Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndërroi jetë Fehmi Hetemi, veprimtar shumëvjeçar i kauzës sonë kombëtare

| E premte, 08.07.2011, 08:55 PM |


Njoftim mortor

 

Njoftojmë opinionin shqiptar në Jülich të Gjermanisë dhe rrethinë se sot në moshen 63 vjeçare nga një sëmundje e rëndë vdiq Fehmi Hetemi, veprimtar shumëvjeçar i kauzës sonë kombëtare.

I ndjeri ishte për shumë vite arkëtar i Klubit “Bashkimi Kombëtar” në Jülich, antar i Kryesisë së Klubit si dhe aktivist i LDK-së. Fehmiu su ndal për asnjë çast nga aktivitetet dhe sëbashku me Veli Selimin e ndjerë dhe Hamit Dubovcin e shumë tjerë, gjithmonë ishte aty ku e kërkonte nevoja të ishte.

Ngushllime familjes, miqëve, Kryesisë së Klubit „Bashkimi Kombëtar“ dhe LDK-së.

 

Agim Gashi