ndërtojnë , arrijnë kulme të famës dhe këto vepra të arritura jetojnë dhe respektohen. Të njëjtit nëse kthehen në vendin e vet, sic u cek më lart thënë kushtimisht, iu ndodhë si në legjendën e Urës së Fshejt se ”cka ndërtojme ditën do të rrënohet natën”. C’është ajo që shtyri edhe Fishtën e madh që më në fund, duke e larguar nga vendi i mallkimeve, nga zhgënjimi mallkoj edhe ai vetveten, duke thënë” se Gjergj Fishta s’është ma shqiptar(”).
Aspak ma mirë nuk kaloi Noli themelues i kishës ortodokse-autoqefale shqiptare –Kryeministër ku u përmbys pas 6 muajve dhe mezi arriti ta shpëtoj kokën. Një fatkeqsi ende më tragjike e përcolli edhe Hasan Prishtinën që pas 5 ditesh u përmbys dhe e pagoi me kokë.
Kjo histori dëshmon se shqiptarët ishin dhe janë shumë të sukseshëm në mërgatë, por të njëjtit dështojnë në vendin e tyre.
Nëse në këtë kuptim më në fund nuk nxjerim mësime nga historia jonë, dmth nuk reflektojmë për të mirën ë përgjithshme me urtësi ashtu sic vepruan shumica e vigajve shqiptarë të sipërpërmendur në dheun e huaj, historia do vazhdoj më të vjetrën të përsëritet e të përsëritet.
S’ka mëdyshje se edhe për shqiptarët po hapet hapsira globale që i ka munguar prej kohësh për të lëvizur e për të vepruar më shumë e më mirë se kurdo herë në histori. Nesër pra shqiptarët do kenë mundësi të bëjnë ndonjë mrekulli edhe në kozmos ku zhvillohen shumë studime eksperimentale duke vajtur e ardhur përmes ekspeditave të ndryshme .Mbetet për tu parë! Ndoshta mrekulli do ishte që shqiptarët të fillojnë të krijojnë, të ruajnë e respektojnë veprat e veta ne vendin e tyre. Guri rënd peshon në vendin e vet, është një fjalë e urtë që shpesh referohet tek ne. Në realitet puna dhe veprat shqiptare, zotësia, kreativiteti , thjesht truri i ditur e i ndritur rëndë akoma po peshon vetëm në dheun e huaj.Yjet shqiptare që shëndrisin jasht edhe në valën më të madhe të vizellimës së tyre, nëse kthehen në atdhe kjo vizëllim do venitet apo do të shuhet fare. Kur do të bëjmë një mrekulli në vendin tonë ashtu sic bëjmë në dheun e huaj? Kur do konsiderojmë apo të pranojmë së edhe vendi jonë ka mjaftë hapësirë për të gjithë ne? Kur do ti flakim këto gabime qe sa gjatë të përsëritura?
Zoti dhe natyra ka dhuruar shqiptarëve vendet më të bukura, me një relef te diversitetit natyror të mrekullueshëm edhe vet jemi te mrekullueshëm. Pse pra nuk ndodhe mrekullia që njerzit e mrekullueshëm në vendin e tyre të mrekullueshëm të bëjnë mrekullira? Pse jemi të vonuar deri pas vdekjes së veprimtarit për t’ia dhënë vlerën e vërtet? Pse nuk e ndërprejm këtë qark të shëmtuar negativ?
Për të konkuruar me botën, thjesht na nevoitet të veprojmë dhe të përkrahim kontributet e atdhetarve tone, ashtu sic bëhen në vende tjera. Është koha për ta përmbysur thënjën Se njeriu nuk munt të bëhet profet në vendin e vet.
Dr.Sadik Vrajolli
STOCKHOLM, SUEDI, Qershor 2011